“Rusia dërgon anijen luftarake në Mesdheun lindor” plus 9 more GazetaBlic

“Rusia dërgon anijen luftarake në Mesdheun lindor” plus 9 more GazetaBlic


Rusia dërgon anijen luftarake në Mesdheun lindor

Posted: 07 Apr 2017 10:48 PM PDT

Rusia ka intensifikuar përgjigjen e saj ndaj sulmit ajror të SHBA-ve, mbi Siri, duke dërguar një anije luftarake në Mesdheun lindor, për t'u përballur me flotën e Marinës amerikane, nga ku u lëshuan raketat mbi Siri.

Fregata "Admiral Grigorovich", e Putinit, la sot portin e Sevastopolit, në Krime, për t'u vendosur përballë dy anijeve shkatërruese amerikane, USS Porter dhe USS Ross, nga ku nisi sulmi ajror amerikan.

Fregata 4000 tonëshe është e pajisur me raketa potencialisht vdekjeprurëse dhe i është drejtuar portit sirian "Tartus", raporton agjencia ruse e lajmeve TASS.

Ministria e Jashtme ruse e quajti një "qasje të papërgjegjëshme", sulmin amerikan mbi Siri.

"Shtetet e Bashkuara nuk mund të mos e kuptojnë faktin se trupat qeveritare siriane nuk kanë përdorur armët kimike atje. Damasku, thjesht nuk i ka këto armë kimike, siç është konfirmuar nga një numër i madh ekspertështë kualifikuar. Është e qartë se sulmi amerikan ishte i përgatitur paraprakisht dhe se ngjarja me armët kimike shërbeu vetëm si pretekst për një shfaqje të forcës", u tha nga Ministria e Jashtëme Ruse.

Si rrjedhojë e tensionit në rritje, Rusia ka pezulluar komunikimin me SHBA-të, nga një linjë telefonike e specializuar ushtarake, e projektuar për të parandaluar konfliktin midis dy superfuqive, pas sulmeve ajrore ne Siri.

Kjo linjë telefonike, e quajtur "deconfliction line", ndërmjet Rusisë dhe SHBA-së, ka qenë e përshkruar si e papërsosur, por thelbësore në kohën e tensioneve.

Në këtë linjë, një kolonel amerikan rusisht-folës, mban kontakte me homologët rusë në Siri dhe pikërisht nëpërmjet kësaj linje, SHBA njoftoi Rusinë për sulmet e pashmangshme të së premtes në mëngjes mbi Siri.

Kjo linjë telefonike shërben edhe si një kanal i sigurimit të fluturimeve.

The post Rusia dërgon anijen luftarake në Mesdheun lindor appeared first on GazetaBlic.

​Moti për vikend

Posted: 07 Apr 2017 10:43 PM PDT

Instituti Hidroteteorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën vranësirat vende- vende ka mundësi të shoqërohen me riga të dobëta dhe të izoluara të shiut. Kurse, të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell.

Sipas institutit, gjatë vikendit do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 3-5 m/s.

The post ​Moti për vikend appeared first on GazetaBlic.

Nëna më seksi shqiptare, tregon format superseksi (Foto)

Posted: 07 Apr 2017 10:42 PM PDT

Dorina Mema jo më kot llogaritet si femra më seksi shqiptare.
Dorina është nënë e një vajze që vijon mësimin në shkollën e mesme, por që vet të jep përshtypje se është vajzë gjimnaziste.

Bukuroshja shqiptare ka publikuar foto të një ndeje ku shihet perfekt nga fytyra dhe trupi.

Dashuria për fitnesin duket se po e mbanë në formë Dorinën.

The post Nëna më seksi shqiptare, tregon format superseksi (Foto) appeared first on GazetaBlic.

Ushqimet që shtatzënat nuk duhet t’i hanë

Posted: 07 Apr 2017 10:36 PM PDT

Djathërat dhe alkoolin mbase e dinë të gjitha shtatzënat që nuk është mirë t'i përdorni, por megjithatë janë edhe disa ushqime tjera për të cilat pak informohen shtatzënat.
Doktoreshë Emma Derbyshire ka zbuluar disa ushqime të cilat nuk janë të shëndetshme për organizmin e një shtatzëne, shkruan DailyMail.

Disa prej këtyre ushqimeve mund të përmbajnë baktere të cilat mund të dobësojnë sistemin imunitar tek shtatzënat.

Frutat e pasterizuar apo lëngje perimesh

Lakra

Pjepri

Sallama

Speci i djegës

Ëmbëlsira Tiramisu

Peshku Tuna

The post Ushqimet që shtatzënat nuk duhet t'i hanë appeared first on GazetaBlic.

Horoskopi sot do t’ju befasojë

Posted: 07 Apr 2017 10:29 PM PDT

Horoskopi për ditën e sotme, e shtunë 8 prill 2017

Dashi – Partneri do jene gjate gjithë kohës ne anën tuaj sot dhe do mundohet me sa te mundet t'ua plotësojë te gjitha dëshirat. E rëndësishme është qe emocionet do shtohen fuqishëm ne mesdite. Beqaret do kenë një tërheqje te fort nga dikush dhe nuk do presin shume për te filluar edhe një lidhje pasionante. Sektori i financave do ketë një transformim rrënjësor e pozitiv.

Demi – Jetës tuaj ne çift nuk do i mungojnë momentet interesante sot. Për asnjë moment nuk do qëndroni ne heshtje me partnerin tuaj, përkundrazi do flisni me zë te larte dhe do i shprehni te gjitha ndjenjat dhe idetë. Beqaret do jene me euforike pasi te takojnë pasdite dike. Ne planin financiar ka rrezik qe Plutoni te ndikoje negativisht dhe te sjelle goxha probleme.

Binjakët – Dite e ndryshme nga ato qe keni kaluar kohet e fundit ju te dashuruarit. Marrëdhënia me partnerin do jete e veçante dhe do zbuloni edhe disa ane te reja te tij qe do ju bëjnë ta adhuroni akoma me shume. Beqaret nuk do preferojnë te bëjnë ndryshime edhe për pak kohe kështu qe do i refuzojnë te gjitha ftesat qe do iu bëhen. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni shume rreziqe sepse mund te pendoheni.

Gaforrja – Edhe pse presioni nga jashtë do jete shume i madh gjate kësaj dite, ju nuk do i dëgjoni aspak te tjerët dhe do bëni gjithçka qe dëshironi. Partneri do jete me i çiltër dhe do dije edhe t'iu surprizoje. Beqaret nuk do dine si ta joshin atë qe pëlqejnë dhe ka rrezik qe ai t'iu ike nga duart. Ne planin financiar fati do jete me shumice dhe gjendja do vije shume shpejt duke u normalizuar.

Luani – Dite e shkëlqyer do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjate gjithë kohës do përjetoni emocione te forta dhe do i harroni problemet qe keni pasur me herët. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te filluar një lidhje, por miqtë nuk do i lënë asnjë moment vetëm qe ata te mërziten. Buxhetin do mundoheni fort ta ekuilibroni, por për fat te keq nuk do ja arrini dot.

Virgjëresha – Dite shume e tensionuar do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjate gjithë kohës do keni debate te forta me partnerin dhe nuk do ndiheni mire për asnjë çast. Beqaret nuk do jene ne humor te mire dhe do tentojnë te hedhin asnjë hap. Financat do jene plotësisht te paqëndrueshme dhe nuk do ju dalin paratë as për te kryer shpenzimet me te nevojshme.

Peshorja – Dite aspak e qete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Ne shume momente do debatoni ashpër me atë qe keni ne krah dhe do mërziteni. Beqaret do bëjnë mire te rikthehen ne realitet dhe te mos ëndërrojnë me shume nga sa duhet sepse mund te lëndohen. Ne planin financiar do përballeni me goxha vështirësi dhe do duhet te paguani fatura te majme ne këtë sektor.

Akrepi – Nuk do silleni aspak mire me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe kjo mund te sjelle probleme e debate ndërmjet jush. Tregohuni gjithë kohës me te matur dhe me te kujdesshëm me fjalët dhe me gjestet. Beqaret nuk do jete e nevojshme te bëjnë asgjë për ta ndryshuar statusin sepse për gjithçka do mendojnë yjet. Financat nuk do jene ashtu si ju do i dëshironit dhe ne disa momente mund te ndiheni edhe keq kur t'iu duhet te shpenzoni.

Shigjetari – Sot do përballeni me surpriza te jashtëzakonshme ju te dashuruarit. Çdo çast i kaluar pranë partnerit do jete aq i bukur saqë shpesh do ju duket vetja si neper ëndrra. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë takim interesant. Nuk ka ardhur ende dita me e favorshme për ta. Me financat duhet te ndiqni strategji strikte ne mënyrë qe te mos keni probleme.

Bricjapi – Orët e para te mëngjesit nuk do jene shume te mira për jetën tuaj ne çift sot, por me kalimin e kohës situata do filloje te normalizohet. Beqaret duhet te mjaftohen edhe vetëm me ndonjë njohje dhe nuk duhet te kërkojnë menjëherë te fillojnë lidhje. Gjendja e financave do filloje dalëngadalë te stabilizohet, kjo edhe fale mbështetjes se disa te afërmve.

Ujori – Juve qe jeni ne një lidhje sot do ju pëlqejnë gjerat e çmendura dhe mund te ndërmerrni edhe rreziqe vetëm për te përjetuar sa me shume emocione. Beqaret nuk duhet te hedhin hapa te nxituara sepse përndryshe situata mund t'iu dale jashtë kontrollit dhe mund te lëndohen. Shpenzimet kryejini gjate gjithë kohës me kujdes dhe gjendja ka për te mbetur e mire.

Peshqit – Kujdes me autoritetin e tepruar sot ju te dashuruarit sepse kjo gjë mund te sjelle probleme serioze ne çift. Askush nuk është perfekt dhe kushdo mund te gaboje ndonjëherë. Beqaret do fillojnë te bëjnë plane serioze menjëherë pasi te takojnë dite ne orët e mesditës. Ne planin financiar do jeni ambicioze dhe te vendosur ta përmirësoni situatën. Gjendja mund te përmirësohet.

The post Horoskopi sot do t’ju befasojë appeared first on GazetaBlic.

Ish kapiteni i Kombëtares Lorik Cana, mban ligjeratë

Posted: 07 Apr 2017 10:20 PM PDT

Ish kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, sot do të mbajë ligjeratë.

Fotbollisti më famë botërore dhe idoli i fansave të Kombëtares, do të ligejrojë në kuadër të AABtalks.

The post Ish kapiteni i Kombëtares Lorik Cana, mban ligjeratë appeared first on GazetaBlic.

PS-LSI lufta vazhdon edhe sot

Posted: 07 Apr 2017 10:16 PM PDT

Nga Xhovani Shyti/Përkundër deklaratave mediatike, që përpiqen të tregojnë se midis dy partive të maxhorancës, PS-LSI nuk ka çarje dhe asnjë konflikt, e vërteta është se beteja midis tyre vijon ende. Madje se konflikti midis tyre nuk ka rreshtur për asnjë çast.

Mjafton të ndiqen deklaratat respektive të përfaqësuesve të lartë politik të palëve për tu bindur se ditët e fundit lufta midis PS dhe LSI është shndërruar në finale.

Vetëm një ditë pas ligjëratës mediatike të kryetarit Ilir Meta, i cili u përpoq të ruante profilin paqësor të marrëdhënies PS-LSI, Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili një nga njerëzit më të besuar të Ilir Metës, që ditët e fundit ka qenë edhe pjesë e negociatave në zyrën e kryeministrit Edi Rama komentoi në rubrikën "Opinion" të News 24 krizën politike. Duke folur për pozicionimin e LSI-së në gjithë këtë situatë, Vasili foli shkoqur kur tha se as kryetari Meta, por as forca që përfaqëson nuk është e djathtë, por përballë diktaturës zgjedhim demokracinë.

Në plotësim të identitetit të lenë pezull deri aty,Vasili identifikoi Edi Ramën, të cilin e quajti edhe" konfliktual." Retorika e kryeministrit është e dëmshme, tregon një protagonizëm konfliktual të panevojshëm. Ai ka pasion për konfliktualitet". Artikuloi në ligjëratë të drejtë Vasili, që, në mosndalje të vlerësimit tha se: "Nuk mund të ketë zgjedhje me dhënien e zgjidhjeve të njëanshme". Një qëndrim krejtësisht i kundërt ky me atë që ka artikuluar PS, por i prejrrjedhur prej fjalorit tw kryetarit Meta.
Në po të njejtën ditë me Petrit Vasilin, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, pa asnjë ekuivok, ka deklaruar nga Shkodra se PS e respekton bashkëqeverisjen, por nuk është peng i LSI. "Nuk jemi peng të LSI, Partia Socialiste është e vendosur të shkojë në zgjedhje",- ka artikuluar Bushati, duke mos e zbrazur plotësisht thesin e të vërtetës. Pra, duke mos përdorur pjesën fundore të fjalisë që sundoi mbledhjen e djeshme të Kryesisë së PS të mbajtur në Sarandë, që kishte në qendër parashtrimin e planit "B" për të qenë gati nëse LSI nuk do të hyjë në zgjedhje.

Por hyrja në zgjedhje e PS edhe pa LSI-në ka qenë pjesë qendrore edhe e takimit që kryetari Edi Rama ka patur tre ditë më parë me të deleguarit e qarqeve të cilëve, qartazi dhe prerë, u ka dhenë porosi të komunikojnë me elektoratin për tu përgatitur të hyjnë në zgjedhje të vetëm.

Po ashtu, zvendëkryeministri Niko Peleshi, kreu i listës së socialistëve të Qarkut të Korçës, e ka lenë të nënkuptuar qënien e PS-LSI në situatë lufte të heshtur. Pasi e ka vlerësuar absurde kërkesën e opozitës për qeveri teknike, Peleshi, pa asnjë ekuivok, ka thënë se: "Parti brenda apo jashtë koalicionit mund të mos kenë ofertë për zgjedhjet e 18 qershorit, por ne jemi partia në qeverisje dhe në respektim të Kushtetutes respektojmë datën e zgjedhjeve. Nëse partite e tjera brenda apo jashtë koalicionit, nuk kanë ofertë për zgjedhjet kjo nuk është përgjegjësia jonë…".

The post PS-LSI lufta vazhdon edhe sot appeared first on GazetaBlic.

Unike/ Kjo kompani të paguan nëse fle në orarin e punës

Posted: 07 Apr 2017 10:13 PM PDT

Drejtori i kompanisë "Aetna" në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mark Bertolini, ka deklaruar se paguan punëtorët që i tregojnë se kanë fjetur gjatë orarit të punës.

Kompania e tij vepron në tregun e sigurimeve shëndetësore.

Sipas tij, që të ndjehesh i çlodhur ditën tjetër nevojitën të paktën 7 orë gjumë i rehatshëm.

Bertolini ka folur për CNBC-në dhe pretendon se ka gjetur kurën e motivimit dhe performancës për të gjithë vartësit e tij. E kjo është pagesa për orët e gjumit.

Drejtori i kompanisë është shprehur se paguan me 25 dollarë në natë të gjithë punëtorët që i provojnë se kanë fjetur 7 orë gjumë për 20 ditë me radhë, transmeton Shekulli.

"Mund të përfitojnë deri në 500 dollarë ekstra në vit", thotë Bertolini.

Më pas ai ka shtuar se "ndihet i kënaqur me performancën e vartësve të tij, pasi që prej kohës kur është vendosur ky rregull ka një rritje të produktivitetit dhe cilësisë së shërbimeve të ofruara nga kompania që ai drejton".

The post Unike/ Kjo kompani të paguan nëse fle në orarin e punës appeared first on GazetaBlic.

Po shtohen mundësitë e konfliktit të drejtpërdrejtë SHBA-Rusi

Posted: 07 Apr 2017 03:31 PM PDT

SHBA-të të enjten sulmuan një bazë në Siri, si kundërpërgjigje ndaj sulmit kimik të kryer në qytetin kryengritës, Kan Shejkun. Rusia ka reaguar ashpër, duke e quajtur agresion këtë sulm.

Ky shtet ka njoftuar gjithashtu se tërhiqet nga marrëveshjet e mëparshme me amerikanët, përkitazi me Sirinë.

Sulmi i cili është kryer të enjten, është i pari kundër Qeverisë së Bashar al-Assadit, të cilin Rusia e mbështet dhe sulmet kundër të cilit që dy vite i kundërshton.

"Presidenti Vladimir Putin e konsideron sulmin e Shteteve të Bashkuara në Siri si agresion në një shtet sovran dhe si shkelje të ligjit ndërkombëtar. Ky hap do të lëkund marrëdhëniet ruso-amerikane, të cilat edhe ashtu janë në gjendje të keqe", ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Ai shtoi se Putini sulmin e sheh si tërheqje të vëmendjes nga numri i viktimave civile në qytetin irakian të Mosulit, të shkaktuara gjatë luftimeve kundër Shtetit Islamik – të udhëhequr nga Ushtria irakiane nën mbështetjen amerikane, raporton Washing Post. Peskov tha se Siria nuk ka stoqe të armëve kimike.

Rusia të premten tha se pret shpjegime nga sekretari i Shtetit, Rex Tillerson, gjatë vizitës së tij të parë në Moskë, më 11 dhe 12 prill, transmeton Telegrafi.

"Le të vijë dhe të na shpjegojë atë që bënë. Ne do ta themi atë ne e mendojmë për këtë", ka thënë për NTV, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

"I presim shpjegimet e tij", u shpreh ajo, duke shtuar se diplomatët rusë kanë kontaktuar të premten zyrtarët amerikanë.

Zahharova i quajti sulmet amerikane si "pa cak, pa kujdes dhe të rrezikshme".

Ditorja e njohur Washington Post, duke analizuar ngjarjet e fundit shkruan se sulmi i forcave amerikane hap mundësinë e konfliktit të drejtpërdrejtë mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara në Siri. Rusia ka forca terren dhe sisteme të afta për të rrëzuar aeroplanët dhe raketat amerikane. Ushtarët rusë janë të përzier me forcat siriane – në baza dhe në vijën e frontit – ndaj çdo sulm ndaj caqeve ushtarake siriane mund të rrezikojë jetët e tyre. Megjithatë, Pentagoni raporton se planifikuesit ushtarakë amerikanë kanë marrë parasysh të gjitha masat për të zvogëluar rrezikun e viktimave ruse.

Mariha Zakharova hodhi poshtë akuzat se sulmi amerikan ishte kundërpërgjigje ndaj përdorimit të armëve kimike nga Assadi, duke shtuar se fjala është për "demonstrim të forcës paraprakisht të planifikuar".

"Gjasat janë shumë të mëdha për konflikt midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, e pasojat mund të jenë serioze, përfshirë konfliktin ushtarak", ka thënë Mikhail Yemelyanov, anëtar i Dhomës së Ulët të Parlamentit rus, duke shtuar se sulmi i dha mesazh të gabuar opozitës siriane për të minuar procesin e paqes, transmeton Telegrafi.

Në dhjetë vitet e fundit, marrëdhëniet ruso-amerikane kanë qenë në nivel të keq. Presidentin amerikan Donald Trump, rusët e kanë kritikuar se pse nuk e ka kontaktuar Putinin edhe për t'ia shprehur ngushëllimet për sulmin terrorist në një metro në Shën Petersburg.

"Ushtarët amerikanë besojnë se regjimi sirian kishte ndihmuar në sulm kimik", ka thënë tha të premten një oficer i Ushtrisë amerikane, duke mos akuzuar Rusinë, aleatin kryesor të regjimit të Bashar al-Assadit.

"Dyshojmë se sirianët kishin ndihmë në sulmin kimik, të martën në Kan Shejkun", ka thënë një zyrtar i lartë i paemëruar amerikan. "Së paku, rusët nuk kanë arritur ta mbajnë situatën nën kontroll, partnerin e tyre sirian. Rusët ishin të pranishëm në bazën ajrore nga ku fluturuan aeroplanë që kryen sulmin. Nuk mund ta themi rolin që kanë luajtur ata. Por, nëse ka ndonjë dëshmi apo pretendim të besueshëm, ne do të nxjerrin përfundimet për këtë".

Amerikanët kanë bombarduar me 59 raketa Tomahawk bazën ajrore Shajrat, nga ku janë nisur aeroplanët që kryen sulmin fatal kimik të së martës.

The post Po shtohen mundësitë e konfliktit të drejtpërdrejtë SHBA-Rusi appeared first on GazetaBlic.

Lënda ka arritur parashkrimin gjatë rrugëtimit 57 ditësh nga Gjykata Themelore në Gjykatën e Apelit

Posted: 07 Apr 2017 03:07 PM PDT

Emisioni "Drejtësia në Kosovë" sonte transmetoi hulumtimin ekskluziv i cili dëshmoi për dështimin e sistemit gjyqësor që të nxjerrë një vendim të formës së prerë se a ishte apo nuk ishte fajtor ish ministri i kulturës Astrit Haraqija, në rastin që në opinion njihet si "rasti i Ministrisë së Kulturës".

Siç transmetoi "Drejtësia në Kosovë" dy veprat penale që i ngarkoheshin nga prokuroria ish ministrit Astrit Haraqija janë parashkruar, pasi që rasti nuk ka arritur të gjykohet brenda afatit që parashihet me ligj.

Lënda ka arritur parashkrimin gjatë rrugëtimit 57 ditësh nga Gjykata Themelore e Prishtinës në Gjykatën e Apelit, përkundër faktit se këto dy gjykata i ndan vetëm një mur.

Sipas aktakuzës ndaj ish-ministrit Haraqija rëndonte vepra penale për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Mirëpo, ndjekja e mëtutjeshme penale ndaj tij siç tregoi hulumtimi i "Drejtësia në Kosovë", tanimë ka marrë fund pasi që veprat penale që i ngarkoheshin janë parashkruar përfundimisht në janar të këtij viti.

Siç dihet bashkë me Haraqinë të gjykuar në këtë çështje janë edhe ish-ministri i Kulturës, Valton Beqiri, Nehat Fejza pronar i kompanisë "Concordia Pictures" dhe Armond Morina, pronar i kompanisë "Morina Films".

Sipas aktakuzës Astrit Haraqija, në kohën kur ishte ministër i kulturës në vitet 2006-2007, kishte lidhur kontrata të kundërligjshme për financimin e dy projekteve filmike. Po sipas aktakuzës, dëmi që i ishte shkaktuar buxhetit me kontratat në fjalë ishte rreth 300 mijë euro.

Gjykata Themelore e Prishtinës i kishte shpallur fajtorë dhe lënda ishte kthyer në rivendosje nga Apeli. Por sërish gjykata i shpalli fajtorë në dhjetor të vitit 2016 dhe i kishte dënuar me nga një vit me burgim katër të akuzuarit.

Detaje për këtë zhvillim mund të ndiqni në linkun e mëposhtëm:

The post Lënda ka arritur parashkrimin gjatë rrugëtimit 57 ditësh nga Gjykata Themelore në Gjykatën e Apelit appeared first on GazetaBlic.