“Qysh me i ditë zakonet që shmangin plakjen dhe trashjen?” plus 1 more Qysh me

“Qysh me i ditë zakonet që shmangin plakjen dhe trashjen?” plus 1 more Qysh me


Qysh me i ditë zakonet që shmangin plakjen dhe trashjen?

Posted: 11 Apr 2017 11:45 AM PDT

Kryesisht të gjithë përpiqemi të dukemi sa më mirë – stërvitemi, kujdesemi se çka përdorim si produkte kozmetike për fytyrë dhe trupin, qeshim sa më shumë që në këtë mënyrë "vrasim" rrudhat.

Mirëpo, një gjë shumica e anashkalojnë, e kjo është mënyra e të ushqyerit.

Shumë shpesh pyesim si është e mundur që Japonezët të duken minimum 15 vite më të rinj, dhe përpiqemi të kuptojmë se çka bëjnë për tu dukur të tillë.

Edhe pse gjenetika është ajo me të cilën Japonezet mund të krenohen, megjithatë duhet respektuar të gjitha këshillat e tyre.

Si gatuajnë?

Fërgim, tiganisje, për pjekje nuk bëhet fjalë.

Zierja me pak vaj, zierje me avull dhe zierje në ujë – janë terme që përbëjnë botën e tyre të kulinarisë. Ata perimet gjithmonë i presin në feta dhe minimalisht i përpunojnë termikisht.

Mëlmesat në botën e tyre zënë vend të veçantë, i përdorin në shumicën e rasteve, por nuk e teprojnë as me këto.

Ushqim i lloj-llojshëm

Sushi nuk është ushqim i vetëm që Japonezët e konsumojnë.

Menuja e tyre përbëhet nga lloje të ndryshme peshku, fruta deti, perime të ndryshme, natyrisht orizit, fruta dhe çaji i gjelbërt.

Nuk janë adhurues të ushqimit të shpejtë dhe më së shumti zgjedhin ushqimin sezonal dhe të freskët …

Për dallim nga shumica e grave tona të cilat ndonjëherë harrojnë të hanë mëngjesin, Japonezet e kanë këtë të domosdoshme.

Mëngjesi i tyre përbëhet nga ushqime të lloj-llojshme dhe më shumë porcione të vogla, të cilat përfshijnë orizin, sojën, omletin, perimet …

Rrallë konsumojnë desert

Japonezët janë popull që shumë rrallë hanë ëmbëlsira edhe atë në sasi të vogla.

Nuk konsumojnë kek dhe tortë me shumë kore dhe mbushje, siç është praktikë te ne, por më së shpeshti përgatisin apo blejnë akullore nga orizi (moki).

Kultura e ngrënies

Për ata të ushqyerit dhe ngrënia paraqesin ritual.

Hanë ngadalë, në kafshata të vogla dhe porcione të vogla.

Në pjatë zakonisht vendosin vetëm një ushqim sepse besojnë se kombinimi i dy ushqimeve paraqet mungesë të shijes.

The post Qysh me i ditë zakonet që shmangin plakjen dhe trashjen? appeared first on Qysh Me.

Qysh me përgaditë maskë për sy të fryrë?

Posted: 11 Apr 2017 11:31 AM PDT

Së pari përgaditet një përbërje e fortë me kamomil.

Pasi ajo të jetë ftohur, zhytni në të dy copa pambuku dhe vendosini në sy duke i lënë për 15 minuta.

Përdoreni këtë maskë për disa javë rresht dhe do të shikoni efektin e menjëhershëm të kësaj kure popullore.

The post Qysh me përgaditë maskë për sy të fryrë? appeared first on Qysh Me.