RTSH: “Senatori McCain viziton Tiranën” plus 9 more

RTSH: “Senatori McCain viziton Tiranën” plus 9 more


Senatori McCain viziton Tiranën

Posted: 14 Apr 2017 11:59 AM PDT

Senatori amerikan John McCain vizitoi Shqipërinë të premten. Sipas një njoftimi të ambasadës amerikane në Tiranë, si kryetar i Komitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura, senatori McCain u takua me Presidentin Bujar Nishani, Kryeministrin Edi Rama, Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta dhe udhëheqësin e opozitës Lulzim Basha. Ai theksoi partneritetin ushtarak SHBA-Shqipëri, rëndësinë e reformës në drejtësi në vend, si dhe përpjekjet për të mundur ISIS. i shoqëruar nga ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli Senatori McCain vëzhgoi ushtrime ushtarake dhe u takua me anëtarë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Kategoria e Parë: Kamza fiton kundër Burrelit

Posted: 14 Apr 2017 09:16 AM PDT

FAZA E TRETË – JAVA 6

GRUPI A

Play-off

DATA ORA NDESHJA REZ
14.04.2017 14:00 * Kamza – Burreli 2 – 1
15.04.2017 14:00 * Beslidhja – Erzeni

Pushim: Shënkolli

*RTSH

NR. SKUADRA NDE. FIT. BAR. HUM. GSH. GPË. + / – PIKË
1. Kamza 5 3 2 0 6 3 3 35
2. Beslidhja 4 3 1 0 5 1 4 30
3. Erzeni 4 1 0 3 6 8 -2 22
4. Burreli 5 1 1 3 6 8 -2 17
5. Shënkolli 4 0 2 2 6 9 -3 14

Play-out

DATA ORA NDESHJA REZ
15.04.2017 16:00 Kastrioti – Iliria
15.04.2017 16:00 Besa – Adriatiku

Pushim: Tërbuni

NR. SKUADRA NDE. FIT. BAR. HUM. GSH. GPË. + / – PIKË
1. Besa 4 3 0 1 5 2 3 18
2. Kastrioti 4 2 0 2 4 3 1 17
3. Iliria 4 2 0 2 5 6 -1 13
4. Tërbuni 4 2 0 2 3 3 0 11
5. Adriatiku 4 1 0 3 3 5 -2 10

 

GRUPI B

Play-off

DATA ORA NDESHJA REZ
15.04.2017 16:00 Lushnja – Tomori
17.04.2017 14:00 * Bylis – Pogradeci

Pushim: Shkumbini

*RTSH

NR. SKUADRA NDE. FIT. BAR. HUM. GSH. GPË. + / – PIKË
1. Lushnja 4 3 1 0 7 3 4 31
2. Bylis 4 3 1 0 9 1 8 29
3. Pogradeci 4 1 1 2 3 5 -2 19
4. Shkumbini 4 1 1 2 3 7 -4 15
5. Tomori 4 0 0 4 1 7 -6 12

Play-out

DATA ORA NDESHJA REZ
15.04.2017 16:00 Apolonia – Sopoti
15.04.2017 16:00 Turbina – Dinamo

Pushim: Elbasani

NR. SKUADRA NDE. FIT. BAR. HUM. GSH. GPË. + / – PIKË
1. Apolonia 4 2 1 1 7 2 5 18
2. Turbina 4 2 0 2 5 5 0 17
3. Dinamo 4 1 2 1 2 3 -1 14
4. Elbasani 4 1 2 1 6 8 -2 13
5. Sopoti 4 0 3 1 4 6 -2 11

Trafiku i drogës nga Durrësi, prokuroria nis hetimet

Posted: 14 Apr 2017 06:39 AM PDT

Kryeprokurori Adriatik Llalla, komunikoi nisjen e hetimeve për persona që punojnë në Portin e Durrësit me dyshime se policia kufitare mund të jetë e përfshirë në trafikun e drogës drejt Italisë, pas disa ngjarjeve të kohëve të fundit. Zoti Llalla i bëri këto deklarata ndërsa zhvilloi një vizitë të befasishme në Prokurorinë e Durrësit. Kjo vizitë vjen pas pretendimve të kreut të opozitës Basha, për ekzistencën e një magazine me rreth 100 ton kanabis në Manzë. Kryeprokurori tha se po verifikohen akuzat e kreut të opozitës. I pyetur në lidhje me kërcënimet e mundshme për kreun e opozitës Lulzim Basha, prokurori i përgjithshëm u shpreh se deri të premten nuk ka patur asnjë denoncim në organin e akuzës.

Meksikë; Aksident me autobus me numër të lartë vdekjesh

Posted: 14 Apr 2017 06:23 AM PDT

Të paktën 24 njerëz gjetëen vdekjen kur një autobus u përplas me një autobot në Meksikën Jugore. Numri i lartë i vdekjeve erdhi si pasojë e shpërthimit të autobotit me karburant pas përplasjes ballore. Tragjedia ndodhi në shtetin Guerrero. Zjarri ishte aq i forteë sa disa nga viktimat nuk mund të njihen më. 9 persona kanë mbetur të plagosur nga aksidenti. Shkaku i peëplasjes ende nuk dihet.

Vrasja e ish drejtuesit të policisë, publikohet video e të dyshuarit

Posted: 14 Apr 2017 06:07 AM PDT

Ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e vrasjes së ish drejtuesit të policisë Artan Cuku, Polica e Shtetit ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për të bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes. Policia ka shpërndarë një video, ku duket autori i dyshuar dhe ka vënë në dispozicion këtë numër telefoni për këdo që mund të ndihmojë në identifikimin e tij, duke siguruar ruajtjen e anonimatit dhe konfidencialitetin.
Personi në video dyshohet se në mbrëmjen e 8 prillit në “Rrugën e Kosovarëve" ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, ish drejtuesin e policisë. Disa ditë më parë policia ofroi edhe një shpërblim prej 3 milionë lekësh për këdo që jep informacion mbi vrasesit e 42 vjeçarit.

Nishani: Palët të ulen në tryezën e dialogut me axhendë serioze!

Posted: 14 Apr 2017 05:44 AM PDT

Presidenti Bujar Nishani u ka bërë të premten thirrje partive politike në Shqipëri të dialogojnë për të ç’tensionuar situatën dhe për tu dhënë mundësi qytetarëve të votojnë në zgjedhjet e ardhshme politike. “Institucioni i Presidentit të Republikës i bën thirrje palëve të ulen në tryezën e dialogut me axhendë serioze duke u larguar nga retorika pa produkt në shërbim të ç’tensionimit të situatës dhe përmbushjes së detyrimeve ndaj qytetarëve për të patur mundësi të votojnë të lirë në zgjedhjet e ardhshme politike në vend” tha zëdhënësja e Presidencës Brikena Arapaj në një deklaratë për shtyp, ku mungonte referenca për zgjedhjet e 18 qershorit.
Por sipas zëdhënëses “Kryeministri i vendit ka kërcënuar dhe shantazhuar në mënyrë të njëanshme dhe sistematike institucionin e Presidentit të Republikës”. Deklarata e presidentit Nishani vjen kur kryeministri Rama ishte shprehur i gatshëm të merrte pjesë në një ndërmjetësim të kreut të shtetit për të zgjidhur krizën.

Basha i përgjigjet Ramës: Qeveria teknike t’u japë shqiptarëve të drejtën të zgjedhin me votë të lirë e të ndershme!

Posted: 14 Apr 2017 05:23 AM PDT

Ndërsa kryeministri socialist Edi Rama po përsërit thirrjet për të dialoguar pa kushte me kreun e PD Lulzim Basha, ky i fundit vazhdon të këmbënguli në kërkesën e tij për qeveri teknike. “Bëhu burrë, ndahu nga krimi dhe të shkojmë në dialog të vërtetë!” tha zoti Basha menjëherë pas deklaratës së zotit Rama të premten në mesditë. “Ndaj qeverinë nga krimi, në mënyrë që një qeveri teknike t'i japë shqiptarëve të drejtën të zgjedhin me votë të lirë e të ndershme” shtoi ai.
Ndoshta i prekur nga deklaratat e zotit Rama për raportet e ndërkombëtareve me PD, zoti Basha me një fjalor fyes ju drejtua kreut të qeverisë. “Nuk është momenti që të hiqesh si palaço. Bota nuk qesh me ne, por është e shqetësuar për ne. Një vend i NATO-s ka në krye një aleat të krimit të organizuar që nuk kontrollon dot as territorin e vet. Shqipëria nuk është në dorën e Partisë Socialiste, por në dorën e krimit të organizuar. Ditë për ditë kapen tonelata droge nëpër magazina në të gjithë vendin. Çfarë do të bësh me to? Nuk e prek dot sepse droga është vetë karrikja ku ti je ulur. Je bërë turpi i Europës, e shndërrove Shqipërinë në Kolumbi për karriken tënde” ngriti tonet e fjalës së tij zoti Basha.

Protestat në Venezuela

Posted: 14 Apr 2017 05:14 AM PDT

Përplasje të dhunshme u regjistruan mes protestuesve dhe policisë gjate ej marrshimine kryeqytetin Karakas të Venezuelës. Mijëra njerëz kishin dalë te protestonin për mungesën e ushqimeve dhe ilaçeve dhe kundër presidentit të vendit Nikolas Maduro, por gjithçka degjeneroi në akte dhune duke shkaktuar edhe viktima. 5 të vdekur, dhjetëra ëe plagosur e mbi 100 të arrestuar është bilanci i protestave të kësaj jave. Opozita akuzon për vrasjet mëeshtetësit e armatosur të pushtetit që sulmojnë qytetarët gjatë marrshimeve ndërkohë që policia thotë se ka përdorur vetëm shkopinj gomë e gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat, por jo armë zjarri. Protestat nuk po ndalen pavarësisht se qeveria shpalli gjysmën e javës pushtim para pashkëve, me qëllim largimin e njerezve nga rruga. Venezuela po përjeton një krizë të thellë ekonomike ndersa administrata socialste është izoluar në një rajon që drejtohet përgjithësisht nga qeveri të djathta ndërsa mijëra nejrëz detyrohen të kalojnë çdo ditë kufijtë për të blerë ushqime.

Meta këshilla Ramës : Ai që është më tolerant është më i fortë!

Posted: 14 Apr 2017 04:49 AM PDT

Kreu i LSI-së Ilir Meta ka shprehur të premten keqardhjen që dy forcat kryesore politike PS dhe PD ende nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkë për ti dhënë fund krizës në vend. “Shpreh keqardhje se asgjë reale nuk ka lëvizur në drejtim të zgjidhjes, përveç afateve” tha zoti Meta gjatë një mbledhjeje të Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI. Zoti Meta tha se “…çdo ditë që ecim përpara pa dialog, na çon drejt një konflikti dhe krize efektet e të cilit askush nuk mund ti parashikojë”. “LSI ka bërë dhe do të bëjë më të mirën për dialog për zgjidhje dhe zgjedhje të ndershme e me standarde europiane” premtoi zoti Meta.
Ndonëse nuk u shpreh drejtëpërdrejtë zoti Meta duket se këshillonte zotin Rama të ishte më tolerant. “Nuk duhet të ftojë vetëm formalisht për dialog, por duhet të jetë i përmbajtur në mënyrë që të mos i japë shkak palës tjetër. “Sot, më shqiptar ëshë më toleranti, dhe ai që është më tolerant është më i fortë” tha ai. Zoti Meta kujtoi se “Koalicioni PS- LSI fitoi bindshëm para katër vitesh, fitoi 84 mandate, fitoi në qeverinë e Berishës, kur KQZ u ndryshua në mënyrë antikushtetuese. Unë besoj se një koalicion i tillë e ka akoma më të thjeshtë për tu rikonfirmuar” tha zoti Meta duke lënë të kuptohet se koalicioni PS – LSI do të vazhdojë.

Rama fton sërish Bashën për dialog pa kushte

Posted: 14 Apr 2017 04:32 AM PDT

Edi Rama në një dalje të posaçme nga selia e qeverisë, ftoi Lulzim Bashën për dialog. Ndonëse e konsideron qëndrimin e opozitës në kufinjtë e absurdit me refuzimin e ftesave për bisedime, kryeministri shprehu gadishmërinë për një takim, por pa kushte. Zoti Rama tha se bojkoti i opozitës, përveç kostove personale për Bashën dhe opozitën, po dëmton rrugën europiane të vendit. Zoti Rama u shpreh i hapur, për kontributin e partnerëve ndërkombëtare, për të negociuar dialogun me opozitën.”I bëj publikisht thirrje arsyes së Lulzim Bashës. I them mos ki frikë nga dialogu. Ulu në tryezë, përcaktoi të gjitha modalitetet vetëm mos u vono dhe mos na vono” tha zoti Rama. “Ti e ke numrin tim të telefonit tim Lulëzim. Zyra jote e ka numrin e zyrës time. Ndaje mendjen dhe më njofto një minutë e më parë” i dha doza koefidencialiteti zoti Rama.
Kryeministri Rama nuk përjashtoi as skenarë të mundshëm që faktorë jashtë Shqipërisë, të kenë interesa për të destabilizuar Shqipërinë dhe rajonin. I vendosur, kryeministri konfirmoi se askush s’do mund të pengojë zgjedhjet e 18 qershorit dhe aq më pak të krijojë destabilitet. Kjo krizë artificiale nxit paligjshmërinë, patjetër frymëzon kriminalitetin dhe ushqen edhe fantazinë e atyre që nuk e duan këtë vend, duke krijuar shtigje për destabilizim të mundshëm” tha zoti Rama.”Nuk do të lejojmë kurrë që populli sovran i Shqipërisë të merret peng nga kushdo qoftë, brenda apo jashtë vendit, që mundohet të përfitojë nga kjo situatë, për të goditur Shqipërinë duke e kthyer në një vatër krize në rajon” shtoi ai.
Kryeministri Rama konfirmoi informacionet e marra nga institucionet ligjzbatuese të sigurisë, për një rrezik potencial nga elemente jashtë vendit, për sigurinë e liderit të opozitës, por dha garancinë maksimale se janë marrë të gjitha masat për sigurinë e tij dhe të çdo qytetari. Kreu i mazhorancës, zgjidhjen e krizes e sheh te dialogu me opozitën. “Dialogu është domodoshmëri” tha zoti Rama.