Tirana Observer: “Vrasja e Artan Cukut/ “Autori e priti në kafene, ja identikiti i tij i plotë”” plus 9 more |
- Vrasja e Artan Cukut/ “Autori e priti në kafene, ja identikiti i tij i plotë”
- “Pse nuk do ta blej Samsung Galaxy S8?”
- Si të zbardhim dhëmbët në mënyrë natyrale, ja disa këshilla
- Çfarë pashë të shtunën në mbrëmje brenda çadrës
- Misteri i dy plumbave në vrasjen e Artan Cukut, verifikohen armët e viktimës
- Del Piero: MSN ndalet vetëm kështu, ja si mposhtet Barcelona
- I biri iu vetëvra me armën e Cukut, babai i Agim Dakës: Me komisarin u pajtuam sipas Kanunit
- Jonida Vokshi feston ditëlindjen, sa vjeç mbush?
- FOTO: Kërcënohet gazetarja Arbana Xharra, i bëhen kryqe në muret e banesës
- Brukseli: Opozita të kthehet në Parlament
| Vrasja e Artan Cukut/ “Autori e priti në kafene, ja identikiti i tij i plotë” Posted: 10 Apr 2017 09:53 AM PDT Gazetarja e kronikës në "News 24", Klodiana Lala ka zbuluar sot të tjera detaje nga hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, që kanë në dorë dosjen e atentatit të dy ditëve më parë ku u ekzekutua "komisari i hekurt" Artan Cuku. E ftuar në rubrikën "Opinion" në studion e lajmeve në News 24, Lala sqaroi se tashmë prokurorët e kanë identikitin e vrasësit. “Është një djalë rreth 35-vjeç, i hollë, i gjatë, i veshur me të zeza dhe në kokë mbante një kapele. Ky person e ka pritur Cukun kur ka hyrë i vetëm në pallat. Rruga për të shkuar tek pallati ka qenë e pashtruar dhe disi e veçuar nga rruga e Kosovarëve. Kur ka hyrë në pallat ai e ka kuptuar që do qëllohet dhe ka tentuar të shmanget duke thirrur një nga ashensorët. Ka thirrur ashensorin e tretë, në këto momente është qëlluar. Ka dyshime të forta që është përleshur me autorin, madje më herët ka thirrur ashensorin që t'i shpëtojë vrasësit, por kjo mbetet ende për tu vërtetuar",- tha Lala, siç raporton BalkanWeb. Sipas saj, identikiti i killerit tashmë është i qartë për Prokurorinë e Krimeve të Rënda, madje ata po shpresojnë të arrijnë tek ai përmes gjurmëve, apo përmes ndonjë "gabimi" që mund të ketë bërë në momentin kur priste komisarin në hyrje të pallatit, por edhe ditët e tjera kur mund ta ketë ruajtur. Duke iu referuar rrëfimit të administratores së pallatit, Lala shton se kjo e fundit e ka parë vrasësin, jo vetëm në hyrje të pallatit, por edhe në një kafe aty pranë. "Këto janë ngjarje të vështira për tu zbardhur. Prokuroria shpreson që ai të ketë bërë gabime, të ketë lënë gjurmë diku. Pra, të jetë shfaqur me fytyrë jo vetëm atë ditë, por edhe ditë të tjera. Adminstratorja e pallatit thotë se është përballur me të, ka biseduar. Ajo thotë që e ka parë edhe ditë të tjera, madje e ka parë të ulur në kafe", tha Lala Duke mos i renditur nga rëndësia, ajo veçoi vitet 2012-2013 kur Cuku ishte drejtues në Drejtorinë e Policisë në Vlorë, ku me iniciativën e tij, ka rihapur dosjen e disa ngjarjeve të rënda, mes tyre edhe atë të ndodhur në vendin e quajtur si "Pusi i Mezinit" mes dy grupeve kriminale në fushën e narkotrafikut që zanafillën e ka në Spanjë. Edhe Lala sqaroi se janë tre pistat ku po heton policia për vrasjen e komisarit. Sipas prokurorisë, në mesin e pistave të hetimit është edhe ngjarja e vitit 2005 ku viktima, Cuku, mbante detyrën e Shefit të Krimeve në Komisariatit nr.4 në Tiranë. Që kjo ishte një nga pistat e hetimit. Gjithçka nisi kur në ambientet e këtij komisariati është shoqëruar shtetasi Agim Daka nga Tropoja për tu pyetur nëse kishte dijeni mbi arratisjen e vëllait të tij Bujar Daka, sëbashku me dy të tjerë nga ambientet e paraburgimit në Shkodër. Gjatë marrjes në pyetje, thuhet në komunikatat e kohës, Agim Daka i rrëmbeu armën nga brezi Shefit të Krimeve dhe vrau vetën. Për këtë ngjarje, si në aspektin ligjor ashtu edhe me kanun, familja Cuku dhe Daka e kishin mbyllur historinë mes tyre si ngjarje aksidentale. Nga ana tjetër, hetimet janë përqendruar edhe për konfliktet e mundshme që ish-drejtuesi Cuku kishte me kompanitë rivale të policive private, me të cilët konkuronte edhe në tendera të ndryshëm si publikë ashtu edhe privatë për ruajtjen e ambienteve. |
| “Pse nuk do ta blej Samsung Galaxy S8?” Posted: 10 Apr 2017 08:34 AM PDT Njё nga klientёt e "Samsung", gjithashtu analist i teknologjisë, Sean Hollister duket se ka hequr dorё prej markёs. Ai tregon mё poshtё disa nga arsyet se pёrse ёshtё zhgёnjyer nga "Samsung". "Mё 29 mars "Samsung" lançoi telefonin e tij Galaxy S8. Por unë nuk do ta blej njё tё tillё. Jo pёr arsyet qё do tё mendoni ju. Nuk ёshtё sepse kushton shumё, apo sepse nuk jam i kёnaqur me fotot qё "Samsung" realizon apo se preferoj ndonjё telefon tjetёr LG apo Apple". Jo, bleva Samsung S6 dhe S7 sepse kam menduar se ata ishin telefonat mё tё mirё nё treg. Me kamerёn mё tё mirё, dizajnin mё tё mirё dhe aftёsitё mё tё mira, dhe besoj se dhe Galaxy S8 do tё jetё po aq mbreslёnёs duke parё nga larg. Por unё nuk dua njё telefon qё tё jetё mё i miri nё momentin qё e blenё, unё dua njё telefon qё tё zgjasё. Pasi kalova njё vit me njё Galaxy S7, janё disa arsye tё cilat argumentojnё se pse unё po largohem nga Samsung": 1)Bateria Pas njё viti bateria e telefonit tim, nuk zgjat mё gjithё ditёn. Me njё Samsung S7 tё vёnё nё njё provё baterie, do tё jem shumё me fat nёse nё drekё bateria e mbetur do tё jet 30%, e nёse jam nё punё deri nё darkё, telefoni fiket shumё herё mё herёt. Duket shumё kontradiktore nё fakt sepse arsyeja kryesore se pёrse un hoqa dorё nga Galaxy S6 pёr njё Galaxy S7 ishte bateria. Nuk do tё bёj tё njёjtin gabim. 2)Shpejtёsia Pёrpara njё viti, nuk kishte asnjё pyetje nё mendjen time qё Samsung Galaxy S7 ishte telefoni me kamerёn mё tё mirё. Por ashtu si funksionet e tjera tё telefonit tim edhe kjo duhet tё ishte e shpejtё. Kjo shpejtёsi supreme e shkrepjes sё kamerёs tashmё ёshtё zhdukur. Tani ka gjithmonё njё vonesё tё konsiderueshme para se unё tё bёj njё foto. 4)Pёrditёsimet e softuerit Nuk dua tё ndalem shumё nё kёtё gjё sepse ju me siguri do ta keni dёgjuar shumё herё, por do tё ndalem gjithsesi. "Samsung" dhe partnerёt e tyre janё gjithmonё njё muaj vonesё me pёrditёsimet e fundit softwer tё Android. Un kam vetёm Android nё telefonin tim Galaxy S7. Por nёse unё do tё kisha blerё njё Nexus Google 5x apo 6x, do tё kisha qёnё duke e pёrdorur atё shtatё muaj mё parё. |
| Si të zbardhim dhëmbët në mënyrë natyrale, ja disa këshilla Posted: 10 Apr 2017 08:18 AM PDT Një buzëqeshje shndritëse është ëndrra e të gjithëve. Por para se t'i drejtoheni dentistit për zbardhjen e dhëmbëve, e cila shpesh mund të jetë edhe e dëmshme, ne ju japim disa ide për zbardhjen në kushte shtëpie. Lëkura e bananes Bananet janë një burim vlerash ushqimore për organizmin tonë. Por edhe lëkura mund të na shërbejë. Para se t'i hedhim në plehra lëkurat e bananes, mund të fërkojmë dhëmbët me to për 2 minuta. Më pas lajmë dhëmbët me pastën e zakonshme. Ky veprim duhet përsëritur 2-3 herë në javë dhe pas një kohe të shkurtër, rezultatet e para janë të dukshme. Zbardhja e dhëmbëve me lëkurën e bananes i detyrohet mineraleve si potasiumi, magnezi dhe mangani, të cilat gjenden me shumicë tek ky frut. Luleshtrydhe Disa luleshtrydhe të shtypura vendosen mbi dhëmbë për 2-3 minuta. Më pas, i shpëlajmë dhëmbët me ujë ose i lajmë me furçë. Luleshtrydhet veprojnë në dy mënyra: me anë të një enzime që njihet si acidi malik, i cili është përbërësi kryesor i shumicës së zbardhuesve të dhëmbëve; dhe me anë të fibrave që veprojnë si pastrues dhe largojnë bakteret që gjenden në gojë. Lëkurë dhe lëng limoni Acidi në nivel të lartë që gjendet te limoni vepron si zbardhues. Mjafton të fërkoni dhëmbët me lëkurën apo të lyeni dhëmbët me lëngun e përzier me ujë (në masa të barabarta). Por këshillohet që kjo metodë të mos përdoret më shumë se dy herë në javë, pasi mund të dëmtojë zmaltin. Karotat Kur konsumohen të freskëta dhe të pagatuara, karotat veprojnë si pastrues për dhëmbët. Ato vrasin bakteret e gojës dhe i bëjnë dhëmbët më të bardhë. Për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminës C, do të keni mishra më të shëndetshëm dhe më pak baktere që shkaktojnë erën e keqe. Soda e bukës Ajo është mënyra më e sigurt dhe më e shëndetshme për të zbardhur dhëmbët dhe për këtë janë dakord të gjithë dentistët. Soda largon njollat dhe mbron zmaltin. Mjafton të përzieni pak sodë buke me kripë dhe të fërkoni dhëmbët me të duke përdorur një furçë të butë. Buzëqeshja do të jetë rrëzëllitëse dhe ndjesia e pastërtisë në gojë do zgjasë gjithë ditën. |
| Çfarë pashë të shtunën në mbrëmje brenda çadrës Posted: 10 Apr 2017 07:28 AM PDT Nga Bedri Islami Të shtunën në mbrëmje isha në Tiranë. Nuk e di se cili nga miqtë e mi tha se do të ishte bukur nëse gjenim kohë dhe shkonim deri tek çadra në mesin e bulevardit, të cilën dikush synon ta quajë si çadrën e lirisë e dikush tjetër si vatra ku përmes tendës kërkon të fshihet krimi. Unë i besoj së dytës, sidomos kur e di fare mirë se cilët janë ata që po bëjnë ligjin aty, cilët çirren dhe çfarë vlerash kanë. Nuk është gjë e re që spekulantët politikë çirren më shumë se të tjerët për popullin, ndërkohë që, kur ishin në pushtet, zverku i popullit i mbante këto " dishepuj" të republikës së re. Dhe vajta tek çadra, ngritur në mesin e bulevardit, një çadër që do të jetë në historinë e lëvizjes politike në Shqipëri si shfaqja groteske e një njeriu grotesk, që, duke patur pas vetes hijen e një njeriu mizor, edhe sot e kësaj dite, si 27 vite më parë i bën gjëmën shtetit. Është mbrëmje e butë tiranase, e cila shumë shpejt mund të kthehet në një natë të freskët. Sapo isha ndarë nga një bisedë e gjatë me shkrimtarin dramaturg Bashkim Kozeli, e pas tij një takim, gjithnjë i pashoq, me profesor Sabit Brokaj. Në çadër , rreth orës 21 ishin diçka më shumë se 50 vetë dhe duhej të ishin nga qyteti im i lindjes, Shkodra. Mes turmës amorfe, diku luhej domino, diku hahej qofte, diku tjetër një grup pinte cigare dhe diskutonte për barazimin e Realit, pashë nga larg një deputete të Shkodrës, pa dyshim nga njerëzit që nderoj më shumë, e pas disa metrash Bardh Spahia, djali i deputetit të ndjerë Ali Spahia, me të cilin, ndërsa ishim marrë vesh fare mirë kur krijuam shoqatën "Kosova", në dhjetorin e vitit 1990, nuk u kuptuam kurrë në muajt pasardhës. Ishte qetësi në çadër e më shumë se gjithçka tjetër mund të mendohej se ishte një grupim njerëzish të thirrur për të përgatitur një gjë tjetër, çfarëdo qoftë, por që nuk kishte lidhje me qeverinë dhe me shtetin. Ata, në atë qëndrim të zgjatur, mund të ishin gjithçka, ndoshta edhe njerëz të mirë, por askush nuk mund të mendonte se ishin thirrur aty për të rrëzuar shtetin. Në hyrjen e çadrës ishte zbrazëtirë, dhe të dukej se prej aty mund të kishte gjithçka tjetër, veçse shenja e revoltës nuk ndjehej në asnjë çast. Njoha disa nga çadristët e ardhur nga Shkodra. Nuk më lanë shijen e mirë, por mendova se kjo republika e re po synon të ngrihet edhe një herë mbi të keqen, megjithëse e di se nuk do të ngrihet asgj e vyer nga mbetjet e një politike thellësisht antikomb. Po e ndiqja në heshtje gjithçka ishte rreth e rrotull, kur befas, nga ura e Lanës , në gjysëm errësirën e dritave të pakta, vura re se po vinte një grup i madh burrash e mes tyre disa pak gra, mbështjellur me disa shalle të errët, ndoshta më dukeshin kështu nga errësira. Po vinin drejt çadrës. Po vinin duke folur me njëri tjetrin dhe befas njëri thirri fort, – O Hamit, luej bre kambet e ec, ku dreqin je. -Prit se erdha, qe këtu jam. Më len, he dreq, ta kryej këtë të shkretë bukë.. Turma po ecte avash, e heshtur, me thirrje të tilla sporadike, më shumë si një shetitje në bulevardin e Tiranës, se sa "republikanët e rinj" që kërkonin të formësonin një vend ndryshe. Kur u afruan tek ndërtesa qeveritare, ata që ishin në rradhën e parë të turmës, krejt mekët, si një detyrim i kërkuar nga dikush tjetër, ende pa ngritur dy gishtat lart, filluan të thërrasin, "Rama ik, Rama ik", dhe zëri i tyre i mekët nuk shkonte as tek çadra përballë. Ishin matjanët që po shkonin drejt çadrës, që asaj nate kishin turnin e natës. Të parët u dhanë në hyrjen e çadrës. I shikoja dhe më vinte keq: të lodhur, gjysëm të dremitur, as nuk e dinin se për kë do të luftonin. Më kishte thënë një mik demokratikas se, vërtet po luftojnë, por për cilin po luftojnë. Ai, më shtoi, nuk vlen as për një drejtor shkolle. Të parët nga matjanët që u dhanë tek hyrja e çadrës pritën që ata që ishin brenda të përshendetnin, sepse, si duket, u kishin thënë se do të kishin pritje madheshtore. Askush nuk i vuri re. Heshtje fillimisht e më pas, të lodhur, matjanët nisën të brohorasin duke ngritur dy gishtat lart. Në çadër u zgjuan dhe u gëzuan, ende nuk e di nëse u gëzuan më shumë nga që u erdhën " përforcime", apo se u kishte mbaruar "turni" dhe do të niseshin për në shtëpitë e tyre. Ndoshta do të ishte një turn i përbashkët. Në hyrjen e çadrës u afrua edhe një burrë i vjetër që shiste fara lule dielli. Pyeti mikun tim nëse e dinte se deri kur do të zgjaste protesta dhe do të mbetej aty ajo çadër. Kur miku im iu përgjegj, ai u ndje i gëzuar. Kishte bërë punë në ato ditë, sidomos sukses kishin patur lulet e diellit. Ndjehej i lumtur. Ndjeva keqardhje për ata njerëz që ishin në çadër. Shumë prej tyre mund të ishin dhjetra herë më të ditur e më të ndershëm se Nard Ndoka, por ishin thirrur për të ngritur në pushtet edhe një herë këtë njeri të politikës mediokre. Ata mund të ishin shumë më të pafaj se gjithë klasa politike shqiptare, por u kishin dhënë urdhër të shkonin aty për të mbrojtur pikërisht një bashkëfajtor në vrasjet e Gërdecit, si Mediu. Ata mund të ishin qindra herë më të dinjitetshëm se shumë të tjerë, por do e kalonin natën për të qenë pushtetar një politikan kurrizdalë si Kreshnik Spahiu. Ata , ndoshta, nuk do të kishin të siguruar as bukën e muajit, shtëpitë mund t'i kishin të rëna, por po mblidheshin për të mbrojtur sarajet e stërmëdha dhe pasurinë përrallash të Shkelzen Berishës dhe të Argitës. Ata mund të kishin ecur në këmbë , ndoshta edhe me orë, kur do u duhej të brohorisnin për një njeri që kishte "zhdukur" qindra milionë euro në një rrugë të vetme, ndoshta rruga më e shtrenjtë në botë. Kjo çadër, duke spekulluar mbi dhimbjen, është ngritur për të shembur shtetin. Jo për të rrëzuar një qeveri. Kjo e fundit mund të ishte normale. Ajo është ngritur për të përmbysur shtetin. Njëlloj si në vitin 1992, njëlloj si në vitin 1997, njëlloj si në vitin 1998, njëlloj si në humnerën që krijuan në vitet e qeverisjes. Janë ngritur për të përmbysur shtetin sepse nuk e duan shtetin, në rastin më të mirë, ose sepse u kanë dhënë urdhër, në rastin më të besuar. Nëse kjo çadër do të shembë shtetin, atëherë kot paskemi besuar se mund të kemi pasur ndonjëherë shtet. Më janë dhimbur fort ata matjanë që shkonin drejt çadrës pa e ditur pse janë thirrur dhe për cilët janë thirrur./Dita |
| Misteri i dy plumbave në vrasjen e Artan Cukut, verifikohen armët e viktimës Posted: 10 Apr 2017 07:06 AM PDT Në vendin ku u vra Artan Cuku, policia gjeti 5 gëzhoja 7.5 milimetra dhe dy të tjera 9 milimetra, fakt që provon se aty u përdorën dy armë. Ende nuk është e qartë, nëse në vendin e ngjarjes u përdorën armë nga dy vrasës, apo para se të vritej Artan Cuku ka mundur të kundërpërgjigjet me dy të shtëna. Gëzhojat 9 milimetërshe përdoren për pistoleta të tipit Bereta dhe Glock, por policia pret përgjigjen e ekspertizës për të verifikuar se nga çfarë arme janë qitur plumbat. Nga verifikimi do të kuptohet nëse gëzhoja i përkasin ndonjë prej pistoletave që Artan Cuku kishte me leje. Nuk përjashtohet mundesia që ky i fundit të ketë qëlluar me armë në drejtim të autorit. Edhe pse policia ka lënë të lirë dy vëllezërit Daka, hakmarrja mbetet pista kryesore e hetimit për vrasjen e ish drejtorit Artan Cuku. Bujar Daka dhe Flori Daka natën e vrasjes kanë qenë në një lokal në Shkodër. Autori i krimit është filmuar nga një kamera sigurie, teksa priste viktimën pranë pallatit ku banonte ish drejtori i policisë, Artan Cuku. Nga filmimet është zbuluar se vrasësi ka qenë i veshur me rroba sportive, të bardha dhe në kokë mbante një kapele. Ka qëndruar rreth 15 minuta në hyrjen e pallatit, deri kur ka parë të afrohet Artan Cuku. Sipas policisë, viktima është futur në pallat dhe ka marrë ashensorin për t'u ngjitur në katin e tretë, por sapo është futur në ashensor, është qëlluar nga pas me pistoletë. |
| Del Piero: MSN ndalet vetëm kështu, ja si mposhtet Barcelona Posted: 10 Apr 2017 06:35 AM PDT Ikona e Juventusit, Del Piero, ka dhënë një intervistë për spanjollen “AS” në prag të ballafaqimit çerekfinal të Ligës së Kampioneve të bardhezinjve me Barcelonën, ku ka nënvizuar faktin se "nuk ka mbrojtje për ta ndalur MSN, prandaj duhet luajtur si një ekip ndaj tyre". Pyetjes nëse Juve mund ta mposhtë Barcelonën, por edhe gjërave të tjera mbi këtë përplasje të shumëpritur, ish-kapiteni u jep këtë përgjigje: "Barcelona është një ekip i jashtëzakonshëm. Megjithatë, luhet 11 kundër 11, ndaj është e vështirë të parashikohet se kush mund të fitojë. Tashmë kjo ka ndodhur dhe mund të ndodhë përsëri. Juve është një ekip i madh dhe i ka mundësitë për gjithçka. PSG-ja, për shembull, ishte një shembull në ndeshjen e parë”. A do të peshojë kujtesa e finales së Berlinit? “Nuk mendoj, sepse Juventusi ka ndryshuar. Dhe, përveç kësaj, një raund eleminator është shumë ndryshe nga një finale”. Përmbysja e Barcelonës kundër PSG? “Ajo ishte historike. Një moment që do të qëndrojë pikë referimi në historinë e futbollit dhe Champions-it, diçka që shkon përtej të mundurës. Mbrojtja bardhezi është më e mirë në Ligën e Kampionëve. A mund ta ndalë mbrojtja e Juves MSN? “Personalisht mendoj se ka asnjë mbrojtje që mund t'i ndalojë këto fenomene. E përsëris, ata janë individualisht të pandalshëm. Kundër Barçës ju mund të fitoni vetëm si një ekip”. A do ta fitojë Neymar "Topin e Artë"? “Po, do ta bëjë atë. Veçanërisht këtë vit ka marrë rrugën e duhur”. Çfarë vlerësoni në lidhje me filozofinë e lojës së katalanasve? “Para së gjithash, unë e vlerësoj atë si filozofi, më shumë se një klub, siç lexojmë në tribunat e "Camp Nou". Barça transmetohet me kalimin e kohës, trajner pas trajneri, lojtar pas lojtari. Futbolli katalanas është, gjithashtu, një ndjenjë e përkatësisë, lartësim i emrit dhe talentit. Kjo është shenjë dalluese e tyre”. Incidenti mes Suarez dhe Chiellini, a është harruar tashmë? “Po, jam i sigurt. Në mesin e sportistëve, kësi gjërash janë të tejkaluara”. Dybala? “Tashmë ai ka bërë shumë dhe ka gjithçka për të ndërmarrë një hap tjetër, përpara. Shpresoj të qëndrojë te Juventusi për aq kohë sa të jetë e mundur, edhe përgjithmonë”. Sezoni bardhezi i Higuain? “Ekselent. Mos harroni se Higuain nuk arriti te Juve që të mundë rekordin e tij të golave. Ai e bëri këtë lëvizje për të fituar. Tani, një nga qëllimet më të rëndësishme të Higuain është Liga e Kampionëve. Buffon, me sa duket, do të tërhiqet pas Kupës së Botës… “Nuk është ende një vendim zyrtar, por unë mendoj se kjo varet nga forma sportive, në të cilën do të ndjehet në fund të vitit të ardhshëm”. Çfarë kujtoni nga përplasja me Barcelonën në vitin 2003? “Një emocion i jashtëzakonshëm, një nga momentet më kulmore që kam jetuar në Ligën e Kampionëve. Të fitosh në "Camp Nou" është diçka e jashtëzakonshme." |
| I biri iu vetëvra me armën e Cukut, babai i Agim Dakës: Me komisarin u pajtuam sipas Kanunit Posted: 10 Apr 2017 05:57 AM PDT Pas ekzekutimit mafioz të komisar Artan Cukut, policia nisi hetimet edhe në pistën e hakmarrjes nisur nga një vetëvrasje në zyrën e tij 12 vite më parë. Policia shoqëroi edhe dy vëllezërit e Agim Dakës, tropojanit që vrau veten me armën e Cukut. Por dy ditë pas vrasjes babai i tij, Prelë Daka ka folur për "Neës24", duke deklaruar se me komisar Artan Cukun është pajtuar sipas Kanunit pas vdekjes së të birit. "S'kemi lidhje me vrasjen e Artan Cukut. E kemi mbyllur atë çështje dhe jemi pajtuar sipas Kanunit. Artan Cuku ka bërë bé në xhami se djali im Agim Daka është vetëvrarë dhe unë dhe familja ime e kemi besuar. Nuk kemi asnjë lidhje me vrasjen e Artan Cukut sepse e kemi mbyllur shumë vite më parë", ka deklaruar ai.
|
| Jonida Vokshi feston ditëlindjen, sa vjeç mbush? Posted: 10 Apr 2017 05:54 AM PDT
Në foton e publikuar ajo shfaqet pikërisht në çastin e fikjes së qirinjve të tortës së ditëlindjes. Por diçka nuk na ka treguar Jonida, dëshirën që e ka menduar. Edhe pse është akoma e re, duhet thënë se Jonida duket shumë më e vogël se ditëlindja e saj, pa frikë asaj mund ti japësh jo më shumë se 25 vjeç. |
| FOTO: Kërcënohet gazetarja Arbana Xharra, i bëhen kryqe në muret e banesës Posted: 10 Apr 2017 05:46 AM PDT Kryeredaktorja e gazetës "Zëri", Arbana Xharra, ka qenë pre e një vargu kërcënimesh ditëve të fundit. Pas shumë mesazheve fyese dhe linçuese në Facebook, sulmuesit kanë shkuar edhe më larg. Ata kanë gjetur adresën e banimit të Xharrës në Prishtinë, dhe në muret jashtë banesës së saj, kanë vizatuar me ngjyrë të kuqe disa kryqe gjigantë. Të njëjtën e kanë bërë edhe në parkingun e banesës së saj, ku ajo zakonisht e lë veturën. Kryeredaktorja e "Zërit", ka treguar se ka lajmëruar rastin në polici, e cila po merret tani me hetimet. Më poshtë mund të shihni fotografitë e bëra në vendbanimin e Xharrës në Prishtinë./Zeri/ |
| Brukseli: Opozita të kthehet në Parlament Posted: 10 Apr 2017 05:34 AM PDT Bashkimi Europian bën thirrje që debati politik në Shqipëri duhet të zhvillohet brenda në parlament. Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç duke iu përgjigjur interesit të Ora News tha se po ndjek nga afër zhvillimet politike në Shqipëri ndërsa shprehur keqardhje për situatën politike. "Që në fillim të bojkotit ne kemi shprehur keqardhje sepse debati politik nuk duhet të zhvillohet jashtë, por brenda parlamentit dhe për ne është çështje kyçe dhe e rëndësishme që të ketë dialog mes pozitës dhe opozitës dhe për ambiciet që ka vendi për në BE dhe përgatitjet për zgjedhjet janë pjesë e rëndësishme e këtij procesi. Ne kemi ndjekur zhvillimet, ju e thatë se afati për regjistrim është sot dhe për ne është e rëndësishme është të shohim përgatitje të mirë për një proces të mirë zgjedhor", tha Koçijançiç. |
| You are subscribed to email updates from Tirana Observer. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |






Jonida Vokshi sot feston ditëlindjen dhe duket se nuk kompleksohet që të tregoj edhe moshën e saj, këtë e ka bërë përmes një postimi në profilin e saj në Instagram. "Mosha e femrës nuk thuhet…iku dhe 31-shi ndihem kaq mirë," shkruanVokshit.