Ora News: “Seanca dhe qeveria e besimit, Rama takim me Metën në Kryesi” plus 9 more |
- Seanca dhe qeveria e besimit, Rama takim me Metën në Kryesi
- E ndjek policia, shoferi braktis kamionin me gomonen 7 metra brenda
- Katër të arrestuar në Librazhd, u kapën me 9 kg kanabis
- Vrasja e shqiptarit, 5000 euro shpërblim për “kokën” e autorëve
- Rusia dhe Asad mohojnë masakrën kimike, mblidhet Këshilli i Sigurimit
- Protesta në Serbi kundër fitores së Aleksandër Vuçiçit
- Tërhiqet Ligji për ushtrinë, u jepet rast bisedimeve me Listën Serbe
- Alarmi i financave: Kriza politike rrezik për buxhetin
- Basha nga “çadra e lirisë”: Ju bëtë historinë, dita e fitores po afron
- Hodo: Nuk është rritur barra kontributive, prapë akumulojmë borxhe
| Seanca dhe qeveria e besimit, Rama takim me Metën në Kryesi Posted: 05 Apr 2017 12:22 AM PDT Një ditë para seancës plenare, kryeministri Edi Rama i është drejtuar Kryesisë së Kuvendit për të zhvilluar takimin e përjavshëm me aleatin e tij qeverisës, Ilir Meta. Takimi vjen pas ofertës së LSI për zgjidhjen e krizës politike duke ofruar të gjitha mandatet e ministrave, edhe atë të kryetarit të Kuvendit, nëse kjo do të përbënte një garanci për opozitën. Meta propozoi atë që e quan ofertë për një qeveri të besimit të gjerë. Ndërkohë Kryeministri Edi Rama ka adresuar një ftesë për dialog nga shefit të opozitës Lulzim Basha por mbylli çdo mundësi për krijimin e një qeverie besimi, apo shtyrje të zgjedhjeve të 18 qershorit. Në përgjigje të ftesës së bashkryetarit të koalicionit qeverisës Ilir Metës, përgjigje që vlen dhe për opozitën, Rama theksoi se Kushtetuta e thotë qartë se qeveria është vullnet i shumicës. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| E ndjek policia, shoferi braktis kamionin me gomonen 7 metra brenda Posted: 05 Apr 2017 12:10 AM PDT Një gomone rreth 7 metra e gjatë me një motor 350 Kv është gjetur dje brenda një kamioni të cilin policia po e ndiqte. Gjatë ndjekjes në lagjen “Kastriot “, drejtuesi braktisi mjetin dhe u largua. Burime të sigurta nga Drejtoria e policisë e Fierit bëjnë me dije se mjeti dhe gomonia dyshohet se janë trafikuar nga jashtë dhe gomonia do të përdorej për trafik droge. Mjeti i tipit “Man” me targa “AA 814 AS” do shkonte në Vlorë. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Katër të arrestuar në Librazhd, u kapën me 9 kg kanabis Posted: 04 Apr 2017 11:56 PM PDT Policia e Librazhdit ka finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar "Rrethi" duke bërë të mundur sekuestrimin e 9 kg kanabis, ndërsa ka arrestuar edhe 4 poseduesit e lëndës narkotike. Në pranga kanë rënë shtetasit: Ali Face, 34 vjeç, banues në fshatin Gurrë Librazhd Besnik Bajrami, 31 vjeç, banues në fshatin Dragostunjë Astrit Zharri, 32 vjeç, banues në Gurrë Bërzeshtë Olsi Zharri, 32 vjeç banues në fshatin Bërzeshtë Arrestimi i tyre u bë në fshatin Qukës, në vendin e quajtur Zalli i Vlashit. Gjatë kontrollit policor, të arrestuarve iu u gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 kg lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit Cannabis Sativa dhe 3 aparate celular të markave të ndryshme. Ndërkohë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Besnik Bajrami grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 8 copë fishekë model 56 kalibër 7.62 mm. Nga ana e policisë vijojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Vrasja e shqiptarit, 5000 euro shpërblim për “kokën” e autorëve Posted: 04 Apr 2017 11:48 PM PDT Kur kanë kaluar gati tre muaj nga vrasja e një 46-vjeçari shqiptar në Gjermani, policia gjermane ende nuk ka mundur të identifikojë autorët. Në këto kushte, autoritetet kanë ofruar një shpërblim prej 5000 eurosh për këdo që mund të japë informacion të vlefshëm për kapjen e dy autorëve të dyshuar. Ngjarja e rëndë u regjistrua me 9 janar të këtij viti. Shqiptari u qëllua me armë zjarri para një shkolle fillore në Visselhövede, në sy të vajzës së tij, nga dy persona që zbritën nga një motoçikletë. Hetuesit gjermanë kishin zbuluar viktima kishte qëndruar në burg në Shqipëri për një vrasje të kryer ndërsa familjarët e të vrarit ishin betuar për gjakmarrje. Policia gjermane ka gjetur gjurmët ADN të autorëve të vrasjes. Ndërkohë mediat gjermane bëjnë me dije se hetimet rreth vrasjes së rëndë të kryer në Gjermani, kanë filluar edhe në Shqipëri. Lexo më shumë U qëllua në sy të vajzës në Gjermani, shqiptari vdes në spital Atentat shqiptarit në Gjermani, pesë plumba në sy të vajzës /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Rusia dhe Asad mohojnë masakrën kimike, mblidhet Këshilli i Sigurimit Posted: 04 Apr 2017 11:26 PM PDT Moska zyrtare dhe Qeveria e presidentit sirian, Bashar al-Assad, kanë mohuar përdorimin e armëve kimike kundër civilëve në qytetin Khan Sheikhoun në veriperendim të Sirisë, duke akuzuar rebelët për përdorimin e tyre. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se avionët e saj nuk kanë kryer asnjë sulm pranë qytetit Khan Sheikhoun. Zëdhënësi i Ministrisë, gjeneral major Igor Konashenkov, tha se ushtria ruse ka ndërmarrë të martën një sulm ajror mbi një depo armësh dhe fabrikë municionesh në periferinë lindore të qytetit të Khan Sheikhoun. Autoritetet e Moskës kanë shtuar se në fabrikë prodhohen armë kimike të të njëjtit lloj që janë përdorur në Irak dhe në Aleppo, ku u shfaqën simptoma të ngjashme me ato në Khan Sheikhoun. Një koalicion i organizatave humanitare dhe mjekësore perëndimore, i quajtur "Union of Medical Care and Relief Organizations", thotë se numri i të vdekurve arrin në 100 dhe të plagosurit janë më shumë se 350. Në mesin e të vrarëve janë të paktën 11 fëmijë. Aktivistët e opozitës siriane e përshkruan sulmin si ndër më të rëndët në luftën e përgjakshme të Sirisë që vazhdon prej gjashtë vjetësh. Grupi kryesor opozitar politik, Koalicionit Kombëtar Sirian, e quajti atë një “masakër të tmerrshme.” Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë sot në mëngjes një takim të ngutshëm për të diskutuar mbi ngjarjen. Britania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara kanë paraqitur një projekt-rezolutë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke kërkuar një hetim të plotë mbi ngjarjen. Rezoluta i bën thirrje për Organizatës kundër armëve kimike të raportojë sa më shpejt të jetë e mundur provat e mbledhura në terren. Lexo më shumë: Konflikti në Siri, "sulm kimik" në Idlib Shtëpia e Bardhë fajëson Assadin për sulmin kimik OKB do të hetojë sulmin e dyshuar kimik në Siri
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Protesta në Serbi kundër fitores së Aleksandër Vuçiçit Posted: 04 Apr 2017 11:00 PM PDT Mijëra veta morën pjesë në tubime të qeta në Beograd dhe disa qytete tjera të Serbisë, për të protestuar kundër fitores së kryeministrit Aleksandër Vuçiç në zgjedhjet presidenciale të së dielës. Protestuesit, që thonë se janë pjesë e një organizimi nëpër rrjetet sociale, por nuk bartin flamuj e as shenja partiake, brohoritën “Jo diktaturës”, Liri mediave”, “Vuçiç nuk është presidenti im”, etj. Aleksandër Vuçiç, 47 vjeçar fitoi 55 për qind të votave në zgjedhjet e së dielës, duke konfirmuar dominimin mbi vendin ballkanik derisa po udhëheqë një politikë drejtpeshimi ndërmjet Evropës dhe Rusisë. Ndonëse posti i presidentit është ceremonial, pritet që ai të emërojë një aleat në postin e kryeministrit si dhe të transformojë pozicionin e presidentit në një zyrë prej nga mund të kontrollojë jetën politike të vendit me 7.2 milionë banorë. Kritikët e tij paralajmërojnë se ai po kërkon të kopjojë llojin e autokracisë së Rusisë nën Vladimir Putinin, që i dha mbështetje kandidaturës së tij. Rivalët e kanë akuzuar zotin Vuçiç për përbaltje të kandidatëve, për kontroll të medieve dhe për frikësim të votuesve. Zoti Vuçiç, një ish-ministër i informacionit dhe propagandist i vijës së ashpër nën presidentin Sllobodan Millosheviç i kundërshton akuzat. Serbia u bë republikë e pavarur në vitin 2006, pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Serbia është vend kandidat për në BE që në vitin 2012 dhe ka filluar negociatat për anëtarësim në vitin 2014 si kundërshpërblim për angazhimin në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, pavarësinë e së cilës vazhdon ta kundërshtojë./VOA/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Tërhiqet Ligji për ushtrinë, u jepet rast bisedimeve me Listën Serbe Posted: 04 Apr 2017 10:56 PM PDT Institucionet e Kosovës nuk do të procedojnë me miratimin e Ligjit për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, pa harxhuar fillimisht përpjekjet që ky hap të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese. Ndryshimi i formës juridike – ligjore për themelimin e Forcave të Armatosura, ka pasuar sugjerimet e NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me tërheqjen e përkohshme nga ligji për rolin dhe misionin e ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës, është pajtuar edhe vet iniciuesi i tij, presidenti Hashim Thaçi. Gjatë një debati të organizuar nga Lëvizja Fol, Thaçi tha se formimi i ushtrisë së Kosovës nuk kundërshtohet nga NATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ka dallime për formën dhe mënyrën e themelimit. Andaj, ai tha se do t'u jepet edhe një rast ndryshimeve kushtetuese. "Konsideroj që institucionet tona ende kanë në dispozicion kohën e mjaftueshme që bashkërisht të bëjnë edhe një përpjekje të fundit që të sigurojmë përkrahjen e të gjitha komuniteteve për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, sepse unë konsideroj se ky është opsioni më i mirë i mundshëm", ka thënë Thaçi. Hapat në vijim, ka nënvizuar Thaçi, do të përfshijnë bisedimet me serbët e Kosovës që edhe ata të jenë pjesë e procesit të ndryshimeve kushtetuese dhe themelimit të Forcave të Armatosura. Por, nëse dështojnë sërish përpjekjet për t'i bindur serbët, ai tha se projektligji, të cilin ia ka proceduar Kuvendit, do të mbetet në tavolinë si mundësi rezerve. "Ne do të punojmë për ndryshime kushtetuese, sepse është në interes të vendit, në interes të të gjithëve. Por e theksoj, askush nuk mund të vë veto për themelimin e ushtrisë së Kosovës. Iniciativa ligjore mbetet në agjendë", ka thënë Thaçi. Çështjen e transformimit të FSK-së në forcë me mision ushtarak, qoftë edhe përmes ligjit, e kishte shtyrë fillimisht deputeti opozitar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj. Ai thotë se formimi i ushtrisë përmes amandamentimit të kushtetutës është opsioni më i preferuar. Por, qoftë në variantin e parë apo të dytë, transformimi duhet të nis këtë vit, thekson Haradinaj. "Unë jam ithtar i asaj që ky vit të jetë vit i ushtrisë. Kurse forma dhe metodat se si do të transformohet FSK, për mua është sekondare", ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Daut Haradinaj. Pas kthimit të Listës Serbe në institucionet dhe Kuvendin e Kosovës është aktualizuar çështja e arritjes së një marrëveshje me këtë subjekt politik, ku do të përfshiheshin votimi i demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe ndryshimet kushtetuese. Kurse si shpagim, institucionet e Kosovës do të ndërmerrnin hapa të shpejtuar drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Por, pazare të tilla politike, i kundërshton ashpër deputeti Daut Haradinaj. Ai ka thënë se këto janë procese e vendime të ndara. "Transformimi i FSK-së buron në Pakon e Ahtisaarit, ndërsa rreth Asociacionit, mendoj që përgjigjen më të mirë e ka dhënë Gjykata Kushtetuese e cila ka gjetur shkelje në 23 nene. Ushtria është çështje e brendshme e jona dhe duhet të trajtohet ndaras nga të gjitha temat tjera, sepse është gabim fatal nëse dikush tenton të bëj koncesione", ka theksuar Daut Haradinaj. Sidoqoftë, presidenti dhe institucionet e Kosovës, tashmë kanë një dakordim në parim që t'i përfillin rekomandimet dhe sugjerimet e NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara që transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese. Njëherësh, koalicioni aktual, është zotuar se do t'i përmbushë edhe dy obligimet dhe zotimet që i ka dhënë para faktorit ndërkombëtar, ku bëjnë pjesë themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi. Vetëm pasi që t'i përmbyllin këto tema, besohet se subjektet politike do të mund të hapin edhe kapitullin e zgjedhjeve, për të cilat tashmë është pozicionuar në parim pjesa më e madhe e spektrit politik. (REL) Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Alarmi i financave: Kriza politike rrezik për buxhetin Posted: 04 Apr 2017 01:58 PM PDT Drejtori i Politikave Fiskale pranë Ministrisë së Financave, Niko Lera, thotë në studion e "Ekopolitikë" të gazetares Aurora Sulçe në Ora News se kriza politike do të japë impakte në rritjen ekonomike të vendit. Pjesë nga biseda: Lera: Ne kemi kaluar nga një rritje 1% në një rritje 3%. Ecuria e tremujorit të parë do të jetë rritja 3.8 për qind. Destabilizimi i situatës politike natyrisht do të japë impakte si në rritjen ekonomike dhe kam frikë se do të impaktojë edhe të ardhurat e buxhetit, të cilat gjithmonë janë shumë sensitive në raport Sulçe: Ministri Ahmetaj në studion e Ekopolitikë para disa javesh u shpreh se ishte per nje Amnisti kapitalesh, a pati ministria një projekt per kete? Lera: Kjo kërkon një konsensus politik. Nuk di të kemi një projekt të tillë sepse gjithmonë ekziston frika e kapitaleve dhe të ardhurave që vijnë nga aktivitete të paligjshme si droga, prostitucioni. Duhet një plan konkret se çfarë seleksionimi duhet bërë që para me burim krimin të mos legalizohen. /Ora News/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Basha nga “çadra e lirisë”: Ju bëtë historinë, dita e fitores po afron Posted: 04 Apr 2017 01:54 PM PDT Nga çadra e lirisë, kreu i PD, Lulzim Basha tha se dita e fitores është afër. Kryeopozitari falenderoi të gjithë mbështetësit e tij, duke thënë se ata tashmë kanë bërë historinë. Basha: Kjo është një lëvizje që ka hyrë tashmë në hsitori dhe mos ta harrojmë asnjëherë dhe këtë fjalë e kam për gjithësecilin prej jush jo si kolektiv, por për të gjithë ju si individë mos harrojmë që historinë jo vetëm e shkruajnë, por historinë e bëjnë njerëzit dhe këtë histori e keni bërë ju me qëndresën tuaj fisnike dhe të jashtëzakonshme se jam i nderuar përjetësisht që kam provilegjin, nderin që të isha bashkë me ju në këtë betejë të jashtëzakonshme ku kemi treguar kaq forcë, kaq vendosmëri, kurajo dhe ndërgjegje të lartë patriotike dhe europiane. Shpresoj që me këngët që kanë ushtuar këto ditë që do ushtojnë edhe sonte ti flasim shqiptarëve me shpirtin tonë të paqet dhe ti japing kurajo se dita e madhe e fitores për çdo shqiptar është afër. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Hodo: Nuk është rritur barra kontributive, prapë akumulojmë borxhe Posted: 04 Apr 2017 01:46 PM PDT Astrit Hodo, drejtor i përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, thotë në Ekopolitikë të gazetares Aurora Sulçe në Ora News, se pavarësisht se barra kotributive nuk është rritur, borxhet ndërkohë shtohen. Ai shprehet se ka edhe një fenomen tjetër që kompanitë u mbajnë rreth 11 për qind të pagës individëve dhe atë nuk e derdhin tek Sigurimet. Pjesë nga biseda: Hodo: Mos falja e kontributeve një gjë pozitive edhe për sa i përket skemës edhe për të punësuarit sepse nëse do të faleshin kontributet do të arrinim në një situatë që këta qytetarë nuk do të ishin mbrojtur nga elementë të sigurimeve shoqërore. Sulçe: Sa është totali i gjobave dhe kamatëvonesave që falen ne rast se paguhet kontributi? Hodo: Behet fjalë për 50% të gjithë totalit. Përgjithësisht janë gjoba qe vendosen për shkak te vonesave. Këto gjoba janë gjoba te vendosura për shkak te formalitetit sepse kanë deklaruar punonjësit e tyre pra janë të rregullt por kanë pamundësi financiare prandaj nuk i paguajnë nga kjo pikëpamje është mirë që të paguhen. Është edhe një fenomen tjetër ku shumica e bizneseve te mesme i mbajnë 11.2% të pagës bruto nga paga punonjësve, ia marrin individit dhe nuk ia deklarojnë tek sigurimet shoqërore. Çka do të thotë është edhe një abuzim tjetër. Soko: Pse ka akoma kaq shumë borxh? Si ndodhi që kemi akoma 100 milionë dollarë borxh ndaj nga Institutit të Sigurimeve? Hodo: Nga këto 100 milionë dollarë, i bie që 50 milionë dollarë të jetë principal i papaguar. Këtu janë që nga të vetëpunësuarit e thjeshtë e deri tek korporatat e mëdha. Kontributet shoqërore nga viti në vit është ulur. Ka edhe një fenomen tjetër; paga minimale ka 4 vite që nuk është ndryshuar. Ka qenë 22 mijë lekë dhe aq është edhe sot. Kjo do të thotë se nuk është rritur barra kontributive, e megjithatë prapë akumulojmë borxh. /Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| You are subscribed to email updates from Ora News. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





