“Skadon afati për regjistrim në zgjedhje: ja çfarë privilegjesh do të humbet PD e Shqipërisë!” plus 9 more GazetaBlic

“Skadon afati për regjistrim në zgjedhje: ja çfarë privilegjesh do të humbet PD e Shqipërisë!” plus 9 more GazetaBlic


Skadon afati për regjistrim në zgjedhje: ja çfarë privilegjesh do të humbet PD e Shqipërisë!

Posted: 29 Apr 2017 10:47 PM PDT

Partia Demokratike ka hedhur një tjetër hap në rrugën e daljes nga skena politike dhe jeta institucionale e vendit, duke humbur një tjetër mundësi, ndoshta të fundit, për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 18 Qershorit.

Mesnata e 29 prillit shënoi fundin e afatit ligjor për partitë politike për të paraqitur listën e kandidatëve për deputetë dhe për rrjedhojë edhe për regjistrimin në zgjedhjet parlamentare.

Teksa pritej një reflektim në orët e fundit, partia më e madhe në opozitë, jo vetëm i qëndroi përbetimit për të mos marrë pjesë në zgjedhje, por kërkoi që edhe kandidatët partive të tjera të mos pranoheshin, me argumentin që kishte skaduar afati.

Në këto kushte, nëse edhe në ditët në vijim nuk do të ketë një zgjidhje emergjente, PD do të mbetet jashtë institucioneve duke humbur kështu automatikisht disa të drejta dhe privilegje jetike për një forcë politike.

Partia Demokratike vijon në këtë rrugë me shpresën e zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme pas zgjedhjeve të 18 Qershorit. Por, edhe nëse një vit pas zgjedhjeve të 18 qershorit, shumica e re do të pranojë zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, PD do të hynte në këto zgjedhje si një parti jo parlamentare, pa një sërë avantazhesh dhe fuqish që ky status të jep.

Pasojat katastrofike të bojkotit
Bojkoti i zgjedhjeve parlamentare të qershorit do të prodhojë pashmangshmërisht pasoja katastrofale për fatin e Partisë Demokratike. Jo rastësisht, edhe ish-kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar disa muaj më parë se, bojkoti i zgjedhjeve është vdekjeprurës për një parti politike, aq më tepër për PD, e cila ka qeverisur për 15 vjet Shqipërinë. Por cilat do të jenë pasojat më të rënda dhe më të shpejta për Partinë Demokratike nëse bojkoton zgjedhjet? Cilat janë të drejtat dhe privilegjet që humbet PD?

Nëse PD nuk merr pjesë në zgjedhje, sikundër deklarojnë krerët e saj, pas datës 18 Qershor, për herë të parë që nga themelimi i saj, Partia Demokratike humbet ligjërisht statusin e opozitës shqiptare. Katër vjet pas dorëheqjes së Sali Berishës, PD do të kthehej në një parti jo parlamentare. Për rrjedhojë, PD, pas 18 Qershorit nuk do të jetë më opozita legjitime në Shqipëri. Për t'u rifutur në skenën politike dhe institucionale, PD-së do t'i duhen edhe katër vite të tjera.

Humbja e selisë
Partia Demokratike humbet ligjërisht selinë pas 18 qershorit. Selia aktuale e Partisë Demokratike, e quajtur ndryshe Shtëpia Qendrore e Ushtrisë, buron nga neni 22 i ligjit për partitë politike. Ky nen parashikon që partitë parlamentare pajisen me ndërtesë për selinë e tyre qendrore dhe zyra vendore. Kur kjo është e pamundur, shteti merr përsipër pagesën e qirasë. Me bojkotin e zgjedhjeve, PD nuk është më një parti parlamentare dhe si e tillë, humbet të drejtën për të përdorur si seli të saj Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë. Në rast bojkoti, pas zgjedhjeve të 18 Qershorit, në bazë të ligjit, PD duhet t'i dorëzojë shtetit selinë e partisë.

Humbja e zërit në parlament dhe e prezencës mediatike
Opozita ka fjalën. Fjala është arma më e fortë e opozitës. Sali Berisha, edhe në shkelje të rregullores, ka shfrytëzuar si askush tjetër foltoren e Parlamentit, për t'i dhënë zë opozitës, për të shpërfaqur qëndrimet e saj, por edhe për të sulmuar kundërshtarët politikë. Gjatë kësaj legjislature, Berisha ka folur tre herë më shumë se sa kryeministri. Por, nëse Partia Demokratike nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit, ajo do të humbasë zërin e saj në Parlament. Do të humbasë armën e saj më të fortë. Humbja e zërit në Parlament është një goditje e fortë edhe për kryetarin e opozitës, Lulzim Bashën, të cilin mosqenia deputet e vendos në pozita të disfavorshme në raport me kundërshtarin politik. Për rrjedhojë, Partia Demokratike do të humbasë edhe prezencën mediatike. Me daljen nga skena politike dhe jeta parlamentare, Partia Demokratike humbet prezencën dhe vëmendjen mediatike, e për rrjedhojë edhe vëmendjen e opinionit publik.

Humbja e anëtarëve në KQZ dhe komisionet e tjera
Gjithnjë në rast bojkoti, pas zgjedhjeve të 18 Qershorit, Partia Demokratike humbet përfaqësimin me anëtarë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe në të gjitha nivelet e tjera të komisioneve të administrimit të zgjedhjeve. E drejta për të propozuar komisionerë u lind partive të reja opozitare, të cilat marrin numrin më të madh të vendeve në Parlamentin e ri. Neni 14 i Kodit Zgjedhor parashikon që 2 anëtarë të KQZ propozohen nga partia e opozitës parlamentare që ka numrin më të madh të vendeve në Kuvendin e Shqipërisë. E njëjta formulë aplikohet edhe me komisionet e tjera. Mandati i anëtarit të KQZ është gjashtë vjet, por vetë PD, në vitin 2013, ka vendosur një precedent, ku shkarkoi anëtarin e LSI, sapo kjo e fundit kaloi në opozitë. Megjithatë, edhe nëse Parlamenti i ri nuk do t'i shkarkonte tre përfaqësuesit e opozitës në KQZ, kjo e fundit do t'i humbiste anëtarët pas mbarimit të mandatit të tyre.

Humbjet e të drejtave që burojnë nga Parlamenti
Me bojkotin e zgjedhjeve, PD Humbet përfaqësimin në delegacionet dhe komisionet parlamentare, për shkak se nuk është më një parti parlamentare. Gjithashtu, Partia Demokratike do të privohet nga e drejta për të ngritur komisione hetimore për çështje të ndryshme dhe nuk mund të vërë më në lëvizjes Gjykatën Kushtetuese për rrëzimin e nismave ligjore të mazhorancës.

Gjithashtu, Partia Demokratike, me bojkotin e zgjedhjeve, humbet të drejtën për t'u përfaqësuar me anëtarë në nënkomisionet për të zgjedhur 10 anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Po ashtu, PD nuk mund të përfaqësohet më me anëtarë në komisionet që do zgjedhin anëtarët e organeve të Vetingut. Gjithashtu, PD nuk mund të bëhet më pjesë e komisioneve për ndryshimin e Kodit Zgjedhor si dhe humbet çdo mundësi për mocion mosbesimi ndaj qeverisë. PD nuk do të kishte mundësi as të kushtëzonte shumicën e re, nëse kjo e fundit do të ndryshonte Kushtetutën.

Privilegjet e tjera
Partia Demokratike është një parti e madhe dhe historike, me bazë solide dhe mbështetje të gjerë. Është partia e dytë më e madhe në vend, pas Partisë Socialiste. Si e tillë, edhe në ditët më të zeza, PD merr një numër të konsiderueshëm mandatesh në zgjedhjet parlamentare. Në rast bojkoti të zgjedhjeve parlamentare të 18 Qershorit, Partia Demokratike nuk përfiton fonde vjetore nga buxheti i shtetit në bazë të numrit të deputetëve që ka marrë në zgjedhjet e fundit parlamentare, pasi PD do të figuronte me zero mandate dhe zero vota. Neni 19 i ligjit për partitë politike parashikon që 70 për qind e ndihmës shtetërore për partitë ndahet në pjesë të barabarta sipas votave të fituara në zgjedhjet fundit parlamentare. Gjithashtu, Lulzim Basha, duke humbur statusin e kryetarit të opozitës, do të humbiste të drejtën e shoqërimit me eskortë dhe benefite të tjera që burojnë nga ky status. Neni katër i ligjit për Gardën e Republikës, parashikon që Garda ruan e mbron…kryetarin e partisë më të madhe të opozitës parlamentare… Ndërkaq, duke mos qenë pjesë e parlamentit, kupola drejtuese e PD, humbet edhe njëfarë imuniteti përballë ligjit. Po ashtu, shumë përfaqësues të PD, humbasin rroga, dieta dhe benefite të tjera që burojnë nga statusi i deputetit.

Disa nga të drejtat dhe privilegjet që humbet PD 
1.Partia Demokratike kthehet në një parti jo parlamentare.

2.Partia Demokratike humbet ligjërisht statusin e opozitës shqiptare.

3.Në bazë të nenit 22 të ligjit për partitë politike, Partia Demokratike humbet selinë e saj, e quajtur ndryshe Shtëpia Qendrore e Ushtrisë.

4.Humbet prezencën mediave dhe zërin në foltoren e Parlamentit.

5.Humbet përfaqësimin me anëtarë në KQZ, KZAZ, Grupet e Numërimit dhe Qendrat e Votimit.

6.Humbet të drejtën për të ngritur komisione hetimore.

7.Humbet të drejtën për të vënë në lëvizjes Gjykatën Kushtetuese.

8.Humbet të drejtën për t'u përfaqësuar me anëtarë në nënkomisionet për të zgjedhur 10 anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

9.Humbet të drejtën për t'u përfaqësuar me anëtarë në komisionet që do zgjedhin anëtarët e organeve të Vetingut.

10.Nuk mund të bëhet pjesë e komisioneve për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

11.Nuk mund të kushtëzojë me votë shumicën e re për ndryshime të mundshme në Kushtetutë.

12.Humbet çdo mundësi për mocion mosbesimi ndaj qeverisë.

13.Duke humbur vendet në Parlament, për rrjedhojë përfaqësues të Partisë Demokratike nuk do të përfitojnë rroga, dieta dhe benefite që burojnë nga statusi i deputetit.

14.Kupola drejtuese e PD, duke mos qenë pjesë e parlamentit, humbet njëfarë imuniteti përballë ligjit.

15.Humbet përfaqësimin në delegacionet e përhershme parlamentare dhe grupet e miqësisë.

16.Humbet përfaqësimin në komisionet dhe organizmat e tjera parlamentare.

17.Humbet kontaktet me Parlamentin Evropian.

18.Nuk mund të konsiderohet më një alternativë për qeverisjen e vendit.

19.Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha humbet të drejtën për t'u ruajtur dhe mbrojtur nga Garda e Republikës.

20.Partia Demokratike nuk përfiton fonde vjetore nga buxheti i shtetit në bazë të numrit të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare.

The post Skadon afati për regjistrim në zgjedhje: ja çfarë privilegjesh do të humbet PD e Shqipërisë! appeared first on GazetaBlic.

Vjedhja më e madhe nga thesari i shtetit në Shqipëri

Posted: 29 Apr 2017 10:45 PM PDT

Policia e Shqipërisë para shtatë vite, konkretisht në vitin 2000, ka zbuluar se në thesarin e shtetit në vitin 1997 dhe në 1998 ishin vjedhur sasi të mëdha ari në vlerën 2.8 milionë dollarë.

Po në këtë ditë Policia e Shqipërisë kishte arrestuar disa persona, banorë të Kërrabës, që kishin kryer vjedhjen.

The post Vjedhja më e madhe nga thesari i shtetit në Shqipëri appeared first on GazetaBlic.

MPB-ja nxjerrë flet-arrest për 15 persona të dyshuar për sulmin në Kuvend

Posted: 29 Apr 2017 10:44 PM PDT

Me kërkesë të Prokurorisë Publike, Ministria për Punë të Brendshme (MPB) ka nxjerrë flet-arrest për 15 persona. Bëhet fjalë për persona të cilët ishin pjesë e protestuesve të cilët ushtruan dhunë ndaj, deputetëve dhe gazetarëve.

Flet-arresti është lëshuar dhe policia është në ndjekje për kapjen e personave, ata pritet së shpejti të privohen nga liria dhe t'i dorëzohen sa më shpejt Prokurorisë, të merren në pyetje, prej nga pason edhe marrja e masës së sigurisë ndaj tyre.

Ndryshe këto janë urdhrat e parë pas lirimit të 8 personave të ndaluar që nga nata e protestave.

The post MPB-ja nxjerrë flet-arrest për 15 persona të dyshuar për sulmin në Kuvend appeared first on GazetaBlic.

Si u sulmua Kuvendi i Maqedonisë?

Posted: 29 Apr 2017 10:42 PM PDT

Policia maqedonase ka përdorur granata për të përzënë protestuesit dhe për të evakuuar deputetët e bllokuar brenda pasi ligjvënësit, duke përfshirë udhëheqësin e opozitës Zoran Zaev, u sulmuan brenda Kuvendit.

Protestuesit që mbështetin ish partinë qeveritare ” VMRO DPMNE"  sulmuan institucionin  maqedonas, duke plagosur së paku katër deputetë.

Ata hynë me forcë pasi ish opozita e udhëhequr nga Social Demokratët  zgjodhi një zgjodhën një shqiptar si kryetarin e ri të parlamentit  në përpjekje për të formuar qeverinë.

Të paktën katër deputetë, përfshirë kreun e SDSM-së Zoran Zaev dhe kreun e Lëvizjes për Reformën e PDSH-së, Zijadin Sela, u konfirmuan se janë plagosur dhe kanë marrë trajtim mjekësor.

Mbrëmjen e të enjtes, në zonën qendrore të Shkupit kishte një prani të madhe policore, ndërsa disa qindra protestues qëndruan para ndërtesës së parlamentit, ndonëse situata mbeti e qetë.

Dhuna filloi menjëherë pas orës 18:00, kur shumica e 67 deputetëve të parlamenti 120 vendësh zgjodhën n kryetarin e ri të parlamentit,  Talat Xhaferin.

“Të dashur qytetarë, ju përgëzoj për zgjedhjen e kryetarit të ri të parlamentit”, tha kreu i LSDM, Zoran Zaev,  në një konferencë shtypi në parlament, menjëherë përpara se aktivistët e "VMRO DPMNE" të sulmonin ndërtesën.

Partia "VMRO DPMNE," e cila ka tentuar të shmangë humbjen e pushtetit duke parandaluar zgjedhjen e një kryetari të ri, muajin e kaluar, u ankua se masa ishte e paligjshme dhe e quajti një " tentativë për grusht shteti “.

Gjatë gjithë mbrëmjes, një numër i madh protestuesish filluan të hynin në parlament,  duke u përballur me opozitën dhe disa forca të vogla policore të vendosura atje.

Për disa orë, protestuesit, disa prej te cilëve , kishin vendosur kapuçë të zinj, pushtuan sallën e shtypit, dhe sulmuan pothuajse të gjithë deputetët e bllokuar brenda saj.

Protestuesit gjithashtu hynë në sallën plenare të parlamentit, ku kënduan këngë patriotike dhe këndonin zgjedhje të reja, një kërkesë e përsëritur disa herë nga VMRO DPMNE-ja.

Ndërsa numri gjithnjë në rritje i njësive të policisë filloi të hynte në ndërtesën e parlamentit, disa nga gazetarët  u nxorën jashtë dhe institucioni u mbyll.

Policia më pas ka përdorur granata të ashpra për të përzënë protestuesit pro-VMRO DPMNE nga ndërtesa dhe filloi evakuimin e deputetët dhe gazetarët që ishin bllokuar brenda, të cilët thanë u sulmuan nga grupe protestuesish.

Në një fjalim të shkurtër televiziv, presidenti maqedonas i mbështetur nga VMRO DPMNE-ja, Gjorge Ivanov, bëri thirrje për qetësi.

“Unë u bëj thirrje udhëheqësve të partive parlamentare që të vijnë në zyrën time nesër në mënyrë që të mund ta kapërcejmë këtë konflikt”, tha Ivanov.

Ai gjithashtu u bëri thirrje të gjitha palëve të vetëpërmbahen, duke thënë se me zgjedhjen e një kryetari të ri të parlamentit ishin shkelur rregullorja parlamentare dhe rendi legjislativ.

Por LSDM fajësoi Ivanovin, i cili që nga 1 marsi ka refuzuar t'i japë mandatin udhëheqësit të opozitës, Zoran Zaev, pavarësisht se ka mbledhur një shumicë parlamentare.

LSDM-j a tha se Ivanovi ishte “pjesë e skenarit” përgjegjës për dhunën dhe për bllokimin e një tranzicioni paqësor të pushtetit pas zgjedhjeve të parakohshme të 11 dhjetorit.

Udhëheqësi i VMRO DPMNE, Nikola Gruevski, i cili thuhet se ishte jashtë vendit, në Vjenë, përdori Facebook-un  për të bërë thirrje për qetësi.

Gruevski këmbënguli se partia e tij do të përdorë “të gjitha mjetet demokratike” për të bllokuar zgjedhjen e kryetarit të ri të parlamentit dhe për të ndaluar qeverinë e re të marrë detyrën.

Ambasada e amerikane në Shkup,  Federica Mogherini dhe Johannes Hahn  dënuan dhunën. Ata theksuan se zgjedhja e një kryetari të ri të parlamentit ishte një hap pozitiv.

“Shumica e deputetëve zgjodhën Talat Xhaferin si Kryetar të Kuvendit gjatë një sesioni të rregullt parlamentar,  të dëshmuar nga anëtarët e publikut dhe shtypit. Do të punojmë me për të mbështetur demokracinë dhe për të avancuar edhe më tej interesat e Maqedonisë,” tha në një njoftim për shtyp Ambasada amerikane.

Maqedonia nuk ka qenë në gjendje të zgjedhë një qeveri të re që nga zgjedhjet e dhjetorit.

Kriza u thellua më 1 mars, kur Presidenti Ivanov refuzoi t’i japë udhëheqësit të SDSM-së mandatin për të formuar një qeveri, duke këmbëngulur se kjo do të rrezikonte sovranitetin e vendit.

LSDM tha se VMRO DPMNE-ja kishte frikë të humbte pushtetin, sepse udhëheqësit e saj kanë frikë të dalin para gjykatës.

Disa figura të larta partiake, duke përfshirë udhëheqësin e VMRO DPMNE , Nikola Gruevski, po përballen me hetime dhe akuza kriminale nga Prokuroria Speciale ( SJO) për të cilën pretendojnë se është e motivuar politikisht. / Ballkan Insight

The post Si u sulmua Kuvendi i Maqedonisë? appeared first on GazetaBlic.

Ja video ku shihet se si policia e ruan Bilall Kasamin derisa ik nga Parlamenti (VIDEO)

Posted: 29 Apr 2017 10:41 PM PDT

Se deputetët e Lëvizjes BESA kanë ikur nga parlamenti, para se të shpërthej dhuna e huliganëve maqedonas, këtë veç e kanë dëshmuar edhe vetë deputetët e kësaj partie, por edhe disa video që janë publikuar në portale e rrjete sociale, shkruan TetovaSot.

Në një video të fundit që ka siguruar portali TetovaSot, shihet pikërisht momenti kur Bilall Kasami i ruajtur nga policia, teksa ik nga Parlamenti, ndërsa në anën tjetër protestuesit i afrohen parlamentit dhe nisen të futen me dhunë në Parlament.

Mbrëmë deputeti i BDi-së, Artan Grubi, i quajti Lëvizja IK, që sipas tij, këto janë deputetët që ikin.

Video ekskluzive si policia e ruan Bilall Kasamin derisa ik nga Parlamenti

Posted by Tetova Sot on Samstag, 29. April 2017

The post Ja video ku shihet se si policia e ruan Bilall Kasamin derisa ik nga Parlamenti (VIDEO) appeared first on GazetaBlic.

Foto që po shokon internetin (Foto)

Posted: 29 Apr 2017 10:35 PM PDT

Një djalë nga Amerika ka vendosur që të përsëris një foto të shumë viteve më parë që kishte realizuar me babain në vaskë.

Por, kjo ka marrë shumë komente negative në internet.

The post Foto që po shokon internetin (Foto) appeared first on GazetaBlic.

Hoyt Yee sot në Maqedoni, takon presidentin dhe liderët politik

Posted: 29 Apr 2017 10:32 PM PDT

Zёvendёs ndihmёs sekretari i Departamentit amerikan të Shtetit pёr Evropё, Hoyt Brian Yee të dielën do të arrijë në vizitë dyditore në Maqedoni ku do të takohet me liderët e partive politike në vend, konfirmuan për Anadolu Agency (AA), nga Ambasada e SHBA-ve në Shkup.

Paraprakisht është paralajmëruar se Yee në Maqedoni do të realizojë takime me liderët politik me të cilët do të bisedojë për statusin e formimit të qeverisë, për marrëdhëniet bilaterale dhe për reformat e nevojshme në procesin e integrimeve euroatlantike të vendit.

Departamenti amerikan i Shtetit javën e kaluar shprehu shqetësim për situatën në Maqedoni dhe kërkoi formimin e qeverisë sa më shpejtë me qëllim vendi të vazhdojë me reformat në rrugën e integrimeve euroatlantike.

Edhe pse fillimisht nga të dy palët u tha se nuk do të ketë takim, megjithatë është paralajmëruar se do të ketë takim Yee-Ivanov.

“Zёvendёs ndihmёs sekretari i shtetit pёr Evropё, Hoyt Brian Yee do të takohet me presidentin e Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov”, konfirmuan për AA nga kabineti i tij.

Siç kumtuan nga kabineti i presidentit Ivanov dje paraprakisht obligimet e planifikuara nga axhenda e kreut të shtetit janë anuluar, për shkak të situatës së krijuar në vend.

Meqë presidenti Ivanov tani është në Shkup, u krijua mundësia që të realizohet takimi ndërmjet tij dhe Hoyt Yee.

The post Hoyt Yee sot në Maqedoni, takon presidentin dhe liderët politik appeared first on GazetaBlic.

Pas lirimit nga Franca, Ramush Haradinaj ia thotë këngës me çifteli (VIDEO)

Posted: 29 Apr 2017 10:31 PM PDT

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i sapo kthyer në Kosovë nga mbajtja prej rreth katër muajsh në Francë, është parë teksa këndonte këngë folklorike në një restorant në Kosovë.

Pas dy ditësh kthim në Kosovë, Haradinaj në këtë video së bashku me disa këngëtarë të muzikës folklorike shihet duke kënduar këngën 'Moj Kosovë moj bukuroshe', raporton Insajderi.

Serbia kishte bërë kërkesë për ekstradimin e Haradinajt, por që me 27 të këtij muaji gjykata franceze vendosi të refuzoj kërkesën e Serbisë.

Haradinaj ishte ndaluar në Francë që nga 4 janari i këtij viti.

The post Pas lirimit nga Franca, Ramush Haradinaj ia thotë këngës me çifteli (VIDEO) appeared first on GazetaBlic.

Java që vjen vendimtare për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë!

Posted: 29 Apr 2017 10:25 PM PDT

Zgjedhjet e parakohshme kanë qenë temë kryesore e këtyre ditëve. Partitë opozitare vazhdimisht po kërkojnë zgjedhje të parakohshme. E kjo kërkesë u bë më e zëshme që nga koha kur Nisma për Kosovën kërkoj mocion mosbesimi ndaj qeverisë. Partitë opozitare krahas kërkesës për zgjedhje kanë treguar edhe favorizimet e tyre për qeverisje. Kjo po i nxjerrë shumë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të organizojë zgjedhjet e parakohshme, duke pas parasysh se brenda vitit do të ketë edhe zgjedhet lokale. Kështu, anëtari i KQZ-së, Adnan Rrustemi thotë për "Bota sot", se ky institucion është i vetëdijshëm se mund të mbahen dy palë zgjedhje dhe si i tillë, e ka përgjegjesi kushtetuese organizimin e zgjedhjeve, qofshin ato të rregullta apo të parakohshme.

Opozita nuk ka numra për të rrëzuar Qeverinë, veprim të cilin do ta kishin bërë moti

Zgjedhjet e parakohshme kanë qenë temë kryesore e këtyre ditëve. Partitë opozitare vazhdimisht po kërkojnë zgjedhje të parakohshme. E kjo kërkesë u bë më e zëshme që nga koha kur Nisma për Kosovën kërkoj mocion mosbesimi ndaj qeverisë. Partitë opozitare krahas kërkesës për zgjedhje kanë treguar edhe favorizimet e tyre për qeverisje. Kjo po i nxjerrë shumë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të organizojë zgjedhjet e parakohshme, duke pas parasysh se brenda vitit do të ketë edhe zgjedhet lokale. Kështu, anëtari i KQZ-së, Adnan Rrustemi thotë për "Bota sot", se ky institucion është i vetëdijshëm se mund të mbahen dy palë zgjedhje dhe si i tillë, e ka përgjegjesi kushtetuese organizimin e zgjedhjeve, qofshin ato të rregullta apo të parakohshme.

"Duke qenë se jemi në vit zgjedhor edhe për shkak të zgjedhjeve lokale, KQZ ka ndërmarrë disa aktivitete që ndërlidhen me planifikimin dhe organizimin për zgjedhjet lokale, megjithëkëtë është e vetëdijshme që së shpejti mund të përballemi edhe me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, e të cilat po duken të pashmangshme po aq sa të nevojshme", thotë Rrustemi.

Opozita e gatshme për zgjedhje

Përderisa partitë që bashkëqeverisin, PDK dhe LDK nuk kanë dashur të flasin nëse Kosova duhet të shkoj në zgjedhje dhe a janë ato të gatshme për këtë hap, partitë opozitare tregohen shumë të gatshme. Këtë e kanë konfirmuar zyrtarë të partive opozitare për gazetën "Bota sot". Kështu, deputetja Shqipe Pantina ka thënë që opozita nuk ka numra për të rrëzuar Qeverinë, veprim të cilin do ta kishin bërë moti.

Andaj sipas saj, në këtë mënyrë shtë bllokuar Qeveria dhe Kuvendi dhe vendi duhet patjetër të shkoj në zgjedhje. "Po ne jemi duke punuar vazhdimisht në terren dhe sondazhet e fundit e tregojnë se tashmë jemi forca kryesore politike në vend", thekson deputetja Pantina. Po ashtu edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lah Brahimaj ka thënë, se partia e tij është e gatshme për zgjedhje.

"Por jemi të gatshëm edhe për të marrë përgjegjësinë e ndryshimit dhe besojmë se këtë do ta mbështesin edhe qytetarët e Kosovës, mbështetje kjo që është në rritje të vazhdueshme për boshtin opozitarë AAK-Nisma për të qenë nesër në krye të detyrës për të shpëtuar çdo gjë që është rrezikuar nga koalicion i sotëm dhe për të zhvilluar e forcuar Kosovën në të gjitha aspektet", thekson Brahimaj për "Bota sot".

Edhe njohësit e kësaj fushe kanë mendime kontradiktore rreth zgjedhjeve. Derisa njëri nga ta thotë, se vendi duhet shkuar në zgjedhje sa më parë, tjeteri thotë se Kosova ka çështje tjera më të rëndësishme se sa vetë zgjedhjet. Njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani thotë se Kosova nuk është e gatshme për zgjedhje të parakohshme, pa reformë zgjedhore, pa zgjidhje të problemeve të rëndësishme si demarkacionit, asociacionit, FAK. "Këto mund të prolongohem shumë dhe prapë duhet të merret kjo klasë politike edhe me këtë temë herët e vonë Gjykata Speciale edhe ashtu do të veprojë", thotë analisti Burjani. Sipas tij, nuk ka asgjë prej zgjedhjeve, qytetarët më së paku kanë interes për këto zgjedhje. "Me këto zgjedhje kërkojnë riciklim të njerëzve të njëjtë në pushtet.

Po të ketë koalicion të ndryshëm nga ky, prapë se prapë nuk do të ketë zgjidhje për këto problem", thekson ai. A është e gatshme Kosova dhe a duhet të shkoj në zgjedhje të parakohshme, flet edhe njohësi i çështjeve juridike, Riza Smaka. Sipas tij, zgjedhjet janë të domosdoshme. "Zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme ishin të nevojshme edhe më parë e tanimë janë imediate. Qeveria dhe qeverisja e vendit ka dështuar keq pothuaj në të gjitha sferat e jetës shoqërore ,socio-ekonomike, arsimore e shëndetësore", vlerëson analisti Smaka.

Sipas tij, zgjedhjet duhet patjetër të mbahen në një kohë kur korrupsioni nuk po ka të ndaluar.

"Tregu është nën monopole të oligarkëve me pasuri të fituar në forma të dyshimta kryesisht ilegale. Sa më parë që do të ristrukturohej kualitativisht pushteti legjislativ e ekzekutiv do të ishte më mirë për vendin", thotë analisti Smaka.

The post Java që vjen vendimtare për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë! appeared first on GazetaBlic.

Çfarë po ndodh në Maqedoni, kuvendi rrethohet nga policia!

Posted: 29 Apr 2017 10:25 PM PDT

Numër i madh i forcave policore gjatë ditës do të jenë të vendosur para Kuvendit të Maqedonisë. Autobus me anëtarë të MPB-së vijnë nga të gjithë qytetet e vendit

Mbrëmë gjatë protestës së dhunshme, policia ka intervenuar me vonesë dhe kanë lejuar me lehtësi që protestuesit të futen në hapësirat e Kuvendit dhe të pastrojnë 'llogaritë' me deputetët e Kuvendit.

The post Çfarë po ndodh në Maqedoni, kuvendi rrethohet nga policia! appeared first on GazetaBlic.