Ora News: “Thirrje kundër BE dhe përfshirjes së partive shqiptare në koalicion” plus 9 more |
- Thirrje kundër BE dhe përfshirjes së partive shqiptare në koalicion
- Pence: Të gjitha alternativat janë në tavolinë për Phenianin
- Parashikimi i FMN për 2017, rritja ekonomike për Shqipërinë 3.7%
- Ronaldo mposht Bayernin, Reali fiton në shtesë dhe kualifikohet
- Sot mblidhet seanca e parë për zgjedhjen e Presidentit të ri
- Malaj: ‘Ky vend nuk bëhet’ sunduese, kriza politike pasoja te kapitali human
- Atletico Madrid pret biletën për në gjysmëfinalen e Champions League
- Gjiko deklaron: Askush nuk krahasohet me ty
- Shano: Rama në SHBA u shfaq si gruaja e Bilalit. Bushati: Jeni komik…
- Ja çfarë tha Zuckerberg për vrasjen që u publikua LIVE në FB
| Thirrje kundër BE dhe përfshirjes së partive shqiptare në koalicion Posted: 18 Apr 2017 11:36 PM PDT Demonstruesit kanë brohoritur slogane kundër Bashkimit Evropian, derisa përsëri kanë dalur në rrugët e Shkupit, për të protestuar kundër përfshirjes së propozuar të partive shqiptare në koalicionin qeverisës në Maqedoni. Mijëra demonstrues mbrëmë u ndalën para Kuvendit të Maqedonisë dhe kërkuan zgjedhje të reja, ndërsa i kritikuan përsëri planet e partnerëve të koalicionit qeverisës për zyrtarizimin e gjuhës shqipe si gjuhë e dytë zyrtare në këtë vend. Protestuesit, po ashtu, e kanë përshëndetur presidentin e Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, për të cilin është raportuar se ka refuzuar të takohet me politikanin suedez, Carl Bildt, që është bashkëkryesues i Këshillit Evropian për Marrëdhënie të Jashtme, gjatë vizitës së tij të djeshme në Shkup. Vizita e zotit Bildt kishte për qëllim përpjekjet për ta ndihmuar Maqedoninë në zgjidhjen e krizës së thellë politike dyvjeçare. Partia e deritashme në qeveri, WMRO-DPMNW, për javë të tëra në mënyrë të suksesshme e ka bllokuar formimin e koalicionit qeverisës dhe zgjedhjen e krytearit të Kuvendit të Maqedonisë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë bërë thirrje WMRO-DPMNE-së që t'i ndalë taktikat penguese, nga të cilat është zgjatur kriza e gjatë politike në Maqedoni./REL/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Pence: Të gjitha alternativat janë në tavolinë për Phenianin Posted: 18 Apr 2017 11:22 PM PDT Nënpresidenti amerikan Mike Pence po paralajmëron se "të gjitha alternativat janë në tavolinë" në lidhje të trajtimit të situatës me Korenë e Veriut. Zoti Pence e bëri të ditur paralajmërimin të martën pas mbërritjes në Tokio për bisedime me kryeministrin Shinzo Abe dhe zyrtarë të tjerë. Ai e siguroi udhëheqësin japonez se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë të palëkundur përkrah aleatit aziatik gjatë asaj që ai e quajti "kohë sfiduese". "Gjatë vizitës në Korenë e Jugut bëra të ditur në emër të presidentit se epoka e durimit strategjik ka mbaruar. Ndërsa të gjitha alternativat janë në tavolinë, Presidenti Trump është i vendosur të punojë ngushtë me Japoninë, Korenë e Jugut dhe të gjithë aleatët tanë në rajon dhe Kinën për të arritur një zgjidhje paqësore që Gadishulli Korean të jetë pa armë bërthamore." Zoti Abe mirëpriti qasjen amerikane për të gjitha alternativat ndaj regjimit të izoluar komunist. "Padyshim, duhet kërkojmë zgjidhje paqësore të çështjes, megjithëse mendoj se dialogu për hir të dialogut është i pakuptimtë. Është e nevojshme të ushtrojmë presion ndaj Koresë së Veriut për t'u angazhuar në dialog serioz." Vizita e zotit Pence në Azinë Verilindore vjen në një kohë tensionesh të larta pas përpjekjeve sfiduese të Koresë së Veriut për të ndërtuar një raketë balistike me mbushje bërthamore me aftësi për të arritur në Shtetet e Bashkuara. Presidenti Trump dislokoi një aeroplanmbajtëse me energji bërthamore në rajon si reagim mbi njoftimet se Pheniani po përgatitej të kryente një provë bërthamore gjatë festimeve të ditëlindjes së ish udhëheqësit komunist Kim Il Sung. Koreja e Veriut nuk e kreu provën bërthamore që do të ishte e gjashta, por zhvilloi një paradë të madhe ushtarake të shtunën, duke treguar disa prej raketave me rreze të gjatë veprimi dhe atyre që lëshohen nga nëndetëset. Regjimi lëshoi një raketë nga baza e nëndetëseve Sinpo të dielën e cila shpërtheu vetëm pak sekonda pas lëshimit. /VOA/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Parashikimi i FMN për 2017, rritja ekonomike për Shqipërinë 3.7% Posted: 18 Apr 2017 11:18 PM PDT Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin më të fundit "Panorama Ekonomike Globale, prill 2017", parashikon rritje ekonomike në 3.7% për Shqipërinë dhe sipas në 2018 pritet 4.1%. Rritje ekonomike pritet edhe për Kosovën në 3.5%, ndërsa rimëkëmbje të ngadaltë parashikon FMN për Rajonin e Ballkanit Perëndimor. Defiçiti tregtar vijon të mbetet më i larti në rajon. Rritja ekonomike e Shqipërisë për vitin 2017 do të jetë 3.7% dhe ky parashikim më i fundit vjen nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në raportin e tij "Panorama Ekonomike Globale, prill 2017". FMN thotë se rritja ekonomike në Shqipëri do ti kalojë 4.1%, për vitin 2018 deri në 2022. Dhe po ashtu sipas FMN, Shqipëria do të ketë rritjen më të lartë në rajon, me përjashtim të Rumanisë, që parashikohet 4.2%. Ndërsa rritje ekonomike pritet nga FMN edhe për Republikën e Kosovës, me 3.5%. Bosnja do të rritet me 3%, Bullgaria dhe Kroacia me 2.9, Kosova 3.5, Maqedonia 3.2, Mali i Zi 3.3%. Nga i gjithë rajoni pritet një rritje e ngadaltë, teksa pritshmërinë e FMN-së nuk i kalojnë 3-4% deri në vitin 2022. Indeksi i Çmimeve të Konsumit për Shqipërinë pritet të luhatet midis 2-3% në periudhën afatmesme. Defiçiti i llogarisë rrjedhëse, në rreth 13% të Prodhimit të Brendshëm Bruto mbetet më i larti në rajon, me përjashtim të Malit të Zi, që e ka 22.5%. Vetëm në vitin 2022, ky tregues pritet të ulet në 9.5% të PBB-së në Shqipëri. "Pas një rimëkëmbjeje të dobët nga kriza financiare globale dhe pas rregullimit të mprehtë të çmimeve të mallrave globale, shumë ekonomi po përpiqen të rrisin potencialin e rritjes, gjithëpërfshirjen dhe qëndrueshmërinë. Veprimet për të nxitur potencialin e prodhimit janë me të vërtetë urgjente duke pasur parasysh lëvizjet e vazhdueshme të popullsisë, duke filluar nga plakja e popullsisë në ekonomitë e përparuara, rregullimi i vazhdueshëm ndaj kushteve të tregtisë dhe nevoja për të adresuar dobësitë financiare në tregjet në zhvillim dhe ekonomitë në zhvillim, si dhe rritjen e ngadaltë të produktivitetit si në ekonomitë e zhvilluara ashtu dhe në zhvillim", thotë FMN. Fondi, në "Panoramën Ekonomike Globale" ka rritur parashikimin për zgjerimin global 2017 në 3.5%, nga 3.4% që ishte parashikimi i mëparshëm. Për vitin 2018, pritja mbetet e qëndrueshme në 3.6%. Ky zgjerim i ekonomisë globale në 2017 dhe 2018 është i mbështetur gjerësisht nga shumë faktorë, megjithëse mbetet e brishtë në shumë shtete të zhvilluara. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Ronaldo mposht Bayernin, Reali fiton në shtesë dhe kualifikohet Posted: 18 Apr 2017 11:15 PM PDT Realit të Madridit nuk i kanë mjaftuar 90 minuta për të kaluar në fazën e gjysmëfinaleve të Ligës së Kampioneve por duhej dhe shtesa për të eliminuar Bayernin e Mynihut. Pas fitores 1 me 2 në ndeshjen e parë, Bayerni pas 90 minutave fitoi me të njëjtin rezultat për ta çuar ndeshjen në shtesë. Golat në kohën e rregullt i shënuan Leëandoëski dhe një autogol i Ramosit për Bayernin ndërsa Ronaldo shënoi për Realin. Në shtesë, Bayerni nisi me një futbollist më pak pasi Arturo Vidal u ndëshkua me të kuq në fund të takimit. Aty vendimtar u tregua ylli i Realit Cristiano Ronaldo që shënoi edhe dy herë për të kompletuar hat-trickun e tij. Golin e fundit e shënoi Asensio për të vulosur fitoren me rezultat 4-2, apo në rezultat të përgjithshëm 6-3. Reali i bashkohet skuadrës tjetër spanjolle, Atletico Madrid, në raundin e gjysmëfinaleve të Ligës së Kampioneve. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Sot mblidhet seanca e parë për zgjedhjen e Presidentit të ri Posted: 18 Apr 2017 11:06 PM PDT Kuvendi pritet të mblidhet sot për seancën e parë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Por, ky raund do të digjet pasi opozita është jashtë parlamentit, ndërsa mazhoranca nuk do të propozojë asnjë emër. Të shtunën, në takimin mes krerëve të koalicionit qeverisës, Rama e Meta ranë dakord që të kërkojnë edhe konsensusin e opozitës dhe se do të shkohet drejt një figure të gjithëpranuar. Këtë qëndrim ka mbajtur në mbledhjen e grupit parlamentar socialist edhe Gramoz Ruçi. Ai është shprehur se: "Në raundin e parë do të shkohet pa kandidat dhe se socialistet janë të vendosur që deri në minutën e fundit të presin edhe opozitën për të gjetur dakordësi për një kandidaturë konsensuale". Për zgjedhjen e Presidentit të Republikës zhvillohen 5 raunde votimi; në 3 raundet e para kreu i shtetit zgjidhet me 84 vota, ndërsa në dy raundet e fundit zgjidhet me shumicë të thjeshtë prej 71 votash. Nëse Kuvendi nuk do të arrijë të zgjedhë Presidentin edhe në raundin e pestë ai shpërndahet dhe shkohet në zgjedhje, të cilat zhvillohen brenda 45 ditëve nga shpërndarja e tij. Lexo më shumë: Qëndrimi i LSI për Presidentin Rama komenton Nanon President: Kemi marrëdhënie shumë të mira Bujar Nishani: Pa votat e LSI nuk pranoj kandidimin si President /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Malaj: ‘Ky vend nuk bëhet’ sunduese, kriza politike pasoja te kapitali human Posted: 18 Apr 2017 01:47 PM PDT Rektori i Universitetit Luarasi Arben Malaj thotë në Ekopolitikë të gazetares Aurora Sulçe se impakti i krizës politike ndikon direkt tek largimi i kapitalit human të vendit tonë që janë njerëzit e specializuar. Sipas tij, Shqipëria e ka këtë pikë tejet të ndjeshme dhe efektet janë afatgjatë. Malaj: Impakti i mjedisit politik në ekonomi vjen tek kapitali human, gjë që Shqipëria e ka më të dobët. Duket qenë se situata tensionohet herë pas here, nuk fluksi i krahut të punës, problemi më i madh është që Shqipëria edhe tani ka vështirësi për të thithur dhe për të mbajtur talentet. Jetojmë në një kohë ku konkurrenca nuk është tek krahu u punës. Jetojmë në një kohë kur pjesa e mençur shikojnë pak mundësi. Shprehja "ky vend nuk bëhet" mbetet sunduese. Ulja e rriskut politik është parakusht që të mos ikin. Ne nuk do të konkurrojmë më për fuqi të lirë punëtore. Do të shikoni që manifaktura do të robotizohet. Do të shkojmë tek një sektor që është me produktiv që janë njerëzit e mençur. Parakusht për ta nuk është paga, është stabiliteti i administratës publike, është siguria për vendet e punës, stimulimi dhe promovimi. Në kushtet e një situate të tensionuar politike përkeqësohen në mënyrë të natyrshme edhe në vende të zhvilluara. Kriza nuk do ta japë efektin sot, kriza ka efekte afatgjata. /Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Atletico Madrid pret biletën për në gjysmëfinalen e Champions League Posted: 18 Apr 2017 01:42 PM PDT Atletico Madridit ka siguruar gjysmëfinalen e madhe në Champions League. Spanjollët arritën që t'i rrëmbejnë një barazim në Angli skuadrës Leicester Cityt, barazim ky që i dërgon ata në fazën tjetër. Ndeshja u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1 me golat e shënuar nga Jamier Vardy për vendasit dhe Saul Niguez për mysafirët. Takimi i parë kishte përfunduar me fitore të madrilenëve me rezultat minimal 1- 0. /Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Gjiko deklaron: Askush nuk krahasohet me ty Posted: 18 Apr 2017 01:41 PM PDT Reperi kosovar i njohur me emrin e artit, Gjiko ka thyer heshtjen për marrëdhënien e tij me moderatoren Elita Rudi. Në një foto të publikuar në InstaStory, duket Elita duke ngrënë drekë me të në një restorant. 'Akush nuk krahasohet me ty', shkruan ai. Kohët e fundit është përfolur shumë lidhja e tyre, por ylli i hitit 'Yjet nalt' e ka shprehur hapur dashurinë e tij për moderatoren.
/oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Shano: Rama në SHBA u shfaq si gruaja e Bilalit. Bushati: Jeni komik… Posted: 18 Apr 2017 01:26 PM PDT Koordinatori i Partisë Demokratike, Dritan Shano thotë në "Ekopolitikë" nga Aurora Sulçe në Ora News, se Partia Demokratike nuk është kundër reformës në drejtësi dhe është Partia Socialiste që i tregon me gisht opozitës sikur nuk e do. Pjesë nga biseda: Shano: Unë nuk besoj se zt.Basha ka pasur frikë nga kjo gjë për sa kohë udhëhoqi negociatat me Partinë Socialiste. Zt.Berisha ngriti dorën në Parlament për ta miratuar atë. Ky është fakt dhe akt politik. Kemi një nevojë të tmerrshme elektorale që Partia Socialiste ka për të hedhur mantelin e reformës në drejtësi duke treguar me gisht opozitën sikur është ajo që nuk e do. Opozita ndodhet në çadër për zgjedhje. Kjo ka të bëjë me atë lidershipin e kryeministrit. Unë mund të them që kryeministri ka bërë më të pabërën kundër popullit duke thënë se zgjedhje e Presidenti Trump është fatkeqësi globale. Është ky person që e ka bërë me paratë e mia. Ky kryeministër është shfaqur në Amerikë si gruaja e Bilalit dhe Bilali është në burg sot. Ti më thua që të pres drejtësi nga ky individ. Bushati: Jeni komik… Shano: Gruaja e Bilalit më komik nuk ka. Bushati: Ka frikë zt.Basha. Po të ishte Shano: Ju e ngatërroni me bura Bushati: Po të ishte do të përballej në gjykatë për Rrugën e Kombit. /Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Ja çfarë tha Zuckerberg për vrasjen që u publikua LIVE në FB Posted: 18 Apr 2017 01:20 PM PDT Mark Zuckerberg e ka folur pas videos së publikuar në FB të vrasjës së një të moshuari. Ai pranuar që Facebook ka shumë punë për të bërë në lidhje me videot e dhunshme, pas transmetimit direkt në këtë rrjet social të vrasjes të një të moshuari të dielën e Pashkëve. "Zemrat tona janë me familjet dhe miqtë e Robert Goodwin Sr", tha Zuckerberg. "Ne kemi shumë punë për të bërë, dhe do të vazhdojmë që të bëjmë gjithçka që mundemi që t'i parandalojmë tragjeditë si kjo që të mos ndodhin më", shtoi themeluesi i Facebook. Të dielën, iu deshën dy orë rrjetit social Facebook që ta heqë videon e publikuar nga Steve Stephens, ku shfaqet duke e vrarë zotëri Godëinin, 74 vjeç në Cleveland. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| You are subscribed to email updates from Ora News. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |






