Tirana Observer: “Betimi tek varri i Enver Hoxhës, PKSH: Do të futemi në zgjedhjet e 18 qershorit” plus 9 more |
- Betimi tek varri i Enver Hoxhës, PKSH: Do të futemi në zgjedhjet e 18 qershorit
- Nëse do që fëmija të jetë i suksesshëm, mësoi këto 3 gjuhë
- Fleckenstein: Qeveria teknike nuk është e nevojshme. Askush nuk e mbështet bojkotin e PD
- Kualifikim drithërues, Shqipëria mposht Greqinë në minutën e fundit (VIDEO)
- Pedofili vrasës vetëvritet para gjyqit (VIDEO)
- McCain takon krerët e shtetit në Tiranë, thirrje për dialog
- Ekspertiza/ Vrasësi i Artan Cukut përdori dy pistoleta
- Qarkut i Vlorës, shkarkohet me sherr i besuari i Kokëdhimës
- 11 Prill ‘85/ Artur Zheji hap “arkivën”: Si e “fsheha” Ramën, që mos na shihnin si qeshnim kur vdiq Enveri
- VIDEO/ Shoferja e dehur përplaset me karburantin në Durrës. Shpërthen pompa
| Betimi tek varri i Enver Hoxhës, PKSH: Do të futemi në zgjedhjet e 18 qershorit Posted: 11 Apr 2017 09:59 AM PDT Në 32 vjetorin e vdekjes së Enver Hoxhës, partia Komuniste e Shqipërisë deklaroi se do të futej në zgjedhjet e 18 qershorit. Në homazhet që komunistët bënë pranë varrit të Hoxhës, u betuan se do ishin të bashkuar nën logon e PKSH. Kryetari i partisë nëpërmjet një statusi në Facebook, ka pasqyruar homazhet e bëra, duke konfirmuar se do të futeshin në zgjedhje. Statusi i Muharrem Xhafës Sot te Varri i shokut Enver Hoxha (11 prill 2017)! Sot u organizua te Varri i shokut Enver Hoxha nje ceremoni perkujtimore kushtuar 32 vjetorit te ndarjes se tij nga jeta. Ishin te pranishem komuniste, veterane, familjeve te deshmoreve, intelektuale dhe emigrante . Pas vendosjes se kurorave dhe tufave me lule te freskta, Muharrem Xhafa ftoi per te mbajtur fjalen e rastit kryetarin e PKSH, shokun Qemal Cicollari, i cili, pasi foli per jeten, mesimet e vepren revolucionare te shokut Enver, vleresoi faktin qe komunistet ishin te bashkuar ne homazhet e organizuara dhe qe ne zgjedhjet e 18 qershorit 2017 ata do te dalin me nje sigel te vetme, me siglen e PKSH! Fjala e tij u prit me entusiazem! Lavdi jetes dhe vepres se shokut Enver Hoxha! |
| Nëse do që fëmija të jetë i suksesshëm, mësoi këto 3 gjuhë Posted: 11 Apr 2017 08:47 AM PDT Tri gjuhët që fëmijët duhet të mësojnë, për të krijuar një jetë më të mire, janë zbuluar nga një studim i ri. Studimi pretendon se frëngjishtja, gjermanishtja dhe gjuha Mandarin (gjuha e Kinës, Tajvanit, Singaporit) janë gjuhët që do t'i japin fëmijëve mundësi më të mira në të ardhmen. Këto tri gjuhë janë trampolinë për të mësuar edhe shumë të tjera, që kanë lidhje me rrënjët e tyre. Studimi është kryer nga "Heathrow, the Centre for Economics and Business Research and Opinium". Autorët e studimit shprehen se besojnë "se mësimi i gjuhës është jashtëzakonisht i dobishëm për zhvillimin e fëmijëve dhe është një investim i vërtetë për të ardhmen e tyre". Pasi fëmijët të cilët janë të ekspozuar ndaj gjuhëve të ndryshme bëhen më të vetëdijshëm për kultura të ndryshme, njerëz të tjerë dhe pikat e tjera të mendimit. |
| Fleckenstein: Qeveria teknike nuk është e nevojshme. Askush nuk e mbështet bojkotin e PD Posted: 11 Apr 2017 07:36 AM PDT Gjatë një bisedimi me gazetarët në Bruksel eurodeputeti Knut Fleckenstein ka komentuar situatën politike në Shqipëri si dhe protestën e opozitës. Fleckenstein tha se qeveria teknike nuk është domosdoshmëri, ndërsa BE nuk jep rekomandime për qeverinë teknike. Eurodeputeti kërkon që të votohet vettingu në Parlament. "Qeveria teknike nuk është e nevojshme në Shqipëri. E nevojshme ishte në Maqedoni ku kishte prova. Asnjë nga europarlamentarët nuk e mbështesin bojkotin e PD. Të mos shkosh në parlament do të thotë të mos ndryshosh asgjë. Të mos ndryshosh asgjë në lidhje me zgjedhjet, është zhgënjyese. Për zgjedhjet duhet te zbatohen rekomandimet e OSBE ODIHR. Protesta e opozitës mund të jetë jo vetëm për të bllokuar vettingun", tha Knut Fleckenstein. |
| Kualifikim drithërues, Shqipëria mposht Greqinë në minutën e fundit (VIDEO) Posted: 11 Apr 2017 07:26 AM PDT Kombëtarja shqiptare e femrave ka siguruar një kualifikim drithërues për në raundin eliminator të Kupës së Botës 2019 duke mposhtur në minutën e fundit Greqinë me rezultatin 2-1 në takimin e fundit të vlefshëm për Grupin B paraeliminator. Takimi i zhvilluar në "Elbasan Arena" filloi me dy gola të shpejtë, teksa realizimit të Megi Doçit në minutën e 16 iu përgjigj menjëherë Nati në minutën e 18. Goli i barazimit nuk i demoralizoi vajzat e drejtuara nga Armir Grima të cilat vazhduan të kërkonin me ngulm golin e fitores deri në fund të takimit, duke qenë se kualifikimi mund të arrihej vetëm me një fitore. Në minutën e 49 Gkatsou shkaktoi një penallti dhe la Greqinë me 10 lojtare, por Velaj gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Me afrimin e minutave të fundit, vajzat kuqezi u hodhën totalisht në sulm dhe goli i fitores së madhe u arrit vetëm në minutën e 90 dhe u shënua nga Velaj, e cila shleu gabimin e bërë me penalltinë. Në minutën e 5-të shtesë Morina u ndëshkua me karton të kuq duke barazuar forcat në fushë, por koha e mbetur ishte mjaft e pakët që Greqia të barazonte shifrat. Në fund shpërthen festa e madhe e futbollisteve shqiptare, ndërkohë që lojtarët greke shpërthejnë në lot dëshpërimi. Në ndeshjen tjetër të grupit, të zhvilluar në "Selman Stërmasi", Kosova u mposht nga Malta me shifrat 1-3. Renditja përfundimtare e Grupit B paraeliminator udhëhiqet nga Shqipëria me 7 pikë dhe më pas ndjekin Greqia me 6, Malta me 4 dhe Kosova me 0. |
| Pedofili vrasës vetëvritet para gjyqit (VIDEO) Posted: 11 Apr 2017 07:13 AM PDT Një 48-vjeçar i akuzuar për përdhunimin dhe vrasjen e një 10-vjeçareje, dhe për vrasjen e gjyshërve të saj, duke i djegur brenda në shtëpi ka kryer vetëvrasje në ambientet e gjykatës duke u hedhur nga ballkoni. Robert Seman do të dilte në gjyq këtë javë për t'u përballur me akuzat e ngritur ndaj tij, por para se të hynte në sallën e gjyqit ai i ka shpëtuar policisë dhe është hedhur nga ballkoni i Gjykatës së Mahoning në Youngstown të Ohaio në SHBA. Ngjarja për të cilën Seman akuzohej ka ndodhur në mars të vitit 2015 dhe nëse ai shpallej fajtor do të dënohej me vdekje. |
| McCain takon krerët e shtetit në Tiranë, thirrje për dialog Posted: 11 Apr 2017 06:44 AM PDT John McCain, ish-kandidati presidencial amerikan dhe kryetar i komisionit të senatit për shërbimet e armatosura, në vijim të turit të tij ballkanik, do të vizitojë Shqipërinë ditën e premte. Një fakt i tille behet i ditur nga burime diplomatike, qe konfirmojne se ne axhenden e senatorit perfshihen nje sere takimesh me Presidentin Nishani, Kryeministri Rama, kryetarin e parlamentit Meta, kreun e opozites Basha, Ministrin e Jashtem Bushati dhe Ministren e Mbrojtjes Kodheli, raporton Vizion+. McCain vjen ne Tirane per te diskutuar ne lidhje me bashkepunimin dhe rolin e Shqiperise per ceshtjet e sigurise dhe luften globale kunder terrorizmit e ekstremizmit, si edhe partneritetin me Shtetet e Bashkuara. Por vizita e McCain vjen ne kohen kur vendi eshte pushtuar nga kriza politike, per shkak te bojkotit te opozites dhe per kete arsye pritet qe ai tu jape paleve mesazhe per dialog. Kreu i komisionit per sherbimet e armatosura ishte te henen ne Beograd, ku u takua me presidentin Vucic, me te cilin diskutoi per marredheniet dypaleshe. Ndalesat e rradhes jane Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi. John McCain vleresohet si nje nga senatoret me me shume peshe jo vetem ne rradhet e republikaneve, por edhe ne qarqet politike ne Uashington. Vizita e tij ne Ballkan ne kete moment eshte nje tjeter deshmi e vemendjes dhe e shqetesimit amerikan perballe rrezikut te rritjes se ndikimit rus ne rajonin tone. |
| Ekspertiza/ Vrasësi i Artan Cukut përdori dy pistoleta Posted: 11 Apr 2017 06:43 AM PDT Në bazë të ekspertizës balistike, specialistët e seksionit të krimeve ndaj jetës në Policinë e Tiranës kanë dalë në përfundimin se në atentatin ku mbeti i vrarë ish-drejtori i lartë i policisë, Artan Cuku, nuk ka patur qitje në krah të kundërt. Kjo do të thotë se ndryshe nga sa u aludua fillimisht, i ndjeri nuk ka qenë i armatosur dhe të dyja armët e përdorura në krim i përkasin autorit ose autorëve. Megjithatë, për plotësimin e disa elementëve të tjerë mbi pikëpyetjet që ka ngritur kjo ngjarje, ekspertët kriminalistë janë në pritje të analizave kimike dhe biologjike. Ndërkohë, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka regjistruar dosjen për dyshimet se vrasja e komisarit është kryer për shkak të gjakmarrjes, megjithëse të gjithë anëtarët e familjes së Agim Dakës kanë mohuar përfshirjen e tyre në vrasjen e ish-zyrtarit të lartë të policisë. Një tjetër pistë ku po hetohet dhe po kryen verifikime është ajo për shkak të detyrës si drejtor i policisë së Vlorës, por edhe ajo për shkak të konkurrencës në fushën e policive private, ku ky i fundit administronte një shoqëri të ruajtjes fizike. |
| Qarkut i Vlorës, shkarkohet me sherr i besuari i Kokëdhimës Posted: 11 Apr 2017 05:49 AM PDT Këshilli i Qarkut të Vlorës shkarkoi me 15 vota kryetarin e tij, Sadri Danaj i Partisë Socialiste. Danaj, i cili njihet si mbështetës i Koço Kokëdhimës, u shkarkua nga votat e PS, PDIU dhe Mega. Ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim braktisi sallën para votimit duke thënë se nuk ishte njoftuar për këtë kërkesë mosbesimi të kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli. Në mbledhje ishte dhe Damian Gjiknuri, koordinatori fushatës së PS në Vlorë. Mbledhja u karakterizua nga debate të ashpra dhe në fund vetë Danaj është bërë protagonist i polemikave të ashpra duke pretenduar parregullsi në votim. |
| Posted: 11 Apr 2017 05:31 AM PDT Sot bëhen 32 vjet nga vdekja e diktatorit Enver Hoxha, ish-liderit komunist që drejtoi Shqipërinë për 45 vjet me dorë të hekurt. Për shumëkënd në Shqipëri kjo datë ka mbetur e paharruar. Miliona shqiptarë kanë qarë për vdekjen e tij, të cilën e shihnin si fundin e botës. Por si e ka përjetuar kryeministri Edi Rama këtë e tregon analisti Artur Zheji, i cili ka hapur arkivin e tij të kujtimeve për të treguar gëzimin e papërmbajtshëm të të dyve ditën që vdiq Enver Hoxha. NGA ARTUR ZHEJI Ishte si sot, një ditë me diell, edhe 11 prilli i vitit 1985. Në Akademinë e Arteve, në sallën e madhe të koncerteve, organizata e partisë së shkollës, kishte mbledhur të gjithë, studentë dhe pedagogë. Na u komunikua zyrtarisht "lajmi i hidhur", Enver Hoxha kishte ndërruar jetë, por dhimbja duhej kthyer në forcë dhe të gjithë duhet të rrinim grusht bashkuar rreth partisë! Dhe të vigjilonim që armiku të mos përfitonte dot, nga kjo humbje e madhe. Filluan të qarat, si në një histeri kolektive dhe fjalimet e përlotura. Me Ramën ishim takuar edhe më herët, në palestër se luanim basketboll çdo mëngjes nga ora 7 deri në 8. E kishim marrë vesh lajmin dhe nuk dinim se si ta fshihnim gëzimin e madh, që diktatori kishte ikur njëherë e përgjithmonë. Fillimisht u ulëm në platenë e sallës së koncerteve, sepse ishte një mbledhje e detyrueshme, mirëpo Edi ishte nervoz dhe nuk duronte dot fjalimet idiote dhe të përlotura, të studentëve dhe pedagogëve që jepnin shfaqje me lot dhe me të çjerra. Ndërkohë që ne nuk dënim se si ta fshihnim gëzimin e brendshëm. "Ikim lart te galeria, sepse këtu biem shumë në sy" – i thashë. Dhe ashtu bëmë. Ndenjëm pak aty dhe pastaj u larguam fare. Mirëpo edhe jashtë shkollës, situata ishte e keqe. Sigurimi i Shtetit, ishte i acaruar. Komunistët bolshevikë dhe radikalë, kërkonin me sy të përlotur dhe të përgjakur, që të gjithë të qanin dhe të kishin fytyra rreptësisht të mërzitura thellë. Përndryshe… Ndërkohë kishin filluar arrestimet, thjesht sepse dikush kishte qeshur, apo kishte treguar një barsoletë, atë ditë "zie Kombëtare". Nuk mund të shkoje dot në ndonjë lokal, apo në ndonjë vend tjetër publik dhe të ishe vetvetja. Mirëpo problemi ishte Edi. Ai nuk përmbahej dhe kishte dëshirë ta shprehte dhe tregonte qyfyre që na bënin për të qeshur. "Eja me mua!" – i thashë, "ikim te gjyshja ime! Rrimë te bahçja aty nuk na sheh njeri dhe qeshim e gëzojmë sa të duam!" Dhe e mora me vete. Aty gjetëm gjyshen time, nga ana e nënës, Behixhen, të përlotur. E përqafuam dhe e ngushëlluam formalisht, sepse ajo si nënë dëshmori që ishte, nuk mund të bindej që ishte mirë që përbindëshi kishte ikur në drejtim të paditur. Dolëm nga ana e pasme e bahçes dhe shpërthyem në të qeshura. Ramës gati nuk i besohej, që mund të kishte vdekje edhe për Enver Hoxhën. Kush thotë se Rama, ka qenë enverist gabohet, ose bën politikë. Se çfarë metamorfoze apo se çfarë shndërrimi ka ndodhur sot me të, kjo është një çështje tjetër. Por në 11 Prill 1985, natyra i çliroi shqiptarët nga diktatori dhe që atëherë, shqiptarët prodhojnë më së shumti, liderë politikë, që herët a vonë fillojnë dhe i ngjajnë atij. Sidomos për mosrespektin e madh për njerëzit dhe për mbivlerësimin e paarsyeshëm për veten, si qendra e rreme e Botës! Të cilës mund ti falet çdo gjë. Hoxha ka vdekur, por modeli i tij, jeton ende. Jo vetëm te Edi Rama…
|
| VIDEO/ Shoferja e dehur përplaset me karburantin në Durrës. Shpërthen pompa Posted: 11 Apr 2017 05:24 AM PDT Policia Rrugore e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 30-vjeçar dhe një 25-vjeçare pasi gjatë natës janë konstatuar duke kryer shkelje. Granit Gjoka, banues në Durrës është arrestuar pasi, në rrugën "Aleksandër Goga"u kap nga Shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetin tip KIA në gjendje të dehur. Sadjona Dervishi, banuese në Durrës rreth orës 23:40,në autostradën Durrës–Tiranë, tek një karburant, duke drejtuar automjetin tip Benz ka humbur kontrollin e mjetit duke u futur brenda në karburant dhe më pas është përplasur me reklamat e tij. Për pasojë është dëmtuar vetë e reja, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve. Gjatë testit të alkoolit rezultoi se S.Dervishi ishte në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale: • "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt", në ngarkim të Granit Gjoka. • "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor"dhe"Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt", në ngarkim të Sadjona Dervishi "Harta Dixhitale e Aksidenteve Rrugore" ka publikuar në Facebook videon nga incidenti.
|
| You are subscribed to email updates from Tirana Observer. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |






