Tirana Observer: “FOTO/ Koreja e Veriut shfaq super raketat: Jemi gati për luftë nukleare” plus 9 more |
- FOTO/ Koreja e Veriut shfaq super raketat: Jemi gati për luftë nukleare
- Juventus, një hap më afër historisë. Muntari merr urrejtjen e rrjeteve sociale
- VIDEO/ Shihni si i vjedhin makinën gazetares në Tiranë
- Kush ju do më shumë qeni apo macja? Ja çfarë thotë studimi
- Pas vitesh si “single”, Genta Ismajli gjen dashurinë
- Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia në alarm, merren masa nga frika e sulmeve terroriste
- Kryepeshkopi Janullatos: Krishti u ngjall! Gëzuar Pashkën!
- Zgjidhja e krizës, Merkel sjell në Tiranë të besuarin e saj
- Pas ftesës së Metës, Basha përsërit refrenin: Dua qeveri teknike
- Meta flet për fatin e koalicionit PS-LSI dhe zgjidhjen e Presidentit
| FOTO/ Koreja e Veriut shfaq super raketat: Jemi gati për luftë nukleare Posted: 15 Apr 2017 09:26 AM PDT Koreja e Veriut paralajmëroi SHBA të mos ndërmarre akte provokuese në rajon, pasi në të kundërt do t'i përgjigjej me sulme bërthamore. Komentet vijnë ndërsa shteti komunist shënon 105 -vjetorin e lindjes së themeluesit të tij Kim Il Sung. Një paradë madhështore u mbajt në zemër të Phenianit, gjatë së cilës regjimi prezantoi arsenalin e fundit. Pamjet e shfaqura në televizionin shtetëror treguan ushtarët teksa marshonin së bashku me tanket në sheshin Kim Il Sung, në praninë e mijëra njerëzve si dhe të udhëheqësit koreanoverior Kim Jong Un. Ai ishte i veshur me kostum të zi, e dukej i relaksuar teksa qeshte me bashkëpunëtorët. Mes arsenalit të prezantuar gjatë asaj që njihet si 'dita e diellit' ishin edhe raketat e reja balistike ndërkontinentale. Avionët ushtarakë krijuan numrin 105 në qiell. Për herë të pare u prezantuan edhe raketat balistike Pukkuksong që lëshohen nga nëndetëset. Shfaqja e muskujve vjen mes tensioneve në rritje, ndërsa një flotë luftanijesh amerikane i është drejtuar gadishullit korean. "Jemi gati t'i përgjigjemi luftës me luftë sulmeve bërthamore do t'i përgjigjemi në të njëjtën mënyrë, sipas stilit tonë", ishte komenti i Choe Ryong-hae, që besohet të jetë zyrtari i dytë më i rëndësishëm në Korenë e Veriut. Mes shqetësimeve se Pheniani po i afrohet gjithmonë e më shumë qëllimit për të prodhuar një arsenal bërthamor, parada e së shtunës ishte një mundësi për udhëheqësin autoritar, që të shfaqte kapacitetet ushtarake. |
| Juventus, një hap më afër historisë. Muntari merr urrejtjen e rrjeteve sociale Posted: 15 Apr 2017 08:46 AM PDT Juventus ka fituar lehtësisht 2-0 kundër Pescara-s, ndeshje e vlefshme për javën e 32-të të Serie A. Bardhezinjtë, që vinin në këtë sfidë pas fitores perfekte 3-0 të marrë në mesjavë kundër Barcelona-s në çerekfinalet e Champions League, kanë hedhur një hap tjetër drejt titullit të gjashtë radhazi në kampionatin italian, një arritje që do të ishte historike pasi asnjë skuadër tjetër nuk e ka realizuar një gjë të tillë në futbollin italian. Protagonisti i sfidës së sotme ka qenë Gonzalo Higuain, i cili ka vendosur takimin me dy golat e realizuar në minutën e 23-të dhe të 43-të. Argjentinasi ka shkuar në kuotën e 23 golave në këtë kampionat dhe ka arritur kuotën e 201 golave të shënuar në La Liga dhe Serie A (107 Real Madrid, 71 Napoli, 23 Juventus). Fitorja e bardhezinjve është bërë akoma më e çmuar nga barazimi 1-1 i regjistruar në ndeshjen Roma-Atalanta. Ky rezultat ka çuar në tetë pikë diferencën mes verdhekuqve dhe bardhezinjve.
Pasditja e Juves do të ishte e bukur sikur dëmtuar Paulo Dybala. Gjithçka ndodhi për shkak të Suley Muntarit që bëri një ndërhyrje brutale në kaviljen e argjentinasit. Ky i fundit u detyrua të linte fushën e lojës për shkak të dëmtimit. Në ueb më pas Muntarin është vënë në qendër të akuzave të tifozëve, sidomos atyre bardhezinj për ndërhyrjen e rëndë, pasi Juvja të mërkurën luan ndeshjen e kthimit në Champions në Barcelonën dhe me mungesën e Dybalas gjithccka do të jetë ndryshe. |
| VIDEO/ Shihni si i vjedhin makinën gazetares në Tiranë Posted: 15 Apr 2017 08:38 AM PDT Gazetarja dhe moderatorja Ornela Gace ka publikuar videon e vjedhjes së makinës së saj në mes të ditës pranë një servis makinash në Tiranë. Në video, dallohet hajduti, i cili pas konstaton se makina e gazetares është e hapur, futet brenda saj duke i vjedhur portofolin. "Ja si vidhen makinat në mes të dites në Tirane bravooooo rendiiii bravo zoti ministër i rendit jeta jonë është e sigurt", shkruan Ornela Gace në profilin e saj në 'Facebook'. |
| Kush ju do më shumë qeni apo macja? Ja çfarë thotë studimi Posted: 15 Apr 2017 06:56 AM PDT Macet dhe qentë kanë shumë gjëra të përbashkëta. Janë kafshë të mrekullueshme dhe perfekte për kafshë shtëpiake. Por sipas një studimi të fundit të kryer nga neuroshkencëtari Dr. Paul Zak për BBC2 tregon se kur është fjala për dashurinë ndaj pronarit gjërat ndryshojnë. Zak mori në studim 10 mace dhe 10 qen për të parë se sa shumë dashuri kishin ata për njerëzit e tyre, dhe rezultoi që qentë i donin pronarët e tyre pothuajse pesë herë më shumë se macet. Për të përcaktuar nëse macet apo qentë i donin njerëzit e tyre, Zak mori mostra gjaku nga çdo kafshë para se të luanin me njerëzit e tyre, dhe pastaj përsëri pas lojës, për të kontrolluar për praninë e oksitocinës (hormonin e dashurisë). Ai gjeti se mesatarisht, qentë prodhojnë 57.2% oxytocin, ndërsa macet prodhuan vetëm rreth 12%. Megjithatë, Zak ka shtuar se ai mendon se macet mund të kishin dalë më mirë në qoftë se testet do të ishin kryer në shtëpitë e tyre, se sa në një laborator. |
| Pas vitesh si “single”, Genta Ismajli gjen dashurinë Posted: 15 Apr 2017 06:55 AM PDT U bënë vite që Genta Ismajli deklarohet "single", e në fakt këngëtarja ka mohuar çdo romancë për të cilën është përfolur, përfshirë atë me Flori Mumajesin. Këngëtarja e famshme është përpjekur vazhdimisht ta mbajë larg vëmendjes së publikut jetën e saj private, e duhet thënë se deri diku ia ka arritur. Por duket se edhe Genta nuk mund t'iu shpëtojë përjetësisht syve kureshtarë. Këngëtarja thuhet se ka nisur një lidhje të re, me një djalë nga Kosova. Sipas thashethemeve, djali që ka arritur të fitojë zemrën e këngëtares jeton në Shtetet e Bashkuara dhe ka një biznes të vetin në kontinentin e largët. |
| Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia në alarm, merren masa nga frika e sulmeve terroriste Posted: 15 Apr 2017 05:50 AM PDT Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia rritën masat e sigurisë për të parandaluar çdo akt terrorist, veçanërisht kundër vendeve të kultit me rastin e festave të Pashkëve që fillojnë nesër. Në Kosovë, Këshilli Kombëtar i Sigurimit njoftoi në një komunikatë se kishte zbuluar veprime të dyshimta nga disa individë dhe grupe të lidhura me grupe dhe individë nga vende të treta. "Ata kishin planifikuar veprime kundër zyrtarëve institucionalë dhe politikë", sipas një komunikate që nuk jep shumë detaje mbi natyrën e sulmeve të projektuara. Ambasadat e SHBA-së në Prishtinë, Shkup dhe Tiranë u bënë thirrje shtetasve të tyre për një kujdes të lartë. "Në rajon, terroristët kanë tentuar tashmë të kryejnë sulme kundër objektivave të ekspozuar duke përfshirë këtu kishat dhe vendet e tjera të kultit, sheshet publike, arenat sportive, sallat e koncerteve apo grumbullimet publike", sipas komunikatës. Një burim zyrtar kosovar nën mbulimin e anonimatit, konfirmoi për AFP-në arrestimin e një personi të përmendur nga media lokale. "Tre persona të tjerë janë në kërkim", sipas këtij burimi që thekson se ata kishin lidhje me Lavdrim Muhaxhiri, alias Abu Abdullah al Kosova. Ky person, 28 vjeç është një prej rekrutuesve krysorë dhe një prej figurave kryesore të xhihadistëve të Ballkanit nisur për të luftuar në Siri dhe në Irak në radhët e ish-frontit Al-Nosra. Ai është shfaqur në disa video propaganduese xhihadiste, veçanërisht në njërën ku shihet duke vrarë një të burgosur. Sipas medias kosovare, autoritetet kanë rritur masat e sigurisë rreth vendeve të kultit katolike dhe ortodokse dhe kanë mobilizuar shumë forca policie. Në Shpipëri, policia ka rritur gjithashtu masat e sigurisë për të parandaluar incidente kriminale, por gjithashtu dhe akte terroriste. Nga ana e saj, Ministria e Brendshme maqedonase ka njoftuar për marrjen e një sërë masash në kuadër të kërcënimeve terroriste globale, që kanë si objektiv ndërtesat fetare. Rreth 500-600 shtetas të këtyre tre vendeve janë nisur në zonat e xhihadit në Siri dhe në Irak që prej vitit 2012. Pas kthimit të tyre ata janë vënë nën mbikëqyrje. |
| Kryepeshkopi Janullatos: Krishti u ngjall! Gëzuar Pashkën! Posted: 15 Apr 2017 05:36 AM PDT Kryepeshkopi Janullatos përcolli sot mesazhin e përvitshëm me rastin e Pashkëve ortodokse. "Gëzuar Pashkën vëllezër dhe motra. Triumfi i ringjalljes së Jezu Krishtit mbi padrejtësinë, dhunën, mëkatin dhe vdekjen i mbush zemrat tona përsëri me gëzim. Në këtë të kremte nuk meditojmë thjesht për një ngjarje unike, historike, por ftohemi të shkojmë drejt ripërtëritjes së jetës sonë shpirtërore. Le të kremtojmë me Pashkën duke ripërtërirë marrëdhënien tonë personale me Krishtin. Le ta jetojmë çdo ditë me ngazëllimin paskal i cili nuk e injoron realitetin e ashpër të jetës por e tejkalon dhe e transformon me hirin dhe fuqinë e Krishtit. Ripërtërirja që buron prej ngazëllimit paskal, le të jetë aspirata dhe përkujdesja jonë. Krishti u ngjall. Gëzuar Pashkën" |
| Zgjidhja e krizës, Merkel sjell në Tiranë të besuarin e saj Posted: 15 Apr 2017 04:32 AM PDT Javën e ardhshme duket se përpjekjet e faktorit ndërkombëtar do të jenë intensive për arritjen e marrëveshjes mes mazhorancës dhe opozitës. Përveç ministrit të Jashtëm të Gjermanisë i cili viziton Tiranën të hënën, pritet që në Shqipëri të mbërrijë edhe kreun i komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David McAllister. McAllister i përket partisë së Angela Merkel dhe vizita e tij pritet që të ndihmojë palët për arritjen e një kompromisi. Konfirmimi për vizitën e kreut të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, vjen vetëm pak ditë pas takimit me kryetaren e Komisionit të Integrimit Majlinda Bregu në Bruksel. Vetë Bregu ka shmangur komentet për takimet në Bruksel, por mesa duket ndërhyrja e ndërkombëtarëve ka qenë në qendër të vizitës në Bruksel. |
| Pas ftesës së Metës, Basha përsërit refrenin: Dua qeveri teknike Posted: 15 Apr 2017 04:25 AM PDT Pasi kreu i LSI-së Ilir Meta foli për dialog me me opozitën me ndërmjetësimin e Partisë Popullore Europiane, ka ardhur përgjigjja e Lulzim Bashës nga çadra e protestës. Ai ka përsëritur edhe njëherë kërkesën e opozitës për qeveri teknike. "Pa qeveri teknike nuk ka e s'ka për të pasur rrugë tjetër", tha Basha. Lidhur me atë që tha Meta se Basha është në krizë mosbesimi, kreu i opozitës tha se në krizë mosbesimi janë Rama e Meta. "Me PPE ka kush flet, ju zgjidhi punët tuaja. Lërini demagogjitë dhe zgjidhni punët me socialistët. Ne jemi të hapur për dialog. Dialogu ka një objektiv: Qeveri teknike dhe mandati i saj për zgjedhje të lira e të ndershme. Basha nuk është në situatë mosbesimi, Basha është në një situatë besimi. Në një situatë mosbesimi jeni ju, që jeni në një qeveri të inkriminuar, që nga kryeministrit e deri tek ministrat.Ne kemi vetëm një rrugë: Të ulemi e të diskutojmë për qeveri teknike dhe asnjë rrugë tjetër nuk ka", tha Basha. |
| Meta flet për fatin e koalicionit PS-LSI dhe zgjidhjen e Presidentit Posted: 15 Apr 2017 03:11 AM PDT Kreu i LSI-së Ilir Meta pas takimit me kryesocialistin Edi Rama nuk ka folur për fatin e koalicionit duke thënë se nuk është kjo e rëndësishme. Ndërsa për presidentit, ai theksoi se pavarësisht se maxhoranca ka 90 vota, do të kërkojë konsensus të gjerë. "Kjo nuk është çështja më e rëndësishme, më e rëndësishme është ajo që thashë dhe le të punojmë të gjithë sa më shpejtë për këtë dialog. Presidenti duhet të jetë një figurë konsensuale, dhe natyrisht për këtë është i domosdoshëm dialogu dhe bashkëpunimi me opozitën", tha Meta. Ai shprehu gatishmërinë për tu takuar me Bashën në çdo moment që ky i fundit do ta kërkonte.
|
| You are subscribed to email updates from Tirana Observer. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |




















Muntari