“Piramidat e Egjiptit? Njihuni me piramidat ndërtuara nga Ilirët në Bosnjë” plus 9 more GazetaBlic

“Piramidat e Egjiptit? Njihuni me piramidat ndërtuara nga Ilirët në Bosnjë” plus 9 more GazetaBlic


Piramidat e Egjiptit? Njihuni me piramidat ndërtuara nga Ilirët në Bosnjë

Posted: 01 Apr 2017 10:53 PM PDT

E dinit që në Bosnje janë zbuluar disa piramida?  Ato rezultojnë të jenë ndërtuar nga ilirët dhe janë tejet të sofistikuara, , e kane befasuar shumë ekspertë.

Sipas historianit dhe arkeologut amerikano-boshnjak, Sam Semir Osmanagiç, piramidat në Bosnje, ajo e Diellit, Hënës dhe e Muajit janë piramidat më të vjetra që janë ndërtuar ndonjëherë mbi sipërfaqen e Tokës.

Piramidat janë zbuluar në vitin 2006, në Visoko, qytet 20 km larg kryeqytetit të Bosnjes, Sarajevë, shkruan SYRI.net

Madje, sipas arkeologut boshnjak që i ka zbuluar, piramidat janë edhe më të lashta nga piramidat e Egjiptit.

"Piramida më e lartë në botë është ajo e Gizës, 145 metra, piramida më e lartë e Majave është ajo El Mirador – 103 metra, por piramida më e lartë në botë është ajo e Bosnjës, e quajtur Piramida e Diellit e lartë 220 metra. Shmangia nga veriu është 0 gradë, 0 minuta dhe 12 sekonda. Asnjëherë nuk është shënuar një orientim më i saktë se ai në Piramidën e Diellit",ka shpjeguar Semir Osmanagic, raporton "INA”.

Disa gjeolog vendas dëshmojnë se këto janë thjeshtë përbërje gjeologjike, por Osmanagic shprehet se kanë të dhëna se ato janë të ndërtuara nga njeriu.

Sipas arkeologut që i zbuloi, Osmanagic, piramidat ilire në Bosnje nuk janë përmendur më parë për shkak se ata janë fshehur nga sistemi politik në ish-Jugosllavi.

The post Piramidat e Egjiptit? Njihuni me piramidat ndërtuara nga Ilirët në Bosnjë appeared first on GazetaBlic.

Promovohet filmi dokumentar “Për ty Atdhe”

Posted: 01 Apr 2017 10:48 PM PDT

Sot shënohet përvjetori i demonstratave të vitit 1981 dhe promovohet filmi dokumentar "Për ty Atdhe", kushtuar dëshmorit Naser Hajrizi.

Aktiviteti mbahet në Kinemanë ABC, duke filluar nga ora 11:00.

The post Promovohet filmi dokumentar "Për ty Atdhe" appeared first on GazetaBlic.

Nisin zgjedhjet serbe në veri

Posted: 01 Apr 2017 10:44 PM PDT

Zgjedhjet për kryetar të Serbisë kanë filluar edhe në veri të Mitrovicës, përkatësisht në shkollën e mesme teknike "Mihajllo Petroviq-Allas", e cila është hapur sot në ora 7:00.

Deri tani po vërehet numër i vogël i qytetarëve të cilët kanë ardhur për të votuar.

Nga gjithsej 90 vendvotime që do të jenë në Kosovë, 30 prej tyre janë në komunat veriore të vendit, përkatësisht në veri të Mitrovicës 11, Zveçan 7, Zubin Potok 7 dhe në Leposaviq 5 vendvotime.

Mësohet se edhe në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok janë hapur qendrat e votimit me kohë.

Numri i atyre që kanë të drejtë vote në veri të Mitrovicës është  rreth 15.137 persona./KosovaPress/

The post Nisin zgjedhjet serbe në veri appeared first on GazetaBlic.

Përgjimet e xhihadistëve: “Me 50 mijë vetë jo Kosovën, por Europën shkatërrojmë” (VIDEO)

Posted: 01 Apr 2017 10:40 PM PDT

Prokuroria italiane ka marrë dje në pyetje shtetasin kosovar Arjan Babaj i arrestuar dy ditë më parë si anëtar i një celule terroriste xhihadiste që po organizonin hedhjen në erë të urës Rialto në qytetin e Venecias.

Arjan Babaj 28 vjeç, më i madhi në moshë i kësaj celule të përbërë nga 4 kosovarë, konsiderohet strategu e guida e tyre shpirtërore. I marrë në pyeje në burgun e Venecias, 28 vjeçari kosovar nuk ka pranuar të flasë para prokurorëve. Gjatë ditës së sotme pritet të merret në pyetje në burgun e Bellunos Fisnik Bekaj, 25 vjeç dhe në burgun e Trevizos Dake Haziraj 26 vjeç.

Akuza ndaj tyre është përkrahje e propagandës xhihadiste e pjesëmarrje në organizim me qëllim terrorizëm ndërkombëtar.

Ndërkohë policia italiane ka bërë publike biseda të tjera të përgjuara mes anëtarëve të kësaj celule ku shprehen qartë qëllime e tyre terroriste.

Në orën 3 të natës më datë 7 mars 2017 Arjan Babaj bisedon me anëtarët e celulës së tij e shprehet ; "Për myslimanët është një detyrim të shkatërrojnë kishat e t'i kthejnë në xhami. Ne këtu jemi vetëm 5 veta. thotë ai. Por jashtë mund të jenë 50 mijë të tjerë. E me 50 mijë persona a e di çfarë bën? Jo Kosovën, por Europën shkatërron! Nëse të gjithë myslimanët do të ndiqnin besnikërisht konceptet e fesë së tyre, Europa do të ishte zhdukur."

Në bazën e tyre në apartamentin prej 35 metra katror në lagjen San Marco të Venecias më datë 2 mars 2017 , kosovarët bisedojnë mbi ngjarjet e fundit në Turqi. Më i vogli i grupit në moshë minorene dhe i konsideruar nga hetuesit italianë si më i radikalizuar i grupit shprehet ; "Jam shumë i kënaqur për c'ka ndodhi në Turqi, tani duhet të bëjmë dicka në San Marco". Fisnik Bekaj përpiqet të shpjegoj se Italia nuk ka gisht në këtë mes e se nuk po lufton kundër ISIS, por Arjan Babaj e kundërshton e thotë ; "Ka të bëj dhe Italia, dhe Italia ka çuar ushtarë e mjete në mënyrë jo direkte pasi është pjesë e OKB ku marrin pjesë të gjithë shtetet:"

Më datë 22 mars 2017 pas sulmit terrorist në parlamentin e Londrës, anëtarët e celulës xhihadiste kosovare mblidhen në bazën e  tyre e bisedojnë. Dake Hazizaj shprehet; "E patë çfarë ndodhi në Londër? I vranë 2 ose 3 vetë e u plagosën 12-13 të tjerë, E bëri njëri me mjekër." Fisnik Bekaj përgjigjet; "Sa mirë ja ka bërë".

Përgjimet telefonike vërtetojnë se grupi i kosovarëve ishte i gatshëm të nisej drejt Sirisë. Arjan Babaj jepte orientime operative se si mund të mbërrinin në vendet e luftës. "E kam studiuar mirë thotë ai, fillmisht mbërrin në Egjipt, nga Egjipti është e thjeshtë pasi ka mjaft korridore për të mbërritur në fushë betejë. Por në Egjipt është e vështirë të mbërrish duke u nisur nga Kosova."

4 kosovarët e arrestuar frekuentonin 3.4  herë në javë palestrën në qëndër të Venecias. Në banesën e tyre u gjetën dhe mjaft video stërvitje të ushtarëve të ISIS.

The post Përgjimet e xhihadistëve: "Me 50 mijë vetë jo Kosovën, por Europën shkatërrojmë" (VIDEO) appeared first on GazetaBlic.

‘Uragani’ shqiptar, kampion i botës

Posted: 01 Apr 2017 10:30 PM PDT

Ndeshja është zhvilluar në Kriens-Luzern, ku boksieri shqiptar ka pasur përkrahjen edhe të shqiptarëve.

Boksieri shqiptar, Tefik Bajrami, i njohur ndryshe edhe si 'Uragani' shqiptar ka fituar duelin ndaj argjentinasit, Diego Javier Sanabria, shkruan albinfo.ch.

Ky dyluftim ishte i vlefshëm për titullin e botës në versionin WBU (World Boxing Union).

Meçi është zhvilluar në Kriens-Luzern, ku boksieri shqiptar ka pasur përkrahjen edhe të shqiptarëve. Ai ka qenë më i mirë se kundërshtari, i cili në fund është dashur të pajtohet me humbjen.

Për Bajramin, ky ishte një duel me rëndësi në karrierën e tij, duke dëshmuar se ende është në formë dhe i gatshëm për betejat e radhës.

The post ‘Uragani' shqiptar, kampion i botës appeared first on GazetaBlic.

Kur ‘budallallëku’ s’ka fund! Ja disa histori shqiptare (Foto)

Posted: 01 Apr 2017 10:22 PM PDT

Populli thotë se budallallëku nuk ka fund.

Këto janë disa nga fotot më të çuditshme që janë parë ndonjëhere.

Besojeni që janë bërë në Shqipëri. Fotot janë postuar në rrjetet sociale.

The post Kur 'budallallëku' s'ka fund! Ja disa histori shqiptare (Foto) appeared first on GazetaBlic.

Parashikimi i motit për sot!

Posted: 01 Apr 2017 10:15 PM PDT

Mot i kthjellët dhe i ngrohtë

Në ditën e dytë të prillit, në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i kthejllët me temperature që do sillën prej  6 deri në 22 gradë Celsius.

Sipas ecurive sinoptike, Kosova gjendet nën ndikimin e fushave të ngrohta të ajrit me presion të lartë atmosferik që vijnë nga Mesdheu.

The post Parashikimi i motit për sot! appeared first on GazetaBlic.

Për t’u diplomuar në Kinë duhet të kaloni testin e notit

Posted: 01 Apr 2017 10:11 PM PDT

Universiteti Çinghua ka njoftuar studentët se për t'u diplomuar janë të detyruar të notojnë në një stil të çfarëdoshëm të paktën 50 metra.

Një universitet në Kinë u ka vendosur studentëve si kusht diplomimi të kalojnë testin e notit prej 50 metra.

Sipas një lajmi të "China Daily" Universiteti Çinghua, një nga institucionet arsimore më rrënjësore të vendit, njoftoi se studentët për t'u diplomuar janë të detyruar të notojnë në një stil të çfarëdoshëm të paktën 50 metra.

Studentët që nuk e kalojnë dot këtë provim, jo vetëm që nuk diplomohen, por nuk do të përfitojnë as nga mundësitë e vazhdimit të studimeve jashtë shtetit.

Ndërkaq gjatë pushimeve të verës për studentët do të organizohen edhe kurse noti, në mënyrë që ata të kenë mundësi të përgatiten për këtë test.

Liu Bo, një nga zyrtarët e universitetit, tha se përmes kësaj praktike të re synohet që studentët të jenë më të shëndetshëm dhe të duken më në formë.

Një test i ngjashëm është zhvilluar edhe në vitin 1915, kur është hapur universiteti, sqaroi Liu, duke shtuar se provimi është ndërprerë për shkak të pishinave të pamjaftueshme dhe rënies së numrit të studentëve me kalimin e kohës.

The post Për t'u diplomuar në Kinë duhet të kaloni testin e notit appeared first on GazetaBlic.

Serbët sot zgjedhin Presidentin e ri: në Kosovë 90 vendvotime me 100.000 votues serbë!

Posted: 01 Apr 2017 09:15 PM PDT

Pravo da glasa za predsednika Srbije ima 6.724.949 upisanih birača, a to će moći da ostvare na ukupno 8.396 biračkih mesta od 7 do 20 časova.

Nga ora 7 deri në ora 20:00 në Serbi qytetarët do të kenë mundësi ta zgjedhin presidentin e tyre të ri. Në listat zgjedhore në këtë shtet janë 6.724.949 votues dhe këta kanë mundësi të votojnë në 8.396 vende votimi, raporton Gazeta Blic.

53 vendvotime shteti serb i ka hapur edhe jashtë Serbisë për 11.590 votues me shtetësi serbe.

Në Kosovë Serbia ka hapur 90 vendevotime dhe të drejtë vote kanë 105.929 votues./Gazeta Blic/

The post Serbët sot zgjedhin Presidentin e ri: në Kosovë 90 vendvotime me 100.000 votues serbë! appeared first on GazetaBlic.

Kaos në rrugët e Londrës, protesta, përleshje, arrestime (Video)

Posted: 01 Apr 2017 03:03 PM PDT

Në Londër njëkohësisht po mbahen protestat e të djathtës ekstreme dhe antifashistëve, ndërsa pas përleshjes së dy grupeve të demonstruesve policia ka arrestuar 14 persona.

Siç transmeton AP, policia e Londrës ka vendosur kushte të posaçme për marshin dhe mitingun, të cilin e kanë organizuar e djathta ekstreme, partia politike "Britain First" dhe Lëvizja "Liga e Mbrojtjes së Anglisë", duke i përshkruar si marsh kundër terrorizmit.

"Së bashku do të dëshmojmë se as tash e asnjëherë nuk do t'i frikësohemi terrorizmit dhe terroristëve", ka njoftuar Liga në Facebook.

Jo shumë larg demonstruesve që përkrahin të djathtën ekstreme, po mbahen kundër-demonstrata të organizuara nga grupi anti-fashist "Të bashkuar kundër fashizmit".

Demonstruesit janë mbledhur në sheshin "Trafalgar", prej nga janë përhapur edhe në rrugët përreth.

Policia ka vendosur pengesa në përpjekje që të mbajë pjesëmarrësit e të dyja grupeve të ndara.

Protestat pasojnë dhjetë ditë pas sulmit në Londër, në të cilin u vranë katër persona, kur Halid Masud shkeli tre persona në urën Vestminster, ndërsa më pas theri me thikë një polic para ndërtesës së parlamentit britanik.

The post Kaos në rrugët e Londrës, protesta, përleshje, arrestime (Video) appeared first on GazetaBlic.