Zëri: “Haxhiu: Vetëm PDK ka fuqi ta rrëzojë Qeverinë” plus 29 more |
- Haxhiu: Vetëm PDK ka fuqi ta rrëzojë Qeverinë
- Mattis thekson mbështetjen amerikane për Izraelin
- Haxhiu: Kurti rrezikoi punëtorët në vendin e punës, ka kohë që më shmanget
- Raporti shqetësues i IAP: Në Qendrën Korrektuese në Lipjan ushtrohet dhunë ndaj të miturve
- 50.000 policë dhe 7.000 ushtarë angazhohen për zgjedhjet në Francë
- Kjo është arsyeja se përse është larguar nga Kosova 2Po2 (VIDEO)
- Kështu e shkrepni ‘selfie-n’ perfekte si Kardashianët
- Lavrov diskuton përmes telefonit me Tillerson për sulmin kimik në Siri
- Akrobatja bie nga 20 metra lartësi (Video)
- Politikani skocez që hyri në luftë me një dash (FOTO)
- Rrini ulur në punë, kështu duhet ta mbroni shëndetin (FOTO)
- Ja pse Kim Kardashian është femra më seksi në botë (Foto)
- Stërvitja si Candice Swanepoel – Ushtrimet për prapanicën (video)
- Si t’i lash xhinset pa u dëmtuar cilësinë dhe ngjyrën
- Ismet Beqiri e ka gati edhe sloganin: 'Për Prishtinën tonë' (Foto)
- Trump nënshkroi një urdhër të ri ekzekutiv
- UEFA publikon renditjen e re të klubeve, kampioni në vend të parë (Foto)
- Kuponët fiskal shiten edhe në facebook! (Foto)
- Kështu do të duken fanellat e reja të Barcelonës (Foto)
- Basha i përgjigjet Ramës: PD nuk i duhet dreqit, se dreqi të ka ty
- Ambasadori, dhëndri i dashur i kosovarëve (VIDEO)
- Thaçi: Kosova po ndërton marrëdhënie speciale me SHBA -të (Video)
- Ky televizion e transmeton meçin Krasniqi - Abraham
- Krimet serbe në Kosovë: 'Postieri vrasës' vazhdon të jetojë i lirë në Beograd
- Bleona Qereti merr një përqafim të ngrohtë nga këngëtari i njohur bullgar Azis (Foto)
- UEFA godet Interin, ka një lajm të mirë për Romën
- Haziri: Shqiptarët e turqit në Gjilan janë vëllezër të një gjaku
- Emërimi i Todosijeviqit ministër, shkleje e Kushtetutës (Video)
- Rama: Kjo opozitë nuk i duhet dreqit, pas 18 qershorit vjen një e re
- Trump thotë se sulmi në Paris mund ta ndihmojë Le Pen në zgjedhjet e së dieles
Haxhiu: Vetëm PDK ka fuqi ta rrëzojë Qeverinë Posted: 21 Apr 2017 02:53 PM PDT Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu nuk beson se mocioni i nisur nga Nisma, mund ta rrëzojë Qeverinë. Ai madje ka thënë se ideja e mocionit është më shumë një lojë politike, njofton Klan Kosova. “Këtë e kanë bërë për të qenë aktual në media dhe mbajtjes afër të elektoratit të tyre”, ka deklaruar Haxhiu në Ora e Fundit. “Një subjekt me pesë deputetë nuk mund ta rrëzojë Qeverinë”, ka pohuar ai. Ai ka thënë se në asnjë rrethanë nuk e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Mattis thekson mbështetjen amerikane për Izraelin Posted: 21 Apr 2017 02:52 PM PDT Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis ritheksoi mbështetjen e SHBA për Izraelin në takimin e tij të premten me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Mattis dhe Netanyahu ranë dakord se të dy vendet kanë një armik të përbashkët – militantët islamikë dhe premtuan të “bëjnë gjithçka të mundur” për të arritur paqe. “Mendoj se është e rëndësishme të kujtojmë që në se njerëzit e mirë nuk bëhen bashkë, atëherë të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Haxhiu: Kurti rrezikoi punëtorët në vendin e punës, ka kohë që më shmanget Posted: 21 Apr 2017 02:50 PM PDT Deputeti, i PDK-së Bekim Haxhiu, ka qenë i ftuar këtë të premte për të marrë pjesë në një seancë gjyqësore kundër deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Por Haxhiu ka thënë se nuk ka pranuar ftesë për të qenë pjesë e kësaj seance, njofton Klan Kosova. “Është informatë që kam marrë nga mediat, nuk kam pas ftesë për të shkuar në gjykatore në seancën e Albin Kurtit”, ka thënë Haxhiu në Ora e Fundit. Ai ka pohuar se nuk e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Raporti shqetësues i IAP: Në Qendrën Korrektuese në Lipjan ushtrohet dhunë ndaj të miturve Posted: 21 Apr 2017 02:36 PM PDT Të miturit në Qendrën Korrektuese në Lipjan, mbahen me qëllimin që të përmirësohen për veprat penale që kanë kryer, ndonëse nuk i njeh ligji për t’i dënuar. Mirëpo, përmirësimi nuk duket të jetë forma e vetme për të cilën të miturit mbahen brenda grilave, në pendesë për veprimet që kanë kryer. “Dajaku” është mjet tjetër që zyrtarët korrektues në këtë qendër kanë zgjedhur të përdorin ndaj të miturve. Të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
50.000 policë dhe 7.000 ushtarë angazhohen për zgjedhjet në Francë Posted: 21 Apr 2017 02:33 PM PDT Në mbledhjen e Këshillit të Mbrojtjes, që u thirr nga Presidenti Fransua Hollande pas sulmit të mbrëmjes së djeshme në Paris, drejtuesit kanë vendosur që të angazhojnë plot 50 mijë policë dhe 7 mijë ushtarë ditën e diel me qëllim që të sigurojnë mbarëvajtjen e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale. Në një deklaratë të mbajtur për mediat pas takimit, Kryeministri Bernard Cazanueve e dënoi ashpër sulmin, ndërsa shtoi se është mjaft e rëndësishme që...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Kjo është arsyeja se përse është larguar nga Kosova 2Po2 (VIDEO) Posted: 21 Apr 2017 02:30 PM PDT Reperi Besnik Canolli i njohur më nofkën 2Po2, ka qenë i ftuari i kësaj jave në intervistën e gjatë të emisionit Express Rozë, ku ka folur rreth jetës dhe karrierës së tij. Ndër të tjera reperi ka folur edhe për largimin e tij nga Kosova, duke treguar kështu edhe arsyen e shpërnguljes nga Kosova për në Francë. Se përse është larguar, përgjigjen e kësaj pyetje e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Kështu e shkrepni ‘selfie-n’ perfekte si Kardashianët Posted: 21 Apr 2017 02:20 PM PDT Kardashianët e dinë sekretin, dhe Ariana Grande e ndjekë me fort besim të njejtën rregull. Siç duket, sekreti i ‘selfie-t’ më të mirë është nëse e shkrepni nga ana e dorës së majtë, shkruan Metro, transmeton Klan Kosova. Sipas, dr. Anukka Lindell, ligjëruese në neuropsikologjinë eksperimentale në universitetin La Trobe në Melbourne, anët tona të majta janë më tërheqëse se ato të djathta. Tratando de salir del modo🐷despues de un weekend donde comí como si...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Lavrov diskuton përmes telefonit me Tillerson për sulmin kimik në Siri Posted: 21 Apr 2017 02:18 PM PDT Shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, bisedoi të premten me telefon me homologun e tij amerikan Rex Tillerson, me ç’rast shprehu keqardhje për shkak të mos pajtimit të Uashingtonit me propozimin ruso-iranian për hetimin e sulmit me armë kimike në Siri, në fillim të prillit. “Biseda telefonike e ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov dhe sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson ka ndodhur me propozimin amerikan”, thuhet në kumtesën e diplomacisë ruse. Lavrov gjatë kësaj bisede telefonike shprehu keqardhjen pasi SHBA...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Akrobatja bie nga 20 metra lartësi (Video) Posted: 21 Apr 2017 02:15 PM PDT Një akrobate ka rrëshqitur nga dora e partnerit të tij, duke rënë nga një lartësi rreth 20 metra lartësi, ekuivalente me më shumë se tri kate Për fat të mirë, rënia nuk pati pasoja dramatike çka mund t’i rrezikonin jetën. Gruaja ka pësuar thyerjen e krahut të majtë dhe një tronditje të butë të trurit, ndërsa nëse do të kishte rënë me kokë me siguri do të humbte jetën. Ngjarja ndodhi gjatë një performance në kryeqytetin e Bjellorusisë në...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Politikani skocez që hyri në luftë me një dash (FOTO) Posted: 21 Apr 2017 02:14 PM PDT Padyshim se do të jetë cak i shakave. Por që e rëndësishme është se lideri i Partisë Liberale Demokrate të Skocisë, u largua pa u lënduar pas një lufte që pasi me një dash të madh. Si lider partie, Tim Farron zyrtarisht kishte nisur fushatën elektorale në Manchester, kurse Willie Rennie u detyra që ta kap dashin për brirëve në një fushë në Fife, shkruan Independent, transmeton Klan Kosova. Anëtari i Parlamentit të Skocisë, ishte duke vizituar fermën e Mill House në Kelty, pasi bëri...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Rrini ulur në punë, kështu duhet ta mbroni shëndetin (FOTO) Posted: 21 Apr 2017 02:11 PM PDT Mjekët thonë se lodhja e shpejtë dhe dhimbja e muskujve apo nyejve në 75% të rasteve shkaktohet nga sjellja e gabuar në kompjuter dhe 25% nga mosrespektimi i bilancit ndërmjet punës dhe pushimit. Më poshtë i keni disa këshilla të vlefshme se si duhet të uleni në tavolinën tuaj, në mënyrë që të mos keni problem shëndetësore. {gallery} ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Ja pse Kim Kardashian është femra më seksi në botë (Foto) Posted: 21 Apr 2017 02:09 PM PDT Ajo së fundmi ka hequr disa kile. Jo për shkak të dietës apo palestrës, por pasi ka qenë sëmurë. Megjithatë Kim Kardashian është sërish kaq ‘e bollshme’. E cilësuar si femra më seksi në botë, 36-vjeçarja është fantastike. Format e nënës së dy fëmijëve të lënë pa fjalë. {gallery} ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Stërvitja si Candice Swanepoel – Ushtrimet për prapanicën (video) Posted: 21 Apr 2017 02:08 PM PDT Mrekulloheni me trupin e skalitur të Candice Swanepoelit? E dëshironi trupin sikur të Victoria Secret? Po ju sjellim stërvitjet me biondinën e bukur, të cilat prapanicën tuaj do të bëjnë më të fortë dhe të formësuar më bukur, transmeton Telegrafi. Shikoni stërvitjet e quajtura “Ballet Beautiful” në të cilat paraqitet edhe trajnerja Mary Helen Bowers. Supermodelja ka sjellë në jetë djalin e saj Anaca vetëm para 6 muajsh dhe ka arritur të rikthejë format e saj trupore. Shpesh herë kemi...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Si t’i lash xhinset pa u dëmtuar cilësinë dhe ngjyrën Posted: 21 Apr 2017 02:07 PM PDT E beson apo jo, kjo është mënyra më e mirë për t’i larë xhinset, kështu që nëse do që të ruash cilësinë dhe ngjyrën e tyre sa më gjatë, atëherë kushtoju disa minuta këtyre këshillave. Të gjithë e dimë që mënyra më e thjeshtë është hedhja në rrobalarëse, procesi i larjes dhe i tharjes dhe ja, gati. Por kjo mënyrë nuk është idealja, sepse uji i ngrohtë, shpeshherë është i dëmshëm, pasi shkakton tkurrje dhe zbehje të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Ismet Beqiri e ka gati edhe sloganin: 'Për Prishtinën tonë' (Foto) Posted: 21 Apr 2017 01:58 PM PDT Ish kryetari i Prishtinës, tash deputet i LDK-së, Ismet Beqiri, i ka shtuar aktivitetet dhe takimet me banorët e Prishtinës. Edhe pse LDK-ja ende zyrtarisht nuk e ka nxjerrë një emër për ta sfiduar Shpend Ahmetin për të parin e Prishtinës në vjeshtë, Ismet Beqiri duket se i ka hyrë garës “krye në vete”, shkruan lajmi.net. “Të dashur miq,tani përfunduam takimin me qytetare të fshatit Drenovc,anëtar dhe simpatizant të LDK-së. Bisedim i hapur dhe miqësor, për të gjitha çështjet,...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Trump nënshkroi një urdhër të ri ekzekutiv Posted: 21 Apr 2017 01:47 PM PDT Sipas Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Donald Trump nënshkroi sot një urdhër ekzekutiv që i kërkon Departamentit të Thesarit të shqyrtojë rregulla të rëndësishme tatimore, që u vunë në zbatim vitin e kaluar, me synimin për të plotësuar premtimin e bërë gjatë fushatës, për të pakësuar barrën e taksave mbi amerikanët. Presidenti nënshkroi gjithashtu dy memorandume që udhëzojnë rishikimin e një ligji të vitit 2010 për reformimin e Wall Streetit, që bankat...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
UEFA publikon renditjen e re të klubeve, kampioni në vend të parë (Foto) Posted: 21 Apr 2017 01:45 PM PDT UEFA ka publikuar renditjen e re të klubeve gjatë ditës së premte, Real Madrid vazhdon të jetë skuadra më e mirë. Paraqitjet e mira të Real Madridit në garat evropiane, kanë bërë që të vazhdojë të mbajë vendin e parë në renditjen e UEFA-s, transmeton Gazeta Express. Në vendin e dytë renditet Bayern Munich, që u eliminua nga Real Madridi në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 6:3. Top pesëshen e përmbyllin Barcelona, Atletico Madrid dhe Juventus. Derisa Arsenali i shqiptarëve...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Kuponët fiskal shiten edhe në facebook! (Foto) Posted: 21 Apr 2017 01:36 PM PDT Oferta nga Administrata Tatimore e Kosovës që qytetarët me mbledhjen e kuponave t’iu kthehet një shumë e parave ka bërë që shumë qytetarë, të grumbullojnë numër të madh të kuponëve fiskal. Por dikush në vend që ata t’i dorëzojë në ATK ka menduar diçka më ‘interesante’, shkruan lajmi.net Në faqet në facebook që përdoren për shitblerjen e gjësendeve, një qytetar ka publikuar një fotografi ku ka bërë një ofertë për shitjen e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Kështu do të duken fanellat e reja të Barcelonës (Foto) Posted: 21 Apr 2017 01:30 PM PDT Janë publikuar fanellat e Barcelonës, që besohet të jenë për sezonin 2017/18 Ende pa përfunduar mirë sezoni aktual, tashmë kanë rrjedhur fotot e para të fanellës së Barcelonës që pretendohet të jetë për sezonin 2017/18, që janë projektuar nga kompania e veshmbathjeve, Nike, transmeton Gazeta Express. E përditshmja spanjolle “AS”, bën të ditur se nga edicioni i ardhshëm, sponsor i ri i Barcelonës do të jetë “Rakuten” që zëvendëson “Qatar...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Basha i përgjigjet Ramës: PD nuk i duhet dreqit, se dreqi të ka ty Posted: 21 Apr 2017 01:18 PM PDT Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratës së Edi Ramës se opozita nuk i duhet as dreqit duke thënë se PD nuk i duhet dreqit, se dreqi e ka Ramën. Rama më parë shkroi në Facebook se një opozitë që i frikësohet Reformës në Drejtësi nuk i duhet Shqipërisë, shqiptarëve, partnerëve ndërkombëtarë, po as dreqit vetë. “100% dakord me EDramën, PD nuk i duhet dreqit, se dreqi të ka ty”, shkroi Lulzim Basha në Facebook, shkruan Lapsi.al. Rama shkruan në komentin e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Ambasadori, dhëndri i dashur i kosovarëve (VIDEO) Posted: 21 Apr 2017 01:10 PM PDT Ambasadori Ruairi O’Connell është ndër diplomatët më të dashur për popullin shqiptar. Përveçse flet rrjedhshëm gjuhën shqipe, atë më të afërt me shqiptarët e bën edhe fakti i të qenit dhëndër i Kosovës. Ai është i martuar me gazetaren Elida Ramadani, e cila kishte përcjellë luftën në Kosovë gjatë viteve 1998-1999 si gazetare e Associated Press. Siç ndodh shumë rrallë ambasadori ka folur për të dhe familjen e tij, në emisionin Express Rozë, duke...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Thaçi: Kosova po ndërton marrëdhënie speciale me SHBA -të (Video) Posted: 21 Apr 2017 01:06 PM PDT Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, thotë se Republika e Kosovës po ndërton marrëdhënie speciale me SHBA-të jo vetëm politike, diplomatike dhe ushtarake, por edhe ekonomike. “Mendoj se investitorët amerikanë, siç kanë ardh edhe më herët, do të vazhdojnë të vijnë edhe më tutje, në veçanti edhe ata nga Amerika Latine”, tha Thaçi. “Ne po ndërtojmë një relacion special edhe në kuptimin politik dhe diplomaik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por në të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Ky televizion e transmeton meçin Krasniqi - Abraham Posted: 21 Apr 2017 12:51 PM PDT Te shtunën rreth orës 22:30 do të zhvillohet dueli i madh i boksit ndërmjet Haxhi Krasniqit dhe Abrahamit. Fituesi i meçit do të luftojë për titull të kampionit botëror. Ndërsa, televizioni Klan Kosova ka njoftuar se do ta transmetoj këtë meç për tifozët shqiptarë të Krasniqit. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Krimet serbe në Kosovë: 'Postieri vrasës' vazhdon të jetojë i lirë në Beograd Posted: 21 Apr 2017 12:38 PM PDT Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Zoran Vukotiqit, i dyshuar si një nga kryesit e krimeve më të mëdha në rajonin e Vushtrrisë. Ekipi i emisionit “Udhëve” në RTK ka intervistuar disa prej dëshmitarëve të cilët do të dëshmojnë kundër Vukotiqit për krimet që ka kryer ndaj familjarëve të tyre. Por, Vukotiqi është vetëm një nga shumë pjesëtarët e forcave serbe që dyshohen si pjesëmarrës të krimeve në vitet ’98-’99 në...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Bleona Qereti merr një përqafim të ngrohtë nga këngëtari i njohur bullgar Azis (Foto) Posted: 21 Apr 2017 12:36 PM PDT Këngëtarja e njohur Bleona Qereti këto ditë është duke qëndruar në Sofie të Bullgarisë, për xhirimet e një filmi të ri hollivudian, në të cilin edhe ajo është pjesë e kastit të aktorëve. Përderisa ndodhet atje, Qereti ka pasur rastin të takohet edhe me disa prej fytyrave publike më të njohura të shtetit bullgar. Në një fotografi të publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, Bleona shfaqet përkrah këngëtarit kontravers Azis, teksa merr një përqafim të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
UEFA godet Interin, ka një lajm të mirë për Romën Posted: 21 Apr 2017 12:33 PM PDT Interi do të vazhdojë të jetë i kufizuar me numrin e lojtarëve dhe transferime edhe në sezonet në vijim, pasi nuk i ka përmbushur rregullat e Fair Play financiar. Këtë e ka konfirmuar UEFA, ku së bashku me Interin, edhe Trabzonspor e Beşiktaş do të vazhdojnë të jenë të kufizuara me transferimet, transmeton Gazeta Express. Derisa UEFA ka konfirmuar se Roma i ka përmbushur rregullat e Fair Play financiar. Roma ishin e kufizuar në dy vitet e fundit nga UEFA që të regjistronte 22 lojtarët për Ligën e Kampionëve...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Haziri: Shqiptarët e turqit në Gjilan janë vëllezër të një gjaku Posted: 21 Apr 2017 12:26 PM PDT Dita e Turqve, 23 prilli është shënuar sot në Gjilan, me një program të pasur kulturor dhe artistik, i cili filloi me intonimin e himneve të Kosovës dhe Turqisë dhe të pranishëm në këtë takim ishin kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ministri i Administratës Publike, Mahir Yakcilar, ambasadorja e Turqisë në Kosovës, Kivilcim Kilic, zëvendës ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Yıldız, komandanti i Policisë së Kosovës në Gjilan, KFOR-i dhe qytetarë të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Emërimi i Todosijeviqit ministër, shkleje e Kushtetutës (Video) Posted: 21 Apr 2017 12:21 PM PDT Ivan Todosijeviq, i cili ende figuron në web faqen e Qeverisë së Serbisë, si kryetar i Komunës së Zveçanit, është emëruar të enjten Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, nga kryeministri Mustafa. Analisti politik, Imer Mushkolaj këtë emërim e sheh si nënshtrim të kryeministrit pasi që sipas tij ka qenë kushtëzim nga Lista Serbe. Ai i tha televizionit se Todosijeviqi dhe njerëzit sikur ai e kanë vendin në burg, e jo në Qeveri të Kosovës. Se emërimi i tij i ka shkelur dispozitat themelore...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Rama: Kjo opozitë nuk i duhet dreqit, pas 18 qershorit vjen një e re Posted: 21 Apr 2017 12:20 PM PDT Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka postuar në rrjetin e tij social një shënim të gjatë, duke dhënë arsyet e tij, se përse opozita e sotme, nuk i duhet “as dreqit” dhe se sipas tij “një e re do të vijë në parlament pas zgjedhjeve të 18 qershorit. “Bojkoti i zgjedhjeve nga PD-ja e disa kryetarë pa parti të ngujuar në çadër për hatër të saj, jo vetëm nuk do ta lerë Shqipërinë pa opozitë në parlamentin e ri, po përkundrazi, ka shumë të ngjarë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Trump thotë se sulmi në Paris mund ta ndihmojë Le Pen në zgjedhjet e së dieles Posted: 21 Apr 2017 12:08 PM PDT Donald Trump thotë se sulmi terrorist që la të vrarë një polic në Paris ‘mund t’i ndihmojë’ kandidates së ekstremit të djathtë Marine Le Pen në zgjedhjet e së dielës në Francë. Presidenti amerikan tha si ai beson se ajo do të ndihmohet nga sulmi që gjithashtu la dy policë të lënduar, sepse ajo është kandidatja ‘më r fortë për atë që po ndodh në Francë’, duke folur për bindjet e saj për emigrantët. “Do të ketë një ndikim të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
You are subscribed to email updates from Zëri. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |