RTSH: “Kriza politike, nisin përpjekjet për zgjidhjen e krizës” plus 3 more |
- Kriza politike, nisin përpjekjet për zgjidhjen e krizës
- Kukësi rimerr kryesimin, Partizani një ndeshje më pak
- Pashkët, udhëheqësit fetarë thirrje për paqe, qetësi e dialog
- Meta: Të kërkojmë ndihmën e PPE për dialog; Basha: Pa qeveri teknike nuk ka zgjedhje në Shqipëri!
| Kriza politike, nisin përpjekjet për zgjidhjen e krizës Posted: 15 Apr 2017 12:01 PM PDT Burime të besueshme informacioni nga maxhoranca dhe opozita, bëjnë të ditur se palët kanë ndërmarrë hapa konkretë për të mundësuar një takim mes kreut të PS dhe kryeministrit Rama dhe kreut të PD Basha, takim i cili do të synojë zgjidhjen e krizës politike në vend. Përfaqësuesi i maxhorancës, deputeti socialist Taulant Balla dhe përfaqësuesit i opozitës, deputeti demokrat Oerd Bylykbashin, janë takuar të premten mes tyre. Sipas njoftimeve palët kanë prezantuar qendrimet tashmë të njohura. Zoti Bylykbashi ka deklaruar qëndrimin e palëkundur të opozitës për largimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie teknike, ndërsa zoti Balla ka këmbëngulur tek dialogu pa kushte mes palëve. | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| Kukësi rimerr kryesimin, Partizani një ndeshje më pak Posted: 15 Apr 2017 11:55 AM PDT JAVA 29
* Në RTSH
Flamurtari -6 pikë | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| Pashkët, udhëheqësit fetarë thirrje për paqe, qetësi e dialog Posted: 15 Apr 2017 08:27 AM PDT Festa e Pashkëve ka qenë një rast i mirë që krerët e besimeve të krishtera fetare në Shqipëri, të përçojnë veç urimeve edhe thirrje për paqe, qetësi e dialog në kampet e politikës. | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| Meta: Të kërkojmë ndihmën e PPE për dialog; Basha: Pa qeveri teknike nuk ka zgjedhje në Shqipëri! Posted: 15 Apr 2017 03:59 AM PDT Në Shqipëri dy partitë kryesore të koalicionit të majtë në pushtet, PS-LSI, kanë vendosur ti kërkojnë Partisë Popullore Europiane ndihmë për të vendosur një dialog pa kushte me opozitën e djathtë, që vendi të shkojë i qetë drejt zgjedhjeve të përgjithshme të 18 qershorit . Pas një takimi të shtunën mes kreut të PS-së Edi Rama dhe atj të LSI Ilir Meta, ky i fundit njoftoi se shpresojnë që ky ngërç të marrë fund sa më shpejt. “Duke e kuptuar vështirësinë e opozitës për të pasur mos besim, kemi vendosur ti drejtohemi zyrtarisht Partisë Popullore Europiane ku PD është anëtare që të asistojë sa më shpejt të jetë e mundur në këtë dialog në mënyrë që ky ngërç të marrë fund sa më shpejt dhe vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të lira e të qeta” tha zoti Meta. | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| You are subscribed to email updates from RTSH-Radio Televizioni Shqiptar. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





