RTSH: “Intervista me Talat Xhaferrin” plus 8 more |
- Intervista me Talat Xhaferrin
- Basha me shkrimtarët: Në 7 maj do protestojmë në Kavajë
- Rama: Të hapur për bisedime, respektojmë kushtetutën
- Reagimi i Komisionit Evropian për Shqipërinë
- Gjermanët, Festival për fshatrat e bregut
- Kandidatët e Vettingut, të martën pritet komisioni i posaçëm parlamentar
- Hapet fushata elektorale 2 javore në Francë
- Tillerson: SHBA qëndron kundër gjithkujt që kryen krime kundër njerëzimit
- Pistë e re mbi hetimin për vrasjen e Artan Cukut
Posted: 10 Apr 2017 08:37 AM PDT Talat Xhaferri është shqiptari i parë në historinë e shtetit Maqedonas i cili pret të ulet në karrigen e kryeparlamentarit. Me një karrierë të dikurshme ushtarake, që në armatën e ish-Jugosllavisë, 55 vjeçari Xhaferri ka qenë dhe një drejtues i Ushtrise Çlirimtare Kombëtare gjatë konfliktit të 2001 në këtë vend. i zgjedhur pesë herë deputet i BDI-së, ai ka mbajtur edhe poste të ndryshme të ekzekutivit maqedonas, përfshirë edhe atë të Ministrit të Mbrojtjes. Gazetari i RTSH Genc Ymeraj bisedoi me zotin Xhaferri dhe fillimisht e pyeti mbi shkaqet e zvarritjes së procesit pas zgjedhor. "Mendoj që do të reflektojnë, dhe duke patur parasysh të gjitha qëndrimet e faktorit ndërkombëtar, sugjerimet e tyre se, në kontekst më të gjërë të situatës që kemi, do të ishte e udhës që të reflektojnë dhe ata të VMRO-DPMNE. Të kushtohet sa më shpejt parlamenti që insitucionet të vihen në funksion të plotë. Për faktin që në këtë formë institucionet në vend janë jo-funksionalë dhe me skadimin e mandatit të pushtetit lokal, politikbërja dhe sistemi vetëm sa vijnë e komplikohen në Republikën e Maqedonisë dhe thellohet kriza e mëtejme. Dhe ajo është paraprije e bllokimit të plotë të të gjitha insitucioneve në vend është dëm për vetë shtetin." Zgjedhja e kryetarit të parlamentit të Maqedonisë, do të thotë që e kalon tërësisht rrezikun e ‘Kartës Ivanov’ ? "Vërja në funksion e parlamentit do të pamundësontë të gjtha ato pengesa që ka bërë Ivanov, duke patur parasysh faktin që, i vetmi institucion që i ka kopentencat legale e legjitime. Mirëpo në formën siç i aplikon ato kopmentenca, për fat të keq, Ivanov, i dirigjuar nga VMRO, ka bërë shkelje flagrante të normave kushtetuese dhe ka tejkaluar kompetencat e veta. Ai e ka bërë duke qënë i sigurtë se parlamenti, si i tillë që nuk ekziston, nuk ka mundësi sipas kushtetutës të ngrejë përgjegjësitë për shkeljet që ka bëre Ivanov. Dhe për këtë arësye ai ndihet komod për këtë çështje, mirëpo në kontekstin e kodifikimit të veprave penalë në Republikën e Maqedonisë, ajo sdo mend që ka hapësirë që pas skadimit të mandatit të Ivanov në vitin e ardhshëm për vepër penale, e kodifikuar si "shpërdorimi i detyrës zyrtare" e tendencat që gjoja atë e arsyeton me rrezikimin e sovranitetit dhe integritetit nuk mban, për faktin që kushtetuta sanksionon situata të tilla, dhe nëse ka vlerësime bazë e të qëndrueshme, se është i rrezikuar sovraniteti i vendit, në situatë ku ështe Maqedonia sot, ku parlamenti nuk mund të vendose për gjëndje të luftës, ath, Ivanov ka kompentenca me shpall gjendje lufte. Ama shtrohet pyetja: ‘kujt duhet me I shpall luftë?’" Si njeri i paqes por edhe i luftës, shikoni ndonje rrezik potencial tek situata aktuale në Maqedoni? "Maqedonia nuk ka rrezik për destabilizim të vetin, por veprimet politike që ndodhin, dhe pritshmëritë e qytetarëve në formën siç po ndodhin, po irritojnë popullatën. Është risk potencial që edhe mund të eskalojë. Në veçanti, nëse i kemi parasysh protestat e qytetarëve nën moton "Për Maqedoni të përbashkët, për një Maqedoni vetëm të maqedonasve" janë momente irrituese që mund të acarojë popullatën, e të shndërrohet nga problem politik ndërpartiak në problem ndër-etnik. Duke patur parasysh rrethanat në rajon, sdo mend që Maqedonia është një nga pikat më neuralgjikë në Ballkan, dhe për këtë arsye ne kemi apeluar dhe më herët tek qyetarët tanë, të cilët e kryen detyrën e tyre në zgjedhjet e kaluara dhe se tashmë i mbetet partive politike të menaxhojnë mirë situatën për të dalë nga ky ngërç politik në rrugë institucionale" Një nga gjërat që është lakuar më së shumti nga presidenti Ivanov është se deklarata e partive shqiptare është hartuar në Tiranë. Sa peshë ka patur realisht Tirana zyrtare në këtë deklaratë? "Deklarata e partive politike shqiptare është inicuar nga vetë partitë politike shqiptare. Në fakt Bashkimi Politik për Integrim i cili mbas zgjedhjeve kishte numrin më të madh të mandateve brenda subjekteve politike shqiptare ishte nismëtare. Edi Rama u pat bërë ftesë për tu ulur në tryezë zyrtare në tiranë, në një drekë të përbashkët formalisht, për të thënë që kjo punë është kryer në Shkup. Mirëpo, kjo çështjë tashmë po shfrytëzohet si pretekst nga Ivanov dhe VMRO. Nëse ajo llogaritet si ndërhyrje, është ish kryeministri Gruevski, për sa herë ka qënë në territorin shqiptar, në Pogradec, ku ka vizituar pakicën maqedonase atje pa kurrfarë paralajmërimi në institucionet përkatëse në Republikën e Shqipërisë, Qëllimi përfundimtar është që VMRO, si parti e cila ka qënë për 10 vite në pushtet, nuk ka gadishmërinë që në formën e saj demokratikë të bëjë mbartjen e pushtetit nga VMRO-DPMNE në shumicën e re parlamentare, e cila reflekton me nënshkrimet përkatëse në parlament – dhe këtu është e gjithë zanafilla. Z.Xhaferri, ju vini nga një karrierë e ushtarake fillimisht. Kryetari shqiptar i parlamentit të Maqedonisë, i pari në historinë e tij, do të jetë nje kryetar me dorë të hekurt? "Unë mendoj që parlamenti, në veçanti si parlament demokratik, nuk do dorë të hekurt. Kam eksperiencën e duhur të menaxhoj parlamentin në mënyren e duhur. Do të jem i përkushtuar në punën që më është besuar, që në fund të rezultojë efikase dhe e suksesshme për vete parlamentin në përgjithësi". |
Basha me shkrimtarët: Në 7 maj do protestojmë në Kavajë Posted: 10 Apr 2017 07:18 AM PDT Opozita nuk regjistrohet në KQZ për zgjedhjet e 18 qershorit. Ndërkohë Çadra e protestës nuk do të lëvize, edhe pse e hëna shënoi afatin e fundit të regjistrimit të partive në KQZ, për pjesëmarrjen në garë. Jo-ja e thënë në gjuhën gjermane, përforcoi vendimin e marrë mëngjesin e së hënës nga Basha dhe aleatët e Partisë demokratike për të vazhduar protestën, deri në krijimin e qeverisë teknike që do të garantoje zgjedhje të lira dhe të ndershme. Basha sot iu rikthye edhe kërkesës për votimin dhe numërimit elektronik. "Deri në realizimin e një pakti kombëtar politik për zgjedhje të lira dhe të ndershme përmes një qeverie teknike" tha Basha. Opozita ka vendosur të pamundësoje zgjedhjet e 7 majit në Kavajë. Basha komunikoi në çadrën e protestës, vendimin e aleatëve , që ditën e zgjedhjeve , djathta të zhvilloje në Kavajë një protestë të madhe kombëtare. "Për një protestë të madhe kombëtare për të pamundësuar me forcën e bashkimit përmes një lëvizje popullore, paqësore, demokratike, zgjedhje fasadë të diktuara nga krimi" tha Basha. Basha konfirmon vullnetin për dialog me shefin e qeverisë, ndërsa është skeptik se negociatorët do të mundësojnë ktë takim, pasi opozita nuk mund të bëhet pjesë e një takimi fasadë siç pretendon sipas Bashes, Kryeministri. "E tash e 5 ditë negociatorët e PD-së janë gati të përgatisin dialogun. Ama dialogun që presin shqiptarët, jo monologje shtet" shtoi Basha. Të martën kuvendi është thirrur në seancë për vettingun. Ndërsa opozita ka konfirmuar se nuk do të jetë e pranishme, Basha thekson se drejtësi të pavarur nuk mund të ketë në rast se ka pushtetarë të korruptuar dhe të inkriminuar. |
Rama: Të hapur për bisedime, respektojmë kushtetutën Posted: 10 Apr 2017 06:57 AM PDT Situata e vështirë politike, ka sjellë polemike,jo vetëm mes kundërshtarëve politike, por edhe brenda koalicionit. Edi Rama i përcolli një tjetër mesazh bashkëkryetarit të LSI-së, Ilir Meta, pas deklaratave të tij publike se është i gatshëm të heqë dorë nga mandatet në qeveri, për të gjetur një zgjidhje që zhbllokon krizën politike. Nga selia e partisë së tij, Kryeministri Rama nuk tërhiqet nga 18 qershori i zgjedhjeve, por shpreh gadishmërinë për uljen në bisedime. " Unë e konsideroj qeverinë qeverisëse përgjegjësi dhe jo privilegje. Nga kjo përgjegjësi ne nuk mund të heqim dorë për sa kohë jemi mandatuar nga populli. Absolutisht çdo gjë në funksion të adresimit në kodin zgjedhor të çdo lloj shqetësimi që mund të ketë opozita, për çdo mekanizëm të ri që mund të krijohet në funksion të përforcimit të garancive psikologjike për opozitën ne jemi të hapur ta pranojmë por për kto duhet të ulemi e të diskutojmë, të dialogojmë. Zgjedhjet janë të popullit nuk janë të partive, janë të qytetarëve nuk janë të politikanëve, politikanët mund të rregjistrohen ose jo, mund të paraqiten ose mund të mos paraqiten" tha Kryeministri Rama. Strukturat e PS-së kanë vendosur sot 2 prej emrave që do të jenë pjesë e komisionit "ad hoc", ata janë Vasilika Hysi dhe Usli Manja, ndërsa emri i tretë i mazhorancës do të vendoset nga LSI. Gjithashtu në një dalje për mendiat, nënkryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla, komunikoi përzgjedhjen e Klodian Shehit, si kandidat i PS-së për zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e Kavajës. |
Reagimi i Komisionit Evropian për Shqipërinë Posted: 10 Apr 2017 06:44 AM PDT Në konferencën e mesditës me mediat, Komisioni Evropian foli për gjendjen politike në Shqipëri, protestën e opozitës dhe zgjedhjet e Qershorit. Pyetjes nëse e mbështet BE-ja protestën e opzitës, kërkesën e saj për qeveri teknike dhe si e komenton faktin që sot, në afatin e fundit të regjistrimit në KQZ, asnjë parti opozitar e nuk është regjistruar, zëdhënësja e komsnionit Maja Kocijançië iu pergjigj: "Kur vjen puna për gjendjen politike në Shqipëri, Komisioni Evropian shpreh keqardhjen e tij sepse debati politik nuk duhet të ndodhë jashtë, por brenda parlamentit. Nga perspektiva jonë, bashkëpunimi mes qeverisë dhe opozitës dhe dialogu mes tyre janë thelbësore për ambiciet e vendit per t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Mendojmë se përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme janë pjesë e rëndësishme e këtij procesi dhe po i ndjekim nga afer këto zhvillime. Afati i fundit për regjistrim është sot dhe për ne është shumë e rëndësishme që të shohim zgjedhje të përgatitura mirë, të lira e të ndershme." Pak ditë më parë, gazeta evropiane EU Observer shprehte të njëjtin qëndrim se zgjedhjet do të jenë prova reale për ecurinë e vendit drejt BE-së. |
Gjermanët, Festival për fshatrat e bregut Posted: 10 Apr 2017 06:32 AM PDT "South Outdoor Festival" është festivali që pritet të zhvillohet së shpejti në Pilur të Himarës nga 29 Prill – 01 Maj, për të promovuar nëpërmjet Pilurit edhe 15 fshatrat e tjerë të Bregut. është organizata gjermane GiZ, e mbështetur edhe nga institucionet shqiptare të turizmit, që pas botimit vitin e kaluar të 15 broshurave të para për këto fshatra, këtë verë e çon edhe më tej programin e zhvillimit për këto zona. "Programi ka si qëllim promovimin e Jugut, prespektivën e zhvillimit të tij, që vetë banorët t’i kuptojnë vlerat që kanë, e t’i përdorin këto për më shumë të ardhura. Që turizmi mos mbetet vetëm buzë detit, por edhe në mal. Gjatë ditëve të festivalit do të ketë ecje në mal, çiklizëm, yoga, kanoe, parashutizëm, zhytje. Jo vetëm sport, edhe koncerte të isopolifonisë, koncerte, kinema të hapur, panaire të produketeve artizanale e ushqimore lokale, si dhe kulinari tradicionale nën kujdesin e shefit të kuzhinës Sokol Prenga" tha Hans Jurgen Cassens Drejtori i Përgjithshëm i GiZ në Shqipëri. Pjesëmarrësit në festival do të akomodohen në shtëpitë e banorëve, në hotelet e fshatrave përreth apo në cadra e parashikohet të bëhen rreth 1000 vetë. Kushdo që ka dëshirë për të marrë pjesë, ka ende 18 ditë kohë e mund të klikojë në faqen festival.south.al. Aty mund të rezervojë, por gjejë edhe axhendën e plotë të festivalit. Pjesë e festivalit është edhe një forum i dedikuar për gazetarët. Por a do të ketë edhe media gjermane sikurse vitin e kaluar, për ta promovuar më pas Shqipërinë në Gjermani? "Nuk do të sjellim një grup të madh gazëtarësh e turoperatorësh. Ndoshta kjo do të ndodhë në një moment tjetër. Por do të kontaktojmë që të ketë disa gazetarë" tha Hans Jurgen Cassens. Nga viti i kaluar, kur GiZ nisin projektet për zhvillimin e turizmit në këto fshatra, projekte që do të vazhdojnë së paku edhe dy vite, a ka nisur të ndihen sukseset e para? "Është një treg që sapo ka filluar" shtoi më tej Cassens. |
Kandidatët e Vettingut, të martën pritet komisioni i posaçëm parlamentar Posted: 10 Apr 2017 06:29 AM PDT Parlamenti shqiptar do të mblidhet të martën në një seancë të posaçme për të nisur procedurat që parashikon Ligji i Kontrollit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve. Kryetari i parlamentit Ilir Meta ka njoftuar të gjithë kryetarët e grupeve parlamentare se deri të martën në orën 16.00 pret emrat e deputetëve që do të jenë pjesë e komisionit të posaçëm parlamentar për filtrimin e kandidatëve të Vettingut. |
Hapet fushata elektorale 2 javore në Francë Posted: 10 Apr 2017 06:22 AM PDT Sot u hap zyrtarisht fushata elektorale 2 javore për zgjedhjet presidenciale në Francë. Gjatë fushatës, kanddiatet dhe partitë politike qe i mbeshtesin mund të vendosin pankarta neper hapesirat publike te caktuara sid he kane kohe televizive per te shpalosur programet dhe parrullat e tyre. Sipas ligjit, kandidatet mund te shpenzojne deri ne 16,8 miloione euro per fushate dhe shteti do t’u ktheje pas 47,5% te harxhimeve atyre kandidateve qe marrin mbi 5% te votave. Nga ana tjetër , ligji shpreh detyrimin qe asnjë person nuk mund të dhurojë më shumë se 4.600 euro. Publikimi i sondazheve do të ndalohet një ditë përpara zgjedhjeve. Në raundin e parë qe do t embahet ne 23 prill garojnë 11 kandidatë, ndërkohë qe në raundin e dytë me 7 maj do të garojnë dy kandidatët që kanë më shumë vota. Sondazhet nxjerrin en vend te pare kandidatin centrist Markon me 23,5% te votave, ndjekur nga marin le peni e sktremit te djathte me 2 pike me pak dhe ne vend te trete konservativin fransua fijon me rreth 18%. |
Tillerson: SHBA qëndron kundër gjithkujt që kryen krime kundër njerëzimit Posted: 10 Apr 2017 06:18 AM PDT Sekretari amerikan i shtetit, Reks Tillerson, deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë kundër gjithkujt që kryen krime kundër njerëzimit dhe njerëzve të pafajshëm kudo në botë. Sekretari Tillerson nënkuptonte në deklaratë regjimin sirian dhe sulmin kimik të javës së shkuar, duke shfrytëzuar mundësinë që iu dha për të nderuar viktimat e nazizmit gjatë Luftës së Dytë Botërore në fshatin Sant Ana në Itali. Zoti Tilleron vendosi një kurorë me lule në memorialin kushtuar viktimave, ndërkohë që ndodhet në Itali për samitin e ministrave të jashtëm të 7 vendeve më të industrializuara, të cilat do të diskutojnë për dy ditë me radhë për krizën siriane. |
Pistë e re mbi hetimin për vrasjen e Artan Cukut Posted: 10 Apr 2017 05:53 AM PDT Prokuroria ka shtuar edhe një pistë të re për zbardhjen e vrasjes së ish-zyrtarit të policisë Artan Cuku të ndodhur natën e 8 prillit në kryeqytet. Burime pranë grupit hetimor thanë se Cuku ka patur një konflikt rreth 6 muaj më parë në rrethin e Mirditës në një minierë të përpunimit të kromit ku fimra private e sigurisë të cilën ish-drejtori e menaxhonte ka lidhur një kontratë për ruajtje. Deri më tani hetuesit nuk kanë gjetur prova që të vërtetojnë se ekzekutimi i tij mund të ketë ardhur si shkak i këtij konflikti por kjo pistë i bashkohet versioneve hetimore, si pista e hakmarrjes për ngjarjen e ndodhur vite me parë ku një person nga Tropoja i thirrur në polici për t'u pyetur u vetëvra në zyrën e Cukut me armën e tij të shërbimit. Të marrë në pyetje nga policia, vëllezërit e viktimës kanë pretenduar se Artan Cuku nuk i kishte shprehur ndonjë shqetësim për ndonjë përplasje të mundshme, ndërsa ngulnin këmbë se nuk ka konflikte personale. |
You are subscribed to email updates from RTSH-Radio Televizioni Shqiptar. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |