Ora News: “Veliaj: Zgjedhjet e 18 qershorit si lojë basketbolli. Skuadra ime sot humbi” plus 9 more |
- Veliaj: Zgjedhjet e 18 qershorit si lojë basketbolli. Skuadra ime sot humbi
- Kushtetutat respektive, gur i rëndë në qafë të Kosovës e Shqipërisë
- Fushata kundër Erdogan në rrugë dhe internet
- “Kontribuo edhe ti”, merr jetë nisma për mbrojtjen e mjedisit
- Java e Pashkëve, “blindohet” Roma dhe Vatikani
- Nxënësit improvizojnë dasmat krutane
- Bulqizë, 28 thasë me kanabis gjenden në tavanin e një banese
- Korrupsion në radhët e drejtësisë, ndalohet avokati nga Shkodra
- Rrëfimi prekës i kosovarit që luftoi përkrah ISIS (Video)
- Arrestohen dy grekë me 106 kg kanabis shqiptar
| Veliaj: Zgjedhjet e 18 qershorit si lojë basketbolli. Skuadra ime sot humbi Posted: 11 Apr 2017 05:19 AM PDT Zgjedhjet e 18 qershorit, kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i konsideroi si një lojë basketbolli. Ai mori shembullin e një loje të tillë, që ishte bërë pjesë gjatë ditës së sotme. "Pavarësisht se skuadra ime humbi,- tha Veliaj-unë u paraqita në orar", duke i bërë thirrje kështu opozitës që të bëhet pjesë e procesit zgjedhor. Kryetari i Bashkisë së Tiranës veçoi si të një rëndësie të veçantë për të ardhmen e punëve në qytet zhvillimin e zgjedhjeve në 18 qershor. Veliaj: "Sot pata kënaqësinë të luaj një ndeshje basketbolli dhe meqë e kishim lënë orarin e zhvillimit të saj, u paraqita në orar. Ekipi im humbi, e megjithatë i dhamë dorën njëri-tjetrit dhe u larguam në paqe. Kjo besoj kuptohet edhe nga fëmijët, se edhe ndeshjet e tjera, qofshin ato politike, kur ka një datë, siç është data 18 qershor, një orar, palët paraqiten në garë dhe pastaj rezultati varet nga pikët" Deklaratat e Erion Veliajt u bënë pas zhvillimit të një ndeshje basketbolli me nxënësit e shkollës 9-vjeçare "7 Marsi", të cilët tanimë kanë një palestër të rikonstruktuar ku mund të zhvillojnë orën e fiskulturës. Veç palestrës, Bashkia e Tiranës ka rregulluar sistemin e ngrohjes dhe nyjeve higjeno-sanitare të shkollës, e cila falë ndërhyrjes ofron kushte më të mira për nxënësit. Kryetari i bashkisë shprehu kënaqësinë për punën e kryer, ndërsa theksoi ky vit do jetë i fokusuar në mënyrë të veçantë te përmirësimi i infrastrukturës shkollore. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Kushtetutat respektive, gur i rëndë në qafë të Kosovës e Shqipërisë Posted: 11 Apr 2017 05:17 AM PDT Në formë simbolike, kushtetutat janë organizmat që menaxhojnë por edhe mundësojnë jetët e vendeve. Në përcaktimet akademike konsiderohen si format e rregullimit të sjelljeve njerëzore në shoqëri. Ka kushtetuta që janë qindravjeçare si ajo e SHBA-së dhe e disa vendeve të zhvilluara, ka dekadike, por ka edhe nga ato që mund të konsiderohen si vjetore. Ky përcaktim i fundit shkon me faktin e shpeshtisë së ndryshimeve, siç kanë ndodhur me dokumentin më themeltar shqiptar, duke e kthyer në një të tillë gati të parespektueshëm. Dhe, ato që e kanë bërë të tillë, kanë qenë pikërisht partitë. Mu ato që po sfidojnë demokracinë e vendit, paçka krahut ku gjenden. Ajo që publiku shqiptar në Ballkan ka mësuar në vitet e fundit, por më shumë mbarëvajtja e vendit ka treguar se kushtetuta nuk mund të lihet asesi në dorë të partiakëve ose më mirë të specialistëve dalë prej shtabeve të partive. Në Kosovë realiteti është ndryshe, pasi kushtetuta kosovare rrjedh nga Plani Gjithëpërfshirës për Statusin e Kosovës, i presidentit Marti Ahtisaari, ku theksi ka qenë tek të drejtat e minoriteteve. Për fat të keq, në kushtet e sotme, ajo është krejt penguese e proceseve, teksa po e mban në një udhëkryq të rrezikshëm shtetin e ri evropian, që i dalin probleme gati ekzistenciale për çdo ditë. Ndërkohë që politika kosovare e ditës me mekanizmat e saj që ka futur në trupin e saj e ka bërë edhe më konfuz ligjin themeltar kosovar. Në këto vite post pavarësi janë ndërmarrë disa nisma për ndryshimin dhe amendimin e kësaj Kushtetute, por që me atë përçarje gati-armike mes palëve që ekziston në Kosovë gjërat përfundojnë pa sukses. Kushtetuta shqiptare, nga ana tjetër, po tregon se nuk funksionon megjithë ndryshimet e fundit por dhe arnimet e frikshme ndër kohëra. Në fakt, në rastin e presidentit Nishani, nuk lidhet thjesht me mungesën e atributeve, por edhe me mungesën totale të predispozitës së tij dhe mosrespektimit si personazh që duhet të jetë realisht mbi palët. Gjithçka erdhi pak vite më parë. PS dhe PD, në ciklet e tyre të sherreve katërvjeçare ndryshuan me një frymë disa nene të Kushtetutës. Prej asaj dite, Presidenti është kthyer në një figurinë që s'është më as edhe simbolike veç protokollit, ndërsa kryeministri është i gjithëfuqishmi. Por nuk mbaron këtu, lideri i partisë është përgjegjës për listat elektorale, vetëemëron veten si kryeministër, madje edhe në rast ngërçesh edhe presidenti është në dorë të tij. Të mjafton si arsyetim të shikosh si rrinë sus në çadër deputetët e PD-së, kur Basha artikulon gjëra që nuk i beson as vetë. Apo si duartrokasin deputetët e PS-së, në parlament pas çfarëdo fjale të kryetarit Rama. E gjithë kjo situatë e ka origjinën te vetë partitë, ku nuk funksion demokracia e brendshme ose statutet, të ashtuquajturat kushtetutat partiake. Duket se ndryshimi dhe reformat tona, sidomos kjo në drejtësi, do marrë dekada, por ndërkohë do jenë rishpërndarë pasuritë publike prej gjykatave, do kenë lindur konflikte të reja dhe do kenë lindur ekuilibra të tjerë. Si shtet që përbëhet nga disa etni, Kosova e ka Kushtetutën edhe më të komplikuar pasi ajo duhet të ndryshohet vetëm me anë të votimit të dyfishtë, çka do të thotë dy herë 2/3 e numrit të përgjithshëm të deputetëve të Kosovës ashtu edhe nga komunitetet e pakicave. Mu kjo po e mban peng sot Kosovën të themelojë ushtrinë e vet, kurse Shqipërinë, prej specifikave të kushtetutës së saj, të gjithë zhvillimin e saj dhe ngërçet e pafundme. Si do mund të çliroheshim? E para: Të kishim mundësi të paktën e një presidenti që ta votonte direkt populli, të mos kishim më syresh si Nishani por edhe si Thaçi në Kosovë, që për hir të vërtetës nuk përfaqësojnë gjerësisht popullin e tyre. Me pak fjalë, ndryshimet mbase do duhet të preknin ata që duhet të ishin krerët e vendeve, personazhe që duhet të ishin me integritet por edhe me funksione ekzekutive, kurse parlamentet tona me sisteme zgjedhore, ku të konfiguroheshin më shumë dhe më mirë Shqipëria dhe Kosova e shekujve të ardhshëm. (Javanews) Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Fushata kundër Erdogan në rrugë dhe internet Posted: 11 Apr 2017 05:11 AM PDT Fushata për votën kundër në referendumin kushtetues të Turqisë që rrit kompetencat e presidentit Erdogan po zhvillohet në rrjete sociale me këngë, apo art në rrugë. Pra interneti dhe rruga janë mënyrat e vetme që drejtuesit e kësaj fushate mund të shprehin mesazhin e tyre, teksa akuzojnë mediat për politika pro qeverisë. Aktivistët e votës ‘Jo’ ankohen për ngacmime kur ata punojnë në rrugë, kur shpërndajnë fletushka apo vënë postera. Aktivisti Kubilai Mutlu u shpreh: Ne jemi të lumtur, por brenda kullojmë gjak. Është ironi dhe pas optimizëm prej budallai të thuash një votë kundër mjafton. Përtej panoramës pesimiste, ajo që ne duam të theksojmë është se vota jo është një opsion i rëndësishëm. Le të përdorim të drejtën tonë për të kundërshtuar. Të dielën më 16 prill, Turqia do të votojë për ndryshimet kushtetuese që do të zëvendësojnë sistemin e tyre parlamentar me një presidencë ekzekutive, ndryshimi më i madh në sistemin e qeverisjes turke në historinë e saj moderne. Një fitore e kampit pro do ti japë Presidentit Rexhep Tajip Erdogan kompetenca të thella. Partia qeverisëse AK thotë se referendumi do të lejojë që ajo të përshpejtojë miratimin e ligjeve dhe të hapë një paketë reformash të taksave dhe investimeve të kërkuara nga ana e investitorëve, veçanërisht të huaj. Por kritikët e tij thonë se qëllimi i vetëm i Erdogan është konsolidimi i pushtetit në duart e tij. /Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| “Kontribuo edhe ti”, merr jetë nisma për mbrojtjen e mjedisit Posted: 11 Apr 2017 05:02 AM PDT Në Elbasan, ka marrë jetë projekti për ruajtjen e mjedisit “Kontribuo edhe ti”. Nën këtë moto Njësia Administrative e Papërit e mbështetuar nga bashkia e Elbasanit, synojnë reduktimin e hedhjes së mbetjeve plastike dhe urbane në lumin Shkumbin, si edhe sensibilizimin e qytetarëve për të përdorur materiale të riciklueshme. “Kontribo si qytetarë” është ky mesazhi që njësia administrative e Papërit në Elbasan u ka adresuar qytetarëve në funksion të mbrojtjes së mjedisit. Projekti i mbështetur nga bashkia e Elbasanit dhe agjencia e shërbimit pyjor dhe mjedisit ka si qëllim mos-hedhjen e mbetjeve plastike në lumin Shkumbin, zëvendësimin e qeseve plastike me produkte të riciklueshme, etj. Bashkia Elbasan ka hartuar një plan mjedisor për menaxhimin e mbetjeve dhe ndotjes. Ekspertë të agjencisë së shërbimit pyjorë, dhe mjedisit u bën thirrje qytetarëve që të kujdesen për ambientin ku jetojnë pasi është trashgimi per brezat ne vazhdim. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Java e Pashkëve, “blindohet” Roma dhe Vatikani Posted: 11 Apr 2017 04:53 AM PDT Kryeqyteti italian Romë, është vënë nën mbikqyrje speciale në prag të festës së Pashkëve, që besimtarët katolikë presin ta kremtojnë këtë fundjavë. Autoritetet e turizmit parashikojnë se janë rreth gjysmë milionë turistë që do të mbërrijnë këtë fundjavë në kryeqytetin italian për të festuar Pashkët e vizituar Vatikanin. Komiteti rajonal për sigurinë e rendin në një mbledhje të jashtëzakonshme, mbajtur në Prefekturën e Romës ka hartuar një plan special masash të larta sigurie që kanë hyrë e do të jenë në zbatim gjatë gjithë kësaj jave. Forca të shumta të ushtrisë, policisë e financës italiane do të kenë nën mbikqyrje speciale objektet më strategjike të qytetit si stacionet e metrosë, 2 aeroportet e Romës (Fiumicino e Ciampino). Nyjet kryesore të autostradës, tërë qëndrën historike, territorin pranë Vatikanit si dhe të gjitha eventet e parashikuara fetare në prag të Pashkëve. Përgjatë procesionit “Via Cruscis” i parashikuar ditën e premte, përreth zonës së Koloseut, stacioni i metrosë do të qëndroj i mbyllur. Ndërsa hyrja në Vatikan të dielën e Pashkëve do të bëhet më anë të kontrolleve të rrepta me metal detektor si dhe e gjithë zona do të kontrollet nga telekamerat e mbikqyrjes. “Do të përballojmë Pashkët me një kontroll rigoroz në territor, ka deklaruar ministri i Brendshëm Marco Minniti, por pa limituar lirinë e qytetarëve për t’u kënaqur në këto ditë feste.” “7 ditët e fundit, u shpreh ministri italian, kanë qënë të tmerrshme; San Pietroburgo, Stokholm, Egjipt. Një forcë e verbër dhe iracionale vepron kundër principeve bazë të njerëzimit. Kur arrihet të grabitet një kamion e pas disa minutash të lëshohet kundër një qëndre tregtare, kupton se kërcënimi i ri është me parashikim zero.” “Nuk kemi përballuar kurrë më parë një kërcënim me këto karakteristika . Forcat e policisë duhet të parashikojnë të pa parashikueshmen , është një sfidë në limit. Do të përballojmë festën e Pashkëve e fluksin e madh të turistëve me një kontroll të rreptë në territor”, përfundoi Ministri Minniti /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Nxënësit improvizojnë dasmat krutane Posted: 11 Apr 2017 04:49 AM PDT Të mbrojmë dhe promovojmë traditën. Nën këtë moto nxënësit e e shkollës 9-vjecare “Vesel Brama” nën petkun e veshjeve popullore të zonës së Krujës, improvizuan dasmat tradicionale të Krujës. Projekti për traditën e dasmave krutane pritet të shtrihet në të gjithë rrethin. Aktiviteti, i pari i ketij lloji me fëmijët e shkollave në rrethin e Krujës, u mbështet nga banorët dhe bizneset e zonës së Niklës. /Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Bulqizë, 28 thasë me kanabis gjenden në tavanin e një banese Posted: 11 Apr 2017 04:39 AM PDT Plot 28 thasë me kanabis të përpunuar ishin fshehur në tavanin e një banese dykatëshe të braktisur në fshatin Dushaj të Bulqizës. Droga e cila deri tani kap peshën e 120 kg u zbulua pas informacioneve në rrugë operative se në një banesë të braktisur në njësinë Administrative Fushë-Bulqizë, në fshatin Dushaj , mund të kishte të fshehur lëndë narkotike. “Në pjesën e tavanit të banesës dykatëshe të braktisur u konstatuan dhe u sekuestruan 28 thasë të mbushur me lëndë narkotike të përpunuar, rreth 120 kilogramë Cannabis Sativa” informon policia e Bulqizës. Specialistët për Narkotikët në bashkëpunim dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme. Gjithashtu vijon puna për peshimin e lëndës narkotike. /Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Korrupsion në radhët e drejtësisë, ndalohet avokati nga Shkodra Posted: 11 Apr 2017 04:33 AM PDT Një avokat pranë Dhomës së Avokatisë në Shkodër është ndaluar nga policia pasi akuzohet për korrupsion aktiv. Bëhet fjalë për avokat Gjon Lepurin, për të cilin u bë "ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë me nr 161, datë 08.04.2017, e cila ka caktuar si masë Sigurimi personal “Arrestin në shtëpi” si i dyshuar për veprën penale të “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” Materialet iu referuan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, në kuadër të proçedimit penal me nr 273, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” e parashikuar nga neni 319 i Kodit Penal. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Rrëfimi prekës i kosovarit që luftoi përkrah ISIS (Video) Posted: 11 Apr 2017 04:19 AM PDT Një kosovar, i kthyer nga lufta në Siri, rrëfen se si ra pre e rrymave ekstremiste të cilat e orientuan drejt luftës së organizatës terroriste ISIS. Kosovari i kthyer nga Siria, për RTV21 tregon rrugën që ka bërë deri në Siri. Ai thotë se ka shkuar në Siri të luftojë kundër regjimit të Bashar Al-Asadit, por thotë se pasi ka shkuar atje e ka parë se kishte gabuar. Ai ndihet shumë i penduar që u bë pjesë e kësaj lufte dhe u bënë thirrje të rinjve kosovarë që në asnjë mënyrë mos të bien viktimë e ideologjive ekstremiste. /RTV21 Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Arrestohen dy grekë me 106 kg kanabis shqiptar Posted: 11 Apr 2017 04:08 AM PDT Dy shtetas grekë janë arrestuar nga policia vendase, të akuzuar për transportin e më shumë se 100 kg kanabis, që e kishin marrë në kufirin me Shqipërinë. Ata u diktuan në afërsi të Kosturit nga policia që dyshoi dhe u vu në ndjekje të tyre. Dy trafikantët e moshës 34 dhe 28 vjeç, u larguan me shpejtësi të madhe duke përfituar edhe nga fakti se po përshkonin autostradën. Mirëpo, kur e panë që nuk kishin shanse për t'i shpëtuar ndjekjes, abandonuan mjetin e tyre dhe u larguan me këmbë, dhe u futën në zonën pyjore rreth autostradës. Në automjetin e tyre policia gjeti pesë çanta udhëtimi, me 106,2 kg kanabis, të ambalazhuar në 92 paketa. Ndërkaq, operacioni për kapjen e tyre u finalizua me sukses pas disa orësh. I pari u kap 34 vjeçari, që ishte fshehur në afërsi të vendngjarjes. Ndërsa personi tjetër, i moshës 28 vjeç, u arrestua në qytetin e Grebenesë. U sekuestrua droga e llojit kanabis, me peshe 106,2 kg, automjeti si dhe dy telefona celularë e tri karta SIM. Ndërsa dy të arrestuarit janë dërguar në prokurorinë e Kosturit, policia thotë se po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| You are subscribed to email updates from Ora News. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |














