“Për trajtimin e ujërave të zeza në Prizren MMPH investon 150 milionë euro” plus 9 more Ferizaj Press

“Për trajtimin e ujërave të zeza në Prizren MMPH investon 150 milionë euro” plus 9 more Ferizaj Press


Për trajtimin e ujërave të zeza në Prizren MMPH investon 150 milionë euro

Posted: 06 Apr 2017 09:59 AM PDT

Ministri Shala në fjalën e tij të rastit tha se prioritet e kemi ajrin, ujin dhe mbeturinat. Ai tha se ndjehet i kënaqur kur dëgjon rezultate pozitive për çështjen e ujërave dhe po ashtu shtoi se "Radoniqi" është një ndër kompanitë më të mira në nivel vendi dhe se si ministër i jep mbështetjen dhe shpreh gatishmërinë për sektorin e ujërave dhe top prioritet e sheh trajtimin e problemit të ujërave të zeza.

Sipas njoftimit të Ministrisë, Shala shtoi se dje u morr vendimi ekzekutiv që të fillojë sa më shpejtë ndërtimi i fabrikës për trajtimin e ujërave të zeza në Vlash të Prizrenit. Ai tha se MMPH-ja do t'i investojnë mbi 150 milionë euro në të trajtimin e ujërave të zeza. Drini dhe pellgu i Drinit për dy vjet do të ketë studimin e fizibilitetit e më pas të ketë investime edhe në përmirësimin e këtij sektori ka bërë të ditur Ministri Shala.

Ministri Shala me bashkëpunëtorë vizitoi edhe Liqenin e Radoniqit si dhe Fabrikën për përpunimin e ujit të pijes të kësaj ane.

Shefi i AKI’së raporton për atentatorin e Vllasit javën e ardhshme

Posted: 06 Apr 2017 09:58 AM PDT

Shefi i ri i AKI-së, Driton Gashi, do të raportojnë javën që vjen lidhur me çështjet që po e cenojnë sigurinë e vendit sikurse rasti i fundit, ai i tentim vrasjes së avokatit Azem Vlalsi, nga tashmë i dyshuari Murat Jashari, organizata e së cilit njihet me emrin si 'Syri i Popullit' dhe qëllimi i së cilës është raportuar të jetë likuidimi i disa figurave publike në Kosovë të cilësuara nga kjo e fundit si tradhtarë të popullit.

Për raportimin e Gashit në komisionin për mbikëqyrjen e AKI'së ka njoftuar kreu i këtij komisioni, Haxhi Shala.""Sipas planit vjetor besojmë që javën tjetër do ta ftojmë në raportim. Do të bisedojmë për çështjet e brendshme në përgjithësi", ka thënë Shala për Express", ka thënë Shala për Express.Kujtojomë se Shefi i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë Driton Gashi ende nuk ka raportuar para Komisionit për Mbikëqyrjen e këtij institucioni, rreth rastit të fundit për tentim vrasjen e avokatit Azem Vllasi nga Murat Jashari dhe organizatën e këtij të fundit që po njihet si "Syri i Popullit".

Automjeti i vjedhur në Ferizaj, gjendet në Mitrovic

Posted: 06 Apr 2017 09:25 AM PDT

Sot në orët e paradites, rreth orës 09:35, në fshatin 'Shupkovc', në rrugën magjistrale Mitrovicë-Vushtrri, njësia e auto krimeve kanë vërejtur një automjet të dyshuar Golf 2, ku vozitësi i automjetit në fjalë me të vërejtur automjetin e policisë ka ndaluar automjetin, dhe ka filluar të ikë në drejtim të lumit 'Sitnica'.

Njësia e auto krimeve, ka arritur ta ndaloj personin S.S., 30 vjeçar, ku pas identifikimit të librezës se automjetit, i njëjti ka pranuar se automjetin në fjalë e ka vjedhur ditë më parë në Ferizaj.

Gjatë veprimeve hetimore, është arritur të zbulohet se i dyshuari S.S., 30 vjeçar, është i përfshirë edhe në shtatë (7) raste tjera "vjedhje të automjeteve" në qytete të ndryshme të Kosovës, përfshirë këtu, Ferizaj, Prishtinë, Podujevë dhe Drenas, ku hetuesit rajonal kanë njoftuar njësitë relevante  të rajoneve përkatëse për proceduara të mëtejme, dhe në bashkërendim të hetimeve është arritur të lokalizohen edhe katër (4) vetura të vjedhura për rastet në fjalë.

Po rregullohen rrugët në fshatin Nerodime e Poshtme

Posted: 06 Apr 2017 05:35 AM PDT

Komuna e Ferizajt, po vazhdon punimet në rregullimin e rrugëve dhe rrugicave në fshatin Nerodime e Poshtme.

U bë e ditur se komuniteti i këtij fshati, po kontribuon mjaft shumë në rregullimin e këtyre rrugicave, me ç'rast këta të fundit me vet iniciativë kanë bërë edhe lirimin e hapësirave publike, duke bere edhe rrënimin e mureve dhe stallave të ndryshme të cilat kanë qenë pengesë për rregullimin e rrugëve.

Me këtë rast drejtues të qeverisë lokale të Ferizajt, kanë falënderuar banorët e këtij fshati, për iniciativën e marr, duke theksuar se kjo është një mënyrë mjaft e mirë që rrugët të rregullohen ashtu siç duhet.

Tash për tash po bëhet përgatitja për asfaltimi, ndërsa rrugët do të kenë një gjerësi prej gjashtë dhe me gjatësi mbi 4 kilometra.
Vlera e këtyre rrugëve kap shumën rreth 240 mijë euro, mjete këto nga buxheti i Komunës së Ferizajt.

A është kjo ndeshja që e ka shitur Ferizaj?! (VIDEO)

Posted: 06 Apr 2017 04:36 AM PDT

Ish-kryetari i klubit të futbollit Ferizaj, Heset Maliqi, më i mirë i njohur si Quza, në një bisedë ekskluzive për "Zërin" kishte zbuluar dje se i ishin ofruar para nga klubet vite më parë për t'ua shitur lojën.

Mirëpo, ai nuk kishte pranuar assesi dhe ferizajasit i kishin fituar të gjitha ndeshjet me rezultat të thellë, edhe pse e kishin siguruar hyrjen në Superligë.

Por, ai e kishte përmendur një rast, i cili e kishte detyruar të largohej nga klubi.

Quza ka thënë se Ferizaj e kishte shitur një ndeshje pas shpinës së tij.

Dhe, "Zëri" ka hulumtuar dhe e ka gjetur ndeshjen që Quza pretendon të jetë e shitur.

Bëhet fjalë për duelin ndërmjet Ferizajt dhe Dritës.

Në fakt, gjilanasit kalojnë në epërsi me një gol të dyshimtë përmes Fidan Hasanit, pasi portieri Ilir Avdyli bën gabim amatoresk.

Për ta parë këtë gol, mund të shikoni videon nga minuta 26:45 deri në 27:40.

Shpërthen skandali i tretë i kurdisjeve!

Posted: 06 Apr 2017 04:33 AM PDT

Ka shpërthyer skandali i tretë brenda javës në futbollin e Kosovës, që ka të bëjë me kurdisje. Pas rastit Besa – Trepça dhe atij të video-skandalit futbollin kosovar kësaj radhe e trondit ish-kryetari i Ferizajt, Heset Maliqi – "Quza". Në një rrëfim ekskluziv për gazetën "Zëri", "Quza" tregon se si klubi i tij kishte shitur lojë prapa shpinës së tij. Ndërsa pohon se njerëz të ndryshëm i shkonin me para në dorë për të blerë lojë prej Ferizajt. Madje, "Quza" thotë se njeh asi "tregtarë të ndeshjeve" e që sot janë në Federatën e Futbollit të Kosovës

Futbolli i Kosovës po i përjeton ditët më tronditëse dhe më të vështira të paktën në periudhën e pasluftës. Skandalet që kanë të bëjnë me trukime të ndeshjeve vazhdojnë të dalin në shesh, shkruan sot gazeta “Zëri”..

Në fakt, që nga paslufta gjithnjë ka pasur dyshime të forta për kurdisje të një numri shumë të madh të ndeshjeve futbollistike, por vetëm në një rast u patën shqiptuar dënime, kurse të tjerat kishin kaluar lëre pa u dënuar, por as pa bërë zhurmë të madhe.

Mirëpo, diçka e pazakontë po ndodh këto ditë dhe skandalet po dalin në publik pandërprerë. Pas rastit të dyshimtë të së dielës Besa – Trepça dhe video-skandalit të së martës, të mërkurën në skenë doli Heset Maliqi – "Quza", ish-kryetari i klubit të futbollit të Ferizajt. "Quza" i ka hapur letrat dhe në një rrëfim ekskluziv për gazetën "Zëri" pretendon kurdisje të kahershme në futbollin e Kosovës, pjesë e të cilit ishte dikur, por që ishte larguar, siç thotë ai, pikërisht dukurive të tilla të zeza.

"Me u tërheq nga futbolli më ka shtyrë një detaj shumë i keq. Më është shitur një ndeshje pas shpine. Janë edhe incizimet ku shihet portieri që me duart e veta e fut topin në portë", ka deklaruar "Quza" për gazetën "Zëri".

"Paramendoje që shumica ose një pjesë e trajnerëve janë edhe profesorë në Fakultet. Ai trajner mund ta thërrasë lojtarin kundërshtar dhe e kërcënon me notë. Paramendo se sa mund të japë kontribut një lojtar ndaj trajnerit që e ka kundërshtar, kur pas një jave do të hyjë në provim", ka theksuar ai.

I shkonin me para në dorë për t'i blerë lojë!

Ish-kryetari i Ferizajt thotë se klubi të cilin e drejtonte e kishte shitur një ndeshje tinëz tij, ndërsa thotë se vetë kishte refuzuar oferta nga më të ndryshmet për të shitur lojë. Duke parë mënyrën e funksionimit të futbollit kosovar Heset Maliqi – "Quza" kishte vendosur të largohet nga Ferizaj dhe nga futbolli.

"Ne kemi qenë ndër ekipet e rralla që në sezonin 2012/13 e kemi siguruar hyrjen në Superligë shtatë javë para se të përfundonte kampionati. Të gjitha ndeshjet, përpos një prej tyre që e kemi fituar 1:0, i kemi fituar nga 3:0, 4:0 apo edhe 5:0. Për secilën kanë ardhur njerëz me lekë në dorë, bile një ekip prej tyre ka mbetur pa u futur në barazh për Superligë që ka humbur nga ne dhe një tjetër ka rënë nga Liga e Parë në të Dytën", thekson ai.

"Quza": Njoh shitblerës të ndeshjeve që sot janë në FFK!

Heset Maliqi – "Quza" thotë se njerëzit e klubeve të tjera që shkonin në Ferizaj për t'i blerë lojë nuk e takonin direkt atë, por i çonin zyrtarë të tjerë të Ferizajt, të cilët "Quza" i kishte bashkëpunëtorë në klubin bardhekaltër.

"Ata në fakt nuk kanë ardhur asnjëherë direkt të takohen me mua. Ata kanë ardhur në Ferizaj dhe kanë çuar njerëz të klubit tonë, të cilët sot janë në Federatë dhe e kanë luajtur rolin e ndërmjetësuesit. Ata që kanë kërkuar t'ua lëshojmë lojën kanë thënë se ju japim para për sezonin e ardhshëm, etj.", ka thënë ai.

"Quza": FFK-ja ka pasur njohuri për këto

Ish-numri 1 i Ferizajt në rrëfimin ekskluziv për "Zërin" thotë se kurdisjet në futbollin kosovar kanë qenë "sekrete të ditura". Madje, ai thotë se Federata ka pasur njohuri për krejt ato dukuri që ndodhin në futbollin tonë.

"Ta them të drejtën, kur doli skandali i fundit unë i shihja njerëzit që i njoh që kanë bërë dallavere dhe kishin shkruar status 'turp, turp i madh'. Hipokrizia është shumë e poshtër", thotë ai. "Kurdisja e ndeshjeve ka qenë një sekret i hapur, nuk besoj që nuk e ka ditur Federata apo të tjerët. Më duket se kemi shkuar me atë thënien: kemi probleme më të mëdha sesa të shitet një lojë. Patjetër që ka pasur njohuri edhe FFK-ja", pohon "Quza".

"Quza": Edhe në futboll po votojnë të "vdekurit"

Duke e rrëfyer të kaluarën e tij në futbollin e Kosovës, prej të cilit thotë se e kishin shtyrë të largohet pikërisht dukuritë e ndryshme negative, ish-kryetari i Ferizajt ka dërguar kritika edhe në adresë të FFK-së.

"Derisa sot në zgjedhje FFK-ja e udhëhequr nga Fadil Vokrri arrin të krijojë klube të reja në Ferizaj ka klub që nuk ekziston, por që merr pjesë në Kuvend edhe ai shkon ia siguron 7-8 vota të rajonit të Ferizajt. Klube që nuk ekzistojnë. Ne jemi duke u marrë shumë me zgjedhjet komunale apo nacionale, se po votojnë të vdekurit. Por, edhe në Federatën e Futbollit votojnë të vdekurit. Një klub që nuk ekziston është i vdekur, joekzistues", thotë ai, duke shprehur krenari, siç thotë ai, për ndershmërinë që ka treguar në futbollin e Kosovës në një klimë e ambient të çuditshëm.

"Gjatë tërë kohës sa kam qenë kryetar, kam dalë vetëm 232 euro minus nga raporti financiar që e kanë bërë ata vetë, pa qenë unë pjesëmarrës fare. Më kanë akuzuar se kam vjedhur. Unë e kam rregulluar stadiumin me 25 mijë euro, ndërsa të tjerët me 250 mijë. E kam futur me 8,500 euro ujin ndër tokë, që është digjital. Këta njerëz janë munduar të më degradojnë për shkak të frikës se do të dal dhe do të flas për shitje të lojës. Në kohën kur unë isha kryetar harxhimet mujore në klub kanë qenë deri në 9 mijë euro. Një vit para meje, që e ka mbajtur dikush tjetër klubin, shpenzimet kanë qenë 3,500 euro në muaj. E ata e kanë pasur buxhetin për 10,000 euro më shumë se unë, është një anomali. Unë kam hyrë aty me sinqeritetin më të madh sepse e kam dashur futbollin. Pastaj e kam parë që aty është njëfarë vorbulle që nëse nuk tërhiqesh të përpin me vete", përfundoi ai. /Zëri/

AONET: Komuna e Ferizajt, rikthen në punë zyrtarin për marrje të ryshfetit!

Posted: 06 Apr 2017 04:00 AM PDT

Ferizaj, 6 prill 2017: Rrjeti i OJQ-ve AVONET, është thellësisht i shqetësuar me skandalin nga komuna e Ferizajt me të cilën ky institucion ka rikthyer në punë zyrtarin për marrje të mitos – ryshfetit.

Duke parë dukurin e korrupsionit si një prej fenomeneve të rrezikshme në institucionet shtetërore ku në vazhdimësi nga faktori ndërkombëtar, konkretisht BE-ja ka ven kriter luftimin dhe parandalimin e korrupsionit, fatkeqësisht ky rast tregon të kundërtën që institucionet tona, në thekës të veçantë Komuna e Ferizajt nuk po tregon një gatishmëri të tillë.

AVONET, ka monitoruar rastin dhe ka kërkuar qasje në dokumentet publike tek institucione, duke marr aktgjykimet më të cilën janë shpallur nga Gjykata Themelore e Ferizajt.

Zyrtari i Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari në Komunën e Ferizajt me datën 8.05.2015 me PKR. Nr 238/2014 ishte shpallur fajtor z. Muhamrt Kalanicen nga Gjykata Themelore e Ferizajt, me këtë rast ka kryer vepër penal marrje e ryshfetit nga neni 343 par.1 të KPK-së, të cilit Gjykata Themelore e Ferizajt i kishte shqiptuar dënim burgu në kohëzgjatje prej 3 muaj, i cili dënim konform nenit 38 par.3 të KPK-së i zëvendësohet me dënim me gjobë, në lartësi prej 1,000.00 euro.

Shoqëria civile kishte reaguar që ky zyrtarë vazhdon të merr ryshfet dhe keqpërdor detyrën zyrtare, por komuna e Ferizaj përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë nuk i kishte marr parasysh shqetësimet tona.

Kjo drejtori në vitin 2015, zyrtarin e lartpërmendur kishte vlerësuar performancën e tij me notë 4.6 që do të thotë me notë të shkëlqyeshëm poashtu edhe në vitin që shoqëria civile kishte ngritur shqetësimin se ky zyrtarë është keqpërdor detyre zyrtare, eprorët e tij në 2016 është notuar me notë prej 4.1 të përformancës së tij.

Me datën 19.01.2017, rreth orës 19.00 z. Muhamet Kalanica, me pozitë mbikëqyrës i pylltarin në rajonin e fshatit Jezercë në mënyrë të drejtpërdrejt kishte marr ryshfet ku dhe Policia e Kosovës kishte arrestuar dhe organet e drejtësisë kishin dhënë paraburgim.

Gjykata Themelore e Ferizajt në aktgjykimin me datë 27.02.2017 me PKR. nr. 22/17, ka shpallur fajtor z. Muhamet Kalanicen me dënim burgu në kohëzgjatje prej 6 muaj dhe më dënim me gjobë prej 400 euro, me vepër penale marrja e ryshfetit nga neni 428 par. 2 të KPRK-së.

Komuna e Ferizaj, zyrtarin Muhamet Kalanicen ka rikthyer në punë me vendim të Komisionit disiplinor, që bie në kundërshtim me LIGJ PËR SHËRBIMIN CIVIL TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, respektivisht me nenin 63, masat disiplinore dhe menaxhimi i kontesteve – përgjegjësit, pika 4 dhe Neni 90, përfundimi i marrëdhënies së punës, pika 2.4.

AVONET kërkon nga kryetari i Komunës së Ferizajt z. Muharrem Sfarqa që ta shfuqizoj vendimin e komisionit disiplinor dhe të merr masa në përputhshmëri me dispozitat ligjore të Republikës së Kosovës, ta respekton aktgjykimin e gjykatës për personin ne fjalë, poashtu të ndërmarr masa ndëshkuese edhe ndaj zyrtarëve të përfshirë në këtë skandal duke filluar nga drejtori i drejtorisë dhe personave tjerë të përfshirë në këtë proces.

Krijohet xhaketa inteligjente, Google dhe Levis çudisin njerëzimin

Posted: 06 Apr 2017 01:57 AM PDT

Google dje në konferencën për medie ka bërë të ditur se është duke punuar me firmën e famshme të veshmbathjeve "Levi's" për të krijuar një xhaketë të mençur.

 Xhaketa do të mund të ndërveprojë telefonat e mençur dhe dhe lejon ndërrimin e muzikave, të pranoni thirrje dhe të qaseni në navigacion.

Partneriteti i Google me Levi's fillimisht ishte prezantuar vitin e kaluar, por këto dy kompani deri më tani nuk kishin zbuluar se si kompania e veshmbathjeve do ta zbatonte projektin teknologjik "Jacquard".

Projekti i teknologjisë "Jacquard", përfshinë sensorë të prekjes në veshmbathje që ta bëjë atë një pajisje të mençur,shkruan standard.al.

Kjo xhaketë sipas Levi's është që të bëjë veshmbathjet edhe moderne edhe të ketë teknologji praktike në të. Kjo xhaketë fillimisht do të lansohet si version testues Beta, para se të lansohet versioni final i saj në pranverë të vitit 2017, thonë nga Google. Çmimi i xhaketës së mençur ende nuk është bërë i ditur.

Posted: 06 Apr 2017 01:53 AM PDT

Hulumtimet tregojnë se gati 90 për qind e njerëzve të paktën një herë në jetë e përjeton eksperiencën e një sulmi të panikut.

Një ndjenjë e pakëndshme frike, pafuqisë, pasigurisë, e cila zakonisht ndjek humbjen e ajrit, marramendjen dhe rrahje të shpejtë të zemrës, në kohën e sulmit, e paralizon të gjithë trupin. Pavarësisht ndjenjës së tmerrshme, sulm i panikut është vetëm një ndjenjë e rastit dhe më e rëndësishme është që sa më shpejt të qetësoni sistemin nervor.

Disa prej këtyre këshillave mund t'ju ndihmojnë që më lehtë dhe më shpejt të kapërceni këtë përvojë të pakëndshme.

Frymarrja nga stomaku

Në momentin e sulmit të panikut duhet frymë “nga barku” ose diafragma, jo nga gjoksi, sepse kjo mund të përkeqësojë sulmin. Nëse e gjeni veten në këtë situatë, duke marrë frymë nga stomaku, vendosni duart në brinjët e poshtëm që të ndjeni se si ngriten dhe ulen. Përqëndrohuni në frymarrjen tuaj, ndërsa ju e bëni këtë mund të numëroni për t'a bërë më të lehtë dhe në këtë rast zgjateni më shumë kohën kur qitni frymën se kur e merrni.

Uluni

Gjatë sulmit, ankthi dhe frika, në të shumtën e rasteve, bën që të rritet panika edhe më tej dhe fillon ecja me shpejtësi, e kjo është e gabuar, thonë ekspertët. Me ecje të shpejtë e përshpejtoni punën e sistemit autonom nervor dhe gjendja juaj bëhet edhe më e keqe. Në kohën e sulmit më së miri është që të uleni sepse ashtu gradualisht do të qetësoni sistemin tuaj nervor.

Mendime të këqia

Kur ju kapë paniku është e vështirë të mos mendoni për atë që po ndodh dhe të mos imagjinoni skenarin më të keq, por vetëm atëherë gjëja më e rëndësishme është heqja e mendimit tuaj për sulmin dhe mendoni diçka që nuk ka të bëjë asgjë me të. Mendoni për një ngjarje të këndshme, kështu që do të qetësoheni nga shqetësimi që çoi në një sulm paniku. Nëse kjo nuk ka sukses, përqëndrohuni dhe numëroni prapa prej numrit 100.

Shmangni shkaktarin

Stimulues të tillë si kafeina ose nikotina konsiderohen si një nga shkaktarët për një sulm paniku, kështu që ekspertët rekomandojnë që t'i shmangni sa më shumë që është e mundur, veçanërisht nëse sulmet ju ndodhin shpesh.

Pini çaj

Për të lehtësuar ankthin rekomandohet konsumimi i anksiolitikëve natyrorë, të tillë si çaji i kamomilës apo balsami, që veprojnë si qetësues

Keni inflamacion të fshikzës urinare: Ja si ta zgjidhni me produkte natyrore

Posted: 06 Apr 2017 01:51 AM PDT

Kushdo që ka pasur inflamacion të fshikzës e di se sa i dhimbshëm dhe i vazhdueshëm mund të jetë. Është ndjenja që duhet të shkoni në toalet, edhe pse nuk keni sukses, ndjeni dhimbje dhe presion. Edhe nëse arrini që të urinoni, ndjeni dhimbje. Por disa antibiotikët natyrorë mund të ndihmojnë në mënyrë efektive te inflamacioni i fshikzës.

Për infeksion të traktit urinar, ose inflamacioni i fshikzës, në 90 për qind të rasteve, fajtor konsiderohet bakteret escherichia coli. Por që ky problem të zgjidhet në mënyrë të natyrshme po ju sjellim një nga antibiotikët më të njohur natyrorë, i cili që nga përdorimi i parë do të heqë këtë problem të pakëndshëm. Edhe pse shumë baktere nganjëherë dinë të kthehen si bumerang, janë disa barëra natyrore që mund të parandalojnë këtë.

Kur katër përbërës natyral bashkohen, fitojmë një ilaç të fuqishëm, i cili ndihmon edhe ata që kanë luftuar me këmbëngulje për vite të tëra kundër këtij bakteri.

Receta për antibiotikun natyral kundër inflamacionit të fshikzës

Nëse përzihen në masën e duhur, rrënja e majdanozit, limon, mjalta dhe vaj i ullirit me veprimtarinë e tyre të fuqishme antibiotike dhe antivirale do të largojnë bakteret bezdisshme. Përbërësit:

250 g rrënjë majdanoz

250 g limon me lëkurë

250 g mjaltë

2 dcl vaj ulliri

Përgatitja:

Rrënjët e majdanozit dhe lëvorja e limonit të prehen imtët, pastaj të gjithë përbërësit, duke përfshirë mjaltën dhe vajin e ullirit, të përzihen me një përzierës elektrik.

Do të fitoni një masë të butë që duhet të mbahet në frigorifer. Çdo mëngjes duhet marrë një lugë gjelle.

Shënim: Mjaltin duhet blerë tek një bletar i njohur, limoni duhet patjetër të jetë i shtëpisë, i pa spërkatur. Nëse limonin e bleni në dyqan lëreni të qëndrojë në ujë të ftohtë ku shtoni pak sode bikarbone. Pas kësaj shpërlajeni mire me ujë. Rrënja e majdanozit poashtu duhet larë mirë