“Qysh me përgaditë tortë akullore?” plus 3 more Qysh me

“Qysh me përgaditë tortë akullore?” plus 3 more Qysh me


Qysh me përgaditë tortë akullore?

Posted: 06 Apr 2017 01:13 PM PDT

Përbërësit:

  • 200 gram gjalpë
  • 5 vezë
  • 250 gram sheqer
  • 300 gram lajthi
  • 400 ml ajkë të ëmbël.

Kallëpi në formë të gjatë e të ngushtë mbështillet me folie plastike.

Tundet gjalpi i zbutur me 100 gram sheqer.

Shtohen të verdhat e vezëve duke vazhduar të përzihet masa.

Shtohen lajthitë dhe 200 ml ajkë të tundur.

Në një enë tjetër tunden të bardhat e vezëve me sheqer, dhe pasi të jetë bërë masa e dendur me kujdes përzihet me masën e përgaditur paraprakisht.

Masa vendoset në kallëp dhe futet në friz për 3-4 orë.

Pasi të ftohet torta largohet nga kallëpi.

200 ml ajkë tunden dhe me të lyhet torta mbi dhe anash.

The post Qysh me përgaditë tortë akullore? appeared first on Qysh Me.

Qysh me u kujdesë nga porositë e drejtpërdrejta në Twitter?

Posted: 06 Apr 2017 01:06 PM PDT

Dërgimi i porosive të drejtpërdrejta në shërbimin për mikro-blogje dhe rrjetin për shoqërim onlin Twitter është një prej shtojcave me të cilën u është mundësuar përdoruesve të komunikojnë larg syve të publikut.

Megjithatë, këtë shtojcë shpesh e shfrytëzojnë cyber-kriminelët për punët e tyre të pista.

Nëse dy përdorues përcillen në mes veti në Twitter, ata në mes veti mund të shkëmbejnë porosi të drejtpërdrejta.

Përmbajtjet e porosisë do t'i shohin ekskluzivisht përdoruesit të cilët komunikojnë në këtë mënyrë.

Nëse llogarinë tuaj në Twitter e komprometon ndonjë aplikacion apo shtojcë e jashtme, shumë shpesh nga llogaria e përdoruesit fillojnë të vijnë porosi me përmbajtje të dyshuar, më së shpeshti me një lidhje të caktuar të interneti prapa së cilës fshihet shtojca dashakeqe e cila tenton të merr përsipër llogarinë e përdoruesit të ri.

Kohëve të fundit në Twitter është paraqitur një dukuri e re e porosive të tilla të drejtpërdrejta me tekstin "You're on here?" dhe me lidhjen e shfaqur.

Lidhja e drejton përdoruesin në faqen e internetit të emëruar "mhansenhome" me porosinë "someone posted on their blog about you".

Faqja e përmendur kërkon nga përdoruesi të kyçet me të dhënat e tij nga Twitter, me ç'rast edhe ajo llogari "e re" komprometohet.

Edhe një herë ju këshillojmë, mos hapni lidhjet e internetit brenda porosive të drejtpërdrejta me përmbajtje të dyshuar sepse edhe llogaria juaj do të mund të jetë e radhës që komprometohet nga dashakeqët. 

 

The post Qysh me u kujdesë nga porositë e drejtpërdrejta në Twitter? appeared first on Qysh Me.

Qysh me trajtu të djegurën me përbërës natyral?

Posted: 06 Apr 2017 09:59 AM PDT

Numri i përbërësve natyral që ndihmojnë në djegie është mjaftë i madh, por këto janë disa nga të cilat kanë qenë më efektive.

Uji i ftohtë
Uji i ftohtë në vendin e djegur është pjesa më e rëndësishme e aplikimit të ndihmës së parë. Qëllimi, pra është që vendi i djegur të ftohet.

Por, assesi mos përdorni akull sepse vetëm do t'i përkeqësoni gjërat.

Në ujin që rrjedh e vendosni pjesën e djegur dhe e lini ujin që të rrjedhë për rreth gjysmë ore.

Kjo procedurë është e një rëndësie të madhe, në mënyrë që mjetet tjera të munden t'i shërojnë më shpejt dhe – mirë vendet e djegura.

Qumështi
I zhytni dy pjesë të pëlhurës së pastër në ujë të ftohtë.

Njërën e nxirrni dhe e vendosni në vendin e djegur, e lini që të ndikojë 15 minuta, më pas atë pjesë e hiqni dhe sërish e vendosni në qumësht, ndërsa e nxirrni tjetrën dhe e vendosni në vendin e djegur. Edhe atë e hiqni pas 15 minutave.

Procedurën duhet ta përsëritni gjatë një ore.

Qumështi konsiderohet si ilaç shumë efikas shtëpiak kundër djegieve.

Lëngu i qepës
Është veçanërisht i popullarizuar në mesin e kuzhinierëve profesionalë, të cilët duke përgatitur ushqime shpesh përballen me djegie.

Ata vetëm e nxjerrin lëngun e një gjysme të qepës dhe e qesin në vendin e djegur.

Për rezultate më të mira, këshillohet përdorimi i qepës së sapo prerë dhe që lëngu të vendoset shpejt në vendin e djegur, sepse, nëse qëndron disa minuta në ajër, i humb disa prej karakteristikave shëruese.

Të bardhët e vezës
Bëhet fjalë ndoshta për mjetin më të fuqishëm shtëpiak kundër djegieve, sepse zbut dhembjen, bën që vendi i djegur të shërohet më shpejt, parandalon krijimin e flluskave.

Lyejeni vendin e djegur me të bardhë të vezës dhe dhembja do të zbutet shpejt ndërsa do të zhduket deri sa të bardhët e vezës në lëkurë është në gjendje të lëngët.

Për këtë arsye, vendin e djegur lyejeni vazhdimisht me të bardhë të freskët të vezës.

Jogurti
Bëhet fjalë ndoshta për mjetin më të njohur kundër djegieve.

Shpesh e përdorin personat që digjen në diell, por mund ta vendosni edhe në pjesët e lëkurës që i keni djegur gjatë përgatitjes së ushqimit.

Në vendin e djegur qitni shumë jogurt dhe dhembja do të zhduket shpejt.

Le të thahet në lëkurë së paku për 15 minuta, e më pas e shpëlani.

The post Qysh me trajtu të djegurën me përbërës natyral? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i trajtu flokët kaçurrela natyrale?

Posted: 06 Apr 2017 04:52 AM PDT

1.Lani flokët me shampo e cila është posaçerisht për flokët kaçurrela.

Nuk është e nevojshme t'i lani çdo ditë mjafton dy herë në javë.

Larja e shpeshtë mund të eleminojë yndyren e skalpit për të cilen ka nevojë floku juaj.

Gjithnjë përdorni një trajtim të thellë për flokët, që të kenë formë sa më të bukur dhe normalisht të jenë të shëndetshëm.

2.Blini trajtim në ndonjë farmaci ose mund t'a përgatisni vetë një të tillë.

Mjafton të keni vaj ulliri dhe vaj jojoba, t'i përzieni bashkë dhe me këto dy përbërës të lyeni flokët.

Nëse për momentin nuk ju gjindet vaj në shtëpi, atëherë mund t'i lyeni flokët me majonezë dhe t'i lini të qëndrojnë për një orë.

Trajtoni sa më shpesh flokët me të tillë përbërës sepse do t'i ndihmojnë flokët të jenë të fortë, të shëndetshëm dhe lehtësisht të stilueshëm.

3.Krehni flokët me krahër me dhëmbëza të gjërë.

Asnjëherë mos përdorni brush sepse do të shkaktojë frizurë të flokëve, e cila do t'ju dhurojë një pamje aspak të këndshme.

Lyeni flokët me xhel stilimi i cili nuk ka në përbërjen e tijë alkol.

Thani flokët sa herë të keni mundësi, por asnjëherë me ajër të nxehtë pasi thjeshtë do t'i fryjë ato duke humbur totalisht formen.

 

The post Qysh me i trajtu flokët kaçurrela natyrale? appeared first on Qysh Me.