| Basha: Bllokimi i rrugëve, sakrificë e vogël për Shqipërinë e re! Rama: Mos u bëni mercenarë për destabilizimin e vendit! Posted: 23 Apr 2017 11:12 AM PDT Dita e dielë ka shënuar një tjetër përplasje të fortë në distancë mes kreut të qeverisë Edi Rama dhe atij të PD Lulzim Basha. Shkak është bërë paralajmërimi i opozitës se do të bllokojë qarkullimin rrugor në të gjithë vendin. Ndonëse policia ka lajmëruar se nuk ka dhënë leje për protestën, zoti Basha ka bërë thirrje për pjesmarrje masive. “Një orë bllokim i trafikut kombëtar është një sakrificë e vogël dhe një dhuratë e madhe për Shqipërinë e re. Nesër një orë të gjithë bashkë, të vendosur dhe thellësisht paqësorë, bashkohemi të bllokojmë të keqen, e me këtë paralajmërim t'i hapim rrugë të mirës” tha zoti Basha para përkrahësve në çadrën para selisë së qeverisë. Ai akuzoi kryeministrin Rama se drejton një ndërmarrje kriminale dhe “… e ka kthyer Shqipërinë në qendrën europiane të krimit të organizuar dhe trafikut të drogës”. Nga ana e tij kryeministri Edi Rama komunikimin javor ja ka kushtuar kësaj çështjeje. “Kush është shqiptar dhe me të drejtën e tij nuk e do këtë qeveri dhe mua për kryeministër, duhet të refuzojë sidoqoftë të bëhet mercenar i politikës së përbuzjes për Shqipërinë duke bllokuar rrugët ku qarkullojnë njerëzit e këtij vendi. Fëmijë, nxënës, punonjës të sëmurë, të mirat materiale që furnizojnë ekonominë e familjeve” tha zoti Rama. Sipas tij PD po kërkon të destabilizojë vendin. “Ata që janë ngujuar sot në çadër nga frika e drejtësisë nuk e kanë aspak problem të prodhojnë probleme të reja për njerëzit dhe halle e konflikte të reja për vendin. Duan destabilizim, rrëmujë tym sepse e kuptojnë se çadra nuk i mbron dot edhe për shumë kohë nga drejtësia” tha kryeministri Rama. |
| Kukësi shkatërron Tiranën 4-1 Posted: 23 Apr 2017 08:58 AM PDT JAVA 30 | DATA | QYTETI | ORA | NDESHJA | REZ | | 22.04.2017 | Elbasan | 16:00 | Korabi – Luftëtari | 0 – 4 | | Brahimaj 30′, Bregu 47′, Pedro Bengui 84′, Reginaldo 87′ | | 22.04.2017 | Vlorë | 19:00 | Flamurtari – Vllaznia | 2 – 0 | | Bušić 7′, Danilo Alves 61′ | | 23.04.2017 | Laç | 16:00 | Laçi – Skënderbeu | 1 – 5 | | Latifi 16′ (0-1), Latifi 29′ (0-2), James 43′ (0-3), Latifi 51′ (0-4), Mensah 62′ (1-4), Salihi 85′ (1-5) | | 23.04.2017 | Kukës | 16:00 | * Kukësi – Tirana | 4 – 1 | | Emini 55′ (1-0), Pejic 62′ (2-0 penallti), Turtulli 72′ (2-1), Da Silva 79′ (3-1), Pejic 89′ (4-1) | | 23.04.2017 | Tiranë | 19:00 | Partizani – Teuta | – | * Në RTSH | NR. | SKUADRA | NDE. | FIT. | BAR. | HUM. | GSH. | GPË. | + / – | PIKË | | 1. | Kukësi | 30 | 16 | 14 | 0 | 42 | 14 | 28 | 62 | | 2. | Partizani | 29 | 16 | 11 | 2 | 32 | 11 | 21 | 59 | | 3. | Skënderbeu | 30 | 17 | 8 | 5 | 36 | 15 | 21 | 59 | | 4. | Luftëtari | 30 | 10 | 9 | 11 | 32 | 37 | -5 | 39 | | 5. | Vllaznia | 30 | 8 | 13 | 9 | 23 | 24 | -1 | 37 | | 6. | Tirana | 30 | 6 | 14 | 10 | 24 | 27 | -3 | 32 | | 7. | Teuta | 29 | 8 | 8 | 13 | 19 | 25 | -6 | 32 | | 8. | Flamurtari | 30 | 10 | 7 | 13 | 36 | 32 | 4 | 31 | | 9. | Laçi | 30 | 7 | 8 | 15 | 15 | 31 | -16 | 29 | | 10. | Korabi | 30 | 2 | 6 | 22 | 9 | 52 | -43 | 12 | Flamurtari -6 pikë |
| Kategoria e Parë: Beslidhja fiton në Burrel dhe barazon Kamzën me pikë Posted: 23 Apr 2017 08:55 AM PDT FAZA E TRETË – JAVA 7 GRUPI A Play-off | DATA | ORA | NDESHJA | REZ | | 22.04.2017 | 14:00 | Shënkolli – Kamza | 0 – 0 | | 23.04.2017 | 16:00 | Burreli- Beslidhja | 0 – 1 | Pushim: Erzeni | NR. | SKUADRA | NDE. | FIT. | BAR. | HUM. | GSH. | GPË. | + / – | PIKË | | 1. | Kamza | 6 | 3 | 3 | 0 | 6 | 3 | 3 | 36 | | 2. | Beslidhja | 6 | 5 | 1 | 0 | 9 | 1 | 8 | 36 | | 3. | Erzeni | 5 | 1 | 0 | 4 | 6 | 11 | -5 | 22 | | 4. | Burreli | 6 | 1 | 1 | 4 | 6 | 9 | -3 | 17 | | 5. | Shënkolli | 5 | 0 | 3 | 2 | 6 | 9 | -3 | 15 | Play-out | DATA | ORA | NDESHJA | REZ | | 22.04.2017 | 16:00 | Iliria – Besa | 1 – 0 | | 22.04.2017 | 16:00 | Tërbuni – Kastrioti | 1 – 0 | Pushim: Adriatiku | NR. | SKUADRA | NDE. | FIT. | BAR. | HUM. | GSH. | GPË. | + / – | PIKË | | 1. | Besa | 6 | 3 | 1 | 2 | 6 | 4 | 2 | 19 | | 2. | Iliria | 6 | 4 | 0 | 2 | 9 | 8 | 1 | 19 | | 3. | Kastrioti | 6 | 2 | 0 | 4 | 6 | 7 | -1 | 17 | | 4. | Tërbuni | 5 | 3 | 0 | 2 | 4 | 3 | 1 | 14 | | 5. | Adriatiku | 5 | 1 | 1 | 3 | 4 | 6 | -2 | 11 | GRUPI B Play-off | DATA | ORA | NDESHJA | REZ | | 22.04.2017 | 16:00 | * Shkumbini – Lushnja | 1 – 2 | | 23.04.2017 | 16:00 | Tomori – Bylis | 2 – 3 | Pushim: Pogradeci * Në RTSH | NR. | SKUADRA | NDE. | FIT. | BAR. | HUM. | GSH. | GPË. | + / – | PIKË | | 1. | Lushnja | 6 | 5 | 1 | 0 | 10 | 4 | 6 | 37 | | 2. | Bylis | 6 | 5 | 1 | 0 | 13 | 3 | 10 | 35 | | 3. | Pogradeci | 5 | 1 | 1 | 3 | 3 | 6 | -3 | 19 | | 4. | Shkumbini | 5 | 1 | 1 | 3 | 4 | 9 | -5 | 15 | | 5. | Shënkolli | 6 | 0 | 0 | 6 | 3 | 11 | -8 | 12 | Play-out | DATA | ORA | NDESHJA | REZ | | 21.04.2017 | 14:00 | Elbasani – Apolonia | 2 – 2 | | 22.04.2017 | 16:00 | Sopoti – Turbina | 1 – 0 | Pushim: Dinamo | NR. | SKUADRA | NDE. | FIT. | BAR. | HUM. | GSH. | GPË. | + / – | PIKË | | 1. | Apolonia | 6 | 3 | 2 | 1 | 11 | 5 | 6 | 22 | | 2. | Turbina | 6 | 2 | 1 | 3 | 6 | 7 | -1 | 18 | | 3. | Dinamo | 5 | 1 | 3 | 1 | 3 | 4 | -1 | 15 | | 4. | Elbasani | 5 | 1 | 3 | 1 | 8 | 10 | -2 | 14 | | 5. | Sopoti | 6 | 1 | 3 | 2 | 6 | 8 | -2 | 14 | |
| Opozita e djathtë akuzon policinë se po bëhet palë me kryeministrin Rama Posted: 23 Apr 2017 06:18 AM PDT Opozita shqiptare ka akuzuar të dielën Policinë e Shtetit se po bëhet palë me kryeministrin Rama duke kërcënuar qytetarët, sipas saj në një përpjekje të dëshpëruar për të ndalur popullin të shprehet. Deklarata e opozitës erdhi pasi Policia e Shtetit Policia u bëri thirrje qytetarëve dhe partive të shmangin pjesmarrjen në tubimet e paligjshme dhe paralajmëroi se shkelësit do përballen me ligjin. Opozita ka paralajmëruar se do të mbajë një protestë të hënën në mesditë për të bllokuar qarkullimin rrugor në vend. “Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar, i bëjnë të qartë sot kupolës së policisë të heqin dorë nga keqpërdorimi politik dhe të mos pranojnë të dalin kundër popullit për interesat e Edi Ramës” bëhet e ditur në deklaratë. Sipas saj “… çdo punonjësi dhe funksionari të policisë, se do të filmohet e do të regjistrohet emër për emër kushdo që tenton të pengojë apo intimidojë qoftë dhe një qytetar të vetëm”. “Do të mbajnë përgjegjësi penale para ligjit, dhe nesër do të përgjigjet deri më një, çdo drejtues, shef apo punonjës policie që do tentojë të cënojë të drejtën sovrane të qytetarëve për të protestuar paqësisht” paralajmëron deklarata. “Protesta nesër do të jetë paqësore, por e vendosur dhe e pathyeshme” nënvizohet në deklaratë, ndaj “I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të bashkohen masivisht nesër mes orës 11 dhe 12 paradite në këtë protestë kundër krimit dhe drogës me mbështetje qeveritare, për të ndalur krimin, për të ndalur pushtetin e lidhur me krimin dhe për të siguruar të drejtën themelore të qytetarëve në demokraci, të drejtën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”. |
| Rama në Finiq: Do të çojmë përpara regjistrimin e tokave dhe dhënien e titujve të pronësisë! Posted: 23 Apr 2017 05:52 AM PDT Kryeministri socialist Edi Rama ka premtuar se do të çojë përpara regjistrimin e tokave dhe dhënien e titujve të pronësisë për çdo familje. Duke folur të dielën në Finiq, në jug të Shqipërisë ai tha se kjo është një sfidë morale e maxhorancës së majtë. “Do të çojmë përpara dhe proçesin e regjistrimit të gjithë tokave dhe do ti japim titullin e pronësisë mbi tokën çdo familje. Kjo këtu për ne është dhe një sfidë morale, sepse shumë janë folur, shumë llogje dhe shpifje janë bërë lidhur me raportin tonë me minoritetin”. Ai tha se procesi i legalizimeve në këtë zonë ka ecur me ritme të shpejta. Në dy vitet e fundit janë bërë 300 legalizime, 99 përqind prej të cilave janë shtëpi. Zoti Rama hodhi poshtë akuzat ndaj qeverisë së tij se ajo ka pushtuar tokat e minoritarëve. “Llogjet dhe shpifjet bëhen nga ata që minoritetin e kanë përdorur dhe e përdorin vetëm për politikë. Ndërkohë që e vërteta është që ne jo vetëm kurrë nuk na shkon në mend që të cënojmë të drejtat e pronës së minoritetit, por përkundrazi ne kemi bërë të mundur që si askund në rajon, as në Greqi nuk ndodh kjo dhe askund tjetër, ne tu njohim zonave minoritare të drejtën të kenë bashkinë e tyre” tha zoti Rama. “Ju sot keni bashkinë e Finiqit!” ju drejtua ai banorëve të zonës. Në konteksin e përpjekjeve të maxhorancës së majtë për të çuar përpara Reformën në Drejtësi, kryeministri socialist tha se kaosi me pronat është “rezultat i një sistemi drejtësie që ka 27 vjet që është pazar i gjësë së gjallë”. “Shejtani pa bukë është në gjykatë. Duhet të nxjerrim shejtanin nga gjykatat. Është shumë e rëndësishme që ne të bëhemi të gjithë bashkë për të nxjerrë shejtanin nga gjykata” tha zoti Rama. |
| Policia thirrje qytetarëve dhe partive: Shmangin pjesmarrjen në tubimet e paligjshme! Shkelësit do përballen me ligjin! Posted: 23 Apr 2017 04:59 AM PDT Policia e Shtetit u bëri thirrje qytetarëve të shmangin pjesmarrjen në tubimet e paligjshme, një ditë para se opozita e djathtë ka paralajmëruar se do të bllokojë qarkullimin rrugor në vend. “Policia nuk do të tolerojë aspak këdo që me veprimet e tij shkel ligjin në lidhje me tubimet e manifestimet” tha të dielën në një dalje për mediat Altin Qato Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë në Policinë e Shtetit. “Policia e shtetit u bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e thirrjeve që synojnë kaos, destabilizim, ashtu sikundër u bën thirrje të mos i bashkohen manifestimeve të paligjshme që cënojnë lirinë qytetarëve të tjerë dhe të drejtën e tyre për qarkullim të lirshëm” shtoi zoti Qato. Zyrtari i lartë i policisë paralajmëroi se “Të gjithë ata që do të marrin përsipër tu shkojnë pas politikanëve të kujdo subjekti politik për të cënuar rendin publik, penguar qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave, dëmtuar bashkëjetesën e qytetarëve dhe ekonominë e bizneseve do të përballen me ligjin”. “Policia e Shtetit do të regjistrojë çdo shtetas dhe automjet që vihet në dispozicion të një manifestimi të tillë dhe bashkë me provat përkatëse do t'ia paraqesë organit të prokurorisë me kallëzimet penale përkatëse” shtoi zoti Qato. Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë në Policinë e Shtetit tha se “Kodi penal sanksionon dënime të rënda deri në burgim për ata shtetas që marrin pjesë në manifestime të paligjshme, prishin rendin ose qetësinë publike”. Duke ju drejtuar drejtëpërdrejtë organizatorëve dhe udhëheqësve të manifestimeve të së hënës të cilat i konsideroi “të paligjshme” zoti Qato tha se “Do jenë ata përgjegjës ligjorë për çdo pasojë të ardhur si rrjedhojë e prishjes së rendit publik ose destabilizimit publik”. Ai kujtoi se “Zhvillimi i manifestimeve të paligjshme mund të shfrytëzohet dhe nga elementë kriminalë me qëllime të caktuara për të krijuar destabilitet. Qytetarët të shmangin pjesmarrjen në këto tubime të paligjshme, të jenë vigjilentë si dhe të tregojnë kujdes të madh nëse gjenden pranë këtyre tubimeve të paligjshme” tha Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë në Policinë e Shtetit Altin Qato. |