Ora News: “Vlorë, tritol makinës së Bashkim Brahimajt, në 2014 iu vra vëllai” plus 9 more

Ora News: “Vlorë, tritol makinës së Bashkim Brahimajt, në 2014 iu vra vëllai” plus 9 more


Vlorë, tritol makinës së Bashkim Brahimajt, në 2014 iu vra vëllai

Posted: 09 Apr 2017 11:36 PM PDT

Një sasi eksplozivi është vendosur në makinën e shtetasit Bashkim Brahimaj në Vlorë, vëllait të biznesmenit të ndërtimit Isuf Brahimajt, i cili është ekzekutuar me tritol në vitin 2014.

Policia thotë se në pjesën e poshtme të makinës benz furoistradë me targa AA 952 NA të 44-vjeçarit Bashkim Brahimaj ishte vendosur një sasi prej 200 gram tritoli. Makina ishte e parkuar poshtë pallatit, kur Brahimaj ka vënë re tritolin. Ai shoqërohej bashkë me vajzën të cilën do ta çonte  për në shkollë.

Bashkim Brahimaj në dokumenta njihet me emrin Ermal Brahimaj. 

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur sot në mëngjes (10 prill) në “Rrugën e Çipajve”, të qytetit të Vlorës dhe fatmirësisht makina nuk ka shpërthyer. Forca të shumta xheniere kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe pritet të kryejne çaktivizimin.

Ende nuk dihen autori/autorët që kanë vendosur sasinë e eksplozivit.

Në 7 mars të këtij vitit familjes Brahimaj iu sekuestrua edhe hoteli 5 katësh Hoteli është në pronësi të Shpëtim Brahimaj, babai i Ermal Brahimaj dhe Isuf Koka (Brahimaj), i ekzekutuar. 

Si u vra Isuf Brahimaj

 Automjeti 'Mitsubishi' i bardhë, fuoristradë, me targa AA 848 XJ në të cilin udhëtonte Isuf Brahimaj dhe një vajzë 19 vjeçare shpërtheu në flakë ndërsa ishte në lëvizje.

Vendi i ngjarjes i ngjante një fushë lufte, ku shpërthimi dëmtoi totalisht mjetin dhe dëmtoi disa fasada xhamash të pallateve aty pranës.

Viktima, Isuf Brahimaj u gjet i pajetë, totalisht i shkrumbuar në derën e parme të mjetit. Ndërkohë forca e shpërthimit, duket se ka nxjerrë jashtë pasagjeres, 19-vjeçare. I plagosur nga ngjarja mbetiedhe një kalimtar i rastit, i cili u transportua drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet atëherë dyshohej se shpërthimi ka qënë i telekomanduar me celular, cka e bënte të vështirë punën e hetuesve, pasi shpërthime të tilla nuk lënë gjurmë.  Emri i Isuf Brahimaj nuk ishte i panjohur për policinë e Vlorës, nga ku mësohej se i kishte shpëtuar dy atentateve të tjera që ishin kryer ndaj Brahimajt, i njohur si biznesmen ndërtimi dhe familjarëve të tij

Atëherë u mësua se emri i Isuf Brahimaj dhe vëllait të tij ndodheshin në listën e  vrasësit serial Julian Sinanaj, i cili ndodhet në qeli.

Lexo me shume:

Vlorë, konfiskohet hoteli Brahimajve, djali u vra në gusht 2014

Vrasja e Isuf Brahimajt, atentati që tronditi Vlorën në gusht 2014

Vlorë, hidhet në erë makina e biznesmenit Brahimaj. Sinanaj pati frikë ta vriste

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Gjendet një makinë e djegur, dyshohet e atentatorëve të Elidon Mehmetit

Posted: 09 Apr 2017 11:13 PM PDT

Një makinë e djegur është gjetur në afërsi të "Urës së Mifolit". Makina BMW dyshohet se i përket autorëve të atentatit të mbrëmshëm, ku mbeti i vrarë Elidon Mehmeti 35 vjeç.

Sipas policisë mjeti është gjetur në anë të rrugës Fier – Vlorë, në fshatin Ferras.

Dy të shoqëruar

Ndërkohë policia ka shoqëruar 2 persona në komisariat për të hedhur dritë mbi vrasjen e Elidon Mehmetit.

Elidon Mehmeti u ekzekutua mbremjen e 9 prillit

35-vjeçari Elidon Mehmeti u ekzekutua mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00.

Ngjarja ndodhi në lagjen "Pavarësia", në zonën e Skelës. " Elidon Mehmeti ka qenë në mjetin tip "Ford", me targa AA 709 HM, përballë një hoteli, kur është qëlluar me armë zjarri" informon policia e Vlores.

"Numërohen mbi 18 shenja te plumbave ne makinen e kuqe ku ndodhej viktima, ndërsa xhamat anësore te makines jane thyer. Nderkohe qe ne toke duken njollat e gjakut"  na raporton gazetarja e Ora News Jerola Ziaj nga vendi i ngjarjes.

Ne foto: I ekzekutuar Elidon Mehmeti 9 prill 2017, Vlore

Ne foto: I ekzekutuar Elidon Mehmeti 9 prill 2017, Vlore

Lexo me shume: 

Elidon Mehmeti u ekzekutua diten e djeshme (9 prill)

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Historia e dy peshkatarëve italianë të mbytur në Adriatik. Trupat u gjetën në brigjet shqiptare

Posted: 09 Apr 2017 10:35 PM PDT

Po mbushen një muaj nga zhdukja në ujërat e Adriatikut e 2 peshkatarëve italianë Giuseppe Lanzilloti 46 vjec e Francesco De Biasi 48 vjec.

Familjarët konfirmojnë gjetjet e trupave të tyre në brigjet shqiptare, ndërsa nga autoritetet shqiptare nuk ka ende një prononcim zyrtar mbi ngjarjen.

Ora News në kontakt të drejtpërdrejtë me kolegët italianë të redaksisë së “Quotidiano di Puglia” të cilët po ndjekin eksluzivisht ngjarjen, ka konfirmimin e familjes së peshkatarit Francesco De Biasi 48 vjec, se trupi i tij është gjetur pak ditë më parë në afërsi të brigjeve të Durrësit. Vëllai e djali i tij gjënden aktualisht në Tiranë ku kanë njohur dhe identifikuar trupin e viktimës.

Gjithashtu Ora News ka kontaktuar dhe me zotin Vito Cellie, avokatin e familjes së peshkatarit tjetër Giuseppe Lanzilloti 46 vjeç, i cili informon se familjarët e tij kanë mbërritur sot në Shqipëri, duke u nisur mbrëmë nga Italia me anë të tragetit të linjës Bari-Durrës.

Familja e peshkatarit Giuseppe Lanzilloti ka udhëtuar në Shqipëri për të identifikuar trupin e të dashurit të tyre. Po ndërsa për peshkatarin Francesco De Biasi, konfirmohet vendgjetja e trupit të tij në afërsi të Durrësit, për Giuseppe Lanzilloti informacionet jo zyrtare flasin për gjetjne e tij në afërsi të brigjeve të Vlorës.

Avokati Cellie na informon se gjatë ditës së sotme do të kemi më shumë detaje mbi këtë fakt.

Po cfarë ka ndodhur me 2 peshkatarët italianë? Cilat janë arsyet e kësaj tragjedie?

Pikëpyetjet e kësaj ngjarje janë të shumta që nga nisja e tyre drejt Adriatikut.

Giuseppe Lanzilloti e Francesco De Biasi janë dy peshkatarë me eksperiencë. Deti është jeta, puna, pasioni i tyre. Në parditen e 14 marsit, Francesco De Biasi ankoron varkën e tij së bashku me mjetet e peshkimit në portin e vogël të qytezës së Torre Santa Sabina në provincën e Brindizit, ndërsa Giuseppe Lanzilloti nuk zotëron një varkë në pronësi të tij. Rreth  orës 12, dy peshkatarët italianë takohen së bashku në komunën e Carovigno po në provincën e Brindizit. Në brigjet e kësaj komune e në bordin e një mjeti lundrues në pronësi të një personi të tretë, ata janë nisur drejt Adriatikut.

Këtu lind pikëpyetja e madhe e kësaj ngjarje. Pse ata duhet të lundronin me një mjet tjetër lundrues e pa marrë me vete mjetet e tyre të peshkimit?

Mjeti lundrues me të cilë u nisën ishte i gjatë rreth 6-7 metra në ngjyrë të bardhë, me një vijë blu e mbi të gjitha i pajisur me 2 motorra të fuqishëm jashtë bordit.

Pikëpyetja e dytë e kësaj ngjarje ka të bëjë me kushtet atmosferike të ditës së 14 marsit. Deti ishte i trazuar në shkallën 5 e moti mjaft i keq. Cilat ishin arsyet që dy peshkatarë me eksperiencë si ata pranojnë të lundrojnë në një det e mot të tillë e me një mjet lundrues që nuk ishte i tyre e që nuk e njihnin mirë?

Kontaktin e fundit dy peshkatarët italianë e kanë me pronarin e këtij mjeti lundrues, të cilin në mbrëmjen e datës së 14 marsit e telefonojnë duke i kërkuar ndihmë pasi janë duke u mbytur.

Të nesërmen më datë 15 mars familjarët e dy peshkatarëve italianë informojnë autoritetet detare që më orën 15.00 të po kësaj dite nisin kërkimet nga deti e ajri për gjetjen e tyre.

Kërkimet vazhdojnë pa sukses deri më 17 mars e prej kësaj dite asnjë  tjetër lajm mbi fatin e peshkatarëve italianë.

Vetëm dy ditë më parë, të gjitha mediat italiane shpërndajnë informacionin se trupat e tyre janë gjetur në bregdetin shqiptar, por deri më tani nga autoritetet shqitpare nuk ka një zyrtarizim të ngjarjes.

Por pikëpyetjet mbi fatin e 2 peshkatarëve italianë vazhdojnë ende. Familjarët e tyre përmes avokatit që i asisiton, kërkojnë të dinë;

1- Cilat janë arsyet e vdekjes së  Giuseppe Lanzilloti e Francesco De Biasi ? 
2- Nëse ata janë mbytur,  ku është vendodhja ekzakte e kësaj tragjedie? Ku janë rekuperuar trupat e tyre? 
3- Ku ka përfunduar mjeti lundrues i tyre; Është mbytur? Është rekuperuar? A është gjetur në bregdetin shqiptar?

4- A është bërë autopsia e trupave?

Avokati Vito Cellie sqaron se familjet e peshkatarëve kanë pranë Ambasadën italiane në Tiranë e cila po i ndihmon në zbardhjen e plotë të kësaj tragjedie.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme jemi në pritje të zhvillimeve të mëtejshme të kësaj ngjarje.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Tillerson dhe ministrat e G7-ës do të bisedojnë sot për Sirinë

Posted: 09 Apr 2017 10:18 PM PDT

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson ka arritur në Itali, ku do të takohet me grupin e G7, me të cilët do të bisedojë për krizën në Siri, kanë njoftuar mediat italiane.

Përveç anëtarëve të G7-ës, ministrat e jashtëm të Turqisë, Emirateve të Bashkuara Arabe, Arabisë Saudite, Jordanisë dhe Katarit, po ashtu pritet të marrin pjesë në këtë mbledhje.

Mediat italiane kanë cituar ministrin e Jashtëm italian, Angelino Alfano, të ketë thënë se në mbledhje kushtuar Sirisë, do të bëhet thirrje për parandalimin e "përshkallëizmit të rrezikshëm ushtarak", në konfliktin sirian, pas sulmit të SHBA-së ndaj një baze ajrore siriane.

Tillerson me gjasë do t'iu tregojë homologëve të tij të G7-ës për qëndrimin e SHBA-së në Siri.

Grupi i G7 përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Japonia, Gjermania, Britania e Madhe, Italia, Franca dhe Kanadaja. Rusia ishte pjesë e G8-ës por u përjashtua nga ky grup pas aneksimit të paligjshëm të gadishullit ukrainas të Krimesë më 2014./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ekzekutohet në makinë Elidon Mehmeti. Atentati në Skelë të Vlorës

Posted: 09 Apr 2017 03:41 PM PDT

Një 35 vjeçar është ekzekutuar me breshëri plumbash një orë para mesnatës së të dielës (9 prill 2017) në rrethrrotullimin e Skelës .

Viktima është Elidon Mehmeti. Ai ka qenë në makinën e tij duke hyrë në rrugicën ku kishte banesën kur autori (ët) kanë qëlluar në drejtim të makinës. (Ne foto makina e viktimes)  

Atentati

Sipas informacionit paraprak atentati ndodhi rreth orës 22:58 të mbrëmjes së 9 prillit 2017.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”, në zonën e Skelës. “ Elidon Mehmeti ka qenë në mjetin tip “Ford”, me targa Aa 709 hm, përballë një hoteli, kur është qëlluar me armë zjarri” informon policia e Vlores.

“Numërohen mbi 18 shenja te plumbave ne makinen e kuqe ku ndodhej viktima, ndërsa xhamat anësore te makines jane thyer. Nderkohe qe ne toke duken njollat e gjakut”  na raporton gazetarja e Ora News Jerola Ziaj nga vendi i ngjarjes.

“Me qelluan”

35 vjeçari banues ne Vlorë mësohet se i ka dhënë makinës për gati 50 metra dhe pasi ka hapur derën e makines dhe u ka thënë kalimtarëve më “qëlluan” informon gazetarja e Ora News

Ne foto: I ekzekutuar Elidon Mehmeti 9 prill 2017, Vlore

Ne foto: I ekzekutuar Elidon Mehmeti 9 prill 2017, Vlore

 

Ne foto: Makina ku u ekzekutua Elidon Mehmeti 9 prill 2017, Vlore

Ne foto: Makina ku u ekzekutua Elidon Mehmeti 9 prill 2017, Vlore

Në gjëndje të rëndë  ai është dërguar në Spitalin Rajonal Vlorë, ku ka ndërruar jetë.

Momentalisht nuk dihet motivi i ekzekutimit.

Ne foto: Makina ku u ekzekutua Elidon Mehmeti 9 prill 2017, Vlore

Dy te shoqeruar

Deri tani, janë shoqëruar 2 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Policia ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.  Janë ngritur grupe kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Gjithashtu jane bllokuar akset hyrese e dalese te Vlores

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Egjipt, 45 viktima nga shpërthimet. Gjendje e jashtëzakonshme për 3 muaj

Posted: 09 Apr 2017 01:40 PM PDT

Ka shkuar në 45 numri i të vdekur nga dy shpërthimet që ndodhën në dy kisha në Egjipt, përkatësisht në Kajro dhe Aleksandri.

Nga shpërthimet, edhe 145 persona kanë mbetur të plagosur. Sulmet janë marrë përsipër nga ai ashtuquajturi Shteti Islamik. Ndërkohë, presidenti egjiptian Abdul Fattah al-Sisi ka vendosur që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për tre muaj pas sulmeve të kryetar.

Masa do të duhet të miratohet nga Parlamenti i vendit. Ai ka urdhëruar më parë që të vendosej ushtria në të gjithë vendin.

Grupi i të ashtuquajturit Shteti Islamik ka në shënjestër koptët e krishterë në Egjipt dhe ka paralajmëruar për më shumë sulme. Presidenti Sisi bëri një fjalim sfidues në pallatin presidencial, pas takimit me Këshillin Kombëtar të Mbrojtjes.

Ai tha se gjendja e jashtëzakonshme do të impementohej pasi janë marrë "të gjithë hapat ligjor dhe kushtetues. Parlamenti i kontrolluar prej tij pritet ta miratojë formalisht vendimin. Gjendja e jashtëzakonshme u lejon autoriteteve të kryejnë arrestime pa urdhër gjykata dhe forcat policore mund të hyjnë lehtësisht nëpër banesa.

Sulmet vijnë një javë përpara një vizite nga Papa Françeskut me qëllim për të treguar mbështetje për pakicën e krishterë të vendit. Ai ka dënuar shpërthimet.

Shpërthimi i parë ndodhi në Kishën Kopte të Mar Girgis, i njohur edhe si Shën Gjergjit, në qytetin Nile delta e Tanta, rreth 120 kilometra nga Kajro, duke vrarë 21 njerëz dhe duke plagosur 78 të tjerë, sipas një deklarate nga Ministria e Shëndetësisë. Në mesin e të vrarëve është Samuel George, kreu i Gjykatës Tanta.

/Ora News/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Irina Shayk sjell në jetë fëmijën e saj të parë

Posted: 09 Apr 2017 01:40 PM PDT

Bradley Cooper dhe Irina Shayk kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë. Foshnja ka lindur dy javë më parë, sipas revistës "People".

Bradley Cooper dhe Irina Shayk zyrtarisht janë prindër. Çifti i lumtur mesa duket detajet po i mbajnë për vete. Ende nuk është publikuar ndonjë fotograi në rrjetet sociale. 

Modelja ruse Irina, 31, dhe Bradley, 42, nuk e kanë zbuluar akoma seksin e foshnjës. E kanë lënë surprizë këtë detaj të rëndësishëm. 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Koalicioni synon demarkacionin, opozita mocionin për rrëzimin e Qeverisë

Posted: 09 Apr 2017 01:28 PM PDT

Pushteti dhe opozita kanë ndërmarrë dy nisma të kundërta, të cilat synojnë t'i realizojnë gjatë këtij muaji.

Qeveria i synon votat e 80 deputetëve për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Përderisa një parti opozitare, Nisma për Kosovën, po paralajmëron të nisë një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së Kosovë.

Miratimi apo dështimi i demarkacionit, nga analistët politikë është cilësuar edhe si një lloj testi i mbijetesës për koalicionin aktual.

Zëvendëskryeministri dhe nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi, thotë për Radion Evropa Lirë se PDK-ja nuk do të bëjë veprime të befasishme për partnerin e koalicionit (Lidhjen Demokratike të Kosovës) dhe as për skenën politike të vendit.

"Do të jemi në koordinim të plotë për çdo aktivitet që mund ta bëjmë dhe do ta shohim në radhë të parë interesin e vendit, interesin e Republikës së Kosovës, të qytetarëve të saj dhe legjitimitetin demokratik".

"Nuk do të bëjmë diçka që do ta përshkallëzojë situatën apo nuk do të ofronte një mundësi më të madhe dhe më të mirë se sa që është ajo sot”, thotë Kuçi.

Zëvendëskryeministri Kuçi thekson, po ashtu, se si partitë në pushtet, ashtu edhe ato opozitare, veprimet e tyre duhet t’i kenë të bazuara në interes të vendit dhe qytetarëve dhe pastaj mbi bazën e politikave partiake dhe ditore.

Në anën tjetër, shefja e Grupit Parlamentare të partisë Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami, thotë për Radion Evropa e Lirë se nga java e ardhshme do të nisin takime me grupet parlamentare që të përpilohet forma e mocionit.

“Besoj se [mocioni] do ta ketë përkrahjen edhe nga deputetët e mazhorancës (shumicës), pasi që shumica prej tyre edhe publikisht i kanë shprehur qëndrimet e tyre kundër kësaj Qeverie".

"Po ashtu, edhe nga deputetët e LDK-së janë disa që kanë votuar edhe kundër zgjedhjes së kryeministrit Mustafa. Prandaj, ne besojmë që edhe ata do të na bashkohen me nënshkrimet e tyre dhe besoj se ky muaj do të japë atë dritën jeshile për të shkuar në shtëpi kjo Qeveri”, thekson Bajrami.

Mirëpo, tjera plane politike ka kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa. Ai thotë se brenda këtij muaji, Qeveria do ta procedojë për ratifikim në Kuvend Projektligjin për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

"Kufi tjetër nuk kemi, ai është kufiri, andaj do ta ratifikojmë", thotë Mustafa.

Ndërkaq, deputetja Bajrami, thotë se kryeministri i Mustafa, nuk do të mund ta sjell marrëveshjen e demarkacionit për ratifikim në Kuvend, dhe siç thotë ajo, Mustafa duhet ta pranojë se ka dështuar dhe duhet të tërhiqet nga Qeveria.

“Po t’ju referohesh deklaratave të kryeministrit, ai ka dy vite që ka thënë se [do ta sjell demarkacionin] në tetor, në nëntor, në dhjetor… . E pati sjellë demarkacionin, por e tërhoqi. Prandaj, ai e di shumë mirë që nuk i ka votat dhe për atë arsye edhe nuk është në gjendje që ta sjellë demarkacionin”, shprehet Bajrami.

Ndërkaq, deputeti Armend Zemaj nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, thotë se as në muajin prill e as në muajt e tjerë nuk mund të vendoset për zgjedhje e as për demarkacion, nëse nuk ka një konsensus përbashkët. Sipas tij, krejt çka shihet dhe dëgjohet për këto çështje, bëhet për konsum të brendshëm politik.

“Unë nuk besoj që pa një konsensus të përgjithshëm mund të shkohet në zgjedhje, për shkak të rrethanave edhe specifikave, të cilat i kanë edhe çështjet që kanë mbetur pezull tash e sa kohë".

"Mendoj se interesi nacional i tejkalon këto çështje që janë subjektive dhe tendencat për rigrupim, qoftë edhe të mbledhjes së pakënaqësive individuale nga individë të caktuar, qoftë në pushtet apo edhe në opozitë”, thekson Zemaj.

Mundësia e zgjedhjeve të reja në Kosovë u përmend posaçërisht pas Konventës së VIII të Partisë Demokratike të Kosovës, kur u shpreh gatishmëria për t'u futur në garën zgjedhore.

Përmes deklarimeve për mospërmbushje të obligimeve karshi, siç thonë, qytetarëve të vendit, partitë në koalicionin qeverisës kanë shtuar kritikat ndaj njëra-tjetrës "për ngecje të proceseve të nisura, e në veçanti në rastin e krijimit të Ushtrisë së Kosovës".

/REL/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Aeroplan-mbajtësja më e shtrenjtë e botës!

Posted: 09 Apr 2017 01:24 PM PDT

Kjo është luftanija më e shtrenjtë e ndërtuar ndonjëherë dhe ka lundruar në det për herë të parë. Super-anija është zbuluar të shtunën dhe ka zbarkuar në brigjet e Virxhinias në SHBA.

Transportuesi i ri i avionëve nisi lundrimin e parë në det për të provuar aftësitë e saj. kostoja e saj është plot 12-9 miliardë dollarë, ndërsa ndërtimi nga kompania Ford ka nisur në vitin 2009.

Ajo ka përfunduar së ndërtuari në vitin 2015 me një shifër prej 10.5 miliardë dollarësh.

Anija pat probleme me sistemet e saj të avancuara teknologjike duke përfshirë pajisjet e uljes së avionëve dhe prodhimit të energjisë, çka shtuar shpenzimet më tej. Inspektorët e marinës amerikane janë duke zhvilluar kontrollet e fundit.

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Arti i protestës

Posted: 09 Apr 2017 01:07 PM PDT

Ekziston rezistenca në art apo në publik në hapësirën urbane? "Arkapia" e shtron pyetjen në emisionin e kësaj të diele duke marrë si shembull fenomenin underground "Çeta", një lloj lëvizje artistike dhe aksioni politik gjatë vitit të fundit.

Sa autentike është gjuha e "Çetës", herë e drejtpërdrejtë e herë alegorike? Sa efektive është ajo ndaj grupeve politike, ekonomike dhe mediatike që provokon? A zgjon ndopak vetëdije tek shtresat që "Çeta" pretendon se u jep zë?

Përse veprat në mure të kësaj kundërkulture janë fshirë nga Bashkia e Tiranës?

Të ftuar: Ergin Zaloshnja, artist pamor dhe aktivist dhe Rubin Beqo, kurator i qendrës kulturore "Tulla Center".

"Arkapia" ka marrë edhe dëshminë e dy anëtarëve anonimë të "Çetës" për aksionet e kryera dhe ato në proces.

 

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter