RTSH: “Shoqata e Turizmit: Zbritja me 6 % e TVSH për akomodimin, një nisëm pozitive” plus 8 more |
- Shoqata e Turizmit: Zbritja me 6 % e TVSH për akomodimin, një nisëm pozitive
- Cilët janë skenarët e kushtetutës për qeverinë?
- Ervin Koçi kreu i ri i AMF
- Banka Botërore: Kriza politike kërcënim për ekonominë
- Kapet peshkaqen në Vlorë
- Sattler: Partitë të dialogojnë dhe të marrin pjesë në zgjedhje
- Rama në parlament: Partitë që qeverisin, nuk forcojnë partitë që kanë kundër, por garantojnë barazi në procesin e gjykimit nga populli!
- Drilona u asfiksua, zbardhen shkaqet e zjarrit në ashensor tek Fresku
- Ministrat e PS-së,në selinë e qeverisë para seancës në Kuvend
| Shoqata e Turizmit: Zbritja me 6 % e TVSH për akomodimin, një nisëm pozitive Posted: 06 Apr 2017 07:10 AM PDT Bisnesi ka reaguar pozitivisht ndaj vendimit të qeverisë për uljen në 6 pikë përqindje të TVSH për akomodimin në sektorin e turizmit nga 20 që aplikohet aktualisht. Ky vendim vjen pas një kërkesë disa vjeçare që ka bërë sektori por edhe pas kundërshtimeve qe ka pasur ky vendim nga Fondi monetar ndërkombetar. Kreu i Shoqatës së Hoteleve Zak Topuzi deklaroi se nga ky vendim do të përfitojnë 3900 njësi akomodimi. "Do ta kthejë Shqipërinë në një treg konkurrues rajonal. Më në fund Shqipëria do të hyje në paketat turistike Ballkanike." Ndërsa për Busines Albania dhe Dhomën së Tregtisë dhe Industrisë ky vendim do ndikojë në uljen e informalitetit dhe rritjen e punesimit në sektorin e turizmit. "Do ti sjellë mundësinë Shqipërisë që të tregojë që është një atraksion i rëndësishëm në Ballkan. Do ketë ndikim pozitiv dhe në formalizimin e sektorit turistik shqiptar." Nisma e ndërmarrë pritet të bëhet një vendim konkurrues në rajon dhe gjithashtu pritet që të nxisë investimet në turizëm.
|
| Cilët janë skenarët e kushtetutës për qeverinë? Posted: 06 Apr 2017 06:39 AM PDT Protagonistët e politikës janë përfshirë në bisedime intensive ditët e fundit, ritmi i të cilave u shtua pas deklaratave të kryetarit të LSI së vendi ka nevojë për një qeveri besimi dhe për zgjedhje me opozitën. Prej më shume se një muaji qeveri teknike po kërkon edhe opozita. Por cilët janë skenarët që parashikon kushtetuta. |
| Posted: 06 Apr 2017 06:31 AM PDT Me dy vota kundër, tre abstenim dhe 71 pro, parlamentoi miratoi propozimin e qeverisë për të emëruar në krye të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare për një mandat 5 vjeçar Ervin Koçin. Kandidatura e Koçit në krye të këtij institucioni u miratua këtë mëngjes edhe në komisionin e ekonomisë. Pak javë më parë Ervin Koçi dha dorëheqjen si deputet i partisë socialiste. Emërimi i tij në krye të AMF-së vjen pak kohë pas shkarkimit të drejtueses së këtij institucioni Enkelejda Shehi. |
| Banka Botërore: Kriza politike kërcënim për ekonominë Posted: 06 Apr 2017 06:06 AM PDT Në raportin e rregullt ekonomik, Banka Botërore e vlerëson Shqipërinë si vendin me rritjen më të fortë ekonomike në ballkanin perendimor. Gallina Andronova shprehet kështu: "Rritja ekonomike në Shqipëri mbetet e fortë. Vendi është një nga ekonomitë me rritjen më të fortë në Ballkanin perëndimor dhe ajo çfarë është më e rëndësishme është se më në fund rritja ekonomike po ndihmon në krijimin e vendeve të punës." Sipas Hilda Shijakut, "Ekonomia pritet të arrijë deri në 3.5 përqind rritje." Në vlerësimin e bankës botërore rritja ekonomike e Shqipërisë pritet të forcohet më shumë në dy vitet e ardhshme por këto parashikime optimiste vihen ne rrezik nga kriza aktuale politike. Më herët edhe biznesi, banka e shqipërisë si dhe ministria e financave kanë ndarë të njëjtin shqetësim për ecurinë e ekonomisë. Të gjithë aktorët ekonomikë të vendit i druhen pasojave që mund të sjellë tensioni politik në ekonominë shqiptare. |
| Posted: 06 Apr 2017 06:05 AM PDT Një specje e rrallë për brigjet tona i quajtur peshkaqen bisht draper është kapur mëngjesin e së enjtes në afërsi të gjirit të Vlorës.Peshkaqeni i këtij lloji me peshë mbi 80 kg dhe me gjatësi 4 m klasifikohet si ndër më agresivët. "Është një peshkaqen me alternativë agresive por gjendet në 100-200 metra thellësi. Fakti i këtij peshkaqeni është se ka sulmuar tonon, po ta shikosh është kafshimi i peshkaqenit"thotë një nga peshkatarët e zonës. Referuar pranisë së kësaj specje në gjirin e Vlorës, peshkatarët konfirmojnë se ato gjenden në këto ujëra për shkak të ndryshimeve klimaterike. "Kemi pas raste si vjet apo parvjet janë kapur në zonën e Himarës nga kolegët tanë të peshkimit me linja pasi rrallë bien në rrjetë. Në gji nuk ka pasur prerje ekstreme. Në veri të Sazanit kanë kapur kolegët tanë një prerje ekzemplare që pretendohet nga më të rrëzikshmit por kuptohet ka qënë në ujëra jahtë territorit të lundrueshëm nga pushuesit"shtoi më tej peshkatari. Mishi i këtij lloji peshkaqeni nuk preferohet nga konsumatorët pasi nuk ka ndonjë shije të veçantë. Në shumicën e rasteve ai përdoret për qoftë apo për tava të ndryshme. |
| Sattler: Partitë të dialogojnë dhe të marrin pjesë në zgjedhje Posted: 06 Apr 2017 05:42 AM PDT Ndërsa ambasadorja gjermane deklaroi një ditë më parë se më e rëndësishme është që zgjedhjet parlamentare të zhvillohen në kohën e duhur me përfshirjen e partive që dëshirojnë të marrin pjesë në to, për Ambasadorin austriak në vendin tonë Johann Satler e rëndësishme është që të gjitha partitë politike të marrin pjesë në zgjedhje. Nga Shkodra, Ambasadori Sattler nxiti partitë politike shqiptare që përmes dialogut të zgjidhin ngërcin politik ku ndodhet aktualisht vendi, dhe të marrin pjesë në proçesin e ardhshëm zgjedhor. "Po hyjmë në një vit zgjedhor, i cili është i tillë jo vetëm në Shqipëri, por në Shqipëri është paksa më i vështirë sa vitet e tjera. Gjëja e rëndësishme është që njerëzit dhe partitë të ulen bashkë dhe të dialogojnë. Dialogu është esenca e demokracisë" tha Johann Sattler. Sattler nuk la pa përmendur edhe zhvillimet e ditëve të fundit, ku vlerësoi ftesat për dialog që dy kahet politike i kanë bërë njëra-tjetres. Sattler theksoi më tej se "gjatë ditëve të fundit kemi parë zhvillime të mira. Kam dëgjuar ftesa për dialog, siç kam dëgjuar gjithashtu edhe pranime ftesash për dialog. Mendoj se po shkohet në drejtimin e duhur. Jam shumë i bindur se në fund do të kemi një proçes zgjedhor gjithëpërfshirës". Sipas ambasadorit austriak, zgjedhjet janë edhe mjeti më i rëndësishëm i demokracisë. Ambasadori Gjerman i bëri këto komente gjatë një vizite në shkollën austriake të Shkodres, e cila prej 10 vitesh ka hapur dyert për nxënësit e qytetit veriperëndimor. |
| Posted: 06 Apr 2017 05:21 AM PDT Ndërsa opozita e djathtë vazhdon protestën në ditë e 48 të saj, kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër në parlament pas akuzave se ai po synon të shkojë në zgjedhje pa opozitën. “Përpjekja për tu thënë shqiptarëve se pavarësisht të gjithave zgjedhjet pa opozitën nuk mund të bëhen, është një përpjekje e sponsorizuar, e paguar mbi dorë dhe nën dorë, e paguar me para apo peshqeshe për të treguar një të pavërtetë që në thelbin e vet është qesharake” tha zoti Rama. “Nuk është opozita zyrtare ajo që e prodhon lirinë, por është liria ajo që prodhon opozitën” shtoi kryeministri socialist. Sipas tij “Nëse do ishim në kushtet kur kjo qeveri do të kishte kufizuar lirinë për të prodhuar opozitën atëherë me siguri nuk do kishim çdo ditë një çadër bosh që mbushet dy herë në ditë për shfaqe televizive, por do kishim popullin në të gjithë rrugët e Shqipërisë”. |
| Drilona u asfiksua, zbardhen shkaqet e zjarrit në ashensor tek Fresku Posted: 06 Apr 2017 04:59 AM PDT Drilona, e reja që humbi jetën në ashensor në fund të janarit 2017, ka vdekur nga asfiksia. Ekspertiza mjeko-ligjore, ka zbardhur shkakun e vdekjes në zonën e Freskut në Tiranë, ku ashensori i një pallati 7-katësh u përfshi nga flakët. Prokuroria tha se shkaku i vdekjes së 34-vjeçares ka qenë asfiksia indoresi rezultat i mbidozimit me monoksid karboni. Gjithashtu prokuroria administroi edhe aktin e ekspertimit, ku përcaktohet se shkaku i rënies së zjarrit ka qenë djegia e Droselit të ndriçimit duke djegur pjesën e tavanit. Në këtë akt- ekspertim thuhet se : "Kjo lidhje e shkurtër ka shkaktuar nxehtësi dhe flakë në të gjithë rrjetin elektrik të linjës monofaze që ushqen ndriçimin e kabinës së ashensorit dhe elektromotorrit mbi kabinë që shërben për hapjen dhe mbylljen e portave. Është krijuar dhe vatra e dytë e cila ka qenë më e fuqishme dhe me intensitet më të lartë." Kjo vatër me zhvillim të menjëhershëm, mendohet se ka dëmtuar hidraulikun e ashensorit duke krijuar rrjedhje vaji. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes arrihet në konkluzionin se zjarri është shkaktuar nga rënia në lidhje të shkurtër të Droselit të ndriçimit të kabinës së ashensorit. |
| Ministrat e PS-së,në selinë e qeverisë para seancës në Kuvend Posted: 06 Apr 2017 04:46 AM PDT Kryeministri Edi Rama, ka mbledhur në selinë e qeverisë ministrat socialistë. Prej dy ditësh, janë intensifikuar konsultimet e tyre me kreun e qeverisë, për të bashkërënduar qëndrimet dhe gjetur zgjidhje për zhbllokimin e situatës politike në vend.Gjatë gjithë ditës së djeshme, në selinë e qeverisë kanë qënë të gjithë ministrat socialistë, të cilëve për 1 orë iu bashku edhe ministri i drejtësisë dhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili. Partitë e koalicionit qeverisës kanë shtuar takimet mes tyre, kur është rritur edhe trysnia për gjetjen e një zgjidhjeje me opozitën, për ta bindur atë të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit. |
| You are subscribed to email updates from RTSH-Radio Televizioni Shqiptar. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





