“Qysh me përgaditë maskë me karota për lëkurë?” plus 5 more Qysh me

“Qysh me përgaditë maskë me karota për lëkurë?” plus 5 more Qysh me


Qysh me përgaditë maskë me karota për lëkurë?

Posted: 20 Apr 2017 03:19 PM PDT

Përbërësit:

1 karotë

2 lugë mjaltë.

Gatuani karrotat deri sa të bëhen të shkrifëta, pastaj shtypni ato me piru ose vendosni në një blender, më pas siper tyre hidhni mjaltin dhe i lini të përziehen deri sa të krijohet një formë paste.

E lini masen të ftohet pak dhe pastaj vendoseni në fytyrë.

Vendoseni butësisht masken duke e përhapur me bulëzat e gishtave tuaj dhe e lini të qëndrojë trajtimin 10 minuta.

Shperlani fytyren me ujë të freskët dhe fshijeni me peshqir të thatë.

Ju kujtojmë se sasia e përbërësve është shumë e madhe prandaj ju këshillojmë të merrni me vetë një person që t'ju shoqërojë dhe ndërkohë të trajtojë dhe fytyren, pasi masa e krijuar është e mjaftueshme për të dy veta.

The post Qysh me përgaditë maskë me karota për lëkurë? appeared first on Qysh Me.

Qysh me përgaditë torte me biskota?

Posted: 20 Apr 2017 03:14 PM PDT

Përbërësit:

  • 1 kuti biskota
  • qumësht
  • 2 lugë miell
  • 2 lugë nisheste
  • 2 gota të cajit sheqer
  • 4 lugë kakao
  • 4 gota qumësht.

Biskotat renditen në një enë, dhe ia shtojmë nga një lugë qumësht mbi qdo biskotë.

Qumështi, mielli, nishestja, sheqeri dhe kakao kombinohen në tenxhere dhe lejohet masa të vlojë derisa të trashet.

Vendoset kjo masë mbi biskota.

Pasi të jetë ftohur shtohen biskota oreo të copëtuara mbi për dekorim.

The post Qysh me përgaditë torte me biskota? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i ditë pasojat negative nga stresi?

Posted: 20 Apr 2017 03:02 PM PDT

Stresi fillon që në hapat e parë të jetës sonë dhe kjo lidhet me luften që bëjmë çdo ditë për të krijuar një hapesirë rreth vetës të cilen ne e konsiderojmë të domosdoshme, jetike.

Gjë që kërkon energji, apo jo?
Janë shumë e shumë sëmundje të tjera që shkaktohen nga stresi, në menyrë të veçante ato që kanë të bëjnë me sistemin imunitar.

Duket si e çuditeshme por edhe kjo gjë ndodh sepse ne nuk arrimë të vlerësojmë dhe trajtojme drejt energjinë që grumbullon organizmi jonë gjatë jetës, në përgjithësi dhe në elementët që e përbëjnë.
Stresi në këtë rast lidhet me faktin se sa jemi në gjëndje të ekuilibrojmë fluksin e energjive që grumbullojmë me fluksin e energjive që shpenzojmë.

Kjo energji ndryshe quhet emocion.
Kur emocionet janë të mëdha e të fuqishme brenda nesh, atëherë është rritur edhe përqindja e hormonit që shkakton stresin, cortisolit.

Kur provojmë frike në reagojmë, psh, nga frika ftohemi, mbushemi me djersë të ftohta, ose ndjejme zemren që rreh me të shpejtë.

Kur provojmë dhimbje, çfarë bëjmë? Thjesht qajmë.

Kur jemi të gezuar, qeshim.

Pra çdo emocion shoqerohet nga çlirim hormonesh dhe pasoja fiziologjike.

Atehere për t'a evituar sa të mundim, ne duhet t'i shkarkojmë emocionet.

Në rast se provojmë dhimbje të madhe dhe nuk qajmë, ne bllokojmë shkarkimin e tyre dhe krijojmë kushte për t'u semurur.

Lotet nuk janë gjë tjetër veç energji psiqike e shndërruar në energji të lëngshme.

The post Qysh me i ditë pasojat negative nga stresi? appeared first on Qysh Me.

Qysh me e trajtu alergjinë me ujë?

Posted: 20 Apr 2017 02:54 PM PDT

Elementi natyral më i bollshëm mbi sipërfaqen e Tokës, po bëhet një ilaç efikas për shumë tipe problemesh fizike.

Është zbuluar që uji mund të jetë një aleat i vlefshëm kundër alergjive dhe sëmundjeve të smogut.

Për të parandaluar rrufat, teshtitjet, lotët e bezdisshëm, por edhe dëmet e mushkërive të shkaktuara nga ndotja e qyteteve të mëdha ose nga tymi i cigares, kurat termale me bazë ujin sulfurik po tregojnë që janë një ilaç efikas.

Janë gjithmonë e më të shumta studimet shkencore, që tregojnë sesi ujërat sulfurikë janë idealë për parandalimin e alergjive nga pjalmet e luleve dhe nga ato të pluhurave.

Aktiviteti i squfurit, nën formën e hidrogjenit sulfurat, nxit në fakt proceset e mbrojtjes imunitare, bromi ushtron një veprim qetësues, jodi kundër tharjes dhe kloruri i sodiumit kundër infeksionit dhe rigjenerimit të mukozave.

The post Qysh me e trajtu alergjinë me ujë? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i ditë flokët që janë në trend këtë pranverë?

Posted: 20 Apr 2017 02:42 PM PDT

Më kot mbahen flokët bjondë si më të pëlqyer për stinën e pranverës, pasi trendi i këtij sezoni lidhet me nuancat e kafes së artë, nuanca harmonike që ndriçojnë lëkurën

Më kot mbahen flokët bjondë si më të pëlqyer për stinën e pranverës, pasi trendi i këtij sezoni lidhet me nuancat e kafes së artë, nuanca harmonike që ndriçojnë lëkurën Është viti i hijeve delikate dhe ngjyrave të ëmbla.

Karameli, gruri, mjalti janë nuancat më të pëlqyera nga vajzat!

Mjaftoni të gjeni të duhurën që ju përshtatet me tonalitetin e lëkurës dhe mos u trembni të përqafoni ndryshimin.

 

The post Qysh me i ditë flokët që janë në trend këtë pranverë? appeared first on Qysh Me.

Qysh me përgaditë pesto?

Posted: 20 Apr 2017 02:32 PM PDT

Përbërësit:

  • 2 gota borzilok të freskët
  • 2 thelpinjë hudhër
  • 1 gotë vaj ulliri
  • piper
  • kripë
  • 100 gram parmezan
  • 2 lugë arra.

Në blinder vendoset borziloku, hudhra dhe arrat.

Shtohet vaji i ullirit gradualisht dhe vazhdohet të përzihet derisa të bëhet masa e njëllojtë.

Shtohet kripë dhe piper sipas shijes.

Shtohet parmezani dhe përzihet.

The post Qysh me përgaditë pesto? appeared first on Qysh Me.