“Qysh me i ditë shkaqet kryesorë të rënies së flokëve?” plus 4 more Qysh me

“Qysh me i ditë shkaqet kryesorë të rënies së flokëve?” plus 4 more Qysh me


Qysh me i ditë shkaqet kryesorë të rënies së flokëve?

Posted: 04 Apr 2017 01:09 PM PDT

Shkaqet kryesore të rënies së flokëve dhe mënyrat e mjekimit të tyre:

1.Telogen effluvium

Ky çrregullim paraqitet zakonisht pas shtatzënësisë, pas ndonjë ndërhyrjeje kirurgjike, humbjes së madhe në peshë, por edhe pas stresit.

Flokët bien me të madhe çdo ditë.

Mund të jetë edhe pasojë e ndonjë ilaçi, sikur që janë p.sh. antideoresivët.

Nuk ka ndonjë analizë që mund ta zbulojë këtë sëmundje, por nëse keni përjetuar ndonjë stres dhe tani kanë filluar që t'ju bien flokët, atëherë duhet dyshuar në këtë sëmundje.

Çfarë mund të bëni?

Nëse kjo sëmundje është shkaktuar nga shtatzënësia, apo operimi, atëherë duhet pritur sa organizmi ta marrë veten.

Nëse shkaku ka të bëjë me përdorimin e barnave, atëherë duhet biseduar me mjekun për ta zvogëluar dozën, apo për ta ndryshuar ilaçin.

2.Faktori gjenetik

Shkaku gjenetik i rënies së flokëve quhet alopeci androgjene.

Gjeni i rënies së flokëve mund të trashëgohet si nga nëna, po ashtu edhe nga babai.

Problemi zakonisht paraqitet kur trashëgohet nga të dy prindërit.

Nga ky çrregullim vuajnë edhe femrat.

Duhet shkuar te mjeku i lëkurës, i cili do të bëjë analizat e nevojshme për ta vënë diagnozën.

Çfarë mund të bëni?

Dy herë në ditë duhet të përdorni ilaçin minoxidil, të cilin duhet ta vini në kokë.

Femrat duhet të përdorin doza më të vogla.

Por shtatzënat dhe gjidhënëset nuk duhet ta përdorin këtë ilaç.

3.Çrregullimi i gjëndrës tiroide

Janë të shumtë njerëzit që kanë probleme me këtë gjëndër.

Nëse organizmi prodhon tepër shumë, apo pak hormone të gjëndrës tiroide, atëherë përpos simptomave të tjerë, mund të paraqitet edhe rënia e flokëve.

Çfarë mund të bëni?

Duhet t'i bëni analizat e gjëndrës tiroide.

Mjeku mund t'ju përshkruajë hormone të ndryshme, në mënyrë që të rregullohet bilanci i hormoneve.

4.Lupusi

Te kjo sëmundje autoimune, sistemi imunitar i organizmit sulmon indin e vet të shëndoshë.

Krahas simptomave të tjera, mund të paraqitet edhe rënia e flokëve.

Çfarë mund të bëni?

Nëse keni probleme me nyja, apo mjeku ju ka thënë se vuani nga sëmundja e lupusit, atëherë duhet shkuar te reumatologu, por edhe te mjeku i lëkurës.

The post Qysh me i ditë shkaqet kryesorë të rënies së flokëve? appeared first on Qysh Me.

Qysh me përgaditë maskë për rigjenerimin e lëkurës në qafë?

Posted: 04 Apr 2017 01:07 PM PDT

Qafa është një nga pjesët që së pari e humb elasticitetin dhe fortësinë.

Kjo maskë e fytyrës është e dizajnuar sidomos për qafë.

Përbërësit e saj e hidratojnë lëkurën, duke ndihmuar rigjallërimin e saj.

Përbërësit:

  • 2 lugë mjaltë të papërpunuar
  • 2 të kuq të vezës
  • 2 lugë vaj ulliri

Përzieni mirë përbërësit në një enë, e aplikoni sipër lëkurës së pastruar në hapësirën e qafës.

E lini të veprojë për 15 minuta, e shpëlani me ujë të ftohtë.

The post Qysh me përgaditë maskë për rigjenerimin e lëkurës në qafë? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i evitu ushqimet kancerogjene?

Posted: 04 Apr 2017 12:52 PM PDT

Sëmundja e kancerit është një nga shqetësimet më të mëdha të mjekësisë por që mënyra e shëndetshme e jetesës mund ta parandalojë atë.

Kështu që çfarë prisni për t'u kujdesur për veten dhe të evitoni të gjithë ushqimet e mundshme që mund ta shkaktojnë atë?

Ja cilët janë 7 ushqime kancerogjene që mund të favorizojnë zhvillimin e kancerit:

  • Mishi
  • Patate të skuqura ose patatina
  • Vajra të ngopur dhe yndyra të hidrogjenizuara
  • Pije të gazuara
  • Ëmbëltues artificialë dhe konservues
  • Miell i përpunuar dhe sheqeri i bardhë
  • Alkooli

Kjo është një listë e shkurtër edhe pse në realitet ushqimet kancerogjene në brendësi të secilës nga kategoritë janë të shumta.

The post Qysh me i evitu ushqimet kancerogjene? appeared first on Qysh Me.

Qysh me përgaditë pije që shkrin dhjamin?

Posted: 04 Apr 2017 12:46 PM PDT

Specat e djegës tani janë në qendër të vëmendjes tek doktorët, për shkak të përfitimeve shëndetësore që i kanë në shëndetin e përgjithshëm si dhe procesin e humbjes së peshës, e krejt kjo falë përbërësit të vet natyral të quajtur capsaicin.

Kjo substancë funksionon në mënyra të ndryshme dhe garanton djegien e shpejt të dhjamit, pa e cenuar sigurinë shëndetësore, transmeton Telegrafi.

Ditëve të sotme, përpos specave djegës, edhe limonët kanë marrë famë për përfitimet që i sjellin në procesin e humbjes së kileve të tepërta.

Përbërësit:

  • Dy lugë gjelle lëng limoni
  • Një lugë gjelle shurup panje
  • Një lugë gjelle speca të djegës
  • Një lugë gjelle xhenxhefil
  • – 300 ml ujë
  1. Të gjithë përbërësit i përzieni në blender derisa pija të jetë gati.
  2. Pijen e fituar nga këta përbërës e konsumoni në mbrëmje para se të shkoni në gjumë.

The post Qysh me përgaditë pije që shkrin dhjamin? appeared first on Qysh Me.

Qysh me largu ngjyrën e markerit nga materialet?

Posted: 04 Apr 2017 12:35 PM PDT

1.Nëse ngjyra e markerit nuk është tharë ende, atëherë me anë të një lecke të thatë fërkoni njollën.

Kjo do të largojë ngjyrën e cila nuk është thithur ende nga materiali i pambukut.

2.Nëse ngjyra është tharë atëherë do të ju duhet një tretësirë me përqindje të lartë alkooli.

Aplikoni një sasi të vogël alkooli në njollën e markerit dhe vendosni një letër kuzhine mbi njollë.

Lejoni të thahet, dhe pastaj lajeni në lavatriqe.

The post Qysh me largu ngjyrën e markerit nga materialet? appeared first on Qysh Me.