“Tërmet i fuqishëm, tronditet Shqipëria qendrore” plus 9 more Ferizaj Press |
- Tërmet i fuqishëm, tronditet Shqipëria qendrore
- Fillojnë punimet në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj
- ”Feniks”-i përuron shtëpinë e parë për këtë vit
- Edhe LPSH-KVE i dërgon telegram ngushëllimi familjes së gazetarit Skënder Idrizi
- Komuna e Ferizajt me rastin e 8 Prillit, Uron Ditën Ndërkombëtare të Romëve
- Arrestohen hajnat e telefonave në Ferizaj
- Aksident trafiku në Ferizaj, 4 të lënduar
- Rrëfimi i shtatzënës shqiptare që i shpëtoi sulmit në Stokholm
- Rusia i kundërpërgjigjet SHBA’së, dërgon anije luftarake në Mesdheun lindor
- Arrestohet personi i dytë për sulmin në Stokholm
| Tërmet i fuqishëm, tronditet Shqipëria qendrore Posted: 08 Apr 2017 07:05 AM PDT Pak minuta më parë ra një tërmet i fuqishëm në Tiranë. Për momentin të dhënat nga stacionet ndërkombëtare gjeologjike tregojnë se ai ishte i një fuqie prej 5.5 ballësh dhe ra në 55 kilometra në veri të Tiranës dhe me thellësi 9 kilometra. Mësohet se Tërmeti kishte si epiqendër zonën mes Dibrës dhe Mirditës. |
| Fillojnë punimet në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj Posted: 08 Apr 2017 06:35 AM PDT Komuna e Ferizajt ka filluar sot punimet në rregullimin e sheshit në rrugën kryesore të qytetit "Dëshmorët e Kombit”. Shkaku i punimeve në ndërtimin e sheshit "Adem Jashari" afër objektit të Komunës së Ferizajt, është mbyllur rruga kryesore e qytetit "Dëshmorët e kombit", "Shkëlzen Haradinaj" dhe "Ismail Qemali". Ndërkohë zyrtarët komunalë të Ferizajt kanë thënë se vozitësit duhet t'i shfrytëzojnë rrugët alternative derisa punimet e sheshit të finalizohen brenda 140 ditësh. Përveç bllokimit të këtyre 3 rrugëve i është ndërruar kahja e qarkullimit edhe rrugës "Wesley Clark". Hajrush Leka, inspektor i komunikacionit në Komunën e Ferizajt, ka thënë se qytetarët duhet ta shfrytëzojnë rrugën "Hamëz Jashari" dhe disa rrugica të tjera si rrugë alternative. |
| ”Feniks”-i përuron shtëpinë e parë për këtë vit Posted: 08 Apr 2017 06:23 AM PDT Gjyla Blenishti nga fshati Zaskok i Ferizajt, sot u bë me shtëpi të re, falë shoqatës humanitare "Feniks", e cila me mjete të donatorëve arriti që ta gëzoj këtë familje. Kryetari i kësaj shoqate, Milaim Jashari, tha se edhe kjo shtëpi u finalizua falë njerëzve vullnetmirë të cilët bashkëpunojnë me shoqatën "Feniks", për t'u dalë në ndihmë familjeve nevojtare. "Kjo shtëpi ka qenë në gjendje shumë të vështirë. Shtëpia në të cilën kanë banuar deri tani ka qenë në prag të rrënimit, dhe sot ne shoqata "Feniks" jemi shumë të lumtur që sot po e gëzojmë këtë familje. Unë kërkoj nga ky popull që të ndihmoj edhe me mobilie sepse nuk kemi pasur mundësi, por besoj që do ta kompletojnë ata bamirësia që kanë kontribuar deri tani",tha Jashari. E zonja e shtëpisë, duke falënderuar shoqatën "Feniks" dhe donatorët të cilët ia ndërtuan shtëpinë, tha se deri tani kanë jetuar në kushte shumë të rënda. "Jam shumë e lumtur për shtëpinë e re. Si kemi jetuar deri tani nuk mund as ta përshkruaj. Falënderoj edhe shoqatën "Feniks" edhe donatorët që më ndihmuan", tha Gjyla Blenishti. Kjo është është shtëpia e parë për këtë vit që shoqata humanitare "Feniks" e përuroi. U bë e ditur se gjatë këtyre ditëve do të bëhet përurimi edhe i tri shtëpive të tjera, transmeton televizioni Tema. |
| Edhe LPSH-KVE i dërgon telegram ngushëllimi familjes së gazetarit Skënder Idrizi Posted: 08 Apr 2017 06:05 AM PDT Me rastin e vdekjes së gazetarit Skënder Idrizi edhe “Lëvizja popullore shqiptare për kultivimin e veprës revolucionare e Enver Hoxhës” ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Idrizi
|
| Komuna e Ferizajt me rastin e 8 Prillit, Uron Ditën Ndërkombëtare të Romëve Posted: 08 Apr 2017 05:51 AM PDT Të nderuar bashkëqytetar të komunitetit Rom në Republikën e Kosovës dhe të Komunës së Ferizajt. |
| Arrestohen hajnat e telefonave në Ferizaj Posted: 08 Apr 2017 05:18 AM PDT Tre persona janë arrestuar në fshatin Nikadin të Ferizajt, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar dy telefona celularë, të cilët dyshohet se ia kanë grabitur viktimës
|
| Aksident trafiku në Ferizaj, 4 të lënduar Posted: 08 Apr 2017 05:15 AM PDT Katër persona kanë marrë lëndime si pasojë e një aksidenti të komunikacionit që ka ndodhur në Ferizaj, ka bërë të ditur sot Policia e Kosovës. Në këtë aksident që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22.30, kanë qenë të përfshira dy vetura. I dyshuari mashkull k-shqiptar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur veturën tjetër të cilën e drejtonte viktima mashkull k-shqiptar. Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar të dy drejtuesit e veturave dhe dy pasagjerë në veturë, të cilët pas tretmanit mjekësor në emergjencë në Ferizaj janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. |
| Rrëfimi i shtatzënës shqiptare që i shpëtoi sulmit në Stokholm Posted: 08 Apr 2017 12:59 AM PDT Pak para orës 15, Besarta dhe vajza e saj Leonida, 9 vjeçare, ishin jashtë qendrës Ahlens në Stokholm, në të cilën shumë njerëz po lëviznin përgjatë "Queen Street", kur ndodhi sulmi, shkruan expressen.se. "E bija më tha 'nënë a mund të më blesh një hot-dog' pikërisht aty ku ndodhi sulmi me kamion", ka thënë Besarta, transmeton Koha.net. Fatmirësisht, ajo tregon se i kishte thënë jo të bijës, pasi do të hanin në Royall Hall. Ajo tregon se njerëzit rreth tyre filluan të bërtasin, të vrapojnë dhe të thonë se është një bombë në kamion. "Diçka shpërtheu. Njerëzit përreth, rojet, të gjithë bërtisnin 'vraponi'. Dikush tha që është bombë, dikush gaz. Dëgjuam britmat. Filluam të vraponim por nuk e dinim se prej nga po vinte. Vetëm kur kamioni ishte një fije floku larg nga ne. Kërceva larg duke tërhequr të motrën dhe bijën time", ka thënë Besarta. Nga afër ato kanë parë tmerrin që ndodhi në këtë sulm, ndërsa thotë se, "asnjëherë nuk do të harrojë ato pamje". Në këtë sulm me kamion sot humbën jetën katër persona. |
| Rusia i kundërpërgjigjet SHBA’së, dërgon anije luftarake në Mesdheun lindor Posted: 08 Apr 2017 12:58 AM PDT Fregata "Admiral Grigorovich", e Putinit, la sot portin e Sevastopolit, në Krime, për t'u vendosur përballë dy anijeve shkatërruese amerikane, USS Porter dhe USS Ross, nga ku nisi sulmi ajror amerikan. Fregata 4000 tonëshe është e pajisur me raketa potencialisht vdekjeprurëse dhe i është drejtuar portit sirian "Tartus", raporton agjencia ruse e lajmeve TASS. |
| Arrestohet personi i dytë për sulmin në Stokholm Posted: 08 Apr 2017 12:57 AM PDT Një burrë i arrestuar në Stokholm, pas sulmit fatal të së premtes, policia beson se është shoferi i kamionit që vrau të paktën 4 persona, njofton BBC, transmeton Gazeta Express. Njeriu, i cili u arrestua në veri të qytetit, emri i të cilit nuk është identifikuar, por mediat suedeze thonë se ai është nga Uzbekistani. Katër persona u vranë dhe 15 u plagosën kur kamioni u përplas me pjesën e përparme të një supermarketi. Kryeministri suedez Stefan Lofven e ka quajtur këtë akt sulm terrorist. |
| You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





