RTSH: “Vritet ish zyrtari i lartë i policisë” plus 9 more |
- Vritet ish zyrtari i lartë i policisë
- Kategoria e Parë: Lushnja mban kreun e rënditjes
- Partizani mund Luftëtarin 2-0 në Selman Stërmasi
- Basha: Protesta do të vazhdojë deri në realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
- Lushnje, banesat e reja të romëve
- Të martën, seancë e jashtëzakonshme parlamentare për verifikimin e kandidatëve për vettingun
- “The Irish Examiner”: Shqipëria, një destinacion turistik për t’u vizituar
- Qerimaj: Krenari të sjellësh medalje në Shqipëri
- Serbi, vijojnë protesta kundër Vuçiçit
- Tillerson: Rusia po inkurajon terroristët!
| Vritet ish zyrtari i lartë i policisë Posted: 08 Apr 2017 12:40 PM PDT Një ish zyrtar i lartë i policisë shqiptare është vrarë të shtunën në mbrëmje në Tiranë. Sipas mediave Agron Cuku ish drejtor i policisë në Vlorë në vitete 2012-2013 dhe ish nëndrejtor i krimeve të rënda në Policinë e shtetit , është vrarë pranë banesës së tij në afërsi të “Rrugës së Kosovarëve”. Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje, por mendohet se ajo ka lidhje me detyrat që ka kryer viktima. Sipas disa mediave personi që ka egzekutuar ish zyrtarin e lartë të policisë është larguar me biçkletë. Policia ka shkuar në vendgjarje, ndërsa ka ngritur pika kontrolli në kryeqytet. | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| Kategoria e Parë: Lushnja mban kreun e rënditjes Posted: 08 Apr 2017 08:50 AM PDT FAZA E TRETË – JAVA 5GRUPI A Play-off
Pushim: Burreli
Play-out
Pushim: Besa
GRUPI BPlay-off
Pushim: Tomori
Play-out
Pushim: Turbina * Në RTSH
| ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| Partizani mund Luftëtarin 2-0 në Selman Stërmasi Posted: 08 Apr 2017 06:02 AM PDT JAVA 28
* Në RTSH
Flamurtari -6 pikë | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| Basha: Protesta do të vazhdojë deri në realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Posted: 08 Apr 2017 05:15 AM PDT Mbrotja e lidhjeve qeveritare me krimin dhe drogën, janë arsyet që Kryeministri për Lulzim Bashën nuk jep dorëheqjen, për ti hapur rrugë sikundër tha zgjedhjeve të lira. Ndërsa vlerëson qëndrimin e Uashingtonin, Lulzim Basha nuk ngurron të akuzojë se me para të drogës dhe krimit nga kjo qeveri janë blerë edhe lobues ndërkombëtarë amerikanë dhe europianë, të cilët janë përcjellës të qëndrimit të shumicës se opozita kërkon të pengojë reformën në drejtësi me protestën e saj. Kryetari Basha u shpreh: "Garantoj për vazhdimin e protestës deri në përbushje të misionit, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme në vend". | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| Lushnje, banesat e reja të romëve Posted: 08 Apr 2017 04:31 AM PDT Komunitetet rome dhe egjiptiane në Lushnje, që prej vitit 2014 kanë përfituar ndërtimin e banesave të reja. Rreth 60 familje, banojnë në këto shtëpi private. Familjarët tregojnë se më parë jetonin në çadra plasmasi të përshtatura si banesa, ndërsa disa familje të tjera nuk kanë pasur shtëpi pasi u është djegur. Megjithëse përfituan nga ndërtimi i banesave socilale nga programi i investimeve të ministrisë se zhvillimit urban, komunitetet rome dhe egjiptiane kanë ende nevojë për ndihmë. 18 banesa u ndërtuan në fshatin Zhamë, pjesë e bashkisë Lushnje, ndërsa 27 të tjera në qytet do të ndërtohen gjatë vitit 2017. Në ditën ndërkombëtare të romëve, për të parë nga afër këto investime ka qënë ministrja e zhvillimit urban Eglantina Gjermeni. Komuniteti rom shtrihet në zonat e Savrës, Dushkut dhe në dy lagje të mëdha të qytetit të Lushnjes. Nevojat e tyre urgjente kanë qënë rindërtimi i banesave dhe punësimi. Ndërsa për 60 familje investimet e pjesshme në ndërtimin e shtëpive kanë përfunduar, problem për këtë komunitet mbetet punësimi. | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| Të martën, seancë e jashtëzakonshme parlamentare për verifikimin e kandidatëve për vettingun Posted: 08 Apr 2017 03:44 AM PDT Pas dorëzimit në kuvend nga Avokati i Popullit i listës me kandidatë që formalisht i plotësojnë kriteret për t’u konsideruar si të përshtatshëm për t’u bërë pjesë e organeve të vettingut të prokurorëve dhe gjyqtarëve, por dhe atyre që nuk plotësojnë kriteret, si dhe listës së rekomandimeve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për institucionet e rivlerësimit, kryetari i kuvendit Ilir Meta, vendosi sot të thërrasë mbajtjen në datën 11 prill, pra të martën e javës së ardhshme, ora 16.00, të seancës së jashtëzakonshme të kuvendit. Objekt i kësaj séance të jashtëzakonshme do të jetë diskutimi dhe miratimi i komisionit të posaçëm Ad Hoc që do të merret me verifikimin e kandidatëve për institucionet e rivlerësimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Përmes një njoftimi zyrtar, adresuar krerëve të grupeve parlamentare të partive, kryetari i Kuvendit u kërkon atyre që brenda orës 16.00 të datës 11 prill të paraqesin propozimet e tyre për përberjen e komisionit Ad Hoc për verifikimn e kandidatëve. Në listat e dorëzuar dje pranë kryesisë së kuvendit, vetëm 67 aplikantë janë konsideruar të përshtatshëm nga ONM për listën përfundimtare të votimit për shqyrtim nga Kuvendi. 109 aplikante janë vendosur në listën e kandidatëve, të cilët nuk përmbushin kriteret formale, ndërsa rreth 70 kandidatë kanë marrë vlerësim negativ, i cili për momentin mbetet konfidencial. | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| “The Irish Examiner”: Shqipëria, një destinacion turistik për t’u vizituar Posted: 08 Apr 2017 03:38 AM PDT Bregdeti shqiptar që shtrihen përgjatë detit Adriatik dhe atij Jon është bërë gjithnjë e më tërheqës si një destinacion pushimesh gjithë diell për familjet italiane gjatë dekadës së fundit. Me malet e thyera dhe pemët e lashta të ullirit të cilat shtrihen deri aty ku zë fill deti, çdo pjesë e këtij bregdeti është po aq i bukur sa edhe peisazhi grek. Kështu e ka përshkruar gazetarja irlandeze Ellie O'Byrne udhëtimin e saj nëpër Rivierën shqiptare të pasqyruar në një reportazh të publikuar në "The Irish Examiner", ku ajo u sugjeron bashkëkombasve të saj të udhëtojnë për në vendin dikur të izoluar nga regjimi paranojak komunist të Enver Hoxhës dhe ku pavarësisht problemeve akoma evidente të infrastrukturës, turistët mund të shijojnë një eksperiencë unike kulturore dhe historike. Sipas gazetares, dielli, prodhimet e freskëta, njerëzit miqësor apo dhe sitet e bollshme e bëjnë Shqipërinë një vend që duhet vizituar. Ndër zonat e Rivierës që ofrojnë një eksperiencë unike, gazetarja cileson Syrin e Kaltër, çatite prej guri dhe kalanë e Gjirokastrës, kjo e fundit një dëshmi historike e sundimit të Ali Pashë Tepelenës. Porto Palermo është një destinacion tjetër i lidhur me Ali Pashën, ku një kështjellë e fortifikuar duket se është padronia e vetme e një ishulli të vogël, ku nuk mungojnë tunelet e kohës komuniste të cilat përdoreshin për të strehuar nëndetëset e Enver Hoxhës. "Mund të themi se aty ‘Zoti i Unazave’ takon Xhejms Bondin", cilëson O'Byrnë, e cila nuk le pa përmendur as rrënojat e monumenteve antike të Butrintit, një tjetër destinacion mjaft interesant, shkruan O'Bërn, e cila gjithashtu jep udhëzime për mënyrat e udhëtimit dhe akomodimit për në vendin Ballkanik, ku dielli është i nxehtë, deti i ngrohtë e mikpritës dhe çmimet e lira. | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| Qerimaj: Krenari të sjellësh medalje në Shqipëri Posted: 08 Apr 2017 03:15 AM PDT Pasi ka përfunduar me sukses konkurrimin e tij në Evropianin e Peshëngritjes në Split të Kroacisë, peshëngritësi shkodran Erkand Qerimaj është kthyer në Shqipëri. Në një prononcim për Televizionin Shqiptar, Qerimaj tregon për emocionet e garës si dhe duelin me Daniel Godellin në peshën 77 kg. Ndërsa trajneri, Zef Kovaçi shprehet i kënaqur me bashkëpunimin e suksesshëm prej vitesh me peshëngritësin shkodran, Erkand Qerimaj. Ai ve në dukje cilësitë dhe aftësitë e sportistit të tij, për të cilin shpreson se do të arrijë rezultate edhe më të larta në të ardhmen. Erkand Qerimaj ka synime edhe për kampionatin e ardhshëm botëror, ku synon zonën e medljeve. | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| Serbi, vijojnë protesta kundër Vuçiçit Posted: 08 Apr 2017 03:12 AM PDT Protestat kundër fitores së Aleksandër Vuçiç në zgjedhet presidenciale vijojnë ende në kryeqytetin serb. Mbi 10 mijë studentë marshuan në rruget dhe sheshet qëndrore të Beogradit kundër asaj që ata e quajnë nisjen e një periudhe diktatoriale në vend. Me pankarta në duar, të rinjtë thërrisnin "Vuçiç është hajdut, Vuçiç ka vjedhur zgjedhjet", duke shprehur hapur frikën e tyre për rritjen e autoritet të tij. Vuçiç, 47 vjeç mori 55 për qind të votave në zgjedhjet e të dielës, duke konfirmuar dominimin e tij mbi vendin ballkanik dhe politikat e tij balancuese mes BE dhe Rusisë. Roli i presidnetit në Rusi është kryesisht ceremonial, por ai pritet të mbajë pushtetin përmes kontrollit të partisë së tij progresiste në pushtet. Kjo e fundit pritet të emërojë një aleat besnik të Vuçiç si kryeministër një figurë e cila pritet të jetë lehtësisht e kontollueshme nga presidenti i ri.
| ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| Tillerson: Rusia po inkurajon terroristët! Posted: 08 Apr 2017 02:48 AM PDT Shtetet e Bashkuara janë "të zhgënjyera por jo të habitura" nga qëndrimi i Rusisë mbi sulmin amerikan ndaj një baze ajrore siriane, që dyshohej se magazinonte armë kimike. Aleati më i madh i Sirise, Rusia, akuzoi Shtetet e Bashkuara se ka inkurajuar terroristët me këtë akt, por sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson ka shprehur keqardhje për këtë reagim. Sipas tij, kjo dëshmon mbështetjen e vazhdueshme ruse ndaj regjimit të Assad, që kryen sulme të tmerrshme ndaj vetë popullit sirian. Të paktën 6 persona raportohen të jenë vrarë në sulmet amerikane me raketa një ditë më parë. Kjo goditje erdhi pas sulmit kimik të së martës në Idlib, ku 89 persona humbën jetën, mes tyre 18 gra e 33 femijë. Ndërkaq, Moska ka vendosur t'i kundërpërgjigjet këtij sulmi, duke perforcuar mbrojtjen kundër-ajrore në Siri. Do të mbyllet gjithashtu edhe një linje komunikimi me Shtetet e Bashkuara, e projektuar për të shmangur përplasjet mes forcave ajrore ruse e amerikane mbi Sirinë. Një anije luftarake ruse ka hyrë në Mesdheun Lindor të premten, dhe raportohet se po i drejtohet dy gjuajtësve të Marines Amerikane, që organizuan edhe sulmet me raketa në Siri. Ndërsa në seancën e Këshillit të Sigurimit Moska akuzoi ashpër Uashingtonin për shkelje të ligjit ndërkombetar duke goditur ushtarakisht regjimin e Damaskut. «SHBA ka sulmuar territorin sovran të Sirisë. E cilësojmë këtë sulm një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar dhe një akt agresioni», deklaroi përfaqësuesi i Moskës në OKB, Vladimir Safronkov gjatë një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit në fokus sulmi amerikan. Kreu i OKB-së, Franca dhe Britania e Madhe ishin pro nje zgjidhje politike në Siri. Kurse sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres bëri thirrje për maturi dhe theksoi se nuk kishte zgjiedhje tjetër me politike ndaj një lufte që po shkatërron Sirinë. | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| You are subscribed to email updates from RTSH-Radio Televizioni Shqiptar. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





