“Sulmohet gazetari i REL-it në Jerevan” plus 18 more Radio Evropa e Lirë |
- Sulmohet gazetari i REL-it në Jerevan
- Kolumbi: Rritet numri i viktimave nga rrëshqitjet e dheut
- Mbi 80 për qind të punësuar në të zezë
- Nxënësit kërkojnë të hiqet testimi ekstern
- Policia në Moskë arreston 29 protestues
- Vritet lideri i IS-it në Egjipt
- Suedi: Aksidentohet autobusi me nxënës, tre të vdekur
- Armenia voton sot për parlamentin e ri
- Raporti i ri financiar i Flynnit, përmban pagesa që s’ishin raportuar
- Prishtina shënon Ditën Ndërkombëtare të Autizmit
- Procesi i votimit në Graçanicë
- Kolumbi: Rreth 200 persona të vdekur nga rrëshqitjet e dheut
- Sondazh: Shumica e amerikanëve mbështesin një hetim të pavarur për Rusinë
- Pakistan: Vriten 20 persona në një faltore
- Zgjedhjet presidenciale në Serbi
- Turqia thotë se 50 mijë sirianë janë rikthyer në zonat e rimarra nga IS-i
- Vdes poeti i njohur rus, Yevgeny Yevtushenko
- Bob Dylan më në fund e ka pranuar Çmimin Nobel
- Votime në Kosovë për zgjedhjet presidenciale serbe, OSBE-ja i cilëson të qeta
| Sulmohet gazetari i REL-it në Jerevan Posted: 02 Apr 2017 09:29 AM PDT Gazetari i Radios Evropa e Lirë, i cili ishte duke hetuar lidhur me dyshimet për shitjen e votave, në zgjedhjet parlamentare që po mbahen sot në Armeni, është sulmuar vetëm pak orë pasi janë hapur vendvotimet. Incidenti ka ndodhur pasi Sisak Gabrielian, gazetar i Shërbimit Armen të REL-it, pa qytetarët duke dalë me para në duar nga zyra e fushatës zgjedhore të Partisë Republikane të Armenisë, që gjendet në lagjen Kond në Jerevan. Personat brenda zyrës së fushatës, që refuzuar të identifikoheshin, kanë thënë se qytetarët kanë ardhur të marrin pagat e tyre dhe se ata nuk ishin duke shitur votat e tyre. Gazetari Gabrielian ka thënë se ai ishte sulmuar nga besnikët e partisë në pushtet, të cilët i shkaktuan lëndime të lehta trupore, Edhe një gazetar tjetër i Araranews.am është sulmuar nga besnikët e partisë në pushtet, pasi kishte incizuar njerëzit duke dalë nga zyrja e fushatës së Partisë Republikane në lagjen Kond. Kjo parti, përmes një deklarate për media, ka hedhur poshtë pretendimet se po vlenë vota. Aty gjithashtu thuhet se incidenti ka ndodhur "jashtë zyres" dhe përleshja ka ndodhur në mes të "gazetarëve dhe qytetarëve". This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Kolumbi: Rritet numri i viktimave nga rrëshqitjet e dheut Posted: 02 Apr 2017 08:08 AM PDT Në shumë se 200 persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë konsiderohen të zhdukur, pas rrëshqitjeve masive të dheut në qytetin kolumbian Mocoa. Ushtria kolumbiane ka thënë sot se 254 persona kanë vdekur, 400 janë lënduar dhe 200 të tjerë konsiderohen të zhdukur. Agjencia e lajmeve Associated Press, duke cituar zyrtarë të Kryqit të Kuq në Kolumbi, raporton se numri i të vdekurve është 200. Qindra punëtorë të emergjencës, përfshirë ushtarë dhe policë, kanë shkuar në Mocoa për të kërkuar për të shpëtuarit e kësaj fatkeqësie natyrore. Në qytetin Mocoa, që ka rreth 40,000 banorë, rrëshqitjet e dheut filluan më 31 mars, pas shirave të rrëmbyeshëm që bën që lumenjt të dalin nga shtrati. Të paktën 203 persona gjithashtu janë lënduar nga rrëshqitjet e dheut në shtetin fqinj, në Ekuador, ka njoftuar Kryqi i Kuq. Rrëshqitjet masive të dheut më 1985 në Armero të Kolumbisë, konsiderohen si më të rënda. Ato u shkaktuan pas shpërthimit të vullkanit dhe lanë të vdekur mbi 20,000 persona. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Mbi 80 për qind të punësuar në të zezë Posted: 02 Apr 2017 08:04 AM PDT Punësimi në të zezë në sektorin privat në Kosovë, sipas hulumtimeve të fundit, ka arritur normën e mbi 80 për qind, ndonëse shifra të tilla kundërshtohen nga përfaqësues të Qeverisë së Kosovës. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Nxënësit kërkojnë të hiqet testimi ekstern Posted: 02 Apr 2017 07:24 AM PDT Nxënësit e shkollave të mesme të Maqedonisë thonë se shpresojnë që këtë fundvit nuk do t'i nënshtrohen testimit ekstern (i jashtëm), i cili, sipas tyre, përpos presionit, kjo mënyrë e kontrollimit të dijes nuk ka kontribuuar në asnjë mënyrë për ngritjen e cilësisë së arsimit në Maqedoni. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Policia në Moskë arreston 29 protestues Posted: 02 Apr 2017 06:45 AM PDT Policia në Rusi ka thënë se ka arrestuar 29 protestues opozitarë në qendër të Moskës. Arrestimet e sotme vijnë vetëm një javë pasi mbi 1 mijë persona u arrestuan në protestat e organizuara nga aktivisti kundër korrupsionint Alexei Navalny. "29 persona janë arrestuar nga Policia", thuhet në njoftimin e policisë. Navalny, i cili është duke qëndruar në burg, pasi u dënua me 15 ditë burgim, sipas autoriteteve, ka distancuar veten nga protestat e sotme. "Ai nuk di absolutisht asgjë për këtë", ka thënë zëdhënsja e tij, Kira Yarmysh. Qeveria ruse ka thënë më 1 prill se ka nisur hetime penale ndaj një personi të paidentifikuar, i cili ka bërë thirrje për protestë për 2 prill. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Vritet lideri i IS-it në Egjipt Posted: 02 Apr 2017 05:43 AM PDT Lideri i grupit militant Shteti Islamik në Egjipt është vrarë në sulmet ajrore të muajit të kaluar, ka thënë sot ushtria e Egjiptit. "Pas sulmit ajror të 18 marsiit dhe pas hetimeve të sigurisë, kemi zbuluar se Salem Salmy al-Hamadeen, i njohur si Abu Anas al-Ansari është vrarë", thuhet në deklaratën e ushtrisë. Hamadeen është njëri prej themeluesve të grupit Ansar Bayt al-Maqdis, që tash njihet me emrin Provinca Sinai e Egjiptit. Ai ishte përgjegjës për trajnimin e militantëve. Ushtria njofton se ai vdiq nga plagët e marra pas sulmit ajror. Grupi militant në Egjipt i ka shpallur besnikëri ndaj Shtetit Islamik më 2014. Ai është përgjegjës për vrasjen e qindra ushtarëve dhe policëve egjiptianë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Suedi: Aksidentohet autobusi me nxënës, tre të vdekur Posted: 02 Apr 2017 04:38 AM PDT Tre persona kanë vdekur, kur një autobus që barte rreth 50 nxënës dhe disa të rritur, është rrokullisur dhe ka dalë nga rruga në veri të Suedisë. Policia ka thënë se akoma nuk është e qartë se pse është shkaktuar ky aksident, raporton agjencia TT. Sipas gazetës Expressen, 28 persona të tjerë janë lënduar. "E dimë se autobusi ka dalë nga rruga por tash për tash nuk dimë detaje të tjera", ka thënë zëdhënsja e policisë, Marie Andersson. Aksidenti ndodhi në afërsi të qytetit Sveng në rajonin verior të Harjedalen. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Armenia voton sot për parlamentin e ri Posted: 02 Apr 2017 04:22 AM PDT Qytetarët në Armeni janë duke votuar në zgjedhjet, të cilat do të përcaktojnë drejtimin e vendit, pas planifikimit të transicionit në sistem parlamentar vitin e ardhshëm. Nëntë parti dhe koalicione janë duke kërkuar ulëse në parlament. Fushatat e partive kryesisht ishin të fokusuara në vështirësitë ekonomike që përballet ky shtet në Kaukazin Jugor, që ka 3 milionë banorë. Sondazhet thonë se në garë të ngushtë do të jetë partia Republikane e presidentit Serxh Sarkisian dhe ish-partneri i koalicionit, Aleanca Tsarkuian, që udhëhiqet nga miliarderi pro-rus, Gagik Tsarkuian. Sipas ndryshimeve kushtetuese që u miratuan në referendumin e mbajtur më 2015, posti i kryeministrit do të ketë më shumë fuqi, ndërkaq posti i presidentit do të jetë më shumë ceremonial dhe ai do të zgjidhet nga parlamenti. Këto ndryshime pritet të aplikohen pasi mandati i dytë dhe përfundimtar i Sarkasian të mbarojë në fund të vitit 2018. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Raporti i ri financiar i Flynnit, përmban pagesa që s’ishin raportuar Posted: 02 Apr 2017 04:09 AM PDT Michael Flynn, ish-këshilltari për siguri nacionale në SHBA, nuk i ka raportuar pagesat nga rrjeti televiziv që mbështetet nga Rusia, dhe nga një firmë tjetër që ka lidhje me Rusinë, thuhet në dokumentet e reja të publikuara nga Shtëpia e Bardhë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Prishtina shënon Ditën Ndërkombëtare të Autizmit Posted: 02 Apr 2017 04:09 AM PDT Në Prishtinë, me një aktivitet simbolik është shënuar Dita Ndërkombëtare e Autizmit. Fëmijët kosovarë me autizëm, ballafaqohen me probleme të ndryshme, duke filluar nga procesi i diagnostikimit, e deri te rehabilitimi i tyre, thonë përfaqësues të shoqatave që merren me këtë çështje. Kosova nuk ka statistika të sakta se sa fëmijë jetojnë me autizëm. Deri tani janë zhvilluar teori të ndryshme për shkaqet e kësaj sëmundjeje, por asnjëra prej tyre nuk ka arritur të definojë dhe përcaktojë terapinë përkatëse për shërimin e personave me autizëm. (Video: Bujar Tërstena) This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Procesi i votimit në Graçanicë Posted: 02 Apr 2017 03:33 AM PDT Zgjedhjet presidenciale serbe po zhvillohen edhe në vendbanimet me shumicë serbe në Kosovë. Janë hapur në 20 lokacione - 4 qendra dhe 16 degë - ku po të zhvillohet procesi. Qendrat për grumbullimin e votave janë hapur në Mitrovicën Veriore, Leposaviq, Shtërpcë dhe Graçanicë.(Video: Bujar Tërstena) This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Kolumbi: Rreth 200 persona të vdekur nga rrëshqitjet e dheut Posted: 02 Apr 2017 02:47 AM PDT Nga rrëshqitjet e dheut në Kolumbi kanë vdekur të paktën 193 persona, ndërkaq 220 të tjerë besohet se janë të zhdukur. Rrëshqitjet e dheut në Mocoa të Kolumbisë, filluan pas shirave të rrëmbyeshëm dhe dajes nga shtrati të lumit Macoa, raporton AP. Autoritetet kolumbiane kanë pezulluar operacionet e shpëtimit të shtunën, për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe terrenit të vështirë. Por kërkim-shpëtimi pritet të rifillojë sërish. Sipas autoriteteve, rreshje të shiut pritet të ketë edhe gjatë të dielës, gjë e cila mund të vështirësojë përpjekjet për të shpëtuar të prekurit nga kjo katastrofë natyrore. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Sondazh: Shumica e amerikanëve mbështesin një hetim të pavarur për Rusinë Posted: 02 Apr 2017 01:55 AM PDT Një sondazh i ri thotë se një shumicë e ngushtë e amerikanëve mbështesin një hetim të pavarur për lidhjet e mundshme mes fushatës zgjedhore të Donald Trump me qeverinë ruse. Por sondazhi, që është publikuar nga Associated Press dhe Qendra për Kërkime të Çështjeve Publike, NORC, ka treguar se mendimet janë thellësisht të ndara në mes të demokratëve dhe republikanëve. Shumica e amerikanëve të anketuar, kanë thënë se janë më së paku të shqetësuar për mundësinë që fushata e Trumpit të ketë pasur kontakte të papërshtatshme me qeverinë ruse. Megjithatë, më pak se gjysma e të anketuarve kanë thënë se janë shumë të shqetësuar për këtë çështje. Në përgjithësi, 52 për qind e amerikanëve të anketuar janë në favor të një hetimi të pavarur, ndërkaq 23 për qind janë kundër. FBI që prej korrikut është duke hetuar për ndikimin e Rusisë në zgjedhjet presidenciale dhe për mundësinë e koordinimit me bashkëpunëtorët e Trumpit. Edhe komitetet për inteligjencë në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve janë duke hetuar për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhje. Në këtë sondazh kanë marrë pjesë 1,110 persona. Margjina e gabimit është 4 për qind. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Pakistan: Vriten 20 persona në një faltore Posted: 02 Apr 2017 01:37 AM PDT Zyrtarët policorë në Pakistan thonë se 20 persona janë torturuar dhe vrarë nga një roje në një faltore afër qytetit Sargodha, në provincën Punjab, ndërkaq katër persona janë arrestuar pasi kishin vrarë besimtarët, duke i goditur me shkopinj dhe thika, gjatë 1 prillit. Sulmuesit raportohet se kanë qenë të dehur. Edhe 4 persona, përfshirë 3 gra, vazhdojnë të jenë në gjendje kritike. Një zyrtar i kësaj zone ka thënë se roja, Abdul Waheed dhe katër bashkëpunëtorët e tij janë arrestuar. Roja thuhet se vuan nga "çrregullime të rënda mendore". Ai raportohet se ka pranuar vrasjet. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Zgjedhjet presidenciale në Serbi Posted: 02 Apr 2017 01:31 AM PDT Qytetarët në Serbi u janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ri, i pesti që nga futja e sistemit shumëpartiak. Janë hapur 8,253 qendra votimi, ndërsa numri i përgjithshëm i votuesve me të drejtë vote është 6.724.172. Në garën për president janë 11 kandidatë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Turqia thotë se 50 mijë sirianë janë rikthyer në zonat e rimarra nga IS-i Posted: 02 Apr 2017 01:19 AM PDT Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu ka thënë se rreth 50,000 sirianë të zhvendosur dhe refugjatë janë rikthyer në zonat që Turqia dhe aleatët e saj opozitarë kanë marrë nën kontroll në veri të Sirisë. Komentet e Cavusoglut vijnë vetëm disa ditë pasi kryeministri turk, Binali Yildirim ka vlerësuar lartë përfundimin me sukses të operacionit ushtarak të Turqisë në Siri, të quajtur "Mburoja e Eufratit". Turqia me aleatët e saj larguan nga zona kufitare Siri-Turqi, militantët e Shtetit Islamik. Cavusoglu ka thënë se siguria në zonat e marra nga IS-i, më vonë do t'iu kalohet forcave lokale. Turqia, në këtë zonë po ashtu lufton kundër milicisë kurde, të cilët i konsideron "terroristë". "Njerëzit kanë filluar të kthehen në këto vende. Ushtarët tanë janë atje. Ne duhet të ndërtojmë një zonë të lirë nga terrori", ka thën Cavusoglu. Lufta në Siri, që nisi më 2011, vlerësohet se ka lënë të vdekur mbi 300,000 persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur. Turqia mbështetë rebelët në Siri, të cilët kundërshtojnë qeverinë e presidnetit Bashar al-Assad. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Vdes poeti i njohur rus, Yevgeny Yevtushenko Posted: 02 Apr 2017 12:54 AM PDT Poeti i njohur rus, Yevgey Yevtushenko, ka vdekur në një spital në Tusla të Oklahomës në moshën 84-vjeçare. Miku i ngushtë i poetit, Mikhail Morgulis, i ka thënë agjencisë TASS më 1 prill se "pesë minuta më parë, Yevgeny Aleksandrovich ka ndërruar jetë". Yevtushenko ishte dërguar në spital gjatë 31 marsit. Gruaja e tij, Maria Novikova dhe dy djemtë e tyre, Dmitry dhe Yevgeny, raportohet se kanë qenë pranë poetit kur ai ka ndërruar jetë. Për vdekjen e Yevtushenkos, presidenti rus, Vladimir Putin, ka shprehur ngushëllimet e tij. "Yevtushenko ka qenë një poet i madh dhe trashëgimia e tij është pjesë e kulturës ruse", ka thënë zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov. I lindur në Siberi më 1932, Yevtushenko ka publikuar përmbjedhjen e parë poetike më 1952. Po atë vit, në moshën 20-vjeçare, ai u bë anëtari më i ri i Unionit të Shkrimtarëve sovjetikë. Sipas mediave ruse, poeti i ndjerë kishte shprehur dëshirën që të varrosej në Peredeliko, në periferi të Moskës, ku prehen komuniteti i shkrimtarëve. Ai thuhet se ka shprehur dëshirën që të varroset pranë laureatit të Çmimit Nobel, Boris Pasternak. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Bob Dylan më në fund e ka pranuar Çmimin Nobel Posted: 02 Apr 2017 12:38 AM PDT Këngëtari amerikan Bob Dylan ka pranuar medaljen dhe diplomën e Çmimit Nobel për Letërsi për vitin 2016. Kështu ka njoftuar Akademia Suedeze, duke mos dhënë më shumë detaje se kur është zhvilluar kjo ngjarje. Dylan e ka pranuar këtë çmim në një takim privat me akademinë në Stokholm. Asnjë gazetarë nuk ka marrë pjesë në këtë ngjarje. Dylan, 75-vjeç, është këngëtari i parë që ka fituar këtë çmim prestigjioz. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Votime në Kosovë për zgjedhjet presidenciale serbe, OSBE-ja i cilëson të qeta Posted: 01 Apr 2017 11:44 PM PDT Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori norvegjez, Jan Braathu, ka qëndruar të dielën në pjesën veriore të Mitrovicës, ku ka vizituar një qendër të grumbullimit të votave, në kuadër të procesit të zgjedhjeve presidenciale serbe. Braathu, pas vizitës, e ka cilësuar procesin si të rregullt dhe pa probleme. "Kam ardhur që të shoh se si janë duke shkuar gjërat, dhe nga ajo që pashë, gjithçka është në rregull dhe normale. Situata është e qetë, njerëzit po vijnë dhe kjo është mirë. Ne po shohim shumë njerëz që po vijnë dhe po kryejnë obligimin dhe të drejtën e tyre dhe nëse gjërat shkojnë kështu, ne do të jemi të lumtur", tha Braathu. Ai tha se misioni do ta kryejë këtë proces në bazë të marrëveshjeve me institucionet e Prishtinës. Në bazë të njoftimeve të misionit të OSBE-së në Kosovë deri në orën 18 është shënuar një pjesëmarrje prej 32.57 për qind e qytetarëve serbë me të drejtë vote. Qytetarët serbë që kanë votuar në zgjedhjet presidenciale të Serbisë, megjithatë kanë shprehur dyshimet e tyre se zgjedhjet mund të sjellin ndonjë ndryshim. "Nuk di a do të ketë ndryshim drastike. Nuk do të mund të ndodhin ndryshime të mëdha. Vetë fushata elektorale ka treguar sa a mund dikush nga Beogradi të ndikojë në Prishtinë", tha Goran Markoviq nga Mitrovica e Veriut. Zgjedhjet presidenciale serbe po zhvillohen në territorin e Kosovës sipas një marrëveshjeje të arritur me misionin e OSBE-së dhe kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa. Një ditë para zgjedhjeve, kryeministri Isa Mustafa tha se " po vazhdon praktika e mëhershme e votimeve për qytetarët me dy shtetësi". Qendrat e grumbullimit, siç i ka cilësuar OSBE-ja, janë hapur përveç Mitrovicës veriore, edhe në Leposaviq, Shtërpcë dhe Graçanicë, pra në 20 lokacione - 4 qendra dhe 16 degë. Autoritetet e sigurisë në veri të Kosovës, thanë se gjendja është e qetë dhe pa probleme. Zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Kosovës, Besim Hoti, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se deri më tash policia nuk ka informata për ndonjë incident. "Në këtë aspekt, situata e sigurisë mund tëthemi se është e qetë, marrë parasysh faktin se nuk kemi asnjë incident të raportuar gjatë ditës sot", ka deklaruar Hoti. Mbi 6 milionë e gjysmë qytetarë me të drejtë vote në Serbi zgjedhin, të dielën, presidentin e ri nga 11 kandidatë sa janë regjistruar për garën presidenciale. Presidenti serb zgjidhet me votën e drejtpërdrejtë të qytetarëve të Serbisë. Mandati i presidentit aktual serb, Tomislav Nikoliq, përfundon më 31 maj. Zgjedhjet paraprake presidenciale janë mbajtur më 2012 kur Nikoliq fitoi garën përballë kandidatit të demokratëve Boris Tadiq. Zgjedhjet presidenciale serbe në territorin e Kosovës kanë shkaktuar tensione në mesin e shqiptarëve të cilët nga mesi i javës kanë bllokuar rrugët në, siç kanë thënë, kundërshtim të mbajtjes së zgjedhjeve. Bllokada shkaktoi valën e reagimeve nga BE-ja që kërkoi nga autoritetet në Prishtinë të lirojnë rrugët dhe të mundësojnë fushatën zgjedhore për të gjithë ata që duan të marrin pjesë në zgjedhje. Reagoi edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, që e cilësoi bllokadën e rrugëve "bllokim të Kosovës drejt Evropës". (REL) This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| You are subscribed to email updates from Radio Evropa e Lirë. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





