“Sulmi në Stokholm/ “Akt terrorist” i mundshëm, kamioni ishte rrëmbyer” plus 9 more 24 ore lajme

“Sulmi në Stokholm/ “Akt terrorist” i mundshëm, kamioni ishte rrëmbyer” plus 9 more 24 ore lajme


Sulmi në Stokholm/ “Akt terrorist” i mundshëm, kamioni ishte rrëmbyer

Posted: 07 Apr 2017 08:03 AM PDT

Kryeministri i Suedisë, Stefan Lofven ka thënë se çdo gjë deri tani për sulmin me kamion në qendër të qyteti flet për një sulm terrorist. Ai gjithashtu ka njoftuar se është arrestuar si person i dyshuar si autori i tij. Agjencia e inteligjencës suedezë gjithashtu përshkoi përplasjen e kamionit si një sulm dhe jo aksidental. ...

Pitt rikthehet në tapetin e kuq…pa Jolie

Posted: 07 Apr 2017 07:52 AM PDT

Brad Pitt është rikthyer në tapetin e kuq, duke iu bashkuar Charlie Hunnam, Robert Pattinson, Sienna Miller dhe Tom Holland në Los Angeles, në premierën e filmit të ri të tyre "Qyteti i humbur i Z-së". Kjo shfaqje përbën edhe herën e parë që Pitt del në një tapet të kuq në 4 muajt e ...

Përgjigjet bashkëshorti i Mel B

Posted: 07 Apr 2017 07:45 AM PDT

Bashkëshorti i Mel B, Stephen Belafonte ka dorëzuar në gjykatë përgjigjen zyrtare për kërkesën për divorc, ku i kërkon asaj të paguajë tarifën e avokatit të tij. 41-vjeçari kërkon mbështetje bashkëshortore, sipas dokumentit, dhe pse nuk ka një shifër të përcaktuar. Në kërkesë gjithashtu ai nuk është dakord për datën e ndarjes, që për të ...

Përse ndihet i nderuar Harry Style

Posted: 07 Apr 2017 07:39 AM PDT

Harry Styles 'është i nderuar' të jetë kumbari i djalit të Liam Payne. Këngëtari që së shpejti do të publikojë dhe videon e këngës së tij të re solo "Sign of the times", tregon se dy të dashuruarit, Liam dhe Cheryl, "kishin në mendje shumë njerëz", por Harry do të jetë më se i kënaqur ...

Investimet e huaja, synohet tërheqja në sektorin e “hi tech”

Posted: 07 Apr 2017 07:32 AM PDT

Janë mbi 15 projekte të mëdha që po asistohen nga Agjencia e Zhvillimit të Investimeve. Bëhet fjalë për një paketë prej 1 miliard euro. "Në fakt e kalon vlerën 1 miliard dhe nëse materializohen nga gjysma e dytë e këtij viti, unë besoj se vlera e investimeve të huaja direkte këtë vit do të jetë ...

Me poezitë e Thimjo Nathanailit

Posted: 07 Apr 2017 07:24 AM PDT

Këto janë vargjet e para të poezisë "Lisi" me autor Thimjo Nathanaili. Një poezi e ndjerë e cila ndërthur bukur një ndjesi njerëzore, me çastet e natyrshme të natyrës, duke e parë Lisin si një pjesë tonën. Lisi i moçëm që personifikon jetën e pafundme, nuk mban gjë tjetër veç shtresat shpesh të trishtuara të ...

Kosovë, Kadare vlerësohet me Çmimin Ndërkombëtar “Letërsia Shqipe”

Posted: 07 Apr 2017 07:15 AM PDT

Ismail Kadare është vlerësuar sot në Kosovë, në një ceremoni të veçantë të organizuar nga Ministria e Kulturës së Kosovës me Çmimin Ndërkombëtar "Letërsia Shqipe". "Ky është një nga vlerësimet më të mëdha që Kosova ka për një personazh në fushën e kulturës. "Falënderoj Kosovën dhe lexuesit e mi të Kosovës. Jam vërtetë i nderuar ...

Kamioni hyn mes turmës në qendër të Stokholmit, 3 të vdekur, disa të plagosur

Posted: 07 Apr 2017 07:07 AM PDT

Një kamion ka hyrë në mes të turmës së njerëzve në qendër të kryeqytetit të Suedisë, Stokholm. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se 3 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur. Incidenti ndodhi në rrugën Drottninggatan, një nga pedonalet më të populluara të kryeqytetit, rreth orës 15:00 me orën lokale. ...

“Fractured Body”; Ekspozita që ngjall debat

Posted: 07 Apr 2017 06:57 AM PDT

Adami dhe Eva apo fillimi i jetës. Ato janë imazhet që e kanë ngacmuar Alkan Nallbanin, por edhe ato të mbartura gjatë jetës së tij në Shqipëri, Firence, e më pas New York. Ai krijoi këto punë në kartona lehtësisht të transportueshme, të brishta e me një ngjyrë të tillë si letra e një libri ...

Shtatore e Nolit në Boston

Posted: 07 Apr 2017 06:51 AM PDT

Një shtatore 3 metra i lartë, dedikuar figurës së Fan Stilian Nolit. Të shumta janë shtatoret e punuara nga duart e skulptorit Agim Rada, por një bust të tillë për këtë figurë do të duhej kohë e gjatë për ta sjellë, netë pa gjumë, siç thotë ai, pasi duhej gjetur mënyra e duhur. Figurën shumëdimensionale ...