“Qysh me i trajtu lythat tek fëmijët?” plus 6 more Qysh me |
- Qysh me i trajtu lythat tek fëmijët?
- Qysh me i ditë përfitimet nga vaji i bajameve?
- Qysh me i shmangë mënyrat e rrezikshme për humbje peshe?
- Qysh me përgaditë pastrues për laptop?
- Qysh me përgaditë maskë ushqyese për flokun?
- Qysh me përgaditë gullash?
- Qysh me përgaditë torte me kajsi?
| Qysh me i trajtu lythat tek fëmijët? Posted: 31 Mar 2017 03:47 PM PDT Lythat paraqiten kryesisht për shkak të veprimit të një virus të njohur si virusi Papilloma. Shumë lloje të ndryshme të tensioneve të këtij virusi Papilloma, janë përgjegjës për këto tumore dashamirëse të vogla, që ne i quajmë lytha. Viktimat kryesore të virusit, janë fëmijët dhe adoleshentët. Pika hyrëse e virusit është lëkura jonë. Kur lëkura jonë, vie në kontakt direkt me personin e infektuar, virusi e fiton mundësinë për të bërë atë, për të cilën është i njohur – Lythat. Problemi përkeqësohet kur fëmijët tërheqin lythat. Fëmijët duhet vetëm të lajnë lythat e tyre dhe ato do të bëhen të buta dhe do të pushojnë së qeni irrituese. Disa trajtime për lythat janë diskutuar më poshtë. Përdorni trajtime për heqjen e lythave Disa trajtime të tilla, si fasha shiriti kanë ngjyra dhe përdorimi i tyre është emocion dhe argëtim i madh për fëmijët. Këto fasha shiriti përmbajnë acid salicili, i cili është mjaft i suksesshëm në trajtimin e këtyre lythave të zakonshëm. Përveç trajtimit të mësipërm, janë edhe shumë ilaçe të tjera që janë në dispozicion për lythat. Shumica e tyre kanë përbërës acid salicili apo ndonjë variant të tij. Llojet e ndryshme të lythave Është një lloj i lythave që është i quajtur si lythi i shputës, sepse në këtë rast lythat shfaqen në tabanin e këmbëve, sidomos në thembër. Ky lloj i lythave është shumë irritues për fëmijët. Pastaj janë lythat e rrafshët të cilët janë me ngjyrë dhe zakonisht lajmërohen në fytyrë dhe në anën e pasme të duarve. Fëmijët shqetësohen nga ky lloj, sepse zakonisht duken shumë shëmtuar, sidomos kur shfaqen në fytyrë dhe duar. Fëmija juaj ka frikë se ai do të tallet nga fëmijët tjerë dhe madje refuzon të shkojë në shkollë. Ju duhet t'i trajtoni këto lythat sa më shpejt të jetë e mundur, sepse përveç diskomfortit fizik, ato sjellin edhe probleme emocionale bashkangjitur me to.
The post Qysh me i trajtu lythat tek fëmijët? appeared first on Qysh Me. |
| Qysh me i ditë përfitimet nga vaji i bajameve? Posted: 31 Mar 2017 03:29 PM PDT Arsyeja kryesore për të cilën shumë femra e përdorin vajin e bajameve është parandalimi i shenjave të zgjerimit të lëkurës. Vaji i bajameve sheshon rrudhat e gushës, zbut lëkurën e ashpër tek bërrylat dhe gjunjët, forcon thonjtë e butë dhe pastron zonat delikate. Vaji i bajameve është një freskues i madh i lëkurës, pasi ka një cilësi të lehtë dhe bollëk të vitaminës E. penetron lëkurën dhe mbron thonjtë nga çdo lloj të dëmtimit të mjedisit. Në masazhe, vaji i bajameve lejon gjithashtu uljen e irritimit të lëkurës dhe nuk e lejon atë të mbetet e thatë. Në përdorimin e brendshëm, ai shfaqet si një laksativ shumë i mirë jo irritues.
The post Qysh me i ditë përfitimet nga vaji i bajameve? appeared first on Qysh Me. |
| Qysh me i shmangë mënyrat e rrezikshme për humbje peshe? Posted: 31 Mar 2017 03:13 PM PDT Shumica prej nesh e dime qe te humbesh peshe ne menyren e duhur me nje proces gradual kerkon perkushtim jetegjate ndaj shendetit. Por shumica nga ne nuk e kemi durimin dhe si rezultat disa njerez shkojne ne ekstremitet per tu dobesuar shume shpejte dhe me shume rrezik. Perderisa dietberesit ekstrem mund te humbin peshe ata gjithashtu mund te humbin edhe jeten e tyre. Rri larg nga keto kater metodat e rrezikshme per humbje peshe qe do ti permendim me poshte. Deshira dhe presioni per te humbur peshe per shume femra eshte aq a madhe sa ato jane te gatshme te komprometojne shendetin e tyre gjate ketij procesi. Dietberesit ekstrem qe perdorin keto kater metoda pervec tjerash do te zbulojne se nuk ka garanci se do te humbesh peshe. Ne fakt, e vetmja garanci eshte se ata do i komplikojne gjerat duke lozur me shendetin e tyre.
Diuretiket, apo pilulat e ujit, klasifikohen si ilace qe rrisin prodhimin dhe lirimin e urines. Ato nuk ju bejne te humbni peshe por vetem uje. Si pergjigje te humbjes te tepert te ujit nga diuretiket, trupi do te filloj te mbaj ujin prape pas ca diteve. Kjo nxit nje cikel te ri e te keq te perdorimit te diuretikeve pasi qe perdoruesit marrin me shume pilula per te larguar kete peshe ujore. Dehidrimi eshte pasoja me e zakonshme e perdorimit te diuretikeve. Dehidrimi serioz mund te kthehet ne gjendje kercenuese per jeten tuaj. Gjeja e vetme qe perdoruesit humbin me perdorimin e diuretikeve jane lengjet vitale dhe elektrolitet, te cilat jane te domosdoshme per funksion te mire te zemres, veshkave dhe melcise, e gjithashtu edhe minerale tjera si zinku.
Laksativet zbrazin zorren e trashe dhe kjo ka shume pak ndikim ne humbje te peshes. Arsyeja eshte se ushqimet dhe kalorite qe konsumoni vec jane absorbuar ne zorre te vogel ne momentin kur laksativet fillojne punen. Ashtu sikur me diuretiket, i vetmi ndryshim eshte se ju humbni uje. Ju bene te ndiheni me te dobet por eventualisht ju prape do fitoni ujin e kjo ju bene te dukeni dhe ndiheni te fryre e kjo nxit fillimin e perdorimit te laksativeve ne nje orvatje deshperuese per te luftuar ruajtjen (mbajtjen) e ujit. Perdorimi i vazhdueshem i laksativeve mund te shkaktoj efekte anesore te pakendshme. Perdoruesit me vone e shohin se nuk mund te kryejne nevojen pa perdorimin e laksativeve. Procesi jashteqitjes demtohet pergjithmone e ne raste ekstreme edhe vdekja mund te vije si pasoje.
Ata qe kane pak njohuri ne mjekesi e dine se Ipecac Syrup perdoret per te nxitur vjelljen pas helmimit. Grate qe vuajne nga bulimia e kane te njohur Ipecac Syrup-in pasi qe e perdorin per te nxitur vjelljen. Fatkeqesisht, shume gra qe vuajne nga bulimia kane vdekur duke e perdorur kete shurup rregullisht. Ipecac Syrup (Shurupi Ipecac) shkakton helmim sistematik gjersa emetine, perberesi i saj aktiv, ndertohet ne inde dhe dobeson zemren duke shkaktuar rrahje te crregullta, dhembje gjoksi, probleme me frymemarrje, rrahje te shpejta, arrest kardiak, shok dhe koma.
The post Qysh me i shmangë mënyrat e rrezikshme për humbje peshe? appeared first on Qysh Me. |
| Qysh me përgaditë pastrues për laptop? Posted: 31 Mar 2017 03:07 PM PDT Pastrimi i laptopit është i thjeshtë, por duhet të jeni të kujdesshëm ndaj produkteve që përdorni, në mënyrë që të shmangi dëmtimin e tij.
Përbërësit:
1.Vendosen përbërësit në një shishe me spërkatës.
2.Spërkatni në një leckë me mikrofibra.
3.Pastroni kapakun e laptopit së pari.
4.Butësisht pastroni ekranin e laptopit. Kurrë mos përdorni alkool apo ndonjë pastrues të bazuar në kemikale, pasi që mund të dëmtojnë ekranin.
5.Me të njejtën tretësirë pastorni edhe tastierën, duke përdorur shkopinjë për veshë.
The post Qysh me përgaditë pastrues për laptop? appeared first on Qysh Me. |
| Qysh me përgaditë maskë ushqyese për flokun? Posted: 31 Mar 2017 02:30 PM PDT Ështe maskë ushqyese që mund ta beni një herë në muaj dhe duhet me deomos ta mbani gjithë natën. Në pamundësi për ta mbajtur gjate gjumit, duhet të rrijë të paktën 4 orë në mënyrë qe floku ta thithi më mirë, dhe të japë efektin e saj ashtu siç duhet.
I përzieni të gjitha së bashku këtë ingridientë derisa të krijoni një masë homogjene. E aplikoni mbi rrënjën e flokëve, dhe me delikatesë lyejmë edhe pjesën e mbetur. Gjatë orëve që e mbani e mbështillni kokën me një kapuç dushit, ose me një qese ose peshqirë të njomë. E lani kokën siç bëni rregullisht dhe më pas do të shikoni rezultatet e mahnitshme të kësaj maske.
The post Qysh me përgaditë maskë ushqyese për flokun? appeared first on Qysh Me. |
| Posted: 31 Mar 2017 02:06 PM PDT Përbërësit:
Qepa grihet dhe fërgohet në yndyrë të nxehtë derisa të zverdhet. Shtohet mishi i prerë në kube të vegjël. Shtohet edhe pureja nga domatet. Kriposet sipas dëshirës, shtohet speca e kuqe dhe mbulohet me kapak në temperaturë të ulët derisa të zbutet mishi. Sipas nevojës shtohet ujë i nxehtë. Në fund të zierjes shtohet ajka.
The post Qysh me përgaditë gullash? appeared first on Qysh Me. |
| Qysh me përgaditë torte me kajsi? Posted: 31 Mar 2017 02:00 PM PDT Përbërësit:
Kajsitë pastrohet, ndahen përgjysmë dhe palohen në tepsi të lyer me yndyrë. Shtohet 3 lugë sheqer dhe ena futet në temperaturë 200 gradë. Ndërkohë përgaditet peta nga vezët, sheqeri, sheqeri vanillë dhe mielli. Masa e tundur hidhet mbi kajsi gjysmë të pjekura dhe prap kthehet në furrë. Ulet temperatura në 180 gradë dhe vazhdon pjekja derisa të skuqet peta. Ëmbëlsira e pjekur,përmbyset në pjatë ku do të shërbehet. Pasi të ftohet, lyhet anash dhe zbukurohet me ajkë të tundur.
The post Qysh me përgaditë torte me kajsi? appeared first on Qysh Me. |
| You are subscribed to email updates from Qysh Me. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |

















