“Senatori amerikan John McCain viziton Kosovën, ja axhenda” plus 9 more GazetaBlic

“Senatori amerikan John McCain viziton Kosovën, ja axhenda” plus 9 more GazetaBlic


Senatori amerikan John McCain viziton Kosovën, ja axhenda

Posted: 12 Apr 2017 10:46 PM PDT

Senatori amerikan, John McCain, do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. Ai pritet të takojë liderët e institucioneve dhe partive politike.

Nga Zyra e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është bërë me dije se senatori amerikan do të nderohet me çmimin "Urdhri i Lirisë".

Ky çmim, senatorit McCain i ndahet për kontributin e tij në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe për rolin e tij në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, që për Kosovën konsiderohet "aleat i përjetshëm".

McCain do të takohet edhe me kryeministrin Isa Mustafa dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Po ashtu, McCain pritet t'i drejtohet me një fjalim Kuvendit të Kosovës, i cili mblidhet në një seancë solemne pikërisht për senatorin amerikan.

Senatori republikan ka nisur nga 7 prilli një turne në Ballkanin Perëndimor, rajon ky, ku Rusia po përpiqet të rrisë ndikimin politik dhe ekonomik.

Gjatë vizitës në Sarajevë, McCain ka thënë se është i shqetësuar me ndërhyrjen e Rusisë në çështjet e brendshme të Bosnje dhe Hercegovinës.

Kurse, gjatë qëndrimit në Beograd, ku ka takuar presidentin e ri të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, McCain ka deklaruar se çdo gjë që ndodh në pjesën lindore të Evropës është e rëndësisë jetike për sigurinë e Shteteve të Bashkuara.

"Pas kthimit në Shtetet e Bashkuara, mesazhi për kolegët e mi në Senat, presidentin dhe popullin amerikan, është se çdo gjë që ndodh në pjesën lindore të Evropës është me interes jetik për sigurinë kombëtare të SHBA-ve", ka thënë McCain në Beograd.

Në deklaratat e bëra gjatë këtij turneu diplomatik, ai ka akuzuar Rusinë për bashkëpunim me Sirinë në kryerjen e një sulmi të dyshuar kimik.

“Rusët kanë qenë në dijeni për armët kimike, sepse kanë operuar saktësisht nga e njëjta bazë”, ka thënë McCain.

Ndonëse ishte pritur, megjithatë ai nuk ka vizituar Maqedoninë.

Fakti që ky senator, me ndikim nga radhët e republikanëve dhe ish-kandidat për president, anashkalon Maqedoninë, është një porosi e fuqishme diplomatike për krizën në Maqedoni, kanë vlerësuar analistët.

Sidoqoftë, vizita e senatorit amerikan dhe ato të zyrtarëve tjerë të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor vlerësohen si tregues i përkushtimit amerikan për rajonin, në kohën e interesimit të Rusisë për të rritur ndikimin e vet në këtë pjesë të Evropës.

John McCain ka qenë kandidat republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 2008, por ai ishte mposhtur nga demokrati Barack Obama.

The post Senatori amerikan John McCain viziton Kosovën, ja axhenda appeared first on GazetaBlic.

Kjo është pasuria marramendëse e Angela Merkel

Posted: 12 Apr 2017 10:39 PM PDT

Të gjithë e dimë se, Angela Merkel, është konsideruar si personi i dytë më i fuqishëm në botë, renditja më e lartë e arritur nga një grua, por shumë pak kanë dëgjuar për pasurinë e Kancelares gjermane.

"Forbes" raporton se Merkel, gruaja e dytë që ka mbajtur këtë post, pas Margaret Thatcher, posedon një vlerë neto prej 11.5 milion dollarësh.

Merkel ka shërbyer si kryetare e “G8” dhe është duke luajtur një rol të rëndësishëm në menaxhimin e çështjeve financiare dhe krizës, jo vetëm në Evropë por edhe në nivele ndërkombëtare.

Liderja që pritet të takohet me presidentin Trump, gjithashtu me një nga njerëzit më të fuqishëm të botës, ka adresuar çështje të shumta në zhvillimin e energjisë të së ardhmes dhe kujdesit shëndetësor.

Ajo ka shërbyer si Kancelare e Gjermanisë që nga viti 2005 dhe që nga viti 2000 ka udhëhequr Bashkimin Demokratik të krishterë, duke u bërë gruaja e parë që mban dy poste.

The post Kjo është pasuria marramendëse e Angela Merkel appeared first on GazetaBlic.

Shtohet numri i kërcënimeve ndaj gazetarëve

Posted: 12 Apr 2017 10:38 PM PDT

Brenda 4-mujorit të parë të këtij viti janë paraqitur shtatë raste të kërcënimeve ndaj gazetarëve, shkruan sot Koha Ditore.

Rasti më i ri është ai ndaj gazetarit mitrovicas Musa Mustafa, i cili është kërcënuar me jetë përmes një mesazhi dërguar në telefon, në gjuhën serbe, nga një numër i operatorit IPKO. Ish-korrespondenti i "Kohës Ditore" nga Mitrovica për 18 vjet, tani drejtues i portalit "infojeta.net", Musa Mustafa, ka thënë për gazetën se e ka paraqitur rastin në polici dhe se pret nga ajo që ta gjejë personin që e ka kërcënuar.

The post Shtohet numri i kërcënimeve ndaj gazetarëve appeared first on GazetaBlic.

Kurrë mos e hidhni cigaren e ndezur në kanalizim, mund t’ju përcjell fati i këtij burri (Video)

Posted: 12 Apr 2017 10:37 PM PDT

Të gjithë ata që pinë cigare, pasi ta shohin videon e postuar më poshtë kurrë më nuk do ta hedhin cigaren e ndezur në kanalizim.

Ajo çfarë i ka ndodhur një burri i cili kishte bërë një veprim të tillë ka habitur gjithë botën, dhe do të shërbej si rikujtim për të gjithë ata që deri më sot e kanë praktikuar një gjë të tillë, transmeton Telegrafi.

Në video shfaqet momenti, kur një burrë hedh në kanalizim cigaren e cila ishte e ndezur. Por, pas disa sekondave ndodh një shpërthim i madh.

Për fat burri nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz, por se do t'i ndodh një gjë e tillë kurrë nuk e kishte besuar.

The post Kurrë mos e hidhni cigaren e ndezur në kanalizim, mund t'ju përcjell fati i këtij burri (Video) appeared first on GazetaBlic.

Qeveria e shpall të finalizuar integrimin e gjyqësorit, i mban sekret të emëruarit

Posted: 12 Apr 2017 10:36 PM PDT

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, e ka shpallur të finalizuar Marrëveshjen për integrimin e sistemit gjyqësor në veri. Por vazhdojnë të mbahen sekret se kush janë gjykatësit dhe prokurorët e emëruar, bashkë me stafin ndihmës administrativ, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo me arsyetimin se Qeveria është në respektim të Rezolutës së Kuvendit, e cila bën thirrje për pezullim të dialogut. Me përjashtim të Këshillit prokurorial, as institucionet e tjera të përfshira në këtë proces nuk kanë ofruar informata.

Gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Stabilizim-Asocim, ministrja Edita Tahiri citohet të ketë thënë se është finalizuar integrimi i gjykatësve, prokurorëve dhe stafit administrativ serb në sistemin e Kosovës, për të cilën marrëveshja finale zbatuese është arritur me 30 nëntor 2016. Nga zyra e saj, gazeta ka kërkuar të vihet në dispozicion lista e të emëruarve. Por Ramize Sejdiu, këshilltare politike e ministres Tahiri, ka thënë të jenë pezulluar deklarimet për çështjet e dialogut.

The post Qeveria e shpall të finalizuar integrimin e gjyqësorit, i mban sekret të emëruarit appeared first on GazetaBlic.

Horoskopi, 13 prill

Posted: 12 Apr 2017 10:28 PM PDT

Lexo shenjën tënde:

Dashi – Do ndiheni me te lire për te bere atë qe dëshironi ju te dashuruarit. Çastet e lumtura do jene te njëpasnjëshme kështu qe juve do ju ngelet vetëm t'i shfrytëzoni. Beqaret do realizojnë disa takime, por asnjeri prej tyre nuk do ju duket aq interesant sa për te hedhur hapa me tej. Sektori i financave do jete delikat. Çdo gabim sado i vogël mund te sjelle pasoja te renda për te ardhmen.

Demi – Do dashuroheni si te çmendur sot ju qe jeni ne një lidhje dhe te gjithë do ju kenë zili. Mos lejoni askënd te ndërhyjë tej jeta juaj dhe t'ua prishe planet. Beqaret nuk do kenë aspak dëshirë te fiksohen diku edhe pse ne fakt mundësitë kane për te qene te shumta. Për financat do jeni shume te me kujdesshëm kështu qe gjendja nuk do ketë asnjë lloj tronditjeje.

Binjakët – Nuk do keni me as tabu dhe as probleme ne jetën tuaj gjate kësaj dite. Do bëni ne çdo moment atë qe do mendoni si me te arsyeshme. Beqaret do kenë tërheqje te madhe fizike për dike dhe mund te bëjnë edhe sakrifica vetëm e vetëm qe ta bëjnë për vete. Ne planin financiar rekomandohet sa me shume maturi dhe përkujdes ne mënyrë qe situata te përmirësohet disi.

Gaforrja – Detajet e vogla te jetës ne çift, edhe pse mund te duken pa rëndësi, mund te ndryshojnë gjithçka. Kujdesuni sa me shume për to dhe do ndiheni me te lumtur. Beqaret do afrohen mjaft me një person sensual dhe me një bote te madhe. Gjendja financiare do konsolidohet edhe me shume pas disa masave te rëndësishme qe do merrni. Edhe pse duhet ta kishit bere me pare, me mire vone se kurrë.

Luani – Për çiftet dita e sotme ka për te qene harmonike, e veçante dhe plot ngjyra. Nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni, përkundrazi do e kuptoni edhe me mire qe ju dhe partneri jeni bere për njeri-tjetrin. Beqaret do gjejnë fjalët e duhura për te joshur dike dhe do ndihen te gëzuar për këtë gjë. Buxheti do jete me i kënaqshëm dhe kjo fale përkudjesit, por edhe fale ndihmës se te afërmve.

Virgjëresha – Dite shume e mërzitshme ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Partneri do ju lere pas dore për shkak te angazhimeve ne pune dhe ne disa momente do ndiheni edhe te braktisur. Beqaret nuk do kënaqen me takimet qe do realizojnë dhe do preferojnë qe edhe sot te qëndrojnë vetëm. Me shpenzimet tregohuni akoma me te arsyeshëm nëse nuk doni te keni probleme e vështirësi.

Peshorja – Edhe pse do bëni disa gabime gjate kësaj dite, partneri do dije t'iu fale dhe nuk do e prishe marrëdhënien me ju. Falënderojeni për këtë sepse jo te gjithë do vepronin ne këtë mënyrë po te ndodheshin ne te njëjtën situate. Beqaret do jene këmbëngulës dhe do arrijnë ta bëjnë për vete atë qe pëlqejnë. Për financat duhet t'i dëgjoni me kujdes këshillat qe do iu jepen dhe gjendja ka për te mbetur e mire.

Akrepi – Ka mundësi te keni shume mosmarrëveshje ne jetën tuaj ne çift sot dhe ne disa momente do ndiheni keq. As ju dhe as partneri nuk do hapni rruge. Beqaret do merren me një çështje shume te rëndësishme dhe nuk do kenë aspak kohe te mendojnë për dashurinë. Ne planin financiar jo vetëm qe nuk do keni probleme, por gjendja do jete edhe me e mire se me pare.

Shigjetari – Duhet te reflektoni disa here para se te flisni sot ju te dashuruarit sepse partneri nuk do jete ne humor dhe mund t'iu dalin te papritura te pakëndshme. Beqareve do ju ndodhe diçka e jashtëzakonshme qe as nuk e kishin imagjinuar. Zemra do ju rrahe me shume se kurrë ndonjëherë. Me financat duhet thjesht pak me tepër maturi dhe gjendja d mbetet e mire.

Bricjapi – Fale ndikimit pozitiv te Merkurit dhe te Diellit, sot nuk do keni për çfarë te qaheni ju te dashuruarit. Do jeni me te disponueshem ndaj njeri-tjetrit. Beqaret do kenë vetëm mundësi për aventura kalimtare te cilat do bëjnë mire t'u shfrytëzojnë për te përjetuar emocione. Për financat dëgjojini me kujdes këshillat e te afërmve sepse përndryshe do gaboni rende.

Ujori – Te dashuruarit do kenë një dite normale dhe pa ndonjë emocion te veçante. Duhet te presin edhe pak për ndryshimet e mëdha. Beqaret nuk do e kenë aspak mendjen për te krijuar një lidhje sepse do jene shume te zënë me pune dhe angazhime te tjera. Perspektivat financiare janë goxha te mira. Mund te bëni edhe investime afatgjata te cilat para pak kohesh nuk i mendonit si te mundura.

Peshqit – Dite mjaft e animuar ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni aq mire pranë partnerit saqë do jeni gati edhe për te hedhur hapa me rëndësi jetike. Beqaret do fillojnë te ndiejnë shume për dike, por nuk do mundin dot t'ia shprehin ndjenjat plotësisht. Me financat do jeni te matur dhe do filloni te hiqni edhe disa para mënjanë. Vazhdoni kështu dhe gjendja shume shpejt do ketë përmirësime.

The post Horoskopi, 13 prill appeared first on GazetaBlic.

Ja si u korruptua avokati nga Kosova për një vrasje një Pejë

Posted: 12 Apr 2017 10:23 PM PDT

Dyzetë mijë euro të shënjuara nga Policia i janë gjetur në xhepa avokatit Haxhi Çekaj, në momentin e arrestimit nga policia, më 15 shkurt të këtij viti.

Paratë, sipas burimeve të "Kohës Ditore", avokati i ka marrë nga vajza e të akuzuarit për vrasje në rajonin e Pejës, Nimon Berisha. Asaj i kishte premtuar se babai do të lirohet nga akuza pasi që "çështjen e ka rregulluar me trupin gjykues".

Mbi 50.000 euro dyshohet se Çekaj i ka marrë nga M.I, e cila është vajza e të akuzuarit Berisha.

Lidhur me këtë ngjarje, Prokuroria Speciale e Kosovës, të mërkurën, ka ngritur aktakuzë ndaj Çekajt. E ka ngarkuar me veprën penale të mashtrimit.

The post Ja si u korruptua avokati nga Kosova për një vrasje një Pejë appeared first on GazetaBlic.

Senatori amerikan John McCain viziton Kosovën

Posted: 12 Apr 2017 10:21 PM PDT

Sot do të qëndrojë në Kosovë për vizitë zyrtare, senatori amerikan, John McCain, i cili do t’u adresohet deputetëve të Kuvendit të Kosoëvs, gjatë një senace solemne.

Senatori John McCain e viziton Kosovën, gjatë vizitës që u ka bërë shteteve të rajonit, ku ka takuar krerët më të lartë shtetërorë.

 

The post Senatori amerikan John McCain viziton Kosovën appeared first on GazetaBlic.

Akademiku francez Druon: Shqiptarët, një prej kombeve më të vjetra të botës

Posted: 12 Apr 2017 10:20 PM PDT

Shqiptarët, një prej kombeve më të vjetër të botës. Në këtë përfundim ka dalë akademiku i njohur francez Maurice Druon, duke studiuar etimologjinë e fjalës Cranaens, emri i parë i Pellazgëve Athinas.

Druon ishte nipi i shkrimtarit të madh Joseph Kessel. Ai filloi të shkruante për revista letrare në moshën 18 vjeçare. Mori pjesë në ushtrinë franceze gjatë luftës së dytë Botërore. Në vitin 1948 mori çmimin "Prix Goncourt" për romanin e tij Les Grandes Familles (Familjet e Mëdha). Ai u zgjodh si anëtar i Akademisë Franceze më 8 dhjetor 1966, sekretar i saj në vitin 1985, nga ku hoqi dorë më 2007-ën për shkak të moshës. Ishte shumë i njohur për shkrimet e tij shkencore dhe veçanërisht për shtatë romanet e tij historike "Mbretërit e mallkuar" që u bënë dhe filma. Ai ishte Ministër i Kulturës nga viti 1973-1974 dhe deputet i Parisit nga viti 1978 më 1981-in.

Sipas Druon, baballarët e shqiptarëve morën pjesë në luftën e Trojës. Në këtë përfundim ka dalë akademiku i njohur francez duke studiuar etimologjinë e fjalës Cranaens, emri i parë i Pellazgëve Athinas

"Të kërkojmë etimologjinë e emrit të parë që përcaktojnë Pellazgët Athinas: Cranaens. Dihet se Athinasit ishin më të fuqishmit e Grekëve, dihet se Perëndesha Minervë ishte ajo që i ka dhënë emrin e vet Athinës, se kjo Perëndeshë kishte dalë e armatosur nga koka apo kafka e Jupiterit.

Në Cranaens ne i gjejmë dy rrënjë Shqiptare «Kry» që në të shumës do të thotë «Krena» dhe ens mbrapashtesa e rrënjës «gjins» ose «gjens» siç edhe shqiptohet në disa zona të Shqipërisë. «Kréna», do të thotë Kokë, Shef, «gjins» ose «gjens», njerëz, burra ose banorë. Crenaens ishin pra drejtuesit, kokat e burrave, njerëzit e Greqisë apo të preferuarit e Perëndeshës Minerve.

Shqiptarët i përkasin atyre kombeve që janë më të vjetër se historia, dhe baballarët e Shqiptarëve morën pjesë në luftën e Trojës, të sunduar nga Hektori në njërën anë dhe nga Akili në anën tjetër."

The post Akademiku francez Druon: Shqiptarët, një prej kombeve më të vjetra të botës appeared first on GazetaBlic.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Gabriel sot në Kosovë

Posted: 12 Apr 2017 10:15 PM PDT

Ministri Federal i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel, sot do të zhvillojë vizitë zyrtarë në Kosovë.

Ministri Gabriel gjatë qëndrimit në Prishtinë, do të takojë ministrin e Jashtëm, Enver Hoxhaj, si dhe kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa, me të cilin do të ketë konferencë për media.

The post Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Gabriel sot në Kosovë appeared first on GazetaBlic.