“Siri në të ardhmen do ta njohë vetëm zërin tuaj” plus 9 more Ferizaj Press |
- Siri në të ardhmen do ta njohë vetëm zërin tuaj
- Aplikacionet përdorin dhe shkëmbejnë të dhënat e përdoruesve
- Pagesa përmes Messenger’it edhe në grupe (Video)
- Mergim Sallahi, i riu që po bënë emër në Gjermani
- Asfaltohen mbi 3 kilometra rrugë në fshatin Gaçke
- Enveristët përkujtuan Enver Hoxhën me rastin e 32 vjetorit të ndarjes fizike nga jeta
- Publikohet raporti i institutit GAP për qytetari aktive në lokalitete të ndryshme të Kosovës
- PDK akuzon Komunën se nuk po u jep pagat punëtorëve
- Arrestohen në flagrancë dy hajna në Ferizaj
- Sulmi në Turqi ishte i kryer nga terroristët
| Siri në të ardhmen do ta njohë vetëm zërin tuaj Posted: 12 Apr 2017 10:13 AM PDT Për të rritur sigurinë e pajisjes tuaj, Apple ka patentuar një sistem në gjendje të njohë vetëm një zë.Në këtë mënyrë, nuk do të jetë më e mundur për përdoruesit e tjerë t’i bëjnë kërkesa Siri-t. Në të kaluarën ka patur probleme me Siri, pasi janë zbuluar qasje në të dhënat personale të përdoruesit, si foto dhe kontakte. Me këtë zgjjidhje, ky problem nuk do të ekzistojë më. Patenta parashikon një metodë për të memorizuar zërin e pronarit të iPhone, duke mos e limituar gjithçka vetëm me komandën “Hey Siri”. Nëpëmjet një sërë funksionesh të avancuara, pas një faze konfigurimi, Siri do të aktivizohet vetëm nëse e njeh zërin e regjistruar më parë, përcjell iphonealbania. Në rast të kundërt, nuk do të kryhet asnjë lloj veprimi. |
| Aplikacionet përdorin dhe shkëmbejnë të dhënat e përdoruesve Posted: 12 Apr 2017 09:54 AM PDT Aplikacionet e telefonave të mençur Android përdorin dhe shkëmbejnë të dhënat personale të përdoruesve, thuhet në një studim të ri të realizuar nga Universiteti Virginia Tech.Ky është studimi i parë për "komunikimin mes aplikacioneve dhe tregtisë së informacionit". Studiuesit thonë se ka dy lloje kërcënimesh: viruset e llojit "malware" dhe aplikacionet të cilat përdorin bashkëpunimin mes tyre për të mbledhur të dhënat personale të përdoruesve. Në lidhje më këtë të fundit, ata thonë se nuk janë të sigurt nëse kjo është bërë qëllimisht nga krijuesit e aplikacioneve, transmeton tch. Studimi përshkruan një skenar të rrjedhjes së informacionit, duke thënë, për shembull, se një aplikacion që shërben si elektrik dore mund të punojë me një aplikacion tjetër për të zbuluar informacione të përdoruesit, si listën e kontakteve apo vendndodhjen. Ekipi i studiuesve në më shumë se tre vjet ka analizuar mbi 100.000 aplikacione nga Google Play, si dhe rreth 10.000 aplikacione të prekura nga viruse të llojit "malware". |
| Pagesa përmes Messenger’it edhe në grupe (Video) Posted: 12 Apr 2017 09:49 AM PDT Facebook Messenger ka prezantuar veçorinë më të re.Kjo është pagesa përmes Messengerit, në grupe të bisedave. Duke nisur nga sot në SHBA, përdoruesit e sistemit operativ Android dhe kompjuterëve mund të dërgojnë pagesa dhe të ndajnë pagesa në grupe të njerëzve. Sa i përket versionit të Messengerit për iPhone, kjo veçori do të shtohet së shpejti. Pagesat bëhen në mënyrë të drejtpërdrejtë përmes kartelave të përdoruesve. Paratë dorëzohen në llogarinë bankare të përdoruesve. Të gjithë brenda grupit njoftohen për pagesat. https://web.facebook.com/messenger/videos/1274182442701433/ |
| Mergim Sallahi, i riu që po bënë emër në Gjermani Posted: 12 Apr 2017 09:37 AM PDT Mergim Sallahi i lindur në Bühl Baden-Wuerttemberg të Gjermanisë më 1996 nga prindërit shqiptar Xhevat dhe Xheva Sallahi të fshatit Zllatar të Ferizajt, shembull i gjeneratave të reja se kudo që të jesh me punë mund të arrihet sukses. Si edhe shumë fëmijë të mërgimtarëve të tjerë Mergimi që nga ditët e para të shkollimit u dallua dhe u radhit në mesin e nxënësve më të mirë. Për sukseset tij Mergimi dy herë ishte në mesin e më të mirëve. Në vitin 2012 gazetat lokale të qytetit publikuan suksesin e Mergimit me titullin se "Edukimi gjithmonë paguhet" Por Mergimi vazhdoi shkollimin dhe njëkohësisht punën praktike në kompaninë e njohur gjermane Bosch, në shkollën e lartë profesionale dyvjeçare të metalit dhe elektronikës. Për këtë në një ceremoni rasti ku morën pjesë edhe përfaqësues të qytetit Mergimi ishte njëri nga dy nxënësit më të mirë të cilët para se ti nënshtroheshin provimit me gojë kishin siguruar të drejtën për shkollim të mëtutjeshëm. As kjo nuk u shpëtoi mediave të cilat në një artikull shkruajnë : "Edhe para provimit me gojë, në anën e sigurt", është titulli i gazetës Badisches Tagblatt të landit BadenWürtemberg Se vërtet Mërgimi i ishte i përkushtuar punës dhe profesionit të tij tregojnë edhe rezultatet e punës ku gjatë praktikës ai kishte programuar dhe rregulluar robot për punë në fabrikën ku kryente punën praktike. Gazeta Badisches Tagblatt shkruan se me këtë rast " Më të mirët e vitit u zgjodhën Mergim Sallahi dhe Alexander Benz. Të dy këta kishin notën mesatare 1.9 dhe ishin nxënësit më të dalluar të shkollës . Sallahi dallohet për një angazhim jashtëzakonisht të madh social për klasën" Por ambiciet e Mergimit nuk mbarojnë këtu. Ai planifikon që të vazhdoj specializimin në programim. "Pas përfundimit me sukses të shkollës profesionale dyvjeçare në vitin 2014 kam filluar shkollën e dyfishtë të lartë profesionale në firmën Bosch. Gjatë kësaj kohe kemi mësuar programe të ndryshme elektronike dhe elektromotor. Në korrik të këtij viti do të përfundoj vitin shkollorë të shkollimit të lartë të dyfishtë. Pas kësaj dua të bëjë një vit përvojë pune dhe pas kësaj të vazhdoi specializimin për programim" thotë Mergimi Mergimi thotë se ka zgjedhur programimin pasi aty e ndien vetin më mirë dhe është pjesë që më së shumti e tërheqë. Këto ditë Mergimi po qëndron për pushime në fshatin e lindjes së babait, në Zllatar të Ferizajt, të cilin për shkak të angazhimeve nuk ka pasur mundësi ta vizitoi shpesh.
|
| Asfaltohen mbi 3 kilometra rrugë në fshatin Gaçke Posted: 12 Apr 2017 07:02 AM PDT Banorët e fshatit Gaçke, të mërkurën i janë gëzuar pa masë asfaltimit të rrugëve të tyre. Ata thanë se investime të tilla nuk janë bërë në këtë fshat që nga pas lufta. Për të parë nga afër punimet që po realizohen në këto projekte ishte edhe numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa. Ai tha se këto asfaltime janë shumë të rëndësishme për fshatin Gaçke me vet faktin se ka qene një lokalitet i cili është lenë pas dore në këto vitet e fundit. "Është tepër i rëndësishëm për shkak të mungesës së investimeve në këto vitet e fundit dhe natyrisht se jam këtu jo vetëm për ti uruar, por edhe për t'i falënderuar për bashkëpunimin e treguar në veçanti në hapjen vullnetare të rrugëve duke liruar pronat e tyre në dobi të realizimit të projekteve infrastrukturore për interesin qytetarë, por jam po ashtu për të shprehur po ashtu edhe gëzimin tim, që ne përfundimisht po hymë në rrumbullaksimin e investimeve dhe në përmbushjen e synimit zgjedhor për çka edhe jemi zgjedhur në fund të vitit 2013", ka thënë kryetari Svarqa. Numri një i Ferizajt, Muharrem Svarqa, tha se rregullimi i rrugëve të fshatit Gackë po bëhet me standarde tashmë të njohura me gjashtë metra gjerësi dhe 8 centimetra asfalt. "Ne po ashtu do të vazhdojmë me rrumbullaksimin e investimeve në tërë territorin e Komunës së Ferizajt, gjithsesi meqë jemi këtu ne do të inspektojmë punimet edhe në unazën e fshatit Greme që lidhe edhe Burrnikun, por edhe fshatin Gaçkë, investime që po realizohen edhe përmes Ministrisë së Infrastrukturës, investime të cilat do t'i japin kuptim jetës në këtë fshat dhe të cilat pa hezitim përfundimisht do të ndalim migrimin e banorëve të kësaj ane në veçanti nga fshati Burrnik", është shprehur kryetari Svarqa. Ndërkaq Shefqet Hajredini, ka thënë se me këto investime që po bëhen në fshatin Gaçke, po përmirësohet dukshëm infrastruktura e këtij fshati. Edhe Tahir Shabani, banor i fshatit Gaçke ka falënderuar Komunën e Ferizaj dhe kryetarin Svarqa, për të gjitha investimet që po bëhen në fshatin e tyre. U bë e ditur se vlera e këtyre projekteve kap shumën mbi 250 mijë euro, ndërkaq janë asfaltuar mbi 3 kilometra e gjysmë rrugë me asfalt. ![]() |
| Enveristët përkujtuan Enver Hoxhën me rastin e 32 vjetorit të ndarjes fizike nga jeta Posted: 12 Apr 2017 06:57 AM PDT Enveristët në Ferizaj me 11 Prill përmes një akademie përkujtimore e përkujtuan Enver Hoxhën me rastin e 32 vjetorit të ndarjes fizike nga jeta dhe të njëjtën kohë edhe një herë iu drejtuan kryeministrit me kërkesën që të legjitimoj një shesh në Prizren ose Prishtinë me emrin e Enver Hoxhës. Në marsh përkujtimor përpos kryetarit të LPSH-KVE-së që mbajti një fjalë rasti, për kontributin e Enver Hoxhës dhënë për Kosovën foli Tropojani Qazim Ferizaj.
|
| Publikohet raporti i institutit GAP për qytetari aktive në lokalitete të ndryshme të Kosovës Posted: 12 Apr 2017 06:22 AM PDT Të mërkurën në Ferizaj, është mbajtur konferencë Institutit GAP, me ç'rast është bërë publikimi i raportit lidhur me qytetarinë aktive në lokalitetet e ndryshme të Kosovës, ku u diskuta rreth lokaliteteve në të cilat komuniteti është i organizuar në kryerjen e punëve vullnetare me interes të përgjithshëm. Në këtë konferencë mori pjesë kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Naim Ismajli, kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Remz Elezi, si dhe përfaqësues të fshatrave të komunës së Ferizajt, Shtimes, Kaçanikut dhe Hanit të Elezit. Albulena Ndrecaj nga organizata INPO tha se ky takim është organizuar mes INPO-s dhe Institutit GAP dhe që ka për qëllim sensibilizimin e qytetarëve për t'u angazhuar në aktivitete publike , për punë vullnetare si dhe për të qenë me shumë aktiv ndaj zhvillimeve politike dhe infrastrukturore. Ndërsa Agron Demi nga Instituti GAP ka prezantuar shembuj konkret se si në Kosovë, funksionojnë disa fshatra që mund të jenë model edhe për fshatrat tjera. E nga ana tjetër kryetari i Komunës së Ferizaj, Muharrem Svarqa para të pranishmëve ka prezantuar edhe shumë shembuj se si funksion komuna jonë, por edhe fshatrat. “Një rol të rëndësishëm mendoj se e luajnë edhe institucionet arsimore, pa dallim nivelin e tyre, në mënyrë që pastrimi i ambientit konsiderohet si një nga prioritetet dhe jo si një akuzë që mund t'i kthehet si bumerang pushtetit lokal. Unë e konsideroj shumë të domosdoshme që ne të merremi edhe me forma tjera sensibilizuese, si për shembull me realizimin e videove, që mund të investohet edhe nga komuna, e që do të ndikonin në aktivizimin e ndjenjës së vullnetarisë”, tha kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa. Ndërsa kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, njëherësh kryetar i komunës së Shtimes, Naim Ismajli, u shpreh se në këtë konferencë u nxor konstatim se potenciali eksiton, por ai është i fjetur. "Ne duhet të jemi mjeshtër se si duhet ta zgjojmë këtë, edhe tek institucionet, edhe tek qytetarët, pra neve na ka munguar se si mund të provokojmë qytetarët tanë për disa aspekte që t'i marrin në dorën e tyre. Duke u nisur prej identifikimit të nevojave të tyre, rekomandimit për ato e deri tek zgjidhja për disa që mund të jenë praktike. Mendoj se ky është edhe një provokim edhe për ne si institucione, se çfarë mund të bëjmë ne”, tha Naim Ismajli, kryetari i Shtimes. Ndërkaq, për kryetarin e Hanit të Elezit, ky hulumtim nuk duket edhe fort i besueshëm Rufki Suma, thotë se shumica e fshatrave të Hanit të Elezit janë të organizuar në këtë mënyrë çfarë GAP-i i përmendi, edhe pse në prezantimin e këtij instituti nuk figuronte asnjë fshat i kësaj komune. ‘'Kemi 13 këshilla të fshatrave, zakonisht kryetarët takohen në takime të rregullta dhe sjellin plane vjetore ku raportojnë para kuvendit. Ne i kemi pajisur ata edhe me telefona pa pagesë që lidhen me të gjitha institucionet komunale. Po ashtu kur është çështja e dëgjimeve publike ata informohen dhe pastaj përmes tyre marrin pjesë shumë banorë. Edhe tek ne ka aktivitete që i pamë në raportin e GAP-it, mos të flasim vetëm për çështjen e pastrimit, që është dukuri e rregullt, por edhe shumë aktivitete të tjera që iu lejon ligji”, tha Suma. Në këtë debat morën pjesë edhe disa përfaqësues të fshatrave të komunës së Ferizajt dhe komunave për rreth, ku shumica theksuan se për një qytetari aktive duhet një sensibilizim më i madh i qytetarëve të këtushëm.
|
| PDK akuzon Komunën se nuk po u jep pagat punëtorëve Posted: 12 Apr 2017 05:20 AM PDT Ferizaj.12.04.2017. Dega e PDK-së në Ferizaj, në një konferencë për media ka akuzuar Qeverinë Komunale për mospagesën e punëtorëve të cilët janë angazhuar përmes projekteve të ndryshme. Ky subjekt opozitar thotë se komuna është zhytur në borxhe, duke mos i paguar punëtorët me kontrata mbi vepër dhe ata përmes marrëveshjes me Caritas-in. Sipas Selim Marevcit nga PDK-ja, vlera e borxhit kap shuma milionëshe. "Sot komuna e Ferizajt është zhytur në borxhe nga më të ndryshmet, që shifrat janë marramendëse milionëshe, sot kompanitë publike janë në prag të falimentimit, punëtorët e këtyre kompanive nuk arrijnë të marrin as pagat me muaj të tërë, kjo është pasojë e stërngarkimit me familjarë dhe me militantë partiak të këtyre pushtetarëve. Gjendja shqetësuese është me punëtorët që u punësuan përmes Caritas-it, pavarësisht që ne si opozitë patëm reaguar për keqmenaxhimin e këtij bashkëpunimi , sepse edhe këtu dërguan punëtorë partiak e familjarë dhe u bënë mori dallavaresh të tjera. Situate e tillë mbretëron edhe me punëtorët që janë angazhuar në komunë përmes kontratave në vepër, ku ata nuk janë paguar me nga 7-8 muaj", tha Marevci. Në bazë të hulumtimit që ka bërë PDK-ja, Selim Marveci thotë se numri i punëtorëve që i angazhoi Svarqa, e nuk po i paguan, arrin diku rreth 500. Ndërkaq, theksoi se ankesat e këtyre punëtorëve shfaqen çdo ditë në zyrat e kësaj partie opozitare me shpresë që së paku të bëhen publike. "Ne patëm reaguar edhe më herët se këto kontrata janë valide vetëm gjashtë muaj, por ky kryetar e ka keqpërdor këtë ligj dhe e ka shkel atë, pasi që ka punëtorë që punon me këtë lloj kontrate, ndërkaq në punë është prej fillimit të mandatit. Realisht kryetari ka borxh ndaj këtyre punëtorëve sepse ligji i shërbyesve civil thotë se nëse punëtori qëndron më shumë se një vit, kryetari duhet t'i bëj zgjidhje të përhershme atij punëtori", tha Selim Marevci. Dega e PDK-së përmes kësaj konference ka apeluar tek kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa, që sa më shpejt t'i paguaj punëtorët e angazhuar në punë, ose të dalë para tyre dhe t'u tregoj se komuna nuk ka fonde për t'iu dhënë pagë. Në anën tjetër shefi i kabinetit të Kryetarit Svarqa, Balton Dërguti ,këto akuza i ka quajtur pjesë të fushatës së hershme zgjedhore. Dërguti ka mohuar se ka punëtor të cilët nuk paguhen nga Komuna ,përveç atyre që janë duke kryer pjesën praktike pas diplomimit . "Shumica e tyre janë në kryerje të pjesës praktike e cila kryhet pa pagesë. Ne si Komunë kemi obligim që tu mundësojmë të sapodiplomuarëve që të kryejn praktikën dhe të jenë të përgatitur për punë. Ndërsa sa u përket atyre që janë të punësuar përmes projekteve të Caritasit gjithëmonë janë paguar, edhe pse ndoshta ndonjëherë për shkak të mungesës së mjeteve u janë vonuar por pagesat janë kryer tek të gjithë" ka thënë Dërguti |
| Arrestohen në flagrancë dy hajna në Ferizaj Posted: 12 Apr 2017 04:01 AM PDT Policia e Kosovës ka arrestuar në flagrancë dy persona të dyshuar të cilët me forcë kishin hyrë në një shtëpi me qëllim të vjedhjes, në fshatin Neredime e Epërme të Ferizajt.“Raportet e para flasin se A.B. 31 vjeç dhe L.G. 16 vjeç, kishin përgatitur disa gjësende për t"i përvetësuar në mënyrë të paligjshme, kur dhe janë arrestuar nga policia brenda shtëpisë të viktimës në fshatin Neredime e Epërme”, ka njoftuar rastin Policia, ndërkohë që bën të ditur se rezultatet janë arritur falë bashkëpunimit me qytetarët. Pas intervistimit në prezencë të avokatit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj dy të dyshuarve është marrë masa e ndalimit për 48 orë. Bëhet e ditur se pas kompletimit lënda procedohet në Gjykatë. |
| Sulmi në Turqi ishte i kryer nga terroristët Posted: 12 Apr 2017 04:00 AM PDT Në intervistën për transmetuesin Haberturk, Soylu tha sot se sulmi ishte kryer nëpërmjet një tuneli nën kompleks. Numri i të vrarëve nga eksplodimi i djeshëm ka arritur në tre vetë, kanë thënë burime spitalore. Ministri Soylu fillimisht pat thënë se nuk ka involvim të forcave të jashtme në këtë incident në qytetin e trazuar me popullatë shumicë kurde, duke indikuar se eksplodimi ishte shkaktuar nga punët riparuese në një garazh të policisë dhe se nuk ishte pasojë e sulmit. Eksplodimi, që ka mundur të dëgjohet në disa lagje të qytetit, i ka shtuar shqetësimet e sigurisë vetëm disa ditë para referendumit, me të cilin pritet të shtohen autorizimet e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. /rel/ |
| You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |












