RTSH: “Meta : LSI koalicion me PS, nëse i jep garanci opozitës për zgjedhjet” plus 9 more |
- Meta : LSI koalicion me PS, nëse i jep garanci opozitës për zgjedhjet
- Kategoria e Parë: Fitojn Turbina, Dinamo – Elasani 1-1
- RTSH kërkon mbështetje financiare për dixhitalizimin
- Shuhet Françesk Radi
- 2 VITE BURG PER ELIVAR GOLEMIN
- MBYLLET 1-1, DINAMO DHE ELBASANI NDAJNË PIKËT
- Shpërthim në metronë e Shën Petersburg, të paktën 10 viktima
- Avokati i popullit:Të nisin hetimet për vdekjen e 18-vjeçarit në qelitë e Shënkollit
- Dastis: Britania e Madhe ka nevojë të qetësohet rreth çështjes së Gjibraltarit
- Bulevardi i Ri, gati në mesin e 2018-es
| Meta : LSI koalicion me PS, nëse i jep garanci opozitës për zgjedhjet Posted: 03 Apr 2017 01:16 PM PDT LSI partia e dytë më e madhe e koalicionit aktual qeveritar, ka konfirmuar vazhdimin e koalicionit me PS, por ka deklaruar se vendi ka nevojë për një qeveri të besimit që do të garantojë zgjedhjet e përgjithshme të 18 qershorit. Deklarata u bë nga kreu i kësaj partie Ilir Meta, i cili bashkë me drejtues të tjerë të LSi doli para mediave rreth orës 22 të së hënës pas një mbledhjeje të kryesisë së partisë. “LSI deklaron se vendi në këto momente ka nevojë për një qeveri të besimit për zgjedhje të gjithëpranuara, e cila do të garantojë mos përfshirjen e administratës në zgjedhje dhe në veçanti policisë së shtetit” tha zoti Meta. Ai u bëri thirrje kreut të PS Rama dhe kreut të opozitës Basha që të dialogojnë për zgjidhjen e krizës dhe të heqin dorë nga ato që i konsideroi qëndrime përjashtuese. Si shenjë serioziteti dhe angazhimi të LSI zoti Meta deklaroi se partia e tij vendos të vërë në dispozicion mandatet e ministrave si dhe të gjithë postet politike të përfaqësimit të saj. Lidhur me koalicionin ai tha se LSI është e hapur për koalicion me PS, por jo nëse nuk i jep garanci për zgjedhje me opozitën. | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| Kategoria e Parë: Fitojn Turbina, Dinamo – Elasani 1-1 Posted: 03 Apr 2017 08:30 AM PDT FAZA E TRETË – JAVA 4GRUPI A Play-off
Pushim: Kamza
Play-out
Pushim: Iliria
GRUPI BPlay-off
Pushim: Lushnja
Play-out
Pushim: Sopoti * Në RTSH
| ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| RTSH kërkon mbështetje financiare për dixhitalizimin Posted: 03 Apr 2017 08:07 AM PDT Projekti i dixhitalizimit është projekti më madhor i Radio Televizionit Shqiptar, por që kërkon investime po kaq të mëdha për ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme, investime të cilat po përballohen tërësisht nga RTSH. Në komisionin parlamentar të medias, drejtuesit e Radio Televizionit Shqiptar kanë kërkuar disa lehtësi financiare për zbatimin sa më të mirë të këtij projekti. Drejtori i Përgjithshëm Thoma Gëllçi spjegoi se “Problemi është që në projektin e dixhializimit janë lënë jashtë 11 pika që përbëjnë shtyllën kurrizore të transmetimeve. Këto pika kanë nevojë për kulla të reja, punime civile të reja, kanë nevojë për kushte të caktuara kondicionimi dhe furnizimi me energji elektrike e karburant. Investimi për këto pika që ne ja kemi kërkuar Ministrisë së Financave, asaj të teknologjisë dhe inovacionit, nërpërmjet shumë shkresave që kur bëmë buxhetin, shkon tek 200 milionë lekë”. Dretori Jurdik i RTSH Sokol Gjoshi duke spjeguar teknikisht situatën kërkoi me këtë rast disa lehtësi financiare për të përballuar proçesin e dixhitalizimit, lehtësi prej të cilave RTSH do të përfitonte 4 milionë euro. | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| Posted: 03 Apr 2017 07:18 AM PDT Këngëtari dhe kompozitori i njohur Francesk Radi humbet betejën me sëmundjen. Ai u shua të hënën pas një hemoragjie cerebrale që pësoi në agimin e datës 27 mars. Që në momentet e para Radi ju nënshtrua një kujdesi intensiv, por shpresat për mbijetese u fikën dalëngadalë. | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| 2 VITE BURG PER ELIVAR GOLEMIN Posted: 03 Apr 2017 07:12 AM PDT Ish inspektorja e Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi dënohet me 2 vite burg nga Gjykata e Tiranës. Prokuroria kishte kërkuar dënimin e saj me 3 vite burgim me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Për të është caktuar 2 vjet shërbim prove si dhe moslejimin të ushtrojë funksionet publike. Golemi ishte ndër 17 të akuzuarit për "shpërdorim detyre" pas zbulimit të skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve, një ndër vjedhjet më të mëdha të historisë gati një shekullore të kësaj banke. Avokatët mbrojtës e konsideruan vendimin si absurd, duke thënë se do ta apelojnë atë. | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| MBYLLET 1-1, DINAMO DHE ELBASANI NDAJNË PIKËT Posted: 03 Apr 2017 07:07 AM PDT Kategoria e Parë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka luajtur sot ndeshjen e radhës në grupin B, apo grupin e Jugut dhe Dinamo është mundur minimalisht në kryeqytet përballë Elbasanit. Kjo sfidë, që u soll pasdreke për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, është mbyllur në barazim 1-1. Siç dihet, në bazë të formulës së këtij sezoni, në këtë fazë të 3-të, të dy grupet e Kategorisë së Parë, janë ndarë në dy nëngrupe të tjera secili. 5 skuadrat e gjysmës së sipërme të rendites në përfundim të dy fazave të para vijojnë betejën midis tyre për ngjitjen në Kategorinë Superiore, kurse 5 të tjerat për të shmangur rënien në Kategorinë e Parë. Përballja midis Dinamo dhe Elbasanit ishte e vlefshme për luftën për mbijetesë në grupin B, ku vendasit mbeten në vendin e 3-të, me 14 pikë, ashtu sikundër miqtë mbeten në vendin e 4-t dhe të parafundit të renditjes, me 12 pikë. Elbasani, që e ka luajtur shumicën e ndeshjes me 10 lojtarë, pas ndëshkimit me karton të kuq të një lojtari brenda çerekorës së parë të lojës, ka kaluar i pari në epërsi në minutën e 73-të, me anë të Jurgen Peqinit. Por, atëherë kur mendohej se miqtë po largoheshin me një fitore, Dinamo ka barazuar shifrat në minutën e 4-t shtesë, me anë të Ejosë, duke marrë një pikë të çmuar. | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| Shpërthim në metronë e Shën Petersburg, të paktën 10 viktima Posted: 03 Apr 2017 07:06 AM PDT Një shpërthim i dyfishtë në sistemin e metrosë se Shën Petersburg ka lenë paktën 10 viktima, ndërsa 10 të tjerë janë të plagosur. Shpërthimet kanë ndodhur në stacionet e sheshit "Senaja Ploshad" dhe "Teknologjiçeski Institjut". Videot nga vendngjarja tregojnë shtëllunga të mëdha tymi dhe një tren të dëmtuar. Të paktën tre stacione metroje janë mbyllur. Një zëdhënës nga metroja tha se kishin marrë raporte për një shpërthim brenda në makinë, ose ndoshta nga një pajisje shpërthyese brenda stacionit. Shërbimet e emergjencës kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, përfshi këtu edhe ekipet për mbrojtje nga tymi. Një zyrtar i Ministrisë rajonale të Emergjencave tha se burimi i tymit po hetohet. Ndërkohë njerëzit janë evakuuar me shpejtësi. | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| Avokati i popullit:Të nisin hetimet për vdekjen e 18-vjeçarit në qelitë e Shënkollit Posted: 03 Apr 2017 07:01 AM PDT Ekspertët e Avokatit të Popullit, nisin hetimin për ngjarjen në burgun e Shënkollit, ku një i ri humbi jetën në paraburgim. Në njoftimin për shtyp, ekspertët, pas raportimit në media të dyshimeve të familjarëve të të riut për ushtrim dhune ndaj tij, do të bëjnë verifikimet e domosdoshme, në përputhje me kompetencat që i njeh ligji. Ata do të kërkojnë informacione nga autoritetet drejtuese të IEVP-së së Shënkollit, si dhe do të takohen me familjarët e të riut që humbi jetën. Albi Luka humbi jetën në qelinë e Shënkollit dhe sipas autoriteve të burgut ai u vetëhelmua me gaz. Por familjarët e Lukes ngrenë pretendimin se djali i tyre është vrarë. | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| Dastis: Britania e Madhe ka nevojë të qetësohet rreth çështjes së Gjibraltarit Posted: 03 Apr 2017 06:49 AM PDT Britania duhet të qetësoje tonet mbi Gjibraltarin, ka thënë ministri i jashtëm i Spanjës Alfonso Dastis duke u shprehur i habitur nga agresiviteti i Mbretërisë në lidhje me mosmarrëveshjet mbi ishullin, i njohur gjithmonë si "molla e sherrit" mes dy vendeve. “Qeveria spanjolle është e befasuar nga toni i komenteve luftarake që vijnë nga Britania, një vend i njohur për qetësinë e saj,” tha ai gjatë një konference në Madrid. Komentet e tij erdhën pasi një ish-ministër i qeverisë sugjeroi se Kryeministria britanike, Theresa May, mund të jetë gati të shkojë në luftë me Spanjën per kete ishull. Ish-udhëheqësi konservator Majkell Hoeard tha se Britania do të jetë e përgatitur për të marrë masa agresive. May ka deklaruar se Britania e Madhe është e “angazhuar” në territorin e Gjibraltarit dhe sovraniteti i tij nuk është "në tryezë. Në draft i BE-së për negociatat e "Brexit" udhëzonte se të gjitha vendimet që ndikojnë mbi Gjibraltarin do të merreshin nga Spanja. | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| Bulevardi i Ri, gati në mesin e 2018-es Posted: 03 Apr 2017 06:39 AM PDT Në muajin qershor do të hapet për qytetarët pjesa e parë e bulevardit, përfshirë edhe parkimin nëntokësor që është pjesë e këtij projekti. Ndërsa i gjithë bulevardi, prej 1,6 km deri tek Lumi i Tiranës parashikohet të përfundoje mesin e vitit të ardhshëm. Drejtori i projekteve pranë Bashkisë së Tiranës, Genci Kojdheli thotë se përmes infrastruktures po krijohen premisa për zhvillimin e zonës. "Studio arkitektonike angleze "Grimshaw" janë ata që kanë dizenjuar bulevardin kanë marrë një detyrë të re nga Bashkia Tiranë për të krijuar edhe master planin e gjithë zonës e cila rrethon bulevardin e ri, shumë shpejt ata do të paraqesin propozimin e tyre final. Mbi atë propozim do të bëhet miratimi i planit për zonën rreth bulevardit dhe do të filloje menjëherë dhënia e lejeve të ndërtimit" tha zoti Kojdheli. Në këtë segment me gjerësi 70 metra, vetëm 1/3 do të përdoret nga automjetet. Pjesa tjetër do t’i dedikohet korsive të biçikletave dhe hapsirave pedonale, element i të cilave është edhe gjelbërimi. Por ky segment i ri, ndonëse e zgjeron Tiranën drejt veriut, nuk integrohet me akset rrugore në veri të vendit. Në këto kushte Bashkia po vlerëson edhe zgjidhje alternative për të siguruar vazhdimësi të aksit të Bulevardit të Ri. Kojdheli shtoi se "ka një pengesë fizike le të themi që ka të bëje me ndërtimin e disa pallateve në gjurmën e bulevardit por një zhvillim i mëtejshëm i mënyrës sesi bulevardi lidhet me arteriet e tjera të rrugëve do ti duhet të varet shumë edhe nga projekti i unazës veriore pra i lidhjes simbjotike që ka unaza ekzistuese me seksionin nga Kodra e Priftit-Urë e Brarit deri tek dogana". Projekti i Bulevardit të ri kushton 26 milion euro të kredituara nga fondi Abu Dabi. Bashkia parashikon që kredia të ketë efekt neutral mbi buxhetin e saj dhe të shlyhet përmes të ardhurave që do të sigurohen nga lejet zhvillimore, duke nisur nga viti 2018. |
| You are subscribed to email updates from RTSH-Radio Televizioni Shqiptar. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





