Ora News: “Tentohet të grabitet kazinoja, arrestohet autori, në kërkim shoku i tij” plus 9 more |
- Tentohet të grabitet kazinoja, arrestohet autori, në kërkim shoku i tij
- Turqia sot në referendum për kompetencat e Presidentit
- Ngjallja e Krishtit, besimtarët e krishterë kremtojnë Pashkët
- Bie nga kati i dytë, humb jetën në spital punëtori i ndërtimit
- Zyrtarë kinezë zbarkojnë nesër në Tiranë, ja çfarë pritet të finalizohet
- Thyhet “miti serb”, Rusia i shiti armë Kroacisë dhe jo Serbisë
- A u rritën tarifat e studimit për studentët gjatë qeverisjes Rama?
- Tërmetet në Shqipëri, ja harta e qyteteve me potencial të lartë sizmiologjik
- Malësi e Madhe, merret peng një person nën kërcënimin e armës
- Një kaubojse si Rita Ora
| Tentohet të grabitet kazinoja, arrestohet autori, në kërkim shoku i tij Posted: 15 Apr 2017 11:09 PM PDT Një kazino është tentuar të grabitet nën kërcënimin e armëve në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:10 minuta të mëngjesit të së dielës në zonën e Kombinatit. Policia ka arrestuar një prej autorëve të dyshuar Armando Demiri 30 vjeç, ndërsa ka shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtorin e tij shtetasin me iniciale D.S 29 vjeç, i cili dyshohet se ka qenë edhe i armatosr. "Në orën 04:10, në numrin e Energjencave 112 , ka ardhur një telefonatë se në zonën e Kinostudio, dy persona, njëri prej të cilëve dyshohet të jetë i armatosur, kanë tentuar të vjedhin në Casino. Me marrjen e njoftimit shërbimet policore shkojnë në vendngjarje dhe disa minuta pas telefonatës dhe falë veprimeve të shpejta dhe mirëkoordinimit të shërbimeve kanë bërë të mundur të kapim një prej autorëve të dyshuar", sqaron policia. Policia e ka shpallur në kërkim dhe ka ngritur pika kontrolli të shumta dhe po ushtron kontrolle në banesën e tij apo të afërmve ku mendohet të fshihet me qëllim kapjen e tij. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Turqia sot në referendum për kompetencat e Presidentit Posted: 15 Apr 2017 11:02 PM PDT Në Turqi ka nisur votimi për referendumin, i cili do të përcaktojë rritjen ose jo të kompetencave të Presidentit Rexhep Taip Erdogan. Votimi parashikon ndryshime kushtetuese në 32 qytete në lindje të Turqisë, ndërsa në pjesën tjetër të mbetur procesi nis në orën 08:00 sipas orës lokale, raporton Agjencia Anadolu. Deri më sot në Turqi janë zhvilluar 6 referendume për ndryshimet kushtetuese. Të cilësuar si “referendum” ata janë zhvilluar në vitet 1961, 1982, 1987, 1988, 2007 dhe 2010, ndërsa vetëm në atë të 1988-ës qytetarët i thanë jo ndryshimeve kushtetuese. Sot shkohet në kutitë e votimit për herë të 7-të në referendum për ndryshimet kushtetuese prej 18 pikash të cilat synojnë të kthejnë sistemin e qeverisjes në “sistem presidencial”. Numri i votuesve të regjistruar në Turqi është 55 milionë e 319 mijë e 222 zgjedhës rezidentë në këtë vend. Ata do të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në 167 mijë e 140 qendra votimi. Ndërkohë 461 qendra votimi do të hapen edhe në burgje. Qytetarët do të mund të votojnë me dokumentin e zgjedhjeve, nëse nuk e kanë atë atëherë do të kenë mundësi të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës duke treguar një mjet identifikimi, apo një dokument i lëshuar nga autoritetet në mungesë të dokumentit të identifikimit. Fleta e votimit përbëhet nga dy ngjyra, pjesa e bardhë është për “po”, ndërsa ajo ngjyrë kafe është “jo”. Fleta do të vendoset në një zarf të posaçëm me filigramin e “Komisionit të Lartë të Zgjedhjeve të Republikës së Turqisë”. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Ngjallja e Krishtit, besimtarët e krishterë kremtojnë Pashkët Posted: 15 Apr 2017 10:40 PM PDT Besimtarët ortodoksë dhe katolike festojnë sot Pashkët, ndërsa mesnatë kremtuan ngjalljen e Jezu Krishtit. Mijëra besimtarë u mblodhën mbrëmë në katedralen ortodokse "Ngjallja e Krishtit" në kryeqytet. ku kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos uroi besimtarët. Ndërsa dhjetëra besimtarë të tjerë iu drejtuan katedrales së Shën Palit në meshën që nisi pas ores 23:00. Me qirinj në duar, drita e të cilëve simbolizon fitoren e jetës mbi vdekjen, besimtarët e shumtë ndoqën meshën e shenjtë. Dashuria, shpresa dhe miresia nuk duhen lënë të vdesin është mesazhi që përcjell kjo festë. Traditë e festes se pashkes janë vezët e kuqe.
/Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Bie nga kati i dytë, humb jetën në spital punëtori i ndërtimit Posted: 15 Apr 2017 10:24 PM PDT Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të diele pasi ka rënë nga kati i dytë i një ndërtese. Sipas policisë së Gjirokastrës ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 16:30, ku shtetasi Gëzim Malka është paraqitur në spital, por nuk mundi ti rezistojë dot plagëve të marra. Viktima dyshohet se është rrëzuar nga vendi ku ishte duke punuar. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Zyrtarë kinezë zbarkojnë nesër në Tiranë, ja çfarë pritet të finalizohet Posted: 15 Apr 2017 12:55 PM PDT Të dielën në Shqipëri mbërrin për një vizitë dyditore një delegacion prej 50 zyrtarësh kinez i kryesuar nga zëvendës.kryeministri. Iljaz Spahiu, sinolog dhe ekspert për çështjet me Kinën tha në intervistën e mbrëmjes në Ora News se kjo është vizita më e rëndësishme që bëhet në Shqipëri që nga viti 1966. Spahiu: Është një vizitë me një status të dyfishtë, vizita më e rëndësishme që bëhet në Shqipëri që nga viti 1966, para para 51 vjetësh ku vizita e fundit e një zyrtari të lartë kinez ka qenë ajo e Kryeministrit. Zëvendës/kryeministra kanë ardhur dhe përpara por ai vjen me një status të dyfishtë pasi është dhe anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Partisë Komuniste që është kupola më e lartë drejtuese e vendit dhe kupola më e lartë vendimarrëse e Kinës. Po ku konstaton rëndësia e kësaj vizite të delegacionit kinez në Tiranë? Spahiu: E shoh rëndësinë e kësaj vizite në tre plane. Delegacioni i lartë kinez që viziton Shqipërinë tregon seriozitetin me të cilin Kina i trajton dhe i ka trajtuar marrëdhëniet me Shqipërinë si dhe dëshirën e saj për çuarjen përpara të zhvillimit të këtyre marrëdhënieve. Së dyti, kjo vizitë synon vënien e piketave për të ardhmen. Është një delegacion gjigand prej 50 vetash në cilin ka 5 Ministra dhe zëvëndës/ministra. Një rëndësi të veçantë kjo vizitë paraqet edhe për faktin se shpresohet që ti hapë rrugë mundësive të reja për bashkëpunime në projekte konkrete mes Shqipërisë dhe Kinës në kuadër të dy programeve mjaft të mëdha të iniciuara nga Kina siç janë mekanizimi i bashkëpunimit 16+1 dhe nisma "një brez një rrugë". Kina me 16 vende të Europës lindore dhe juglindore dhe nisma "një brez një rrugë" që është rigjallërimi i rrugës së dikurshme të mëndafshit, ku Shqipëria është pjesë e kësaj rruge. Pritet të përfitojë kryesisht në investimet në infrastrukturë. Spahiu vlërëson se orientimi politik i Kinës për të nxjerrë jashtë vendit kompanitë e saj është një avantazh për Shqipërinë. Spahiu: Kina aktualisht është partneri i dytë tregtar i Shqipërisë, është vendi që ka investimet më të mëdha në Shqipëri. Vitin e kaluar kinezët kanë blerë koncesionin e aeroportit të Rinasit dhe gjithashtu kompaninë Bankers Petrolium, investime shumë të fuqishme ku Kina ka kaluar një shifër investimesh rreth 600 mln euro. Por prapë nuk janë të mjaftueshme. Dhjetra firma kineze kanë ardhur gjatë viteve të fundit për të eksploruar tregun shqiptar, për të parë bashkëpunimin mes dy vendeve. Kanë dhënë dhe mendime dhe projekte konkrete. Kryeministri Rama ka zhvilluar tre takime me Kryeministrin kinez në kuadër të 16+1 në të cilat janë diskutuar dhe mundësitë e bashkëpunimit në planin ekonomik, janë hedhur disa ide si Korridori Blu, në fushën e energjitikës, sidomos në fushën e infrastrukturës. Kina është fuqia e dytë ekonomike në botë. Orientimi politik i tyre është që ndërmarrjet kineze të dalin jashtë Kinës, kjo është mundësi dhe për Shqipërinë. Kina ka kapitale të mjaftueshme dhe një teknologji moderne dhe të tepërt që synon ta vërë në eficencë në vende të tjera. Kinezët dëshirojnë të investojnë në Shqipëri pasi nuk kanë hequr dorë asnjëherë nga miqësia tradicionale mes dy vendeve. Spahiu foli edhe për dështimin e dy investimeve të Kinës në vendin tonë, të cilat nuk arritën të finalizoheshin, HEC-i i Bushatit dhe Rruga e Arbrit. Spahiu: Kinezët kanë pasur marrëveshje për të investuar në vepra të mëdha, Hidrocentralin e Bushatit dhe Rrugën e Arbrit. Në dy këto investime duket se kanë dështuar. Nuk është kështu, por nuk kanë arritur të realizohen.Nuk mund të them për fajin e kujt. Kinezët në gjithë rajonin janë të pranishëm. Ajo që më vjen keq pse nuk janë realizuar, është thënë disa herë dhe zyrtarisht disa herë nga kinezët që prezenca e një kompanie të madhe kineze në Shqipëri do hapte rrugën për investime më të fuqishme të tyre në vendin tonë. Gjatë viteve të fundit me dhjetra kompani kineze kanë marrë kontakt me institucionet tona për të parë mundësinë e investimeve. Ka dhe një mendim të gabuar që Shqipëria duke qenë një vend i vogël, duke pas një orientim euroatlantik ndoshta investimet kineze muhd të rrezikonin. Mua më duket absurd ky lloj mendimi. Kina është sot investitori më i madh në Amerikë, investitor shumë i rëndësishëm në Europë, partner me NATO-n për sigurinë. /Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Thyhet “miti serb”, Rusia i shiti armë Kroacisë dhe jo Serbisë Posted: 15 Apr 2017 12:38 PM PDT Ndonëse kishte patur vazhdimisht një ide sikur gjatë luftërave ballkanike, Rusia kishte mbështetur vazhdimisht Serbinë me armatime, mediat kroate kanë arritur që të zbulojnë detaje që provojnë krejtësisht të kundërtën, ndërsa bëhet e ditur se Moska në atë peridhë ka shitur ligjërisht armë, vetëm për Kroacinë. Kjo çështje ka krijuar një debat të gjerë në Serbi, ndërsa ekspertët analizojnë se edhe ditët e sotme, ushtria kroate ka në arsenalin e saj armatime të blerë që në kohën e luftërave të Ish-Jugosllavisë. Gjatë luftërave të përgjakshme të viteve ’90-të, Kroacia përkundër sanksioneve ka blerë armatim nga të gjitha anët, dhe pjesën më të madhe në Rusi. Ndër armatimet më të sofistikuara nga Rusia ishte blerë sistemi kundër ajror S-300, i cili për qëllim kishte të zbarps sulmet ajrore të ushtrisë serbe, fakt ky të cilin e ka konfirmuar edhe Ambasadori rus në Zagreb, Anvi Azimov. Nëse kemi parasysh këtë bashkëpunim, shtrohet pyetja: Çfarë ka marrë Serbia gjatë këtyre viteve të luftës nga Rusia? Përgjigja ëshët e thjeshtë: Asgjë! Analisti ushtarak, Aleksandar Radiç, për të përditshmen serbe “Blic” konfirmon se gjatë këtyre viteve Serbia nuk ka marr asgjë nga Rusia për dallim nga Kroacia, e cila është furnizuar edhe me helikopter Mi-8 që edhe sot është pjesë e forcave ajrore kroate. “Këta helikopterë i kanë blerë në mënyrë legale në Rusi, dhe për këtë ka edhe vërtetime. Dyshimet se rusët nuk ishin në dijeni rreth kësaj blerje, nuk pijnë ujë. Natyrisht që e kanë ditur, sepse Rusia sipas procedurës që zbatohet në Kombet e Bashkuara kanë lajmëruar importin e këtyre helikopterëve si mjet armatimi, edhe pse kjo ishte një periudhë e konstestuar,” thekson Radiç, duke shtuar se Serbia nga fillim i vitit 1991, nga Rusia nuk ka marrë asgjë. “Ky është një mit i madh të cilin e kanë krijuar vetë serbët, sesi Gjermania e ka furnizuar gjithmonë Kroacinë, ndërsa Serbia ka jetuar me bindjen se ka mbështetje nga lindja. Por në praktikë për këtë nuk ka dëshmi. Gjatë kohës së sanksioneve, Gjermania nuk ka lejuar asnjë lloj armatimi të mbërrijë në Kroaci, derisa nga ana tjetër një sasi e madhe e armatimit dedikuar Kroacisë arrinin nga Ukraina dhe Rusia por edhe nga vende të vogla të Bashkimit Sovjetik,” thotë analisti ushtarak, ndërsa sqaron edhe mekanizmin e këtij furnizimi. “Avionët MIG nga Krigistani, janë ata MIG-ët e famshëm 21 për të cilët shumë ekspertë ushtarakë serbë po mundohen të na bindin se janë nga Gjermania, i shetisin pak nëpër shtetet tjera dhe përfundojnë në Kroaci. Kështu ata i kanë marrë edhe helikopterët “Mi-24″ dhe armatimin tjetër të ngjashëm.Kjo ishte periudha kur Rusia vazhdonte ta furnizonte Kroacinë me armatim dhe këtë e konfimrojnë helikopterët që edhe sot janë pjesë e forcave ajrore,” përfundon Radiç. Nga ana tjetër, njohësi i mirë i rrethanave ballkanike, Dushan Janjiç thekson se deklarata e Ambasadorit rus se “rusët i kanë dhënë kroatëve S-300 për ti zbrapsur serbët” është një leksion shumë i mirë për Serbinë. “Millosheviçi vazhdimisht ka kërkuar që të firmosë marrëveshje për furnizim me S-300, por kjo nuk ka ndodhur". /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| A u rritën tarifat e studimit për studentët gjatë qeverisjes Rama? Posted: 15 Apr 2017 11:57 AM PDT Në prag të miratimit të kuotave për vitin akademik 2017-2018, Universiteti i Mjekësisë po përgatitet të kërkojë një shtim të tyre çka sipas rektorit Arben Gjata do të sjellë edhe më shumë të ardhura për Universitetin. Por për drejtuesin e Departamentit të Arsimit në PD, Luçiano Boçi, në 4 vite qeveria ka rënduar xhepat e studentëve duke i detyruar ata të braktisin shkollën. Universiteti i Mjekësisë ka kërkuar shtim të kuotave për vitin e ri akademik si pasojë e nevojës për mjekë, infermierë e farmacistë në vend. Rektori i këtij Universiteti, Arben Gjata, thotë se përmes shtimit të kuotave do të rriten edhe të ardhurat në buxhetin e fakulteteve. Gjata: Kemi propozuar që të rriten kuotat e pranimit në Universitetin tonë, qoftë për shkak të nevoja që ka popullata dhe publiku për profesionet e shëndetit siç janë mjekë, infermierë, farmacistë, stomatologë etj. Pra kemi propozuar që të rriten kuotat dhe rritja e këtyre kuotave mund të bëjë që të rriten gradualisht dhe të ardhurat e Universitetit. Sipas Gjatës prej vitit 2014, në Universitetin që ai drejton nuk ka patur rritje të tarifave studimore. Gjata: Të paktën që nga viti 2014 ne nuk kemi pasur asnjë rritje tarife. Tarifat e studimit kanë qenë të njëjta në të gjithë degët e Universitetit, në të gjithë programet që ne ofrojmë. Por të kundërtën thotë drejtuesi i Departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike, deputeti Luçiano Boçi, i cili akuzon qeverinë se ka rritur tarifat e arsimit dhe shumë studentë në pamundësi për të paguar kanë braktisur studimet. Boçi: Lëvizja ka qenë nga 40%, në degë të caktuara dhe dyfishim të tarifës. Kjo ka bërë që një pjesë e madhe të jetë në vështirësi pagese dhe të ketë bërë dhe shtyrjen e tarifave, një pjesë e studentëve për këtë arsye kanë ndërprerë dhe studimet e tyre. Për vitin e ri akademik 2017-2018 nuk kanë dalë ende tarifat studimore, të cilat sipas ligjit të ri të arsimit të lartë përcaktohen nga vetë Univeristetet. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Tërmetet në Shqipëri, ja harta e qyteteve me potencial të lartë sizmiologjik Posted: 15 Apr 2017 11:51 AM PDT Instituti i Gjeoshkencave ka tashmë edhe një hartë për zonat me më shumë rrisk për tu prekur nga tërmetet ndër të cilat listohet Shkodra Elbasani dhe Fieri, ndërsa sipas shefit të Departamentit të Sizmiologjisë tërmeti i një javë me parë është shënuar në një zonë jashtë kësaj liste. Peshkopia, Pogradeci, Shkodra, Fieri e Elbasani janë ndër qytetet që kanë aktivitet sizmiologjik më të lartë në vendin tonë. Drejtori i Departamentit të Sizmiologjisë pranë Institutit të Gjeoshkencave, Rexhep Koçi, duke ju referuar një studimi të Institutit të Sizmiologjisë shton se Shqipëria si vend me aktivitet të lartë sizmiologjik preket çdo ditë nga tërmete, por jo të gjithë janë aq të fortë sa të ndjehen nga njerëzit. Koçi: Aktiviteti sizmik më i dendur është vërejtur në disa zona të cilat dy janë më të mëdhaja, që shtrihet njëri nga pjesa veriore e Shqipërisë duke ndjekur të gjithë krahun perëndimor deri në jug që ne e quajmë brezi adriatiko-jonian dhe brezi tjetër lindor Peshkopi, Pogradec, Korçë. Por edhe një brez tjetër që ne e quajmë brezi i tërthorë që zë fill nga Vlora, Fieri, Elbasani, në Peshkopi dhe jashtë territorit tonë. Sipas Koçit, njerëzit mund të ndjejnë vetëm tërmetet që janë mbi 3 ballë të shkallës Rihter. Koçi: Shpesh herë territori i Shqipërisë goditet nga tërmete që shpesh njerëzit nuk arrijnë ti përceptojnë, janë tërmete me magnitutë nën 3 që është vështirë ti përceptojnë. Tërmeti i fundit i shkallës 5.2 Rihter që goditi një javë më parë vendin sipas të dhënave nuk ishte shënuar në një nga zonat e cilësuara me rrezik. Koçi: Ky tërmet i fundit ra në një zonë që nuk është e shquar për ndonjë aktivitet të lartë sizmik por nuk është e thënë që në ato zona që ne nuk kemi diktuar ndonjë tërmet të dallueshëm deri tani nuk preken nga tërmetet. Sipas të gjitha studimeve, tërmetet nuk mund të parashikohen por vetëm të regjistrohen kur ndodhin dhe të gjenden të dhënat e sakta të tyre. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Malësi e Madhe, merret peng një person nën kërcënimin e armës Posted: 15 Apr 2017 11:33 AM PDT Një person është marrë peng nën kërcënimin e armës në fshatin Broj të Malësisë e Madhe, Shkodër. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Komisariatit Policisë Malësi e Madhe dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër pas një negocimi, u bë i mundur arrestimi i shtetasit Nikë Volaj, 40 vjeç. Policia thotë se “40 vjeçari mori peng shtetasin F.V 26 vjeç”. Të arrestuarit iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik me një krëhër me fishekë. Sipas policisë dyshohet se arsyeja e pengmarrjes është për motive të dobëta, të ndodhura dhe më parë. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Posted: 15 Apr 2017 11:23 AM PDT Përveçse një këngëtare e njohur, ajo njihet dhe për stilin e saj në të veshur. Bëhet fjalë për Rita Orën e cila këtë herë ka veshur rroba kauboj të stilit britanik. Ajo ka të veshur një xhaketë të lëkurës dhe një palë xhinse të shkurtra të dyja ngjyrë kafe, madje i ka vënë edhe një palë syze, ani pse ishte natë. Me këtë veshje Rita ishte në një mbrëmje muzikore në 'NYLON' të Kalifornisë, e njohur si “Coachella party”.
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| You are subscribed to email updates from Ora News. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |






