“Ushtrimet pilates për kofshë të forta (video)” plus 9 more GazetaBlic

“Ushtrimet pilates për kofshë të forta (video)” plus 9 more GazetaBlic


Ushtrimet pilates për kofshë të forta (video)

Posted: 06 Apr 2017 10:51 PM PDT

Pilatesi është i shkëlqyeshëm për forcimin e muskujve në pjesët problematike të trupit, siç është p.sh., pjesa e brendshme e kofshëve.

Mënyra më e mirë që të forconi këtë pjesë të trupit është ushtrimi i shpejt dhe efikas.

Pilates përfshin joga, luftim greko-romak, ushtrime të përdorura nga akrobatët e cirkut, lëvizje nga artet marciale, të mbledhura për të krijuar një program komplet me lëvizje të lehta dhe të kontrolluara, transmeton Telegrafi.

Pilates është i vetmi program që aplikohet kudo e kurdo, në ambientin ku jeton apo ku ndodhesh.

Pra, palestrën e ke kudo me vete, që do të thotë: pilates të mëson se si të forcosh muskujt e barkut ulur në tryezën e punës, si të hollosh belin në poltronin e zyrës, si të kurosh e drejtosh shpinën në murin e ambientit ku ndodhesh, si të forcosh muskujt e vitheve edhe kur je duke gatuar në aneks.

Trajnerja e famshme Kristin Mcgee do t'ju tregojë në këtë video kombinimet e ushtrimeve të tilla.

The post Ushtrimet pilates për kofshë të forta (video) appeared first on GazetaBlic.

Nuk e ka për familjarët, Fiorentina: Kam lënë dikë jashtë

Posted: 06 Apr 2017 10:49 PM PDT

Fiorentina me Kenin dhe Vivin ndodhen në oborr.

Ajo i thotë Keit se "nuk e di sesi do duket nga jashtë sepse jashtë ka lënë dikë".

Kei e pyet nëse behet fjalë për prindërit, shoqërinë apo fisin dhe ajo i përgjigjet se "asnjërin prej tyre".

Ndër të tjera ajo shton se nuk e besonte se gjerat me Olsin do shkonin kështu. Kei e këshillon të mos e vrasi mendjen për gjerat nga jashtë. /TCH

The post Nuk e ka për familjarët, Fiorentina: Kam lënë dikë jashtë appeared first on GazetaBlic.

Moti sot në Shqipëri

Posted: 06 Apr 2017 10:47 PM PDT

Pjesa e parë e ditës ne Shqiperi do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët në të gjithë vendin, herë pas here do të ketë kalime vranësirash të lehta, kryesisht në zonat juglindore duke rrezikuar shira të dobët e lokalë. 

Parashikohet që kushtet e qëndrueshme atmosferike të vijojnë edhe gjatë orëve të pasdites duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant në pjesën më të madhe të vendit por zonat malore do të kenë edhe vranësira të shpeshta.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të mbeten të mbeten konstante duke bërë që mëngjeset të mbeten të freskëta ndërsa mesdita me temperatura deri në 21 grade C.

Era do të fryjë e lehte dhe mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 1 ballë.

The post Moti sot në Shqipëri appeared first on GazetaBlic.

Kadare sot flet para studentëve

Posted: 06 Apr 2017 10:43 PM PDT

​Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare po vazhdon vizitën në Kosovë. Ai sot do të mbajë një ligjëratë të hapur para studentëve të Kolegjit Iliria në Prishtinë.

Aktiviteti do të mbahet nga ora 11:00 dhe do të zgjasë deri në ora 12:00.

Kadare dje ka marrë çmimin ndërkombëtar "Letërsia Shqipe", i cili iu nda nga Ministria e Kulturës së Kosovës.

Ai me të marrë këtë çmim, tha se kjo është një ceremoni që çdo shkrimtar në botë e dëshiron dhe e çmon, dhe se ky mbetet çmimi më i çmuar për të.

The post Kadare sot flet para studentëve appeared first on GazetaBlic.

Mbahet konferenca “FSK– perspektivat e së ardhmes”

Posted: 06 Apr 2017 10:34 PM PDT

Mbahet konferenca "Forca e Sigurisë së Kosovës – Perspektivat e së Ardhmes", e cila organizohet nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit.

Në këtë konferencë do të jetë i pranishëm edhe Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

The post Mbahet konferenca "FSK– perspektivat e së ardhmes" appeared first on GazetaBlic.

Doktorantët e universiteteve të huaja kundër keqmenaxhimit të konkurseve në UP

Posted: 06 Apr 2017 10:29 PM PDT

Një letër e nënshkruar nga 13 doktorantë dhe staf akademik në universitete të ndryshme të Evropës e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku shprehet shqetësimi për trajtimin që i bëhet profesorit të Fakultetit Filozofik, Arben Hajrullahu, i është drejtuar të enjten rektorit të Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, dhe ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami.

Në letrën që e ka siguruar gazeta kërkohet nga Universiteti i Prishtinës dhe nga institucionet e tjera përgjegjëse që të parandalojnë mundësinë e keqpërdorimit të konkursit publik në rastin e Hajrullahut, si dhe të të gjitha rasteve të tjera të tilla në UP, shkruan sot Koha Ditore.

"Jemi njoftuar se profesor Hajrullahu po pengohet të rizgjidhet profesor i rregullt, ngase ndaj tij po aplikohet zbatim i dyshimtë dhe jo i njëtrajtshëm i procedurave. Ne kërkojmë nga Universiteti i Prishtinës dhe nga institucionet e tjera përgjegjëse që të parandalojnë mundësinë e keqpërdorimit të konkursit publik në rastin e profesor Hajrullahut, si dhe të të gjitha rasteve të tjera të tilla në Universitetin e Prishtinës. Fatkeqësisht, raste të tilla janë zhgënjyese për studiuesit e ndershëm dhe nuk e ndihmojnë 'kthimin e trurit' në Kosovë", thuhet në letër.

Për rastin e Hajrullahut, "Koha Ditore" ka shkruar në muajin shkurt të këtij viti.

Ai nga viti 2006 punon në Fakultetin Filozofik si profesor asistent, ndërsa më 2011 është zgjedhur profesor i asociuar. Por në konkursin për zgjedhjen e personelit akademik, më 2016, derisa dy anëtarë të komisionit kishin vendosur në favor që Hajrullahu të zgjidhej profesor i rregullt, mendim të kundërt kishte dhënë anëtari i tretë, me arsyen se kandidatit i mungon diploma bachelor.

The post Doktorantët e universiteteve të huaja kundër keqmenaxhimit të konkurseve në UP appeared first on GazetaBlic.

SBASHK-ut mban takim

Posted: 06 Apr 2017 10:28 PM PDT

Këshilli Drejtues i SBASHK-ut mban takim për të bërë analizën e aktualitetit në arsim dhe për të vendosur për veprime konkrete sindikale varësisht nga situatat e krijuara.

Takimi mbahet në sallën e takimeve të Qendrës së Studentëve, te selia e SBASHK-ut.

The post SBASHK-ut mban takim appeared first on GazetaBlic.

Njerëzit që ecin në gjumë, mund të thyejnë këmbën e të mos zgjohen

Posted: 06 Apr 2017 10:25 PM PDT

Rastet e ecjes në gjumë, janë të ndryshme, me disa që veshin diçka, të tjerë që shkojnë dhe hanë nga frigoriferi, apo edhe dalje nga shtëpia.
 Megjithëse kryejnë shumë veprime, ata nuk ndjejnë asgjë, transmeton Telegrafi.

Ata mund të rrëzohen, kapin diçka të nxehtë apo edhe të ju bie diçka sipër, por nuk ndjejnë dhimbje.

Madje, hulumtuesit besojnë se ata nuk zgjohen edhe nëse thyejnë ndonjë këmbë.

Por, çfarë në të vërtetë është ecja në gjumë?

Ecja në gjumë është kur një person kryen një varg aktivitetesh komplekse, pa qenë i zgjuar nga gjumi.

Kjo zakonisht ndodhë kur është në gjumë të thellë.

Meqë gjumi i thellë është në pjesën e fillimit të fjetjes, ecja në gjumë ndodhë zakonisht në orët e para të gjumit.

Ecja në gjumë mund të ndodhë në çdo moshë, por është më e shprehur tek fëmijët.

Kjo shprehi zvogëlohet në moshën e adoleshencës dhe zhduket.

The post Njerëzit që ecin në gjumë, mund të thyejnë këmbën e të mos zgjohen appeared first on GazetaBlic.

Veteranët e LANÇK-së mbajnë Kuvendin zgjedhor

Posted: 06 Apr 2017 10:19 PM PDT

Shoqata e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare të Kosovës, sot do të mbajë Kuvendin zgjedhor.

Në takim do të zgjedhen anëtarët e Kryesisë së Shoqatës, kryetari i Kryesisë dhe delgatët e Kuvendit të shoqatës.

Në Kuvend do të prezantohet edhe raporti i punës, për periudhën 01 janar 2015 – 31 dhjetor 2016.

The post Veteranët e LANÇK-së mbajnë Kuvendin zgjedhor appeared first on GazetaBlic.

Drejtori i Muzeut: Kosova është më mirë se sa paraqitet në botë

Posted: 06 Apr 2017 10:17 PM PDT

Në Prishtinë për herë të parë po mbahet Konferenca Ndërkombëtare për Muze dhe Trashëgimi.

Drejtori i Muzeut të Kosovës, Skënder Boshtrakaj ka treguar qëllimet e kësaj konference.

"Kjo konferencë ka disa qëllime, së pari është konferenca e pestë që mbahet në rajon por për herë të parë në Kosovë. Muzeu i Kosovës është pjesë e Rrjetit të Muzeve të Ballkanit që disa vjet, por kësaj rradhe ne jemi nikoqir dhe bashkëorganizator të kësaj konference".

"Qëllimi i kësaj konference është që profesionistët e fushës të takohen, të shkëmbejnë përvoja dhe të krijojnë mundësi për të bashkëpunuar në të ardhmen".

Boshtrakaj në Kosova Direkt të Klan Kosovës ka treguar se në këtë konferencë po marrin pjesë rreth 100 muze dhe profesionistë të fushave të ndryshme të trashëgimisë nga 13 shtete

Sipas tij, është shumë e rëndësishme ardhja e profesionistëve të trashëgimisë nga vende të ndryshme në Kosovë.

"Këta profesionistë është e rëndësishme që të vijnë në muzeun e Kosovës, të komunikojnë me njëri-tjetrin po edhe të dërgojmë mesazhe nga ky vend".

"Është e rëndësishme të thyejmë paragjykime, në atë se si paramendohet Kosova dhe se si paraqitet, është me rëndësi të dërgohet mesazhi se Kosova është shumë më mirë se sa duket, por edhe jemi larg asaj që synojmë".

The post Drejtori i Muzeut: Kosova është më mirë se sa paraqitet në botë appeared first on GazetaBlic.