“Qysh me përgaditë supë pule me oriz?” plus 6 more Qysh me |
- Qysh me përgaditë supë pule me oriz?
- Qysh me përgaditë maskë për lëkurë të butë?
- Qysh me i shmangë gabimet që bëhen gjatë mbajtjes së dietës?
- Qysh me i ditë përfitimet shëndetësore nga ananasi?
- Qysh me kriju qirinjë me aromë kafeje?
- Qysh me rikthy ngjyrën e bardhë të rrobave?
- Qysh me përgaditë domate të mbushura me ton?
| Qysh me përgaditë supë pule me oriz? Posted: 10 Apr 2017 02:27 PM PDT Përbërësit:
Në tenxhere me supë të nxehtë, shtohet orizi i pastruar dhe zihet 20 minuta. Vezët tunden me mikser, u shtohet lëngu i limonit dhe duke përzier vazhdimisht shtohen 100 ml supë e nxehtë. Kjo masë i shtohet supës, përzihet mirë dhe shtohet majdanozi i grirë.
The post Qysh me përgaditë supë pule me oriz? appeared first on Qysh Me. |
| Qysh me përgaditë maskë për lëkurë të butë? Posted: 10 Apr 2017 02:21 PM PDT Dëshironi të keni një lëkurë të butë si mendafsh? Maskat në qëndrat estetike janë shumë të kushtueshme për t'i dhënë trajtimin e duhur lëkurës suaj, por, egziston gjithmonë një zgjidhje më e lehtë. Maskat të cilat mund t'i pergatisni në shtëpi kanë rezultuar mjaft të efektshme. Maskë me banane dhe majonezë: Marrim një banane, i heqim lëkuren dhe e ndajmë në pjesë të vogla. Hedhim bananen në një tas, pastaj hedhim tre lugë majonezë, i përziejmë dhe i shtypim me lugë deri sa të jetë krijuar një masë në formë pureje. Në fund e vendosni masken me kujdes mbi fytyrë larg rrathëve të syrit dhe larg kontureve të buzëve. E lëmë të qëndrojë masken për 5 minuta dhe e shpërlajmë fytyren me ujë të vakët. Avokadoja është një përbërës të cilin mund t'a shtojmë në këtë maskë sepse ka një efekt shumë të mirë tek lëkura juaj.
The post Qysh me përgaditë maskë për lëkurë të butë? appeared first on Qysh Me. |
| Qysh me i shmangë gabimet që bëhen gjatë mbajtjes së dietës? Posted: 10 Apr 2017 02:12 PM PDT
Secila dietë e shëndetshme duhet të ketë së paku katër deri pesë shujta. Shujtat e vogla, por të shëndetshme nuk do ta mbingarkojnë lukthin tuaj, ndërsa që trupit tuaj do t'i ofrojnë atë për të cilën ka nevojë. Duke vuajtur urie arrihet një efekt jetëshkurtër dhe që shumë shpejt kalon në mbipeshë, e që njëherësh mund edhe të jetë i rrezikshëm për shëndetin tuaj.
Numërimi i kalorive shpeshherë është më e mundimshme se sa vetë dieta. Përmbajuni ushqimit të caktuar, shëtisni sa herë të mundeni dhe peshën përdoreni më së shumti një herë në javë. Jepni kohë vetes dhe keni besim në veten tuaj.
Të gjithë jemi të vetëdijshëm për faktin se ushtrimet janë mënyra më e shpejtë për heqjen e kilogramëve, por pikërisht shkaku i ritmit të jetës, në të cilin jetojmë është e vështirë të gjejmë kohë për këtë hobi të shëndetshëm. Receta më e mirë për heqjen e kilogramëve janë ushqimi i shëndetshëm dhe aktiviteti fizik. Nëse tashmë jeni përcaktuar për një regjim rigoroz të ushqimit, provoni që së paku t'i ndani gjysmë ore për një shëtitje të lehtë. Kjo do ta përforcojë qarkullimin dhe do ta përshpejtojë metabolizmin.
Tri ditët e para të dietës janë më të vështirat dhe pikërisht këto janë momentet, ku në shprehje vjen karakteri juaj i fortë. Nëse mendoni se nuk do ta përjetoni këtë ndjenjë të tmerrshme të urisë, zbrazeni frigoriferin tuaj dhe mbusheni vetëm me ushqimet që i keni në meny. Nëse ndieni ngërçe, si pasojë e urisë, atëherë mashtrojeni lukthin dhe konsumoni dy decilitra ujë.
The post Qysh me i shmangë gabimet që bëhen gjatë mbajtjes së dietës? appeared first on Qysh Me. |
| Qysh me i ditë përfitimet shëndetësore nga ananasi? Posted: 10 Apr 2017 02:03 PM PDT Ananasi është një frutë edhe më i mirë se karota për shëndetin e syve. Nga një studim i publikuar në një revistë të njohur amerikane për shëndetin thuhet se konsumimi i tri racioneve ananas çdo ditë ndihmon në parandalimin e humbjes apo të zbehjes së shikimit. Në një studim ku morën pjesë mbi 110 mijë gra dhe burra studiuesit arritën në përfundimin se frutat dhe perimet; vitamina A, C, dhe E; si dhe karotenoidet përmirësojnë shikimin dhe parandalojnë të gjitha dëmtimet që kanë të bëjnë me sytë. Megjithatë ata theksuan se të gjitha këto i gjejmë tek ananasi prandaj konsumi i tij i përditshëm është i nevojshëm. Shtoni ananas në kosin me fruta të përgatitur në shtëpi apo në smoothien e mëngjesit. Gjithashtu mund të shtoni ananas në sallatën me karota. Përveç që mbron sytë, përbërësit e ananasit janë jashtëzakonisht të dobishëm edhe për ata që duan të humbin peshë, pasi studime të ndryshme kanë treguar se përfshirja e ananasit në dieta ndihmon në eliminimin e kilogramëve të tepërt.
The post Qysh me i ditë përfitimet shëndetësore nga ananasi? appeared first on Qysh Me. |
| Qysh me kriju qirinjë me aromë kafeje? Posted: 10 Apr 2017 01:57 PM PDT Përbërësit:
1.Vendosim dyllin e bletëve në një enë, dhe e vendosim mbi tenxhere me ujë, në mënyrë që të shkrihet mbi avull.
2.Marrim një gotë të vogël të krijuar nga kartoni, dhe ngjisim fitilin e qiriut në mes të gotës.
3.Marrim 1 lugë kafe të bluar dhe e vendosim në fund të gotës. Shtojmë dyllin. Shtojmë edhe një lugë kafe pasi të kemi vendosur dyllin dhe e lejojmë të ngrihet.
The post Qysh me kriju qirinjë me aromë kafeje? appeared first on Qysh Me. |
| Qysh me rikthy ngjyrën e bardhë të rrobave? Posted: 10 Apr 2017 01:27 PM PDT Përbërësit:
1.Kombinohen përbërsit në një kovë. Vendosen rrobat të cilat kanë marrë ngjyrë nga rrobat e tjera.
2.Lihen të qëndrojnë për 30 minuta.
3.Shpërlahen pastaj në ujë të ftohtë.
The post Qysh me rikthy ngjyrën e bardhë të rrobave? appeared first on Qysh Me. |
| Qysh me përgaditë domate të mbushura me ton? Posted: 10 Apr 2017 01:17 PM PDT Përbërësit:
Qepa pritet imët dhe shtohet pak kripë. Bëhet përzierja e lëngut të limonit me majonezë. Shtohet mbi qepë. Shtohet edhe peshku i imtësuar dhe me këtë masë mbushen domatet e pastruara nga farat. Zbukurohen me ullinjë.
The post Qysh me përgaditë domate të mbushura me ton? appeared first on Qysh Me. |
| You are subscribed to email updates from Qysh Me. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |

















