Ora News: “Shqiptari i arratisur nga burgu i Alessandrias kapet në një kamp rom” plus 9 more |
- Shqiptari i arratisur nga burgu i Alessandrias kapet në një kamp rom
- Putin: Sulmet e SHBA në Siri agresion. U shkelën ligjet ndërkombëtare
- Ish-i i Mario Balotellit tregon asetet e bollshme në Majemi
- Bomba e çaktivizuar në Shën Petërsburg, arrestohen 8 të dyshuar
- Mjeti del nga rruga dhe përplaset me avllinë e banesës, vdes drejtuesi
- Sulmi i SHBA, Siria flet për agresion, Moska paralajmëron për pasoja
- Amerikanët bombardime në Siri, godasin bazën e armëve kimike
- Meta: Kush ka frikë zgjedhjet, ka frikë reformën në drejtësi
- “Kavaja”, Meta: Proces i njëanshëm. Nuk ishim as për Elvis Rroshin
- Meta: Na duhet president kosensual dhe i gjithëpranueshem
| Shqiptari i arratisur nga burgu i Alessandrias kapet në një kamp rom Posted: 07 Apr 2017 12:29 AM PDT Ka zgjatur vetëm 3 javë arratisja nga burgu italian i shqiptarit Besnik Mirra. Policia italiane ka mundur të arrestojë gjatë ditës së djeshme, shqiptarin Besnik Mirra 35 vjeç, i cili më datë 17 mars u arratis nga burgu San Michele në Alessandria. 37-vjeçari shqiptar është arrestuar, ndërsa fshihej në një kamp rom në provincën e Milanos. Detajet e operacionit të Policisë italiane janë ende top secret,pasi mund të ketë arrestime të personave të tjerë që kanë bashkëpunuar në arratisjen e shqiptarit. Në momentin e arratisjes, i burgosuri Besnik Mirra, i cili ishte i punësuar si punonjës pastrimi në burgun e San Michele, po punonte mes murit rrethues të strukturës që lidhej me parkingun e jashtëm. Duke përfituar nga mosfunksionimi i telekamerave të mbikqyrjes 35-vjeçari shqiptar arratiset pa lënë gjurmë. Autoritetet e burgut informuan se arratisja e tij u favorizua dhe nga mungesa e personelit mbikqyrës në këtë strukturë. Në momentin e arratisjes ishte vetën një punonjës i policisë së burgut, që i duhej të mbikqyrte 5 të burgosur që po punonin në pjesën e jashtme të strukturës. Shqiptari Besnik Mirra ishte i dënuar me burg deri më vitin 2024 për krime të ndryshme si grabitje, falsifikime e rezistencë të dhunshme ndaj forcave të rendit. /Oranews. tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Putin: Sulmet e SHBA në Siri agresion. U shkelën ligjet ndërkombëtare Posted: 07 Apr 2017 12:22 AM PDT Presidenti Vladimir Putin e quan sulmet e SHBA-së ndaj Sirisë si një agresion ndaj një kombi sovran” bën të ditur Dmitry Peskov zëdhënësi i Presidentit. Më tej ai nënvizoi se Presidenti beson se sulmet dhunojnë ligjet ndërkombëtare dhe po kryhen me një pretekst i shpikur Peskov gjithashtu këmbëngul se: “Ushtria siriane nuk ka armë kimike” duke thënë se kjo “është vëzhguar dhe konfirmuar nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike, një njësi speciale e OKB-së” Putin i sheh sulmet raketore në Siri si një përpjekje për të tërhequr vëmendjen nga viktimat civile në Irak, shtoi Peskov. “Ky hap do të thotë dëme të mëdha të marrëdhënieve Rusi-SHBA që tashmë janë në gjëndje të mjerueshme” tha Peskov. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Ish-i i Mario Balotellit tregon asetet e bollshme në Majemi Posted: 07 Apr 2017 12:11 AM PDT Ajo ishte e fejuara e futbollistit Mario Balotellit për gjatë muaj që në vitin 2014. Ish e fejuara e tij u kthye në qEndër të vëmendjes së mediave pasi ishte zhdukur për disa kohë. E veshur më bikini ngjyrë lejla, Fanny Negusha ka treguar asetet e saj të bollshme në plazhin e Majemit ditën e mërkurë.
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Bomba e çaktivizuar në Shën Petërsburg, arrestohen 8 të dyshuar Posted: 07 Apr 2017 12:11 AM PDT Shërbimet ruse të sigurisë arrestuan të enjten 8 persona lidhur me sulmin vetëvrasës të së hënës, 3 prill 2017, në një tren të metrosë në Shën Petërsburg, si pasojë e të cilit mbetën të vrarë 14 persona sëbashku me agresorin. Arrestimi i tyre u bë gjatë bastisjes së një apartamenti, ku një numër i paspecifikuar i shtetasve të Azisë Qendrore, raportohet se kanë qenë në kontakt me sulmuesin kryesor të metrosë, Akbarzhon A. Dzhalilov. Zëdhënësja e Komitetit Hetues rus, Svetlana Petronko, ka njoftuar se 6 persona janë arrestuar në Shën Petersburg dhe 2 të tjerë në Moskë. Emrat dhe kombësia e të arrestuarve nuk janë bërë publike. Në deklaratën e Komitetit, thuhet se forcat e sigurisë kanë gjetur në apartament një bombë, armë zjarri dhe municion. Bomba thuhet se është "identike" me atë që është gjetur në stacionin e metrosë Ploshchat Vosstania, një ditë pas sulmit vdekjeprurës dhe që u çaktivizua nga policia. Deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin në metronë në Shën Petersburg. Pavarësisht arrestimeve, mbetet e paqartë nëse Dzhalilov ka vepruar i vetëm ose si pjesë e një rrjeti më të gjerë të militantëve. Ai kishte jetuar në Shën Petersburg që nga viti 2011, pas marrjes së shtetësinë ruse përmes babait të tij. Më parë, ai kishte jetuar në qytetin e Osh, në Kirgistanin jugor, një rajon që ka qenë fushëbetejë e përleshjeve ndëretnike mes uzbekëve dhe kirgizëve. Një hetues deklaroi se shumë militantë të cilët kanë udhëtuar drejt Sirisë për të luftuar për Shtetin Islamik apo grupe të tjera militante vinin nga Osh. Ai nuk përjashton faktin se Dzhalilov mund të ketë rënë nën ndikimin e ndonjë prej organizatave terroriste në Siri që ka rekrutuar uzbekët. Dzhalilov shkoi në Kirgistan në shkurt dhe nga atje u përpoq të udhëtonte drejt Sirisë nëpërmjet Turqisë. Hetuesit gjetën sheqer të djegur në komponentët për bomba. Sipas hetuesve kjo është një shenjë se Dzhalilov mund të ketë qenë i trajnuar nga Shteti Islamik në Siri. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Mjeti del nga rruga dhe përplaset me avllinë e banesës, vdes drejtuesi Posted: 06 Apr 2017 11:42 PM PDT Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 35-vjeçari është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Libofshë të Fierit. Policia bën me dije se "rreth orës 04:25, shtetasi E.Dh, banues në fshatin Agim, duke drejtuar mjetin me targë BR 3304 B, ka dalë nga rruga dhe ka goditur murin rrethues të banesës së shtetasit A.Dh". Si pasojë e aksidentit drejtuesi i mjetit mbeti i plagosur rëndë. Ai u transportua me ambulancë në spitalin e Fierit por sapo ka mbërritur në spital, shtetasi E.Dh ka ndërruar jetë. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje. /Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Sulmi i SHBA, Siria flet për agresion, Moska paralajmëron për pasoja Posted: 06 Apr 2017 11:30 PM PDT Qeveria siriane ka reaguar ashpër ndaj sulmit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar një agresion. TV shtetëror sirian raportoi se raketat amerikane ganë goditur një seri objektesh ushtarake, duke shkaktuar dhe viktima. Izraeli nga ana e tij deklaroi mbështetjen ndaj SHBA. “Izraeli mbështet plotësisht vendimin e Presidentit Trump”, deklaroi zyra për shtyp e Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu. Nga ana tjetër, Moska zyrtare e konsideroi një veprim të pamatur. Komiteti i Mbrojtjes së Dumës Ruse thotë se sulmi raketor i SHBA kundër Sirisë mund të përkeqësojë marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit, si dhe të çojë në një zgjerim të konfliktit të armatosur në Lindjen e Mesme. “Këto veprime janë të papërgjegjshme dhe të pamatura”, thuhet në një deklaratë zyrtare. Diplomatët rusë e kanë paralajmëruar SHBA-në se do të duhet të marrë "të gjitha përgjegjësitë" për "pasojat negative". Rusia bën thirrje për një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ky është sulmi i parë direkt i Amerikës ndaj qeverisë siriane në luftën gjashtëvjeçare civile dhe është urdhri i parë më i rëndësishëm ushtarak i Donald Trumpit, që prej se është zgjedhur President. Presidenti tha se “është në interesin jetik kombëtar të SHBA të parandalojnë dhe të frenojnë përhapjen dhe përdorimin e armëve kimike vdekjeprurëse.” Ai u beri thirrje vendeve të qytetëruara të bashkoheshin në përpjekjet për të ndalur gjakderdhjen në Siri dhe për t’i dhënë fund grupit Shteti Islamik. Rreth 60 raketa amerikane të tipit tomahawk, kanë sulmuar anijet luftarake në Detin Mesdhe, duke pasur në shënjestër bazën ajrore Shatrat në perëndim të Sirisë. Ofensiva nisi rreth orës 08:45 sipas kohës së Washingtonit dhe 04:40 e mengjesit sipas orë siriane. SHBA thotë se në këto sulme janë goditur stacione të aeroporteve, avionë, radarë dhe stacione të karburantit. Sulmi erdhi si kundërpërgjigje ndaj sulmit me armë kimike në provincën e Idlibit, për të cilin SHBA fajësoi qeverinë siriane të Bashar al-Assad. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Amerikanët bombardime në Siri, godasin bazën e armëve kimike Posted: 06 Apr 2017 10:56 PM PDT ShBA ka bombarduar një bazë të qeverisë siriane, si shenjë kundërpërgjigje ndaj sulmit të dyshuar me armë kimike në qytetin e Idlibit, i cili u mori jetën 72 personave ndërkohë që shkaktoi komplikacione të rënda shëndetësore tek qindra të tjerë. Në një reagim për mediat, Presidenti Trump tha se ShBA bombardoi bazën nga ku kishte nisur sulmi me armët e ndaluara. Ngjarja nuk është pritur mirë nga Rusia që e cilësoi lëvizjen e ShBA-së një agresion, duke shtuar se ky zhvillim vë në pikëpyetje marëdhëniet dy-palëshe. Në shenjë kundërpërgjigje ndaj përdorimit të armëve kimike nga qeveria e Presidentit Bashar al-Assad, Shtetet e Bashkuara kanë bombarduar një bazë ajrore të Sirirsë nga ku dyshohet se ka nisur edhe sulmi në qytetin e Idlibit, që u mori jetën të paktën 72 personave. Nga të dhënat zyrtare që publikoi Pentagoni, 59 raketa tomahok janë qëlluar nga luftë-anijet amerikane që janë të vendosura në detin Mesdhe, teksa gjithçka ka ndodhur në orën 4:40 të mëngjesit, referuar orës lokale siriane. Në një reagim për këtë çështje, Presidenti Donald Trump tha se ShBA goditi bazën nga e cila u lançua sulmi me armë kimike. Megjithatë, bombardimi i bazës siriane nuk është pritur mirë nga Rusia. Në një reagim për këtë çështje, zëdhënësi i Presidentit Putin, Dimitry Peskov, e cilësoi sulmin një agresion ndaj një shteti sovran. Ai shkoi edhe më tej duke thënë se rasti vendos në pikëpyetje marëdhëniet bilateral mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, në një kohë kur Trump ka premtuar rritje të bashkëpunimit me Moskën zyrtare. Megjithatë, ende nuk dihet nëse nga Kremlini do të ndërmmerren lëvizje të tjera në këtë drejtim. Në reagimin zyrtar të Pentagonit ishte nënvizuar gjithashtu se përpara ekzekutimit të bombardimeve, Shtetet e Bashkuara kishin njoftuar edhe kolegët e tyre ushtarakë të Rusisë që janë prezentë në Siri. Incidenti tragjik që ndodhi në Idlib të Sirisë ka shkaktuar përplasjen e rradhës mes vendeve perëndimore dhe Rusisë. ShBA, Franca dhe Britania bëjnë përgjegjës në mënyrë direkte qeverinë Assad për humbjen e 72 jetëve të pafajshme si pasojë e efekteve helmuese të armëve kimike, ndërkohë që nga ana tjetër, Moska pretendon se gjithçka ka ndodhur pas një incidenti në një bazë të rebelëve. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Meta: Kush ka frikë zgjedhjet, ka frikë reformën në drejtësi Posted: 06 Apr 2017 01:59 PM PDT Kreu i Kuvendit Ilir Meta tha në studion e "Arena" me gazetarin Dritan Hila, se retorikat për reformën në drejtësi, nuk e kanë ndihmuar zbatimin e saj. Ai tha se kush ka frikë nga zgjedhjet ka frikë nga reforma në drejtësi. Meta: Unë nuk kam pasur asnjë shqetësim përvec shqetësimit që të bëhej me konsensus. Unë e dija mirë kush ishin pasojat e mosbërit me konsensus. komisioni i Venecias ka luajtur një rol të rëndësishëm për të rrëzuar shumë përpjekje të cuditshme dhe jo të argumentuara. Ato ndryshime që ne kemi kaluar janë ndryshime që do ndihmojnë për të sjellë transformim të sistemit të drejtësisë. Por e gjithë fushata atëherë, edhe tani Vetting Vetting është më shumë pjesë e një retorike elektorale sesa vullnet për të zbatuar këtë reformë seriozë. Ndërkohë nuk na ka penguar kjo reformë për të luftuar drogën, krimin dhe kanabisin. Hila: Bëjnë aluzione segmente të shtypit dhe politikës se kjo reformë pengohet nga Berisha dhe ju sepse kanë frikë se do jenë viktimë të kësaj reformë dhe do goditen prej saj. Meta: Këtë frikë e kanë ata që i janë shmangur transparencës së kësaj reforme. Qëndrimet e mia kanë qenë më transparente se e cdo aktori vendas dhe ndërkombëtar. Qëndrimet e mira kanë qenë të njëjta me Ramën, Bashën, ndërkombëtarët dhe madje u kam thënë mos vazhdojmë takojmë njëri-tjetrin kështu dhe mos kuptojmë cpo ndodh. Kjo duhet bërë me konsensus, ndryshime kushtetuese në mënyrë të njëanshme me atë përbërje që kishte parlamenti dhe me ato probleme të dekriminalizimit do të thotë jo vetëm një konflikt dhe mos zbatim i kësaj reforme, jo vetëm blookimi i dialogut politik, por edhe shumë pasoja të tjera për vendin. Të gjitha këto kanë qenë përpjekje për të më kompleksuar mua, gjë tërësisht absurd në mbajten e qëndrimeve parimore. Edhe sot mund të dëgjojmë që shiko se po ndihmohet çadra me qëndrime të tilla etj. Sjelljet përjashtuese për të mos thënë diktatoriale ndaj opozitës janë shumë të gabaura. Ashtu sic është i gabuar fjalimi i Bashës apo Berishës. Por në fund farë opozita ka një protestë paqësore, bojkoti është i dënueshëm, por kauza për zgjedhje të lira dhe të ndershme është e drejtë, por ne si mazhorancë nuk duhet të tregojmë frikë. Kjo është e domosdoshme sepse kjo do të thotë se ai që ka frikë nga zgjedhjet e lira ka frikë edhe nga reforma në drejtësi. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| “Kavaja”, Meta: Proces i njëanshëm. Nuk ishim as për Elvis Rroshin Posted: 06 Apr 2017 01:43 PM PDT Ilir Meta, njeriu kyç i zgjidhjes së krizës politike vjen mbremjen e sotme, ora 21:00 në një intervistë ekskluzive për emisionin "Arena". Hila: Kavaja tregon se nuk do të jeni bashkë në koalicion Meta: Besoj që kemi bërë të qartë rastin e Kavajës. Rasti i Kavajës ka të bëjë me disa arsye, nuk do të doja ti bëja unë këtu publike, besoj se Rama i ka bërë ato të qarta. Ka të bëjë me faktin se raporti ynë atje me përfaqësuesit lokalë të partisë Socialiste nuk ka qenë një raport bashkëpunues. Ne nuk kemi qenë për kandidimin e ish-kryetarit të Bashkisë për shkak të problemeve që parathuheshin, dhe të cilët rezultuan të tilla. Por, ishte dhënë garancia se nuk ka asnjë problem të tillë , ato janë janë fjalë, pavarësisht nga kjo ishe një e drejtë e partisë Socialiste të ecte në këtë drejtim. Njëkohësisht gjatë këtij mandati, bashkëpunimi atje i degëve lokale nuk ka funksionuar aspak dhe po kështu, edhe kandidatura më pas u shpall publike, ishte vendosur në mënyrë të njëanshme, kështu me një proces ku opozitë nuk ka. I gjithi ky është një proces i njëanshëm, ne e gjykuam tërësisht të panevojshme, të padobishme për të marrë pjesë, aq më tepër që askush nga anëtarët tanë nuk ishin të motivuar për këtë gjë. /Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Meta: Na duhet president kosensual dhe i gjithëpranueshem Posted: 06 Apr 2017 01:31 PM PDT Ilir Meta, njeriu kyç i zgjidhjes së krizës politike vjen mbremjen e sotme, ora 21:00 në një intervistë ekskluzive për emisionin "Arena". Dritan Hila: Presidenti? ILir Meta: Na duhet një president sa më konsensual dhe sa më i pranueshëm për të gjithë, ndryshe do të jetë një institucion i parëndësishëm. Dritan Hila: A keni ndonjë emër për president ILir Meta: Asnjë emër asnjë ngjyrë vetëm një standard që është i domosdoshëm: Figura të jetë konsensuale Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| You are subscribed to email updates from Ora News. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





