RTSH: “Tiranë: Deri në fund të verës 2017, transmetimet nga analoge, tërësisht në numerike” plus 9 more |
- Tiranë: Deri në fund të verës 2017, transmetimet nga analoge, tërësisht në numerike
- Elbasan, të shtëna me armë dyshohet për të plagosur
- Stokholm, kamioni mes turmës, tre të vdekur
- Në vend të bisedimeve Rama dhe Basha shkëmbejnë replika
- Depresioni tek të moshuarit
- Shkodër, aksion antikanabis, ndalohen policë dhe zyrtarë lokalë
- Skënder Sherifi-poeti antikonformist sjell Silenzio
- Florida, Trampi takohet me Jinping
- Bushati thirrje opozitës: Të vazhdojmë Reformën në Drejtësi
- Greqi: Arrihet marrëveshja me kreditorët
| Tiranë: Deri në fund të verës 2017, transmetimet nga analoge, tërësisht në numerike Posted: 07 Apr 2017 07:36 AM PDT Ligji i miratuar nga kuvendi me 30 mars të këtij viti "Për lirimin e Frekuencave të Dixhital-Dividentit", parashikon mbulimin e pjesshëm të kostove shtesë të kalimit nga analog në numerik të transmetimeve televizive operatorëve ekzistues analogë lokalë/rajonalë, operatorëve me eksperiencë në transmetimet numerike si dhe operatorëve privatë historikë kombëtarë. Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar Z. Thoma Gellçi, ka bërë me dije ecurinë e deritanishme të të gjithë procesit: "Ne tashmë kemi filluar transmetimet dixhitale duke transmetuar 8 kanale të reja si edhe kanë filluar transmetimet në muksin e dyte në rrethin e Tiranës. Gjithashtu ne kemi filluar transmetimet edhe në alotmentin e Fierit, Beratit,Lezhës,Korçë, në Vlorë së shpejti, në Kukës, Dibër. 95% e popullsisë do të mbullohet me një sinjal të mirë, të pastër. RTSH është i përgatitur me strukturën e nevojshme për ti pritur operatorët lokalë në këto alotmente" tha z. Gëllçi. Vështirësitë nuk mungojnë, ka theksuar Z.Gëllçi, por për secilën prej tyre është parashikuar mënyra se si do të menaxhohen duke nisur që nga shpërndarja e dekoderave e deri tek problemet e sigurisë e investimeve: "Është problemi i marrësave televizivë që një pjesë e tyre nuk janë të përgatitur për marrjen e sinjalit DVBD2. Një ndihmë të madhe ka dhënë qeveria shqiptare duke financuar rreth 10% të gjithë marrësave shqiptarë për familjet në nevojë duke ju shpërndarë dekodera. Televizioni publik është në përpunim të shumë skenareve qoftë me investimet tona qoftë me përkrahjen shtetërore qoftë me bashkëpunimin me operatorët privatë apo me bashkitë. Kjo është një barrë shumë e madhe për RTSH. Rreth 90% e tarifës së aparatit televiziv sot nuk kalon për atë të cilën qytetarët paguajnë domethënë për programet por kalon për transmetimet.Jemi në një situatë tepër kritike, për ruajtjen e këtyre objekteve" tha më tej z. Gëllçi. Ministrja Harito në përgjigjje të shqetësimeve të operatorëve lidhur me teknologjinë e re ka theksuar: "Të gjitha vendimet merren me teknologjinë e fundit. Teknologjia DVBD2 ju lejon ju të gjithëve të mbarteni sepse lejon shumë më tepër kanale. Ndryshon teknologjia do blihet një aparaturë që ka një kosto relativisht të ulët". Kreu i AMA-s Genti Sala, ka sqaruar përmbajtjen e ligjit lidhur me subvensionimin e operatorëve për kalimin e transmetimeve:”Marrëveshja që kemi bërë ne më RTSH është një marrëveshje 1-vjeçare. Mbas një viti do rishikohet do bëhet një marrëveshje 3-vjeçare. Ky subvencionim për ktë ligj është për ktë vit që jeni të paqartë”. Ministrja Harito theksoi se me mbarimin e të gjithë infrastruktures së RTSH -së, brenda veres së këtij viti do të mbyllen transmetimet analoge dhe operatorët duhet të jenë të përgatitur për këtë ndryshim. |
| Elbasan, të shtëna me armë dyshohet për të plagosur Posted: 07 Apr 2017 06:56 AM PDT Të shtëna armësh zjarri janë dëgjuar në afërsi të një restoranti në rrugën Elbasan – Ish Metalurgjiku rreth orës 14.30 minuta. Nuk ka shumë hollës rreth ngjarjes, por flitet për disa të plagosur. Policia ndodhet në vendgjarje. Dëshimtarë thonë se kanë parë gëzhoja armësh. Ngjarje të ngjashme, ku bilanci ka qenë tragjik, kanë ndodhur edhe në të shkuarën në këtë qytet. Ai është i njohur si shesh përplasjesh mes bandave rivale, kryesisht ato të trafikut të drogës. |
| Stokholm, kamioni mes turmës, tre të vdekur Posted: 07 Apr 2017 06:43 AM PDT Një kamion është futur në mes të një turme me njerëz dhe sipas raportimeve të para raportohet për tre persona të vdekur dhe disa persona të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në qendër të Stokholmit mesditën e së premtes. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thanë kanë parë njerëz të shtrirë në rrugë.Policia suedeze tha se ka marrë një telefonata në lidhje me një person i cili ka shtypur disa njerëz me makinë. Policia ka evakuuar banorët në këtë zonë. |
| Në vend të bisedimeve Rama dhe Basha shkëmbejnë replika Posted: 07 Apr 2017 06:33 AM PDT A do të ketë negociata mes palëve? Deri mesditen e të premtes palët nuk kanë lëvizur nga qëndrimet fillestare, por kanë shkëmbyer mesazhe publike në rrjete sociale dhe media. |
| Posted: 07 Apr 2017 05:54 AM PDT Vetmia, izolimi, mungesa e një kujdesi kur sëmuren dhe ekonomia mjaft e dobët janë faktorët që po zhysin në depresion të moshuarit. Haxhire Erebara, 72 vjeç, dikur një ish arsimtare ndërsa sot një e moshuar mjaft aktive thotë se të moshuarit po vdesin nga vetmia. "Janë të lodhur në tre drejtime për mua: Atë ekonomik, vetmia dhe emigracioni i fëmijëve. Këto dy të fundit e kanë lodhur dhe dëmtuar shumë moshën e vjetër. Nuk ishim të përgatitur për këtë hapje nuk kishi menduar për vete, çdo sakrificë e kemi bërë për fëmijët. Tani dhe fëmijët u larguan. Stresi dhe vetmia gjatë periudhës pa viza ndikoi edhe tek shëndeti. Shkatërrimi i familjes, me largimin e fëmijëve është shumë e rëndë për moshën tonë" thotë zonja Erebara. Ekspertit i shëndetit publik Alban Ylli, nisur nga faktet e zbuluara mbi depresionin mbi një kontigjent të moshuarish gjatë një periudhe studimi 6 vjeçare, thotë se ai është në nivele shumë të larta. Ai tha gjithashtu se "në Shqipëri depresioni është shumë i lartë. Pavarësisht se ka rënë në dy-tre vitet e fundit, sërish ne kemi 1 në 4 persona të moshuar me shenja klinike të depresionit. Fakt tjetër është që depresioni tek gratë është më i shpeshtë se tek burrat, pothuajse 1/3 e tyre ka shenjat e depresionit". Nga Check up-i rezulton se të moshuarit refuzojnë të përgjigjen për depresionin, ndërkohë që zgjidhjen shumica prej tyre e gjejnë tek përdorimi në masë i valiumeve. "Një tjetër problem në sistemin shëndetëso ështe përdorimi i gjerë i anxilitikëve apo i valiumeve në mënyrë të gabuar. Përdorimi i valiumeve janë një zgjidhje e përkohshme e një problemi të përkohshëm, 10 ditor apo dy javor. Problemet e depresionit janë shumë komplekse dhe kanë nevojë për një përdorim shumë kompleks. Antidepresivët përdoren shumë pak dhe mund të jenë një zgjidhje shumë e mirë për këtë. Por nuk duam të shkojmë në zgjidhje të tilla të probleme të depresionit kur ka mundësi për zgjidhje të tjera në nivele më të ulta në shoqëri. Dalja nga shtëpia, dalja nga izolimi, kontributi për shoqërinë mund të jenë një përgjigje për depresionin" tha ekspertit i shëndetit publik Alban Ylli. Haxhiere Erebera të gjitha problemet që përjetojnë të moshuarit i kupton, po ajo që nuk kupton është përbuzja që merr jo rrallë herë edhe nga bluzat e bardha. "Ndërhyrja duhet sidomos në drejtim të kudjesit shëndetësor në të gjitha drejtimet, duke filluar që nga mjeku i familjes që nuk zbaton në shumë raste rregulloren e vet, dhe që të sheh me nje sy të tillë "ç’moshe ke", dhe ku i thua që je 80 vjeç, kemi dalë pa pikën e frikës ,të përbuzur. Sepse të thotë që është sëmundje kronike, kështu jetojnë të gjithë, dmth të nxjerrin si një njeri me pretendime" tha zonja Erebera. Më alarmante situata paraqitet te gratë e moshuara të cilat zënë 10% të popullatës së moshuar. Depresioni dhe menopauza nuk janë çështje hormonale por çështje socio-ekonomike. Nevojitet që shërbimi parësor të ketë një trajnim për kulturën e moshimit aktiv për ti mësuar të moshuarit se si ta parandalojnë dhe si ti menaxhojnë problemet e moshimit të tyre" tha Ermira Pinderi. Zonja Erebera shtoi se "përveç halleve , problemeve, mungesave, ilaçeve, mungesës së lekëve etj, se të gjitha këto i kuptojmë ne, të paktën të ekzisojë respekti për moshën e vjetër". |
| Shkodër, aksion antikanabis, ndalohen policë dhe zyrtarë lokalë Posted: 07 Apr 2017 05:34 AM PDT Plani Kombëtar strategjik anti-kanabis ka sjellë ndëshkimet e para të punonjësve të policisë që nuk kallzojnë rastet e kultivimit të lëndëve narkotike. Në Shkodër policia nuk është mjaftuar me arrestimin e dy personave të dyshuar si kultivues të lëndës narkotike kanabis sativa gjatë një aksioni të zhvilluar në fshatin Rrenc. Ajo ka kallëzuar penalisht edhe Administratorin e njësisë Administrative Gur i Zi, kryeplakun e fshatit Rrenc dhe 4 punonjës të policisë për moskallzim të kësaj vepre kriminale të zbuluar në territorin ku ata ushtrojnë detyrë. Gjatë një akisoni të zhvillua këtë të premte Policia ka bërë të mundur sekuestrimin e 87 kubikëve me bimën narkotike të dyshuar kanabis sativa që ishin të mbjella në gota plastike dhe kuti polesteroli dhe arrestoi dy kultivues Paulin Kola 35 vjeç dhe Zef Kola 59 vjeç. |
| Skënder Sherifi-poeti antikonformist sjell Silenzio Posted: 07 Apr 2017 05:30 AM PDT Në kohën kur janë shkruar këto poezi, bota përjetonte woodstokun, rebelimin e 1968-es apo Factory e Andy warhol….vargje të cilat pas katër dekadash vijnë për të na mësuar se liria nuk është një koncept idilik. Liria sot vuan nga tepria e konformizmit thotë poeti dhe shkrimtari belg me rrënje të forta shqiptare Skënder Sherifi. Në këtë botim shqip autori ka zgjedhur një titull domethënës si Silenzio-Heshtja. "Është një heshje e pamundur në fakt e cila kthehet në rebelim, në revoltë, në shpërthim i cili simbolizon ato vitet 70 Paris, Bruksel. Ato vitet 70 kanë qënë në ndikimin e disa rrymave, inovacioneve artistike-filozofike" tha Skënder Sherifi. Poeti ka lindur si protestë, si antikonformist dhe i tillë është edhe Skënder Sherifi i cili edhe kur i thur vargje më të bukurës së kinemasë franceze Chaterine Deneuve gjen te bukuria tipare estetike për tiu kundërvënë banales dhe asaj që nuk është vërtetësisht e bukur siç e cilëson edhe esteti Përparim Kabo. "Përmes konvertimit të krijosh sugeneris një formë tjetër të të shprehurit" tha Kapo. "Konformizmi në një farë mënyre e asfikson e kornizon lirinë edhe imagjinatën e njeriut. Sot jemi në një periudhë konformiste materialiste e teknologjike. Ne kemi qënë në një periudhë të idealit, ëndrrave, fantazisë po pa limit" tha më tej poeti Skënder Sherifi. Sherifi ka lindur në Tropojë por është rritur në Bruksel në një familje emigrantësh. Përplasja e madhe kulturore mes zakoneve të bartura të familjes dhe rrymave letrare, muzikore, filozofike dhe politike reflektohen në një finesë të vargut të tij poetik dhe thellësisë së mendimit. |
| Florida, Trampi takohet me Jinping Posted: 07 Apr 2017 05:26 AM PDT Presidenti Donald Trump ka pritur në Florida homologun kinez Xi Jinping. Dy krerët e shteteve konfirmuan se marrëdhëniet dypaleshe do të jenë shumë të mira. Ekonomia, ekuilibri ushtarak në Lindjen e Mesme, ishin pikat kryesore të bisedës mes dy liderëve, ku në fund të takimit manjati u shpreh se shumë shpejt do të udhëtojë drejt Pekinit. "Do të vij në Kinë, pranova ftesën e Jinping", u shpreh Kreu i Shtëpisë së Bardhë. Edhe Presidenti kinez u tregua i gatshëm për të vijuar më tej raportet SHBA-Kinë. Dy presidentët po zhvillojnë një samit informal në Mar-a-Lago, te Floridas. Kjo është hera e parë që dy liderat takohen, pas thumbimeve të Trump gjatë fushatës, kur fliste për një "përdhunim" të ekonomisë amerikanë nga ana e Kinës. |
| Bushati thirrje opozitës: Të vazhdojmë Reformën në Drejtësi Posted: 07 Apr 2017 05:19 AM PDT Ditën kur Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit mbylli kontrollin e kandiatëve për organet e Vettingut, nga Shkodra Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i kërkoi opozitës të vijë në Kuvend dhe të votojë për vazhdimësinë e Refomës në Drejtësi. Zoti Bushati tha se opozita ka përgjegjësi dhe se pa plotësimin e reformës në drejtësi nuk mund të ketë as hapje të negociatave në Bashkimin Evropian. Deklaratat e tij ministri i jashtëm Bushati i bëri nga Shkodra ku mori pjesë në promovimin e projektit wiki akademi me pjesmarrjen e 6 shkollave të mesme të qytetit. |
| Greqi: Arrihet marrëveshja me kreditorët Posted: 07 Apr 2017 05:04 AM PDT Greqia dhe kreditorët e saj arritën një marrëveshje gjatë bisedimeve për të garantuar ndihmën e radhës për Athinën. Një kompromis politik është arritur për ulje të tjera në shpenzime dhe arritjen e reformave. Ky kompromis i mundëson kreditorëve të Greqisë të zhvillojnë një rishikim të financave dhe të japin pjesën e dytë të ndihmës financiare të arritur në qershor 2015. Greqia ka nevojë që kjo hua të jepet në muajin e ardhshëm nga Mekanizmi Evropian i Stabilitetit, fondi për shpëtim i eurozonës, që të shlyejë borzhet brenda afatit. Plani i kompromisit parashikon kursime 1% të prodhimit te brendshem bruto nga pensionet në 2019 si dhe 1% tjetër, nga ulja e litimit të të ardhurave të patatueshme, një vit më vonë. Detajet e këtij kompromisi pritet të miratohen nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe nga qeveria greke. Finalizimi i negociatave midis kreditorëve dhe Greqisë, pritet të pasohet nga diskutimi për lehtësimin e borxhit grek, që aktualisht i ka kaluar të 310 miliardë euro. |
| You are subscribed to email updates from RTSH-Radio Televizioni Shqiptar. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





