Ora News: “Tërmeti me epiqendër Kurbneshin, 9 banesa të dëmtuara nga lëkundjet” plus 9 more |
- Tërmeti me epiqendër Kurbneshin, 9 banesa të dëmtuara nga lëkundjet
- Kundër Vuçiç si President, vijojnë protestat e serbëve në Beograd
- Parcelë me kanabis në Drenovë, arrestohet inspektori i policisë pyjore
- Sulmi në Stokholm, shoferi i kamionit simpatizant i ISIS në rrjetet sociale
- Vrasja e Çukut, Basha: Oficeri i karrierës u hodh padrejtësisht në rrugë
- Atentat në Tiranë, ekzekutohet me armë zjarri ish-drejtori i policisë Vlorë
- Artan Çuku 16 vite në polici. Në 2005 në zyrën e tij u vetëvra një i ri
- Ellen Ector, 63 vjeçarja me trupin më seksi
- Basha: Na shtohen çdo ditë mbështetësit ndërkombëtarë
- Çfarë më tha Ilir Meta pas intervistës?
| Tërmeti me epiqendër Kurbneshin, 9 banesa të dëmtuara nga lëkundjet Posted: 09 Apr 2017 12:17 AM PDT Emergjencat Civile kanë raportuar mëngjesin e sotëm bilancin e dëmeve materiale që la pas tërmeti i një dite më parë me epiqendër Mirditën. "Në datë 08.04.2017, ora 15:52:57, Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=5.1 Rihter, me thellësi 15 km dhe me epiqendër në fshatin Kthellë, Njësia Administrative Kurbnesh, bashkia Mirditë". Lëkundjet e tërmetit kanë qenë të forta dhe janë ndier në qytet Shkodër, Lezhë, Burrel, Dibër, Klos, Tiranë, Krujë dhe Elbasan. Emergjencat Civile bëjnë me dije se tërmeti ka shkaktuar çarje të mureve të banesave në këto zona: -Në fshatin Përlat i Epërm, Njësia Administrative Kurbnesh, është dëmtuar banesa e 1 shtetasi. -Në bashkinë Klos kanë pësuar çarje të mureve 5 banesa. -Në fshatin Bardhaj, Njësia Administrative Kurbnesh, eshte dëmtuar 1 banese -Në fshatin Bulshare, Njësia Administrative Orosh, eshte demtuar 1 banese. -Në Njësinë Administrative Orosh, bashkia Mirditë eshte demtuar 1 banese. Emergjencat Civile thonë se është ngritur grupi i punës për të verifikuar ditën e sotme të gjitha banesat të cilat kanë problematikë për shkak të lëkundjeve të tërmetit në bashkinë Mirditë. Ditën e djeshme Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile Shemsi Prençi së bashku me Drejtorin e Koordinimit të Prefekturave në Ministrinë e Punëve të Brendshme Bekim Murati kanë shkuar në zonat ku ka rënë tërmeti dhe kanë parë nga afër situatën. Emergjencat Civile kane qenë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësues të pushtetit vendor për të marrë çdo informacion rreth dëmeve të shkaktuara dhe marrjen e masave per perballimin e situates. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Kundër Vuçiç si President, vijojnë protestat e serbëve në Beograd Posted: 08 Apr 2017 11:59 PM PDT Mijëra njerëz u mblodhën edhe të shtunën para ndërtesës së qeverisë së Serbisë për të protestuar kundër zgjedhjes së Kryeministrit të fuqishëm, Aleksandar Vuçiç, për President të ri të Serbisë. Protesta ishte e gjashta me radhë kundër fitores së Vuçiç në zgjedhjet e 2 prillit, për të cilat opozita thotë se ishte përshkruar me shumë parregullësi, përfshirë heshtjen e mediave, frikësim të votuesve dhe ryshfet. Demonstruesit në Beograd u janë bashkuar qindra policëve dhe ushtarëve, të cilët mbanin protestë të ndarë për shkak të rrogave të ulëta dhe standardit të ulët të jetesës. Protestuesit konsiderojnë se Aleksandar Vuçiç është një lider autokrat, ndërsa Partia Progresiste Serbe është e korruptuar.
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Parcelë me kanabis në Drenovë, arrestohet inspektori i policisë pyjore Posted: 08 Apr 2017 11:45 PM PDT Një inspektor i Policisë Pyjore në Bashkinë Ballsh ka rënë në prangat e policisë për kultivim të bimëve narkotike. Blutë arrestuan inspektorin Meçan Mustaj 49 vjeç pasi dyshohet të ketë mbjellë kanabis në një zonë pyjore të fshatit Drenovë të Mallakastrës. Policia thotë se "gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Drenovë Mallakaster, në vendin e quajtur "Bregu i Gushës" në një parcelë në pyll, nga shërbimet e policisë u gjetën të kultivuara 80 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva". Për ngjarjen u arrestua dhe kryetari i fshatit Drenovë, Niko Nure 41 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shpërdorimi i detyrës” në ngarkim të shtetasit Meçan Mustaj dhe për veprën penale “Moskallëzim i krimit” në ngarkim të shtetasit Niko Nure. /Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Sulmi në Stokholm, shoferi i kamionit simpatizant i ISIS në rrjetet sociale Posted: 08 Apr 2017 11:30 PM PDT Policia suedeze është e bindur se ka arrestuar shoferin e kamionit që mori përpara turmën e njerëzve në Stokholm, duke vrarë katër persona dhe plagosur 15 të tjerë. Zëdhënësi i policisë Lars Bystrom tha se autori i sulmit mund të ketë vepruar në bashkëpunim me persona të tjerë. I dyshuari, tha prokurori suedez, është një shtetas uzbek 39 vjeç, simpatizant i ISIS. Në fb personal të tij janë gjetur postime të hershme të materialeve propagandistike në mbështetje të Shtetit Islamik. Siç raportojnë mediat vendase, 39-vjeçari kishte pëlqyer një foto të masakrës në maratonën e Bostonit në prill të vitit 2013. Por nga ana tjetër një i njohur i tij, duke folur për "Aftonbladet" thotë se babai i katër vajzave nuk fliste kurrë për politikë apo fe, vetëm mendonte sesi të fitonte më shumë të holla për t'ia dërguar familjes. Të martën ai do të dalë para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë, nëse do të vijojë të qëndrojë në paraburgim në funksion të hetimeve apo mund të fitojë lirinë për mungesë provash që e lidhin me ngjarjen. 39-vjeçari nga Uzbekistani mësohet se në të kaluarën ka qenë pjesë e dosjeve të Shërbimeve Sekrete suedeze. “I dyshuari nuk figuron në dosjet tona kohët e fudit, por në të kaluarën ka qenë" tha kreu i Shërbimit Sekret Anders Thornberg, pa dhënë detaje të mëtejshme, por shtoi se shërbimet suedeze të sigurisë janë duke punuar me agjencitë e vendeve të tjera për këtë rast. Policia suedeze ka vënë në pranga tre persona gjatë një bastisje anti-terror në jug të Stokholmit. Televizioni publik suedez Expressen raportoi se tre persona janë në paraburgim si të dyshuar për lidhje me sulmin në Stokholm. Të premten, një kamion u fut në rrugën më të populluar tregtare në Stokholm, duke u përplasur në një supermarket. Brenda kamionit u gjet dhe eksploziv. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Vrasja e Çukut, Basha: Oficeri i karrierës u hodh padrejtësisht në rrugë Posted: 08 Apr 2017 10:56 PM PDT Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar lidhur me ekzekutimin me armë zjarri të ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Artan Çuku. Në një reagim në fb, Basha thotë se ky është një lajm tronditës, ndërsa u shpreh ngushëllimet familjarëve. "Vrasja e oficerit Artan Cuku poshte baneses se tij eshte nje lajm trondites. Artan Cuku ishte nje oficer karriere me rezultate te larta ne lufte ndaj krimit ne gjithe detyrat e tij te larta. Nje prind i shkelqyer, nje koleg i vecante. Me pikellim te madh ndaj kete moment dhe dua ti shpreh familjes se tij ngushellimet me te sinqerta". Nga ana tjetër, Basha shpreh revoltën e tij për largimin e padrejtë të Çukut nga radhët e policisë. "Po gjithashtu, dua te shpreh dhe revolten per largimin e tij te padrejte nga policia, duke e hedhur keshtu ne rruge, pa motiv ligjor, nje oficer qe ka luftuar krimin per 15 vite. I bej thirrje prokurorise te zbardhe sa me shpejt ngjarjen e te vendose autoret para ligjit". /Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Atentat në Tiranë, ekzekutohet me armë zjarri ish-drejtori i policisë Vlorë Posted: 08 Apr 2017 01:48 PM PDT Ish drejtori i Policisë së Vlorës Artan Çuku 42 vjeç është ekzekutuar me armë zjarri rreth orës 20:45 (8 prill 2017) në zonën e njohur si "Rruga e Kosovarëve" në Tiranë. Ekzekutimi, i cilimendohet se është kryer nga 2 autorë ka ndodhur në hyrjen e pallatit ku Çuku banonte. Çuku u qëllua nga një distancë e afërt. Janë shoqëruar disa persona Ora 22: 35 Artan Çuku është vrarë në sheshpushimin e ashensorit në katin e parë të pallatit ku ai banonte. Dyshohet se i është ngritur një pritë teksa ishte duke u kthyer në shtëpi. Janë shoqëruar disa persona për të hedhur dritë mbi ngjarjen. Është vrarë me pistoletë me disa plumba dhe është qëlluar nga një distancë e afërt. Autoret dyshohet se jane nga veriu Ora 21:40 Dy persona nga veriu i vendit dyshohet se janë autorë të atentatit me armë ndaj ish drejtorit të policisë së Vlorës, Artan Çuku. Dyshohet se autorët janë nën moshën 30 vjeç Ora 21: 35 Kreret e policise ne vendngjarje. Hodaj: Plumbat kanë qenë fatal Në vendngjarje kanë shkuar Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Cako dhe Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj. Ervin Hodaj: Kanë shkuar shërbimet në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar të goditur me armë zjarr ish-drejtorin e policisë Artan Çuku rreth 40 vjeç. Plumbat kanë qenë fatalë për jetën, nuk ka pasur mundësi për transport në spital. Është krijuar grupi hetimor, janë ngritur postblloqe. Janë dhënë të dhënat mbi autorët e mundshëm, është ngritur grupi hetimor si nga policia e shtetit dhe ajo e Tiranës me ekspertët më të mirë për të zbardhur këtë ngjarje. Jemi në fazat e para të hetimit, nuk mund të shprehem lidhur me mekanizmin dhe autorët, por angazhimi ynë është maksimal për ta zbardhur këtë ngjarje. Ka pasur ndonjë kërkesë nga viktima se ka qenë i kërcënuar? Ervin Hodaj: Nuk kemi pasur. E thashë jemi shumë herët për të krijuar pista të mundshme, por po punojmë. Piste hetimi hakmarrja per nje ngjarje te vitit 2004 Pista kryesore e hetimit është ajo e hakmarrjes, që lidhjet me një ngjarje në vitin 2004. Nuk dihen ende shume rrethana te ngjarjes. Autoret dyshohet se jane larguar me motor Blutë e kryeqytetit kanë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të Tiranës për të bërë të mundur kapjen e autorëve, të cilët dyshohet se janë larguar me një motor në drejtim të paditur. Kush ishte Artan Cuku? Artan Çuku ka punuar 16 vjet në polici. Ai ka mbajtur postin e drejtorit të policisë së Vlorës në periudhën 2012-2013. Ka mbajtur edhe detyrën e nëndrejtorit të Policisë për Krimet e Rënda në Tiranë. Artan Çuku ka qenë nëndrejtor policie në Fier
FOTO/ Pamje nga vendi ku u ekzekutua ish-drejtori i policise Vlore dhe Artan Cuku, personi qe u ekzekutua FOTO/ Pamje nga vendi ku u ekzekutua ish-drejtori i policise Vlore ![]() FOTO/ Pamje nga vendi ku u ekzekutua ish-drejtori i policise Vlore ![]() FOTO/ Pamje nga vendi ku u ekzekutua ish-drejtori i policise Vlore ![]() FOTO/ Pamje nga vendi ku u ekzekutua ish-drejtori i policise Vlore FOTO/ Pamje nga vendi ku u ekzekutua ish-drejtori i policise Vlore ![]() FOTO/ Pamje nga vendi ku u ekzekutua ish-drejtori i policise Vlore /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Artan Çuku 16 vite në polici. Në 2005 në zyrën e tij u vetëvra një i ri Posted: 08 Apr 2017 01:40 PM PDT Artan Çuku kishte 16 vite karrierë në Policinë e Shtetit. Së fundmi ka mbajtur postin e drejtorit të policisë së Vlorës në periudhën 2012-2014. Ndërsa më herët ka mbajtur postin e nëndrejtorit të Policisë së Fierit dhe disa funksione të tjera të rëndësishme në drejtorinë e Policisë Tiranë dhe atë të Shkodrës. Por gjatë karrierës së tij 16 vjeçare është shënuar një ngjarje e rëndë. Në vitin 2005 në zyrën e tij të punës, ndërsa ushtronte detyrën e shefit të Krimeve Tiranë ndërsa po merrte në pyetje një të dyshuar, i riu arriti të merrte armën e shërbimit të Artan Çukut dhe të vetëvritej. Për këtë arsye Artan Çuku u pezullua deri në fund të hetimeve për tu rikthyer sërish në radhët e policisë. Por familjarët e viktimës në atë kohë e akuzuan se kishte ushtruar dhunë ndaj të riut dhe për këtë shkak u detyrua ti jepte fund jetës. Ndërsa si nëndrejtori i policisë së Vlorës mbahet mend për disa aksione që çuan në arrestimin e disa personave të rrezikshëm të konsideruar si të fortët apo të paprekshmit e Vlorës. Artan Çuku jetonte prej disa vitesh në Tiranë, ai ishte 42 vjeç babai i dy fëmijëve. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Ellen Ector, 63 vjeçarja me trupin më seksi Posted: 08 Apr 2017 01:30 PM PDT Mund të cilësohet si gjyshja më seksi, pasi me trupin dhe format që zotëron në moshën 63 vjecare të bën të habitesh. Ellen Ector është nënë e 5 fëmijëve dhe njëkohësisht gjyshe e 4 nipërve, por kjo nuk e ndalon të jetë një inspirim shëndëtësor për çdo kënd në atë moshë. Profesioni i parë i Ellen ishte si punonjëse sociale, por me kalimin e viteve vendosi të bëhej instruktore fitnesi dhe aktualisht zotëron një palestër personale.
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Basha: Na shtohen çdo ditë mbështetësit ndërkombëtarë Posted: 08 Apr 2017 01:27 PM PDT Në bashkëbisedimin e pasdites me protestuesit në çadër kreu demokrat shoqërohej nga dy përfaqësues të partive konservatore europiane. Basha tha se çdo ditë e më shumë ndërkombëtarët po mbështesin kauzat e PD. Basha: PD është e nderuar të ketë sot në krah Aleancën e Konservatorëve dhe Reformistëve Europianë, Partinë Konservatore Britanike dhe partitë e tjera q ëkanë bërë historinë e lirisë europiane. Për përfaqësuesit ndërkombëtarë e vetmja rrugë për të ecur përpara është garantimi i të drejtës së votës së lirë dhe Basha është lideri që po punon për arritjen e këtyre standardeve. "Sot jemi këtu nga shumë vende të Europës, një delegacion europian, ne e dimë sa e rëndësishme është kjo që qytetarët të kenë mundësinë të zgjdhin lirshëm. Nëse ju pengojnë të zgjidhni lirshëm nuk ka demokraci asapk." "Ju keni të Basha dhe Mediu lider që janë të integritetit dhe kurajos. Kam besim që ata do t'iu drejtojnë drejt një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm monitoruar nga një qeveri teknike" Kreu i PR Fatmir Mediu tha se qëndresa opozitare do të vazhdojë derisa të garantohet vota e lirë për çdo qytetar. Mediu: Beteja jonë nuk do të marrë fund përsa kohë qoftë edhe një shqiptar do të ketë problem me të drejtën e votës. Përfaqësuesit e partive konservatore europiane iu bashkuan çadrës së demokratëve në ditën e 50 të protestës. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Çfarë më tha Ilir Meta pas intervistës? Posted: 08 Apr 2017 01:15 PM PDT Pas intervistës me Ilir Metën, qenë të shumtë që më pyetën: "Çfarë të tha diçka, që nuk e tha përpara kamerave? Çfarë do të bëjë?" Të gjithë me siguri prisnin përgjigjen time pa doreza të tipit "pas x ditësh do të futet në zgjedhje", ose "do të braktis qeverinë", apo "do ta çojë Ramën drejt votëbesimit". Ajo që kuptova nga biseda ishte se ai situatën e shikonte shumë të komplikuar; se mes tre figurave qëndrore të sotmet ai ishte i vetmi që kishte eksperiencën e drejtimit të vendit në kushte të vështira dhe kishte qenë lojtar i dorës së parë gjatë 25 vjetëve; se nuk e dinte sesi silleshin nën presion Rama dhe Basha; se nuk e njihte atë që inxhinierët e quajnë pika e thyerjes së tyre dhe kjo ia vështirësonte parashikimin; se nuk e dinte se deri ku mendonte ta shtynte Rama mospërfilljen e tij dhe deri ku mund të shkonte Basha me bojkotin; se nëse Berishës i njihte fuqinë dhe kontrollin mbi turmat, nuk e dinte sesa Basha do të mund t'i mbante ndjekësit e tij të disiplinuar dhe a e kishte fuqinë të fuste prapë në shishe djallin që mund të dilte; se në 25 vjet politikë kishte pasur rastin të ishte adoleshenti i çakërdisur dhe kryeministri në ditë të vështira që kishte parë vendin të rrënohej, dhe e dinte sesa një mospërllogaritje e saktë e humorit të turmave, mund të çonte në revolta vetëshkatërruese; se ndërkombëtarët shpesh nuk njohin pulsin e popullsisë dhe janë të saktë vetëm në misionet humanitare; se mendonte që asnjeri nga interlokutorët e tij vendas apo të huaj nuk e njihnin kompleksitetin e ngjarjes; se i mungonin zërat autoritarë në kampet e palëve të tjera që të mund të këshillonin liderët për paqe dhe jo për luftë; se as ai as Rama as Basha nuk e dinin cila do të ishte zgjidhja, por fatkeqësisht vetëm ai kishte eksperiencë dhe e dinte sesa e vështirë është të ndalosh nëse do të fillonte rënia e lirë e krizës; se nuk mund të bënte kamikazin që prisnin demokratët dhe as vasalin e bindur që prisnin socialistët, pasi kjo nuk do t'i shërbente as votuesve të tij, dhe askujt nga palët; se ndërkohë ekonomia po bllokohej dhe shumë biznesmenë kishin bllokuar investimet, ndërsa të huaj po iknin; se tensioni social po rritej çka ishin faktorë shtesë që do të vononin zgjidhjen; se kjo nuk ishte një frikë që kishte për veten por për vendin, i cili nuk mund ta përballonte një '97-të tjetër të cilën ai do të bënte çfarë kishte në dorë ta ndalonte. Sigurisht për shumë lexues që kanë qenë edhe dëgjues, do të thonë se këto pak a shumë i dëgjuam; se këto nuk thonë asgjë; se ashtu si gjithë politikanët as ai nuk jep një përgjigje të prerë. Por kush e njeh politikën e di mirë se kjo është e vërteta: një lojë hijesh, hamendësimesh dhe pasqyrash që shoqërojnë çdo politikan. Si vetë jeta./dritare.net Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| You are subscribed to email updates from Ora News. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |









