Ora News: “Vuçiç: Vazhdojmë rrugën europiane. Mbajmë afër Kinën e Rusinë” plus 9 more

Ora News: “Vuçiç: Vazhdojmë rrugën europiane. Mbajmë afër Kinën e Rusinë” plus 9 more


Vuçiç: Vazhdojmë rrugën europiane. Mbajmë afër Kinën e Rusinë

Posted: 03 Apr 2017 12:30 AM PDT

Me 55% të votave, Alexandër Vuçiç dominoi zgjedhjet presidenciale në Serbi, duke fituar ato që në raundin e parë.

Triumfi i tij ishte i pritshëm, pasi ishte pasqyruar edhe në sondazhet e shumta të realizuara më parë. Në fjalimin e fitores, Vuçiç përsëriti vizionin e tij për vendin, duke thënë se rruga e integrimit në BE do të vijojë, por duke mos shkëputur lidhjet tradicionale me Rusinë dhe Kinën. Ndjekësi më i afërt i Vuçiç ishte Sasha Jankovic, i cili bëri për vete, vetëm 16% të elektoratit.

Beograd- Ashtu sikurse ishte parashikuar edhe nga sondazhet e shumta, zgjedhjet në Serbi nuk patën surpriza, teksa Alexandër Vuçiç regjistroi një fitore bindëse me 55% të votave, ndërkohë që ndjekësi i tij, Sasha Jankovic, nuk mundi të shkojë më shumë se shifra 16%.

Në këtë mënyrë, lideri i Partisë Përparimtare Serbe konfirmoi shkallën e lartë të mbështetjes që gëzon në rradhët e qytetarëve. Në fjalimin e tij fitores, Vuçiç bëri të qartë edhe njëherë vizionin e tij për të ardhmen e vendit, duke thënë se Serbia do të vijojë rrugëtimin drejt BE-së, por nuk do të prishë lidhjet tradicionale me Rusinë dhe Kinën.

"Për mua është e rëndësishme se këto zgjedhje demonstruan se shumica madhore e qytetarëve serbë duan vazhdimin e rrugës europiane, por sigurisht duke mbajtur marrëdhënie të afërta me Rusinë dhe Kinën."

Më tej, Vuçiç falenderoi Kancelaren Merkel dhe Presidentin Putin me të cilët u takua edhe gjatë fushatës presidenciale. Reagimet nga ana e kandidatëve të tjerë kanë qënë të vakëta nisur edhe nga rezultati i dobët i regjistruar prej tyre. Megjithatë, ata nuk nguruan ta quajnë Vuçiç një autokrat që po mundohet të konsolidojë gjithnjë e më tepër pushtetin në Serbi.

Lideri i Partisë Përparimtare Serbe do të hyjë zyrtarisht në Presidencë në fund të muajit Maj dhe deri atëherë do të duhet të japë dorëheqjen nga posti i Kryeministrit të vendit.

Presidenti në Serbi, nuk ka pushtet ekzekutiv, por shihet si simbol uniteti kombëtar dhe ka detyra të tjera ceremoniale. Megjithatë, ekspertët kanë shkruar vazhdimisht se Vuçiç do të vijojë të ketë ndikim në skenën politike vendase duke ruajtur kontrollin mbi partinë e tij.

Në kushtet kur posti i Kryeministrit do të vijojë të mbetet vakant, Partia Përparimtare Serbe ka nisur që të shqyrtojë edhe një sërë alternativash për të plotësuar vendin që do të lërë bosh Alexandër Vuçiç.

Lista e kandidatëve kryesohet nga Ministri Aktual i Financave, Dushan Vujoviç, ndërkohë që janë lakuar edhe si alternative të mundshme, Ministrja e Administratës Shtetërore, Ana Brnabic si dhe ish-ministri i drejtësisë, Nikola Selakovic.

/Oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Manjani s’ndalet: Duhet pastruar Policia që të ç’kanabizohet Shqipëria!

Posted: 03 Apr 2017 12:22 AM PDT

Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar edhe sot shkarkimet e një ditë më parë në rradhët e policisë së Lezhës dhe Kurbinit.

Në një postim në twitter, Manjani thotë se ka edne shumë policë edhe një qarqe të tjera të vendit që duhet larguar.

"Ka ende shumë policë, të policisë që deshën, në Vlorë, Sarandë, Gjirokastër e Durrës! Duhet pastruar Policia që të ç’kanabizohet Shqipëria!"

Shefi i Komisariatit të Kurbinit, Feliks Hysi si dhe 5 punonjës të drejtorisë së policisë vendore Lezhë dhe komisariatit Kurbin u përjashtuan të dielën nga radhët e policisë së shtetit pasi kanë favorizuar kultivimin e lëndëve narkotike.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako tha se masat janë marrë pas konstatimit të një parcele me 513 fidanë kanabis në rrethin e Kurbinit, të cilën punonjësit nuk e kishin evidentuar.

Lexo më shumë:

Lejuan kultivimin e drogës, përjashtohen 6 zyrtarë policie

Manjani: Ky është dhe fundi i Policisë që deshën!

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Peshohet droga në Mat, u kapën 2 ton e 55 kg kanabis, një në pranga

Posted: 03 Apr 2017 12:10 AM PDT

2 ton e 55 kg është sasia e drogës së sekuestruar një ditë më parë në Mat. Lënda narkotike u gjet në një kontenier në njësinë administrative Baz, ku më herët në një tunel u gjet 200 kg kanabis.

Gjithashtu, në kontenier është gjetur edhe një armë zjarri kallashnik

Për lëndën narkotike është arrestuar një person, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër.

Nga ana e policisë vijonë hetimet.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

“PS-LSI bashkë edhe për 4 vjet”. Rama-Meta 4 orë darkë tek “Pazari i ri”

Posted: 03 Apr 2017 12:00 AM PDT

Burime për Ora News konfirmojnë se është arritur një marrëveshje e re mes PS dhe LSI për 4 vitet e ardhshme.  

Konfirmohet se koalicioni PS-LSI drejt një fillimi të ri. Gjithashtu është arritur marrëveshje dhe për presidentin e ri.

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta për katër orë darkuan në një restorant pranë Pazarit të Ri në Tiranë mbrëmjen e së dielës 2 prill 2017.

Darka 4 ore 

Në darkë kanë qenë dhe kryetari i bashkisë Erion Veliaj dhe ministri i Drejtësisë Petrit Vasili.

Ata dolë të qetë nga lokali dhe disa burime mbrëmë deklaruan se kanë dalë të kënaqur lidhur me rezultatin e takimit që mund të shënojë një fillim të ri për koalicionin.

Zyrtarisht ende nuk ka asnjë vendim sa i takon  të ardhmes së koalicionit por mendohet se bashkë me vendimin për koalicionin është vendosur dhe zgjedhja e presidentit të ri, por nuk bëhet publike vendimi.

Kryeministri Rama dhe kreu i LSI-së Meta të shoqëruar nga Veliaj dhe Vasili përmbyllën darkën në orën 01:00 pas mesnate.    

Darka Rama-Meta u zhvillua pas një sërë deklaratash të paqarta në distancë mes dy krerëve të partive PS dhe LSI, nëse do të vijojnë koalicionin apo jo.

Pas ftesës që i bëri Rama në Asamblenë e PS, mesditën e se dieles pritej një prononcim i kreut të LSI në Fier, prononcim i cili në fakt u anulua.

.

Rama deklaroi ne Asamble: Meta të vendosë. Me apo pa LSI, vijojmë përpara!

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kapen 26 kg kanabis në një automjet, arrestohet i riu

Posted: 02 Apr 2017 11:57 PM PDT

Policia e Vlorës sekuestron 26 kg kanabis. Lënda narkotike u gjet në një automjet i cili drejtohej nga 21 vjeçari Monsiljo Shia.

“Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se po qarkullonte një automjet i cili dyshohej se po transportonte lëndë narkotike, menjëherë filloi ndjekja e këtij mjeti derisa u bë i mundur bllokimi i tij në aksin rrugor Vlorë – Babicë e Madhe.

Nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip Volkswagen Passat, me targë VL 7937 C, shërbimet kanë konstatuar të fshehur në bagazh një sasi me lëndë narkotike, e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva, e ndarë nëpër 4 thasë sintetikë të futura nëpër qese të zeza plastike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”.

Blutë sekuestruan lëndën narkotike, ndërsa bënë dhe arrestimin në flagrancë të të riut për veprën penale "prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike".

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Rreziku bërthamor nga Koreja e Veriut, Trump: Zgjidhje edhe pa Kinën

Posted: 02 Apr 2017 11:29 PM PDT

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të “zgjidhin” kërcënimin bërthamor nga Koreja e Veriut, me ose pa ndihmën e Kinës.

“Nëse Kina nuk do të zgjithë këtë problem me Korenë e Veriut, do ta zgjidhim ne. Kjo është gjithçka çfarë po them" u shpreh ai në një intervistë për Financial Times.

I pyetur nëse mendon se do të mund të arrijë këtë sukses i vetëm, ai u përgjigj: “Plotësisht.”

Deklaratat e Trump vinë përpara vizitës së planifikuar nga presidenti kinez Xi Jinping gjatë kësaj jave në SHBA.

“Kina ka ndikim të madh mbi Korenë e Veriut. Ajo do të vendosë nëse do të na ndihmojë me Korenë e Veriut ose jo. Nëse ata e bëjnë këtë do të jetë shumë mirë për Kinën, nëse jo nuk do të jetë mirë për asnjë".

Ekziston frika se Pheniani përfundimisht mund të zhvillojnë aftësinë për të nisur raketa bërthamore me rreze të gjatë, të afta për të goditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Përmbytjet në Kolumbi, 254 të vdekur, mes viktimave dhjetëra fëmijë

Posted: 02 Apr 2017 11:12 PM PDT

Rritet bilanci i viktimave si pasojë e rrëshqitjeve të dherave nga përmbytjet masive dhe moti i keq në Kolumbi.

Mediat ndërkombëtare raportojë se 254 persona kanë humbur jetën, ndërsa 203 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga përmbytjet në të paktën 17 lagje të qytetit MoCoâ me 45.000 banorë.

Në mesin e viktima janë edhen 62 fëmijë, prej të cilëve janë identifikuar vetëm 34.

Sakq raportohet se në mesin e viktimave ka edhe shtetas të huaj. Deri tani flitet për 2 shtetas italianë, 1 rus dhe 2 izraelitë.

Reshjet e dendura të shiut përmbytën qytetin e MoCoâ në jug-perëndim të vendit, duke sjellë me vete baltë, gurë, pemë dhe shumë mbetje të tjera.

 Lagje të tëra janë varrosur totalisht dhe shumë të tjera janë boshatisur pas evakuimit të banorëve.

 Presidenti Juan Manuel Santos ka deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme në rajon dhe fluturoi në zonat e prekura për të mbikëqyrur përpjekjet e shpëtimit.

 Forcat ajrore kolumbiane kanë nisur operacionet ndihmave për banorët që kanë mbetur pa ujë të pijshëm, pa energji elektrike, pa veshje e ushqime, apo edhe pa medikamente.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Vuçiç President: Fitorja ime është e qartë si kristal

Posted: 02 Apr 2017 10:58 PM PDT

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të së dielës. Nga votat e numëruara, ai fitoi mbi 55 përqind.

“Fitorja ime është e qartë si kristal. Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për ne, e cila tregon se çfarë drejtimi duhet të marrë Serbia”, tha Vuçiq, i cili është zotuar se do ta anëtarësojë Serbinë në Bashkimin Evropian, porse do të forcojë edhe marrëdhëniet me Rusinë.

Në Kosovë, rreth 39 përqind e qytetarëve serbë me të drejtë vote morën po ashtu pjesë në zgjedhjet presidenciale serbe që u organizuan në territorin e Kosovës.

Procesi i grumbullimit të votave u udhëhoq nga misioni i OSBE-së në Kosovë, që hapi 4 qendra dhe 16 degë në veri dhe jug të vendit.

OSBE-ja dhe Policia e Kosovës e cilësuan të qetë dhe pa probleme gjithë procesin e grumbullimit të votave.

Në mbyllje të procesit të votimit, kutitë u dërguan në Serbi për shkaqe, siç u tha, sigurie.

Zgjedhjet presidenciale serbe u zhvilluan në territorin e Kosovës sipas një marrëveshjeje të arritur me misionin e OSBE-së dhe Qeverinë e Kosovës./REL/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Identifikohet shqiptari i vrarë në Greqi

Posted: 02 Apr 2017 01:50 PM PDT

 

Identifikohet 35-vjeçari shqiptar, i cili u vra në Athinë. Ai është Ilia Qerim Kulli, nga qyteti i Vlorës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Menidhi të Athinës, ku shqiptari është goditur me dy plumba në koke dhe në kraharor.

Sipas dëshmitareve okulare ai ndodhej në makinen e tij, kur u qëllua. Edhe pse i plagosur rëndë, e ka ngarë makinën për rreth 800 metra dhe pastaj është përplasur para një kafeterie, ku ishte klient i rregullt.

Pikërisht pronari i lokalit e ka marrë me makinën e vet dhe e ka çuar në spital, ku u konstatua se kishte vdekur. Po sipas dëshmitarëve, agresoret ishin dy persona me motor.

Sipas policisë, ngjarja mund të ketë ndodhur për larje larje hesapesh, pasi 35-vjeçari ishte i skeduar për trafik droge. Por, fqinjët kanë deklaruar në polici se viktima merrej me shitblerje makinash të përdorura dhe se nuk ishte aspak problematik.

Greqi, ekzekutohet në makinë me dy plumba 35-vjeçari shqiptar

/Ora News/

 

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

KFOR mbështeti zgjedhjet serbe në vendet me popullsi serbe në Kosovë

Posted: 02 Apr 2017 01:43 PM PDT

KFOR-i ka bërë të ditur se ka mbështetur zgjedhjet serbe në vendet me popullsi serbe në Kosovë. 

Në komunikatën për media të lëshuar nga KFOR-i, thuhet se gjatë fundjavës ky mision ka kontribuar në zhvillimin efektiv të zgjedhjeve serbe në vendet e banuara me popullsi serbe në Kosovë, në mbështetje të OSBE-së dhe ofruesve lokalë të sigurisë.

Derisa prania statike dhe e lëvizshme e KFOR-it ishte e garantuar në afërsi të tetë qendrave më të rëndësishme të mbledhjes së votave të identifikuara nga OSBE-ja, koordinimi me Policinë e Kosovës, EULEX-in dhe OSBE-në ishte i shkëlqyer.

"Në përputhje me mandatin e tij aktual, KFOR-i vazhdon të veprojë në mënyrë të paanshme, me maturi dhe në mënyrë të vendosur për të kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për gjithë popullin e Kosovës", thuhet në komunikatën e KFOR-it.

/Telegrafi/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter