Zëri: “I dyshuari për sulmin në Moskë dorëzohet në polici: Jam i pafajshëm (Foto)” plus 29 more |
- I dyshuari për sulmin në Moskë dorëzohet në polici: Jam i pafajshëm (Foto)
- Avokati i familjes Dehari deklarohet për vdekjen e Makollit në Burgun e Lipjanit
- Vetëvendosje politizon edhe vdekjen e njerëzve me probleme shëndetësore (DOKUMENT)
- Fox Sports dokumentar për Rashicën (Video)
- Sherifi: Takimi përfundoi pa asnjë marrëveshje
- Po ndodh edhe në Kosovë: Vetura e re me 7 vjet garancion mund të merret me 0% kamatë
- Sampdoria përmbys dhe shuan shpresat e Interit (Video)
- 8 problemet shëndetësore që dallohen vetëm nga sytë
- I burgosuri që vdiq sot në burgun e Lipjanit, shoku i dhomës së Astrit Deharit
- Ky është i burgosuri që vdiq sot në Lipjan (Foto)
- Ja cfarë kishte thënë Naser Makolli për vdekjen e Deharit
- Serwer: Varet nga Trump nëse Vuçiq do të distancohet nga Rusia
- Ahmeti: N.M, ishte dëshmitari kyç në rastin Dehari
- Haradinaj ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblim (Video)
- Bunjaki ka një mesazh për Januzajn
- Zyrtare: Trepça përforcohet me këtë futbollist (FOTO)
- Ahmetaj: Demarkacioni kushti i vetëm për liberalizim të vizave (Video)
- *Heroit tim*
- Përdorni këto tetë mjete shërimi, për sy të thatë dhe të skuqur
- E turpshme: Rakitic fyen rëndë talentin e Unitedin (Video)
- Ja me çfarë lloj armatimi pritet të furnizohet Ushtria e Kosovës
- Limaj: Ne, ose Vetvendosja, do ta kemi kryeministrin e ardhshëm (Video)
- E habitshme se me çfarë sporti po merret Dua (Video)
- Bunjaki: Kosova do të luajë në Euro 2020
- Mustafa ngushëllon popullin rus pas sulmit në Shën Petersburg
- Zhgënjehen banorët e Prishtinës, nuk kanë ujë 24 orë (Video)
- Nënkryetarët e partive po debatojnë tash e dy orë me dyer të mbyllura
- Në urimin për president, Erdogan e ngrit në qiell Vuçiqin
- Policia ndalon 14 emigrantë në Han të Elezit
- Flet dëshmitarja pas sulmit në Rusi
I dyshuari për sulmin në Moskë dorëzohet në polici: Jam i pafajshëm (Foto) Posted: 03 Apr 2017 02:44 PM PDT I dyshuari për sulmin në metron e Shën Petersburgut është dorëzuar në polici por ka mohuar se ai është shkaktari i shpërthimit të sotëm që la të vrarë 11 persona dhe plagosi 50 të tjerë. Disa media ruse kanë publikuar pamjet e kamerave të sigurisë duke e veçuar ‘burrin me mjekër’ si të dyshuar i cili kishte veshur një pallto të gjatë dhe kapele. Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin por në të kaluarën Rusia ishte goditur nga ISIS...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Avokati i familjes Dehari deklarohet për vdekjen e Makollit në Burgun e Lipjanit Posted: 03 Apr 2017 02:44 PM PDT Tomë Gashi, avokat i familjes së aktivistit të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, është deklaruar për vdekjen e të paraburgosurit Naser Makolli në Burgun e Lipjanit. Gashi ka thënë se Makolli ka qenë dëshmitar kryesor në rastin Dehari. Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, avokati Gashi ka thënë se Makolli ka pasur shumë të thotë për vdekjen e Astrit Deharit në Burgun e Prizrenit. Ky është shkrimi i plotë i Gashit në Facebook: Vdes deshmitari kryesor ne rastin e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Vetëvendosje politizon edhe vdekjen e njerëzve me probleme shëndetësore (DOKUMENT) Posted: 03 Apr 2017 02:39 PM PDT Naser Makolli i cili ndërroi jetë gjatë ditës së sotme në Qendrën Kryesore Mjekësore Familjare në Lipjan, ishte duke u mbajtur në Qendrën e Paraburgimit të Lipjanit që nga 9 dhjetori i vitit të kaluar, raporton “Zeri.info”. Mirëpo, në bazë të dokumenteve që ka siguruar “Zeri.info”, i ndjeri Makolli që nga koha kur është sjellë në këtë qendër ai ka qenë nën trajtim të vazhdueshëm mjekësorë. Më 27 mars të këtij viti, Makolli ishte...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Fox Sports dokumentar për Rashicën (Video) Posted: 03 Apr 2017 02:25 PM PDT Fox Sports ka bërë një dokumentar për Milot Rashicën, udhëtimin e tij nga futbolli kosovar në Vitesse dhe Kombëtaren e Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur e dashura e Rashicës, Belkiz Kera, e cila ka publikuar një video të dokumentarit dhe titullin që po shfaqet në Arnhem të Holandës. “Dokumentari ‘Milot Rashica, një kosovar’ në kinema Arnhem”, ka shkruar e dashura e Rashicës në Facebook. /Express/ ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Sherifi: Takimi përfundoi pa asnjë marrëveshje Posted: 03 Apr 2017 02:01 PM PDT Takimi i nënkryetarëve të partive që zgjati me orë të tëra përfundoi pa asnjë marrëveshje, raporton “Zeri.info”. Ndonëse temë e takimit ishte Demarkacioni, Asociacioni etj, pozita dhe opozita nuk u dakorduan. Bilall Sherifi, nga NISMA për Kosovën, ka thënë për “Zeri.info”, se ky takim ka përfunduar pa asnjë marrëveshje, pasi që siç deklaroi ai, opozita pra LDK dhe PDK, këmbëngulin në qëndrimet e tyre. “Përfaqësuesit e partive në pushtet PDK-LDK treguan...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Po ndodh edhe në Kosovë: Vetura e re me 7 vjet garancion mund të merret me 0% kamatë Posted: 03 Apr 2017 01:49 PM PDT Në tregun kosovar gjithnjë e më shumë po ofrohen opsione të reja të cilat janë të ngjashme me ato të tregjeve evropiane. Së paku, kjo po ndodhë në auto-industrinë tonë, përkatësisht me AutoMita – kompania e cila tani po ofron veturën e re Dacia me 7 vjet garancion për vetëm 3,990 euro parapagim në kesh. Nëse një blerës që ka nevojë për një veturë tani mund të zgjedh veturën e re me zero kilometra dhe 7 vjet garancion për vetëm 3,990 euro, ndërsa pjesën...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Sampdoria përmbys dhe shuan shpresat e Interit (Video) Posted: 03 Apr 2017 01:47 PM PDT Interi ka humbur mundësitë të qëndroj në hap për tri pozitat e parë në Serie A, pasi kanë humbur në shtëpi nga Sampdoria me rezultat 2-1. Pjesa e parë e takimit u dominua nga vendasit, por të cilët arritët të gjejnë golin vetëm një herë me anë të mbrojtësit italian, Danilo D’Ambrosio. Mbrojtësi italian ka shënuar në minutën e 35 pas një harkimi të mirë nga Ever Banega, duke kaluar skuadrën e tij në epërsi prej 1-0 dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
8 problemet shëndetësore që dallohen vetëm nga sytë Posted: 03 Apr 2017 01:42 PM PDT Sytë mund të jenë pasqyrë e shpirtit (sipas një proverbi të vjetër), por janë gjithashtu një pasqyrë e qartë e shëndetit, ku informacioni që ata mund të zbulojnë është i jashtëzakonshëm. Shumë probleme shëndetësore shfaqin simptoma në të gjithë trupin – disa në lëkurë, të tjerë në gojë, madje edhe tek thonjtë e gishtave. Ndërsa sytë zbulojnë një përqindje më të lartë të problemeve shëndetësore. Më...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
I burgosuri që vdiq sot në burgun e Lipjanit, shoku i dhomës së Astrit Deharit Posted: 03 Apr 2017 01:33 PM PDT I burgosuri që ka vdekur sot në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, sipas disa zyrtarëve e pjesëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ka qenë shok dhome i Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Hysen Durmishi, anëtar i VV'së, njëherësh drejtor i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, ka thënë se "i burgosuri i parë që hyri në dhomën e Astritit ditën tragjike ishte Naser Makolli. Ai sot vdiq në burgun e Lipjanit". "Ende pa filluar hetimet nga një...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Ky është i burgosuri që vdiq sot në Lipjan (Foto) Posted: 03 Apr 2017 01:27 PM PDT Ky është Naser Makolli i cili vdiq sot në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan. Zyrtarë të Vetëvendosjes thonë se ai ka qenë shok dhome i Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren dhe se ishte transferuar në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan pas vdekjes së Deharit. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Ja cfarë kishte thënë Naser Makolli për vdekjen e Deharit Posted: 03 Apr 2017 01:24 PM PDT Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Dega në Prizren pak ditë pas vdekjes së Astrit Deharit, kishte publikuar një raport për këtë ngjarje në të cilën ishte përfshirë edhe rrëfimi i shokut të dhomës së të ndjerit. Naser Makolli, që ka vdekur sot në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, sipas disa zyrtarëve e pjesëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ka qenë shok dhome i Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Kjo ishte komunikata e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Serwer: Varet nga Trump nëse Vuçiq do të distancohet nga Rusia Posted: 03 Apr 2017 01:12 PM PDT Ish-diplomati amerikan dhe eksperti për çështje të Ballkanit, Daniel Serwer, ka shprehur pikëpamjet e tij për fitoren e kryeministrit aktual serb, Aleksandar Vuçiqit, në zgjedhjet presidenciale të mbajtura të dielën në Serbi. “Kryeministri Aleksandar Vuçiq ka marrë presidencën në Serbi me një fitore bindëse ndaj opozitës së përçarë në rrethin e parë. Çështja tani është se çfarë do të bëjë ai me pozitën e tij dominuese në politikën...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Ahmeti: N.M, ishte dëshmitari kyç në rastin Dehari Posted: 03 Apr 2017 01:10 PM PDT Pas raportimit se në Qendrën e Paraburgimit në Burgun e Lipjanit ka vdekur një i burgosur, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, ka bërë të ditur identitetin e tij, raporton “Zeri.info” Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrejtin social “Facebook”, ka bërë të ditur se i vdekuri N.M, ka qenë dëshmitar kyç në rastin e aktivistit të ndjerë të “Vetëvendosjes”, Astrit Deharit. Postimi i plotë: Kur në burg humbi...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Haradinaj ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblim (Video) Posted: 03 Apr 2017 12:45 PM PDT Arrestimi i Ramush Haradinajt është krejtësisht politik dhe nuk ka të bëjë asgjë me akuzat që e ngarkojnë atë dhe për këtë arsye Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pret që gjykata franceze më 6 prill të marrë vendimin për lirimin e Haradinajt. Ali Berisha nga kjo parti thotë se jo vetëm AAK-ja por gjithë qytetarët presin që Ramush Haradinaj të lirohet dhe të kthehet në Kosovë. Ai gjithashtu ka thënë se vendimi në dëm të Haradinajt do të jetë dëmi...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Bunjaki ka një mesazh për Januzajn Posted: 03 Apr 2017 12:41 PM PDT Albert Bunjaki insiston se dyert e Kosovës janë ende të hapura për Adnan Januzajn Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki ka dhënë një intervistë për sajt suedez, thelastjourno.com, ku ka folur për shumë gjëra. Ai ka treguar se si rregullat e reja ia pamundësuan lojtarëve si Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri apo Lorik Cana të luajnë për Kosovën, por ai tregon se këtë mund ta bëjë Adnan Januzaj. “Xhaka, Shaqiri dhe Cana kanë mundur të luajnë për ne derisa nuk ndryshuan rregullat pas...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Zyrtare: Trepça përforcohet me këtë futbollist (FOTO) Posted: 03 Apr 2017 12:29 PM PDT Trepça në këtë edicion synon që të mbetet në elitën e futbollit kosovar. Klubi nga Mitrovica së fundmi ka marrë një lajm shumë të mirë. Futbollisti nga Nigeria, Peter Oko Areba të mërkurën do të arrijë në stadiumin ‘Adem Jashari’, raporton Gazetaolle.com. Ai është regjistruar më parë në FFK dhe ka të drejt loje. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Ahmetaj: Demarkacioni kushti i vetëm për liberalizim të vizave (Video) Posted: 03 Apr 2017 12:26 PM PDT Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj ka thënë se për çështjen e liberalizimit të vizave ka mbetur vetëm edhe kriteri i demarkacionit, i cili duhet plotësuar, e që i është dhënë Kosovës si kusht për liberalizimin e vizave që specifikon se Kosova duhet ta bëjë demarkimin, shënimin e vijës kufitare. “Kosova duhet ta bëjë edhe ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit në Parlament para se procesi të kalojë në Parlamentin Evropianë dhe në Këshillin Evropian, ky...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Posted: 03 Apr 2017 12:23 PM PDT Me Heroin tim z.Ramush Haradinaj Strasburg 3.4.2017 Çun Lajçi *Heroit tim* Pak dhembje mora e pak mall lashë, Në drynin e brejtun Dukagjinçe, Atje, n’Avenun e Lirisë Ai Retë e bardha m’i ktheu në Mokna E shallin ma lidhi bukur në plis. Ik mik, Kthehu gjurmëve të ardhjës E ruaju mos u plak, E zemrën ma shtrengoi, Me zemër duarësh. Me prit, tha, të plakemi bashkë, Në truallin e Dardanisë ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Përdorni këto tetë mjete shërimi, për sy të thatë dhe të skuqur Posted: 03 Apr 2017 12:17 PM PDT Nuk keni asnjë problem me sy, por ja që gjumi i keq dhe shqetësimet e ndryshme, kanë bërë që të zgjoheni me sy të skuqur. Nuk ka nevojë për panik, shfrytëzoni njërën nga këto metoda dhe dukuni përkryer, transmeton Telegrafi 1. Solucioni me qumësht dhe mjaltë Të gjithë i dinë efektet antimikrobakteriale të mjaltit dhe prapavijën qetësuese të qumështit. Përzieni një lugë gjelle me mjaltë dhe qumësht. Vëni këtë përzierje në sy, përmes...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
E turpshme: Rakitic fyen rëndë talentin e Unitedin (Video) Posted: 03 Apr 2017 12:14 PM PDT Ivan Rakitic ka fyer shumë keq lojtarin e Granadas, Pereira, i cili është i huazuar nga Manchester United Mesfushori i Barcelonës, Ivcan Rakitic nuk ka qenë aspak i qetë në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Granadas, pavarësisht se fituan 1:3. Ai ka fyer rëndë lojtarin e kësaj skuadre, Pereira, ku i tha se do të binte në Segunda Divicion, duke harruar se ai është i huazuar nga Manchester United. “Bir k..... Do të bini në Segunda Divizion”, i ka thënë Rakitic, i cili është ndëshkuar me të verdhë nga...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Ja me çfarë lloj armatimi pritet të furnizohet Ushtria e Kosovës Posted: 03 Apr 2017 12:09 PM PDT Transformimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës, krahas nevojës për shtimin e radhëve i cili do të arrij në 8 mijë trupa do të ketë edhe një sistem të avancuar të armatimeve konvencionale mbrojtëse. “Forca e ardhshme do të jetë e pajisur me armë dhe sisteme armatimi për të realizuar misionin kushtetues, përkatësisht mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, për të mbështetur institucionet e Republikës së Kosovës gjatë situatave të ndryshme emergjente, e gatshme dhe e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Limaj: Ne, ose Vetvendosja, do ta kemi kryeministrin e ardhshëm (Video) Posted: 03 Apr 2017 11:56 AM PDT Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike që aktualisht qeverisin me vendin, pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, do të jenë opozitë. Kështu është thellë i bindur kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj. Limaj, në emisionin ‘InfoBox’ të RTV Dukagjinit tha se, ose Vetëvendosje, ose subjekti i tij bashkë me AAK-në, do t’i fitojnë zgjedhjet e ardhshme. Madje, thotë se bashkë këto tri subjekti do të kenë jo më pakë se 57% të votave. “Opozita ka për ta drejtuar...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
E habitshme se me çfarë sporti po merret Dua (Video) Posted: 03 Apr 2017 11:45 AM PDT Pavarësisht se është shumë e angazhuar me koncerte e projekte muzikore, Dua Lipa asnjëherë nuk i lë anash aktivitete fizike. Jemi mësuar që së fundmi ta shohim shpesh në palester e prej atje ka publikuar imazhe të ndryshme duke stërvitur por Dua nuk po ndalet me kaq, shkruan lajmi.net. Ajo e ka publikuar një video në Instagram ku shihet duke ushtruar boks dhe ka shkruar se po mësohet. Këngëtarja thotë se është zgjuar në 8 të mëngjesit për t’ia mësyrë këtij sporti, e derisa është...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Bunjaki: Kosova do të luajë në Euro 2020 Posted: 03 Apr 2017 11:43 AM PDT Albert Bunjaki beson se Kombëtarja e Kosovës do të marrë pjesë në Euro 2020 Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaki ka dhënë një intervistë për thelastjourno.com, ku ka folur rreth jetë së tij dhe objektivave të Kosovës. Ai tha se këto kualifikime po u ndihmojnë të ndërtojnë mënyrën e lojës, ndërsa është optimist se Kosova do të luaj në Euro 2020. “Ne kemi një skuadër të re me mesatare prej 22 ose 23 vjeçare. Objektivi ynë i...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Mustafa ngushëllon popullin rus pas sulmit në Shën Petersburg Posted: 03 Apr 2017 11:39 AM PDT Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, nëpërmes rrjetit social Twitter, ka ngushëlluar populli rus pas sulmit në Shën Petersburg. “Kosova dënon sulmin terrorist në Shën Petersburg. Ngushëllime familjeve të viktimave dhe populli rus”, ka shkruar kryeministri Mustafa. Në sulmin që ndodhi në metro të Shën Petersburgut, mbetën të vdekur 10 persona ndërsa mbetën të plagosur dhjetëra të tjerë. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Zhgënjehen banorët e Prishtinës, nuk kanë ujë 24 orë (Video) Posted: 03 Apr 2017 11:36 AM PDT Zhgënjehen banorët e disa lagjeve në Prishtinë vazhdojnë të mos kenë ujë 24 orë ashtu siç është premtuar. Ata shprehen të zhgënjyer pasi një javë më parë iu gëzuan furnizimit të rregullt pas shumë vitesh pritjeje. Dy ditët e fundit banorët e disa lagjeve të Prishtinës patën probleme të furnizimit me ujë. Ilir Rexhepi nga Ujësjellësi Prishtina e konfirmoi për televizionin publik se gjatë ditës së diele ka pasur disa pengesa. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Nënkryetarët e partive po debatojnë tash e dy orë me dyer të mbyllura Posted: 03 Apr 2017 11:27 AM PDT Nënkryetarët e partive kryesore politike në vend, janë mbledhur tash e dy orë. Siç merr vesh Klan Kosova, ata janë mbledhur për të debatuar për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, Ushtrinë e Kosovës dhe një udhërrëfyes për dialogun me Serbinë. Asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar nëse këto janë pikat që do t’i diskutojnë, kurse takimi është duke u zhvilluar me dyer të mbyllura. Aty janë parë që kanë hyrë, Xhavit Haliti nga PDK, Lutfi Haziri nga LDK, Aida Dërguti dhe...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Në urimin për president, Erdogan e ngrit në qiell Vuçiqin Posted: 03 Apr 2017 11:08 AM PDT Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan e ka përgëzuar Aleksandar Vuçiqin për triumfin në zgjedhjet presidenciale në Serbi. Siç ka thënë Erdogan raportet ndërmjet Turqisë e Serbisë kanë një kontribut të madhë në prosperitetin rajonal, transmeton lajmi.net “Udhëheqja, vizioni dhe përpjekjet e juaja kanë luajtur një rol të madh në arritjen e bashkëpunimit dhe frymën e partneritetit rajonal që ka lënë një shenjë të madhe në marrëdhëniet tona dypalësh...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Policia ndalon 14 emigrantë në Han të Elezit Posted: 03 Apr 2017 11:05 AM PDT Shtatë sirianë dhe shtatë afganë janë ndaluar nga policia e doganierët gjatë ditës së hënë, në pikën kufitare në Han të Elezit. Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, të 14 shtetasit e huaj janë identifikuar nga policia brenda një kamioni me rimorkio që drejtohej nga një shofer i nacionalitetit turk i cili më pas është arrestuar, njofton Klan Kosova. Ky rast nga forcat e rendit po cilësohet kontrabandim me emigrantë. Hoxha për Klan Kosova ka...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Flet dëshmitarja pas sulmit në Rusi Posted: 03 Apr 2017 11:01 AM PDT Një grua e cila ishte dëshmitare gjatë shpërthimit që ndodhi në një stacion nëntokësor në Shën Petersburg e ka përshkruar momentin e shpërthimit si tmerruesm transmeton Klan Kosova. Gruaja e quajtuar Polina ka treguar se në momentin kur ndodhi shpërthimi dy gra të tjera ranë në tokë duke i humbur ndjenjat. “Ishte një zhurmë shurdhuese dhe pastaj kishte tym. Gjithçka ndodhi në lëvizje treni nuk u ndal, kishte shumë gjak”, ka thënë dëshmitarja. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
You are subscribed to email updates from Zëri. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |