“Sot mbledhja e Kryesisë së Kuvendit” plus 9 more GazetaBlic |
- Sot mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
- Protestohet kundër dënimit që iu dha vrasësit të Zejnepe Berishës
- Kjo zeshkane superseksi do t’jua kënaqë sytë (Foto)
- Kur Trump vendosi ta sulmojë Sirinë, po hante çokollatë
- Këto janë vetitë shërues të ekualiptusit
- Horoskopi për ditën e sotme, e premte 14 prill 2017
- Mbahet debati “Çka të bëjë Parlamenti për FSK-në?”
- Pesë aftësi të çuditshme të cilat i kanë qentë, ndërsa njerëzit jo
- Senatori John McCain vazhdon vizitën në Prishtinë
- Peja po bëhet me teleferik gjigant
Sot mbledhja e Kryesisë së Kuvendit Posted: 13 Apr 2017 10:46 PM PDT Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot mbledhjen me shefat e grupeve paralementare. Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyra për Informim e Kuvendit të Kosovës. Rendi i ditës 1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme, 2. Caktimi i datës për vazhdimin e seancës plenare: a) Pikat e papërfunduara nga seancat plenare, të mbajtura më 30 dhe 31 mars 2017: 1. Votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet, 2. Votimi i Propozim-rezolutës në lidhje me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, 3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale. b) Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 11 prill 2017: 1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme, 2. Shqyrtimi i Propozim – Programit të Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2017, 3. Interpelanca e Ministrit Blerand Stavileci, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, në lidhje me Kontratën e privatizimit të Kompanisë së Distribuimit të Energjisë Elektrike, 4. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport lidhur me Mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/ L-145 për fuqizim dhe pjesëmarrje të rinisë, 5. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media, 6. Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetes Teuta Haxhiu, e mbështetur edhe nga 9 deputet tjerë nënshkrues, në lidhje me zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, 7. Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetëve Bekim Haxhiu dhe Xhevahire Izmaku, të mbështetur edhe nga 8 deputet tjerë nënshkrues, në lidhje me shkeljen e të drejtave të punëtorëve në Kosovë. 3 Përgatitjet për Seancë plenare të re: 1. Interpelanca e Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj-Bujupi, e mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, për çështjen e shfrytëzimit e thëngjillit dhe minierën e Sibovcit, 2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave nga pjesët veriore të Kosovës, 3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-118 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-139 për procedurën përmbarimore, 4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-132 për Automjete, 5. Shqyrtimi i Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit për periudhën 2017-2021, 6. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me Propozim-vendimin nr. 20/2017, dt. 10 mars 2017, të Avokatit të Popullit për zgjedhjen e pesë (5) zëvendësve të Avokatit të Popullit, 7. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë lidhur me zbatimin e Ligjit nr. 03/L-178 për klasifikimin e informacioneve dhe verifikimin e sigurisë, 4. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave. The post Sot mbledhja e Kryesisë së Kuvendit appeared first on GazetaBlic. |
Protestohet kundër dënimit që iu dha vrasësit të Zejnepe Berishës Posted: 13 Apr 2017 10:43 PM PDT Gratë e Kosovës sot protestojnë kundër vendimit të Gjykatës së Prizrenit, e cila ka dënuar me 12 vjet burg, Nuhi Berishën, personit që vrau gruan e tij Zejnepe Berisha. Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës me anë të kësaj proteste kërkojnë që vendimi mbi dënimin që i është shqiptuar vrasësit të viktimës së dhunës në familje, të ndjerës Zejnepe Berisha, të ankimohet nga prokuroria dhe të kërkohet dënim maksimal për kryerjen e veprës penale. "Fakte të shumta tregojnë se sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk është korrekt në dhënien e dënimeve të vrasësve burra dhe gra. Gratë shpeshherë marrin dënime më të rënda edhe në raste kur ato kanë kryer veprën në vetëmbrojtje. E tërë kjo na lë të kuptojmë që mirëqenia e grave dhe vajzave në Kosovë vazhdon të jetë e rrezikuar, e kjo sidomos nga institucionet të cilat do të duhet të ofrojnë siguri, drejtësi dhe barazi në të gjitha sferat e jetës. Po ashtu, ju rikujtojmë se në të kaluarën institucionet përgjegjëse janë deklaruar se duhet të ketë zero tolerancë ndaj dhunës në familje, por dënimet e tilla minimale nuk po përçojnë të njëjtin mesazh. Ato po japin mesazhin e gabuar se krimet e tilla makabre nuk do të marrin dënimin e merituar në përputhje me legjislacionin në fuqi", thuhet në komunikatën e Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës. Sipas Rrjetit të Grave me vendime të tilla organet e drejtësisë inkurajojnë vrasjen. Protesta fillon në orën 12:00 në sheshin "Zahir Pajaziti" në Prishtinë. The post Protestohet kundër dënimit që iu dha vrasësit të Zejnepe Berishës appeared first on GazetaBlic. |
Kjo zeshkane superseksi do t’jua kënaqë sytë (Foto) Posted: 13 Apr 2017 10:40 PM PDT Ajo është një ndër modelet më joshëse në Instagram aktualisht. Se pse modelja seksi 30-vjeçare ka aq shumë ndjekës ju tregojnë fotografitë më poshtë.
The post Kjo zeshkane superseksi do t’jua kënaqë sytë (Foto) appeared first on GazetaBlic. |
Kur Trump vendosi ta sulmojë Sirinë, po hante çokollatë Posted: 13 Apr 2017 10:35 PM PDT Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka zbuluar detaje rreth lidhjes së tij të fortë me çokollatën. Në një intervistë për Fox News, teksa kishte dhënë urdhërin për sulmin e bazës ajrore siriane, që ndodhi javën e kalaur, Trump tha se në ato momente ishte duke ngrënë çokollatë, njofton Klan Kosova. Përgjigja e tij pasoi kur ai u pyet se ku e mori vendimin për të hedhur 59 Tomahaëk në Sirinë e shkatërruar nga lufta gjashtëvjeçare. "Ju nuk e keni idenë se sa shumë njerëz duan të dëgjojnë përgjigjet për një vendim të tillë" është shprehur Trump në deklarimin e tij. Trump tutje vazhdoi shpjegimet, e tij duke thënë se në ato momente ishte duke shijuar një pjesë torte të shijshme prej çokollate, njofton Klan Kosova The post Kur Trump vendosi ta sulmojë Sirinë, po hante çokollatë appeared first on GazetaBlic. |
Këto janë vetitë shërues të ekualiptusit Posted: 13 Apr 2017 10:30 PM PDT Gjethet e eukaliptusit përdoren në përzierje çaji për trajtimin e ftohjes, gripit, bronkitit dhe astmës, ndërsa studim i ri ka treguar se vetëm disa pika të eukaliptusit mund të ndalin kollitjen dhe ftohjen. Gjethet e drunjve të eukaliptusit janë me shije "të hidhu", ndërsa është i njohur për stimulim të cirlkulacionit dhe që ka efekt detoksifikues dhe dezinfektues. Prandaj kjo bimë është zgjedhja e parë kur është fjala për barnat natyrore. Një gotë me eukaliptus është një zgjidhje e shkëlqyer për të gjitha format e ftohjes dhe për të forcuar sistemin imunitar. E gjitha që ju duhet është të shtoni 200 ml unë shtoni 24 pika vaj esencial të eukaliptusit, 12 pika vaj esencial të dëllinjës dhe e përzierje këtë përzierje me 200 ml vaj luledielli. The post Këto janë vetitë shërues të ekualiptusit appeared first on GazetaBlic. |
Horoskopi për ditën e sotme, e premte 14 prill 2017 Posted: 13 Apr 2017 10:29 PM PDT
Dashi – Dite mjaft harmonike dhe e mbushur me emocione dhe optimizëm do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Ne pjesën me te madhe te kohës do ndiheni aq mire saqë shpesh do ju duket vetja si neper ëndrra. Edhe beqaret do kenë disa takime te veçanta te cilat do i bëjnë te ndihen mete plotësuar. Financat do dini si t'i menaxhoni gjate gjithë kohës kështu qe nuk do keni aspak probleme. Demi – Rutina do e pushtoje jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe ne disa momente nuk do ndiheni aspak mire. Do ju duhet sikur do ju merret fryma dhe sikur gjithmonë ka për te qene kështu. Beqareve do ua vjedhë zemrën dikush me shume vlera dhe te ardhme te ndritur. Ne planin financiar do i keni idetë shume te qarta dhe do dini gjithmonë si te veproni. Binjakët – Perspektivat ne sektorin e dashurisë se çifteve duken te mira sot. Here pas here atmosfera mund te behet edhe pasionante. Beqaret ka rrezik te pëlqejnë dhe te afrohen me persona qe kane tashme një lidhje. Jeta do ju ndërlikohet me tepër dhe mund te ndihen keq. Ne planin financiar ekuilibri do mbizotërojë ne çdo moment. Gjithë kohës do jeni te kujdesshëm dhe largpamës. Gaforrja – Ka rrezik qe largësia territoriale te krijoje edhe një largësi shpirtërore gjate kësaj dite. Marrëdhënia me partnerin do filloje te ftohet. Beqaret duhet te përgatiten për emocione te forta sepse sot parashikohen dashuri me shikim te pare. Nëse nuk doni te keni as probleme me financat mire është qe para çdo hapi te reflektoni me kujdes. Luani – Do jeni me te afërt, me shprehës dhe me te dashur me partnerin tuaj sot, prandaj marrëdhënia mes jush ka për t'u përmirësuar tej mase. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime sot, por mund te fillojnë edhe lidhje serioze dhe afatgjata. Ne çdo moment ata do ndihen për mrekulli. Ne planin financiar do keni fat dhe mund te bëni te gjitha investimet qe keni menduar gjithë këto kohe. Virgjëresha – Edhe nëse kohet e fundit keni pasur probleme dhe debate te forta, sot nuk do jete dita për te marre vendime te mëdha siç mund te jete ndarja. Ne gjaknxehtësi e sipër mund te bëhen gabime te mëdha. Beqaret duhet te bëjnë atë qe do ju thotë zemra, pa menduar aspak se çfarë mund te ndodhe nesër. Nëse me shpenzimet tregoheni te matur, gjendja e financave nuk do jete problematike. Peshorja – Jeta juaj ne çift do jete e mbrojtur gjate kësaj dite. Te gjithë planetët do jene ne anën tuaj dhe do ua bëjnë çdo moment shume te bukur. Beqaret ka rrezik te marrin disa vendime ne planin sentimental te cilat do krijojnë tension ne familje. Beni mire t'i peshoni mire gjerat para fjalës se fundit. Me financat nuk do jeni aspak te kujdesshëm dhe mund te kryeni shpenzime te paimagjinueshme. Akrepi – Marrëdhënia juaj me partnerin do ketë goxha përmirësime gjate kësaj dite. Do jeni shume me tolerante me atë qe dashuroni dhe do mundoheni gjithë kohës te bëni me te mirën për te dy. Beqaret duhet te mendojnë edhe për te ardhmen, jo thjesht për disa emocione momentale. Familjaret do jene ata qe do iu ofrojnë mbështetje pa kushte ne planin financiar, prandaj gjendja do mbetet e kënaqshme. Shigjetari – Do bëni mire t'i përkushtoheni me shume atij qe keni ne krah gjate kësaj dite sepse nëse e lini pas dore marrëdhënia mes jush do filloje te ftohet. Beqaret do jene shume te pasigurte per hapat qe duhet te hedhin. Ka rrezik te humbasin edhe disa mundësi te shkëlqyera qe do iu jepen. Ne planin financiar do jeni shume te logjikshëm dhe përkujdesi do sjelle përmirësime. Bricjapi – Ne jetën tuaj ne çift nuk do ketë aspak probleme sot. Do e largoni edhe rutinën dhe nga ana tjetër nuk do keni as debate apo konflikte me partnerin tuaj. Beqaret duhet t'i shfrytëzojnë mundësitë qe do iu jepen për takime, por ne asnjë mënyrë nuk duhet te nxitohen për te marre vendime. Plutoni do ua mbroje gjate gjithë kohës financat kështu qe gjendja do mbetet e kënaqshme. Ujori – Dite e begate do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni me se miri gjate gjithë kohës kur te jeni pranë partnerit dhe nuk do doni te ndaheni për asnjë moment beqaret nuk do i japin rëndësinë e duhur jetës sentimentale sepse do e kenë mendjen tek një projekt profesional. Gjendja financiare do jete ne tërësi e mire dhe pa probleme. Peshqit – Pas një periudhe disi te stuhishme për jetën tuaj ne çift, sot gjerat do fillojnë te përmirësohen goxha. Do i kuptoni gabimet e bëra dhe do gjeni mënyrën për te kërkuar falje. Beqaret do fillojnë një histori te bukur dashurie e cila do i beje te jene gjithë kohës te lumtur. Ne planin financiar duhet te jeni te duruar ne mënyrë qe gjendja te përmirësohet. The post Horoskopi për ditën e sotme, e premte 14 prill 2017 appeared first on GazetaBlic. |
Mbahet debati “Çka të bëjë Parlamenti për FSK-në?” Posted: 13 Apr 2017 10:21 PM PDT Komisioni Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, sot do të organizojë debatin "Çka të bëjë Parlamenti për FSK-në?". Debati mbahet në Kuvendin e Kosovës dhe fillon në ora 13:00. The post Mbahet debati "Çka të bëjë Parlamenti për FSK-në?" appeared first on GazetaBlic. |
Pesë aftësi të çuditshme të cilat i kanë qentë, ndërsa njerëzit jo Posted: 13 Apr 2017 10:20 PM PDT Secili adhurues i qenve do të thotë se ata janë manarët më popullorë e qeniet më mahnitëse. Se sa janë qentë të çuditshëm, dëshmojnë këto pesë aftësi, të cilat ata i kanë, e njerëzit jo. 1. Qenët mund të nuhasin edhe sasinë më të vogël të ushqimit, larg e afër Shqisa e nuhatjes e qenit është 10.000 deri 100.000 herë më e fortë se e njeriut, që do të thotë se mund t'i nuhasin gjërat për të cilat ne vetëm mund të ëndërrojmë. Shohin nga perspektiva, që do të thotë se nëse njeriu mund të shohë qartë 500 m larg, qeni po aq qartë mund të shohë pesë kilometra. Duke ju falënderuar shqisës së nuhatjes, qentë u ndihmojnë shumë njerëzve në kërkimin e personave të zhdukur, por këtë aftësi të tyren e shfrytëzojnë edhe për gjëra më pak të rëndësishme. Sigurisht se e keni të njohur situatën kur ktheheni në shtëpi me delikatesën për manarin e tij, ndërsa ai që nga dera e nuhat se keni diçka për të. Qentë në çast e dinë kur ushqimi i tyre është në afërsi dhe nuk do të hamenden asnjë sekondë që ta kërkojnë. 2. Qentë mund ta zbulojnë sëmundjen tek njerëzit, duke u shërbyer vetëm me shqisat e tyre dhe intuitën Qen të trajnuar apo të pa trajnuar mund të vërejnë sëmundjen tek pronarët e tyre. Qenin madje mund ta trajnoni t'ia tërheqë vërejtjen pronarit të tij para se të fitojë sulm epileptik, deri sa disa qen mund ta alarmojnë njeriun për ndryshimet të cilat ndodhin në trupin e tij të shkaktuara nga sëmundjet. Ka shumë tregime të vërteta se qentë kanë ndjerë ndryshimet biologjike në trupin ë njeriut, për të cilat ka dalë se kanë qenë kancer. Kur ndjen se diçka nuk është në rregull, qeni vazhdimisht tërheq vërejtjen në një pjesë të caktuar të trupit, deri sa pronari i tij të mos kuptojë se diçka nuk është në rregull. 3. Qeni mund të ndjejë se çfarë do të bëni më pas Qentë sigurisht se janë mjeshtër të leximit të gjuhës së trupit, prandaj kanë aftësinë të parashikojnë se çfarë do të bëjë më pas. Në këtë aftësi qeni shërbehet me kontaktin me sy, kështu që do t'ia ngulisë sytë pronarit të tij për të kuptuar se çfarë mendon ai. Qentë janë aq të mirë në leximin e gjuhës së trupit, sa nuk keni nevojë të thoni asnjë fjalë dhe qeni do të dijë se çfarë do të bëni më pas. 4. Qeni mund ta parashikojë katastrofën natyrore Pas çdo katastrofe natyrore paraqiten tregime, të cilat dëshmojnë se qentë me sjelljen e tyre të pa rëndomtë, kanë tërhequr vërejtjen se diçka nuk është në rregull. Shkenca ende nuk ia ka dalë me siguri të kuptojë se si qentë dhe kafshët tjera mund të ndjejnë se do të ndodhë një katastrofë natyrore, por ka disa teori. Disa besojnë se qentë mund të ndjejnë ndryshimet në ujërat nëntokësore, të cilat ngjajnë para tërmeteve, deri sa të tjerët besojnë se kafshët janë të zonjat të dëgjojnë zhurmë të frekuencave shumë të ulëta, që janë rezultat i dukurive natyrore, si tërmetet apo vullkanet. Ka edhe hulumtime të shumta, të cilat udhëzojnë në atë se qentë, duke iu falënderuar nuhatjes së zhvilluar, mund të nuhasin ndryshimet në ajër, të cilat paraqiten para se të ndodhë katastrofa. 5. Qentë mund ta gjejnë rrugën për në shtëpi nga vendet më të largëta e më të panjohura Njerëzit në situata të tilla shërbehen me GPS, ndërsa qentë vetëm me shqisat e tyre dhe instinktin. Qeni mund ta gjejë rrugën për në shtëpi edhe kur gjendet në territor plotësisht të panjohur, përkatësisht madje edhe në qoftë se kurrë nuk ka kaluar asaj rrugë, shkruan Dritarja.net. Edhe në këtë shkathtësi, qenët shërbehen me super-hundën e tyre dhe pasi ta nuhasin erën e njohur, janë të aftë ta pasojnë deri sa ta nuhasin erën tjetër të njohur, që në fund do t'i çojë në shtëpi. The post Pesë aftësi të çuditshme të cilat i kanë qentë, ndërsa njerëzit jo appeared first on GazetaBlic. |
Senatori John McCain vazhdon vizitën në Prishtinë Posted: 13 Apr 2017 10:11 PM PDT Senatori amerikan, John McCain, vazhdon vizitën në Kosovë, i cili që nga dje është në vizitë zyrtare në Kosovë. Senatori John McCain, dje ka mbajtur një fjalë në Kuvendin e Kosovës dhe ka takuar kryeparlamentarin Kadri Vesli dhe kryeministrin Isa Mustafa, ndërsa sot do të takohet me Presidentin Hashim Thaçi. The post Senatori John McCain vazhdon vizitën në Prishtinë appeared first on GazetaBlic. |
Peja po bëhet me teleferik gjigant Posted: 13 Apr 2017 03:17 PM PDT Projekti "Borea" është qendra rekreative e skijimit e cila ka për synim që të shndërrojë Pejën në një ndër destinacionet më të frekuentuara jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë. Ndërkaq në emisionin Ora e Fundit, Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se ky projekt gjigant pritet të realizohet brenda dy vjetësh, e që në etapën e saj të parë pritet të punësojë rreth 300 persona, njofton Klan Kosova. Muhaxheri shtoi se "Borea" ishte projekt i viteve '78-79-të, e që tashmë pritet të bëhet realitet që më tutje të punësojë dhe mijëra persona të tjerë të cilët do i sjellin Pejës e gjithë vendit, zhvillime ekonomike e turistike po ashtu. "Sot u publikua në gazetë, emri i fituesit për partnerit privat për ndërtimin e qendrës Borea". "Më 3 maj mblidhet komisioni, ku do të jipet drita jeshile, nënshkruhet marrëveshja për ata të cilët kanë fituar tenderin për ndërtimin e qendrës sportive rekreative". Kryetari Gazmend Muhaxheri tha se pjesë e projektit "Borea" është edhe teleferiku gjigant, në të cilën qendër do të shërbej për 12 muaj në vit, njofton Klan Kosova. "Projekti "Borea" do të ndërtohet në dy faza. Faza e parë përfshinë projektin parë e që pjesë e tij është edhe teleferiku". "Kjo do të jetë qendra më e madhe për zhvillimin e skijimtarisë në vend". "Ky do të sjell edhe zhvillime të tjera ekonomike sikurse turizmi e të tjera". "Nëse kompanitë kanë përmbushur kriteret legale e teknike, kanë të drejtë ta marrin". "Në impaktin e parë rreth 300 persona do të punësohen në fillim, por më pas do të ketë me mijëra të punësuar". "Do të ketë 240 mijë vizitorë në fillim". "Kërkesa është që të ndërtohet qendra në afat prej dy vjetësh, do të jetë një investim i qëndrueshëm ku Komuna e Pejës do të ketë të hyra vetanake". "''Borea" është një projekt i vitit 78-79, kushtet janë më të mira se sa Brezovica, ka shtigje edhe më të mira" është shprehur Muhaxheri The post Peja po bëhet me teleferik gjigant appeared first on GazetaBlic. |
You are subscribed to email updates from GazetaBlic. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |