Qe tani Poezi Dashurie

Qe tani Poezi Dashurie


Qe tani

Posted: 12 Apr 2017 02:54 PM PDT

Qe tani aroma jote,
mungon ne kraherorin tim,
syte e tu te buzeqeshur,
kur me shohin me ate shikim.

Qe tani malli me mori,
si do jetoj me mungesen tende,
deri sa ti te kthehesh,
pas punes ne ato vende.

Qe tani perqafimi i ngrohte
qe tani buzeqeshja e dlire,
me mbushin shpirtin me pikellim,
por duroj per kohe me te mire