“Shënohet Festa e Pashkëve” plus 9 more GazetaBlic

“Shënohet Festa e Pashkëve” plus 9 more GazetaBlic


Shënohet Festa e Pashkëve

Posted: 14 Apr 2017 10:47 PM PDT

Sonte besimtarët e krishterë fillojnë shënimin e Festës së Pashkëve. Ceremonia kryesore në Kosovë, do të mbahet në Katedralen "Nënë Tereza" në Prishtinë.

Mesha solemne e Pashkëve në Katedralen "Nënë Tereza", fillon në ora 21:00.

Dita e Pashkëve është të dielën, kur në mesditë do të ketë mesha në të gjitha kishat katolike, ndërsa veç aktiviteteve të shumta, në mbrëmje do të jetë pritja solemne për Pashkë në Rezidencën e Ipeshkvisë, pranë Katedrales "Nënë Tereza" në Prishtinë, e cila organizohet nga Ipeshkvi i Kosovës, SH. T. Imzot Dodë Gjergji.

The post Shënohet Festa e Pashkëve appeared first on GazetaBlic.

Protesta e “taksive”: Policia bashkiake të heqë mjetet e palicensuara

Posted: 14 Apr 2017 10:47 PM PDT

Drejtuesit e taksive 4+1 kanë protestuar kundër konkurrencës së pandershme.

Drejtuesit e taksive, thonë se prej vitesh nuk ndërhyhet ndaj mjeteve të palicensuara, që sipas tyre policia bashkiake e di ku e kanë vendndodhjen.

Ata thonë se do i drejtohen dhe Kryeministrit për këtë problem.

Konkurenca e pandershme e shërbimit taksi 4+1, nxori në protestë taksistët shkodranë.

Pasi i janë drejtuar Bashkisë, Drejtorisë së policisë, Tatimeve dhe çdo institucioni tjetër, ata thonë se si masë të fundit do parkojnë automjetet në qendër të Shkodrës, e do t'i shkruajnë kryeministrit Rama për këtë problem.

Sipas drejtuesve të taksive 4+1, nga tregu informal ata nuk po arrijnë të sigurojnë as të ardhura minimale për familjet.

Taksistët kërkojnë lufte kundër informalitetit dhe në mënyrë të veçantë heqjen nga qarkullimi te mjeteve te palicensuara.

Prej vitesh taksitë që paguajnë rregullisht detyrimet nuk kane arritur te zgjidhin shqetësimin kryesor, konkurrencën e pandershme nga të palicensuarit./Ora News

The post Protesta e "taksive": Policia bashkiake të heqë mjetet e palicensuara appeared first on GazetaBlic.

Një asteroid i madh i parë para 400 vjetësh i afrohet Tokës më 19 prill

Posted: 14 Apr 2017 10:39 PM PDT

Një asteroid i madh me diametër afërsisht 600 m do të kalojë në afërsi të Tokës më datën 19 prill, por nuk do të ketë asnjë rrezik për planetin tonë, njoftoi Agjencia amerikane e hapësirës (NASA).

"Megjithëse nuk ka asnjë mundësi që ky asteroid të përplaset me planetin tonë, një objekt hapësinor i përmasave të tilla do të kalojë shumë afër Tokës", nenvizoi NASA në një komunikatë.

I pagëzuar si 2014-JO25, asteroidi me diametë rreth 650 m do të kalojë 1,8 milionë km në afërsi të Tokës, dmth pak më pak se pesë herë distanca që ndan planetin tonë nga Hëna. Ai mund të shihet me një teleskop të vogël për një apo dy netë.

Asteroidi 2014-JO25 është shfaqur për herë të fundit para 400 vjetësh dhe nuk do të rishihet më për 2 600 vjetë.
Parashikohet që në vitin 2027, një asteroid me madhësi thuajse të njëjtë t'i afrohet Tokës.

The post Një asteroid i madh i parë para 400 vjetësh i afrohet Tokës më 19 prill appeared first on GazetaBlic.

Sot vendosen shporta rreth Liqenit të Batllavës

Posted: 14 Apr 2017 10:39 PM PDT

Sot do të vendosen shporta nëpër hapësirat rreth Liqenit të Batllavës, si dhe do të zhvillohet një aksion për pastrimin e hapësirave rrethuese të liqenit.

Aksioni i pastrimit do të mbahet nga ora 11:00.

Këto aktivitete po organizohen nga Engineers Without Borders Kosova (EWB-K) me përkrahje financiare nga Ambasada e Dukatit të Madh të Luksemburgut.

The post Sot vendosen shporta rreth Liqenit të Batllavës appeared first on GazetaBlic.

Moti sot në Kosovë

Posted: 14 Apr 2017 10:35 PM PDT

Moti sot në Kosovë, e shtunë 15 prill 2017 parashikohet të jetë kryesisht me diell.

Era do fryj nga Jug-Lindja 10 deri 30 km/h.

Ndërkohë parashikohet që temperaturat minimale do të lëvizin nga 7-C ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë deri 21-C.

The post Moti sot në Kosovë appeared first on GazetaBlic.

Ish-studentët e UP-së përballen me SMS në gjykimin kundër tyre

Posted: 14 Apr 2017 10:33 PM PDT

"Eska (Esat) nxirri 100 euro se po më duhen nesër masi ki me shku në shpi, e ajo çika nesër t`i qet në konto në ora 12". Këtë mesazh ia ka shkruar Mevludin Beqiri më datën 5 korrik të vitit 2009 Esat Belajt.

Tri ditë më herët, pra më 2 korrik të atij viti, Beqiri ia ka kërkuar numrin e kontos Belajt.

"Qoma numrin e kontos, ok shpejt", i ka shkruar ai. Në kohën kur janë dërguar këto dy mesazhe, Beqiri dhe Belaj kanë qenë studentë në Fakultetin e Mjekësisë.

Këto mesazhe janë lexuar të premten në gjykimin kundër tyre dhe ndaj 10 personave të tjerë, shumica e të cilëve janë ish-studentë të Universitetit të Prishtinës (UP), kurse disa vazhdojnë të jenë ende studentë. Ata po akuzohen për katër vepra penale: marrje e dhënie ryshfeti, keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe ushtrim ndikimi.

Veprat, sipas aktakuzës, janë kryer gjatë viteve 2009 dhe 2012. Kanë të bëjnë me regjistrime të jashtëligjshme në UP dhe me kalimin e provimeve, kryesisht në Fakultetin e Mjekësisë….

The post Ish-studentët e UP-së përballen me SMS në gjykimin kundër tyre appeared first on GazetaBlic.

Këto janë tri problemet e pakëndshme që i shkaktojnë bajamet

Posted: 14 Apr 2017 10:33 PM PDT

Bajamet janë pjesë e sistemit limfatik dhe ndihmojnë trupin për t'u mbrojtur kundër infeksionit. Bajamet janë vija e parë e mbrojtjes kundër mikroorganizmave të pranishëm në ajër dhe substancave të tjera të dëmshme, por ndonjëherë këta toptha, të vendosur në fyt, mund të shkaktojnë inflamacion dhe shkaktojnë probleme shëndetësore, ndërsa këto janë tri më të zakonshmet.
1. Era e keqe

Sipas Institutit kombëtar të shëndetësisë në SHBA, gjysma e popullsisë së botës vuan nga fryma me erë të keqe. Nëntëdhjetë për qind e rasteve janë të shkaktuara nga problemet në zgavrën e gojës, të tilla si higjiena e dobët orale apo rrjedhja e sekrecioneve nazale, por fryma e keqe mund të jetë rezultat edhe i gurëve të grumbulluar mbi bajame.

Bajamet janë plot me qoshe dhe të çara në të cilat mblidhen bakteret, mukusi dhe çelizat e vdekura. Prej këtyre substancave më pas formohen formacione të bardha që vendoson në xhepat e bajameve. Këto depozita shpesh përmbajnë squfur që shkakton erë të keqe. Zgjidhja? Higjiena e mirë orale të tilla si larja e dhëmbëve tuaj dy herë në ditë dhe shpërlarja me antiseptik mund të ndihmojë në largimin e depozitave të akumuluara.

2. Gëlltitja e shoqëruar me dhimbje

Në shumicën e rasteve, gurët në bajame janë të vegjël dhe nuk shkaktojnë ndonjë siklet. Megjithatë, në qoftë se gurët janë më të mëdhenj kjo mund të shkaktojë gëlltitje me dhimbje. Nëse gurët janë të vështirë si shkëmbinj, personi mund të ketë ndjenjën e një trupi të huaj dhe një ndjenjë të irritimit në fyt. Kur gëlltitë, personi mund të ketë ndjenjën se në fytin e tij ka një gjilpërë.

Nëse keni dhimbje gjatë gëlltitjes, ndërkohë që nuk jeni alergjik ndaj dhe ju nuk keni ndonjë mikroorganizëm, të tilla si streptokoket, fajtor për dhimbjen mund të jenë gurët e mëdhenj në bajame. Gurët mund të përpiqeni që t'i largoni me ujë kripur në goje duke gurgulluar apo edhe me kollitje. Megjithatë, nëse është një gurë më i madh ndoshta duhet të konsultoheni me një otolaringolog për heqjen e gurit me rreze laser.

3. Gërhitja

Bajamet e zgjeruara mund të jenë shkak i gërhitjes. Kjo ndodh sepse tek bajamet e zgjeruara ajri nuk mund të rrjedhë normalisht nëpër rrugët e frymëmarrjes. Gërhitja mund të jetë e bezdisshme, por nuk është e dëmshme, nëse nuk është e shoqëruar me apnea gjatë gjumit kur trupi merr më pak oksigjen për shkak të ndërprerjve në frymëmarrje dhe bllokim të udhëve ajrore.

Bajamet zgjeruara shpesh shkaktojnë gërhitje te fëmijët, ndërsa 4 në mesin e 100 njerëzve të moshës mesatare dhe 2 në mesin e 100 grave të moshës mesatare vuajnë nga apnea e gjumit, e cila shkaktohet nga bajamet e zgjeruara. Bajamet mund të rriten për shkak të disa kushteve të lindura mjekësore, infeksioneve kronike dhe faktorëve të tjerë. Nëse situata është serioze, mjeku mund të propozojë heqjen e bajameve.

The post Këto janë tri problemet e pakëndshme që i shkaktojnë bajamet appeared first on GazetaBlic.

Erdogan premton: nuk do të ndryshojë mënyra e qeverisjes në Turqi pas referendumit!

Posted: 14 Apr 2017 10:32 PM PDT

Presidenti i Turqisë, Tajip Erdogan ka hedhur poshtë pretendimet se do të ndryshojë mënyrë e qeverisjes në Turqi pas referendumit për ndryshimet kushtetuese.

Ai ka thënë se kurrë nuk ka pasur pretendime që Turqia të qeveriset në ndonjë mënyrë tjetër, raporton AA.

"Në 40 vitet e mia të jetës politike unë nuk kam pasur pretendime për ta ndryshuar regjimin", ka thënë Erdogan në TRT, transmeton lajmi.net

Ai ka thënë se debatet në ndryshimin e regjimitkanë marrë fund në vitin 1923 kur Kemal Ataturku kishte themeluar Turqinë si republikë.

"Qeveria nuk u është përgjigjur nevojave të tanishme", ka thënë Erdogan.

Presidenti turk është përballur me akuza, që nëse votohen këto ndryshimet atëherë do të ndryshonte regjimi në Turqi.

Sipas sondazheve të para, 51% e qytetarëve do të votojnë pro këtyre ndryshimeve.

The post Erdogan premton: nuk do të ndryshojë mënyra e qeverisjes në Turqi pas referendumit! appeared first on GazetaBlic.

Shënohet Festa e Pashkëve

Posted: 14 Apr 2017 10:31 PM PDT

Sonte besimtarët e krishterë fillojnë shënimin e Festës së Pashkëve. Ceremonia kryesore në Kosovë, do të mbahet në Katedralen "Nënë Tereza" në Prishtinë.

Mesha solemne e Pashkëve në Katedralen "Nënë Tereza", fillon në ora 21:00.

Dita e Pashkëve është të dielën, kur në mesditë do të ketë mesha në të gjitha kishat katolike, ndërsa veç aktiviteteve të shumta, në mbrëmje do të jetë pritja solemne për Pashkë në Rezidencën e Ipeshkvisë, pranë Katedrales "Nënë Tereza" në Prishtinë, e cila organizohet nga Ipeshkvi i Kosovës, SH. T. Imzot Dodë Gjergji.

The post Shënohet Festa e Pashkëve appeared first on GazetaBlic.

Horoskopi sot jep lajme të mira, mësojeni për çfarë bëhet fjalë

Posted: 14 Apr 2017 10:27 PM PDT

Horoskopi për ditën e sotme, e shtunë 15 prill 2017

Dashi – Do bëni mire te tregoheni me realiste sot ju te dashuruarit sepse ne te kundërt mund te zhgënjeheni e mund te lëndoheni. Beqaret do argëtohen pafund me personat qe do takojnë dhe ka mundësi te ndihen gati edhe për t'i çuar gjerat me tej me ta. Buxheti do jete aq i mire saqë mund ta kryeni pa frike edhe ndonjë investim me te madh se zakonisht.

Demi – Nuk do e duroni dot rutinën sot ju te dashuruarit dhe kjo do ju shtyje te ndërmerrni edhe rreziqe vetëm për ta ndryshuar njëherë e mire. Beqaret nuk duhet kurrsesi te tregohen te pakujdesshëm me premtimet qe do bëjnë apo përgjigjet qe do japin sepse prej tyre do varet e ardhmja. Ne planin financiar do e keni shume te qarte gjendjen ne te cilën ndodheni dhe do jeni te kujdesshëm.

Binjakët – Dite shume e veçante do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Planetët do mendojnë ne çdo moment qe ju te ndiheni sa me mire, kështu qe nuk do mungojnë as surprizat. Beqaret edhe pse nuk do e gjejnë shpirtin e tyre binjak, serish nuk do mërziten asnjë moment, përkundrazi çdo çast do argëtohen dhe do gëzohen pranë miqve. Financat do jene si zakonisht.

Gaforrja – Mos bëni premtime për te cilat nuk jeni te sigurte nëse do i mbani dot gjate kësaj dite sepse do e zhgënjeni partnerin dhe ai mund te largohet prej jush. Beqaret do gjejnë një person impresionues me te cilin mund te fillojnë edhe lidhje afatgjata. Ndryshimet do ndodhin me shpejt nga sa e kishit menduar. Te ardhurat do përmirësohen ne mënyrë te menjëhershme fale një shpërblimi profesional.

Luani – Me ne fund dialogu do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Me partnerin do i zgjidhni te gjitha mosmarrëveshjet qe keni pasur dhe madje do kërkoni edhe falje për gabimet. Beqaret jo vetëm qe do kenë flirtime interesante, por do hedhin edhe hapat e para drejt një lidhjeje pasionante. Buxheti me ne fund do ekuilibrohet dhe do jeni shume here me te qete.

Virgjëresha – Sot do i keni te gjitha planetët ne anën tuaj ju te dashuruarit dhe marrëdhënia ne çift do ketë përmirësime te dukshme. Për beqaret ka mundësi qe një miqësi e vjetër te shndërrohet ne diçka me te madhe dhe do ua ndryshoje jetën përgjithmonë. Financat do jene te kënaqshme, por kjo nuk do te thotë qe ju te shpenzoni pafund duke mos menduar për te ardhmen. Ky do ishte një gabim fatal.

Peshorja – Dite shume e bukur do jete kjo e sotmja për ju te dashuruarit. Do dilni e do argëtoheni me partnerin dhe me fëmijët tuaj nëse keni. Beqaret do preferojnë vetëm te joshin e te flirtojnë me personat qe do takojnë. Ata nuk do ndihen ende gati për te hedhur hapa serioze. Me financat ka rrezik te bëni disa gabime te pafalshme te cilat mund te ndikojnë tej mase tek e ardhmja.

Akrepi – Shume gjera do ndryshojnë sot për juve qe jeni ne një lidhje kështu qe duhet te përgatiteni shpirtërisht. Çdo gjë do varet nga mënyra sesi jeni sjelle se bashku kohet e fundit. Beqaret do jene shume te pavendosur edhe pse ne fakt njohjet e reja do jene goxha interesante. Ne planin financiar do i keni idetë shume te qarta dhe nuk do bëni aspak gabime.

Shigjetari – Do kaloni plot momente te bukura sot ju te dashuruarit dhe ne disa momente madje do ju duket vetja si neper ëndrra. Partneri mund t'iu beje edhe ndonjë propozim interesant ne mbrëmje. Beqaret do kenë disa takime, por asnjeri prej tyre nuk do mund te thellohet aq sa për te filluar një lidhje. Ne planin financiar do i keni idetë shume te qarta dhe nuk do hidhni hapa te gabuara.

Bricjapi – Jeta juaj ne çift ka për te qene edhe me intensive sot. Do bëni gjithçka qe keni ne dore ne mënyrë qe te shtoni alegrinë dhe ngjyrat. Kujdes duhet te bëni edhe me xhelozinë. Beqaret me mire te qëndrojnë edhe pak kohe vetëm sesa te rrezikojnë shume për te filluar një lidhje se cilës nuk i dihet e ardhmja. Buxhetin do e menaxhoni ne mënyrë te arsyeshme dhe nuk do keni asnjë lloj problemi.

Ujori – Çiftet do jene sentimentale dhe te fiksuar edhe pas detajeve. Te qenit shume strikte mund te sjelle edhe ndonjë mosmarrëveshje me partnerin. Ju beqaret do e gjeni me ne fund shpirtin binjak dhe çdo çast do ju duket si një ëndërr e vërtetë. Për financat duhet te jeni shume me te kujdesshëm nga me pare sepse shpesh mund te gjendeni para zgjedhjeve te vështira.

Peshqit – Dite shume e qete do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do jeni me te duruar dhe me te sjellshëm me ata qe keni ne krah. Beqaret do takojnë një person vërtet me vlera dhe nuk do presin gjate për te hedhur hapa te rëndësishme me te. Ne planin financiar do bëni mire te tregoheni me te kujdesshëm ne mënyrë qe situata te mos ketë asnjë lloj tronditjeje.

The post Horoskopi sot jep lajme të mira, mësojeni për çfarë bëhet fjalë appeared first on GazetaBlic.