Ora News: “Rama publikon foton me imazhin që do jetë kartvizita europiane e Përmetit” plus 9 more

Ora News: “Rama publikon foton me imazhin që do jetë kartvizita europiane e Përmetit” plus 9 more


Rama publikon foton me imazhin që do jetë kartvizita europiane e Përmetit

Posted: 02 Apr 2017 12:14 AM PDT

Këtë mëngjes kryeministri Rama ka zgjedhur ta nisë me një imazh të Gurit të Legjendave të Përmetit. Duke uruar të gjithë për një të djelë të këndshme, ai thotë se “Kjo mrekulli e natyrës buzë Vjosës do të jetë kartvizita europiane e Përmetit të rilindur”

“MIRËMËNGJES dhe ju uroj një të djelë të qetë me këtë imazh të Gurit të Legjendave të Përmetit, që shume shpejt do t'i rishfaqet qytetit i rilindurPërmes programit të Rilindjes Urbane kanë filluar punimet për rikualifikimin urban të hapësirës rreth Gurit, restaurimin e rrënojave të hershme mbi të, aksesin e sigurtë nga vizitorët dhe një ndriçim të magjishëm pas perëndimit të diellit. Kjo mrekulli e natyrës buzë Vjosës do të jetë kartvizita europiane e Përmetit të rilindur“, shkruan Rama në FB.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ndërkombëtarët i kthejnë shpinën Gruevskit

Posted: 01 Apr 2017 11:40 PM PDT

Nikolla Gruevski dhe VMRO DPMNE-ja kanë humbur mbështetjen edhe të partisë simotër evropiane. Eurodeputeti Knut Flekeshtajn, i cili është pjesë e katërshes evropiane që ndërmjetëson zgjidhjen e krizës në Maqedoni theksoi shprehimisht se askush në Bruksel nuk mbështet politikat e VMRO-së e cila bllokon formimin e institucioneve. Flekeshtajn në intervistën për emisionin "360 gradë" shprehu pakënaqësi edhe nga vizita e para 10 ditëve në Shkup.

“Nëse pas zgjedhjeve ka koalicion prej 67 deputetëve, atëherë ai duhet të ketë mundësi për të formuar Qeveri. Por e dimë që VMRO DPMNE nuk dëshiron të bëjë lëvizje dhe për këtë arsye mendoj se votuesit duhet ta dinë se me të vërtetë nuk ka askush në BE, as grupi simotër i Gruevskit që e mbështet këtë politikë. Këtë gjë votuesit duhet të dëgjojnë, të mos ketë keqkuptime se bëhet fjalë për parti majtiste apo djathtiste, por për demokraci, po ose jo – deklaroi Knut Flekenshtajn, Deputet i Parlamentit Evropian.

Flekenshtajn thekson se me kolegun i tij Edvard Kukan janë munduar duke dhënë mesazhe të qarta gjatë vizitës së tyre. Por ai shton se në Maqedonia kur është vonë – me të vërtetë është tepër vonë.

“Unë jam shumë i shqetësuar rreth kësaj situate sepse të gjithë e dinë se si funksionon demokracia, por ata që janë në pushtet nuk duan që kjo të ndryshojë dhe të shkojnë në opozitë, dhe nuk jam i sigurt se si ne mund të ndikojmë. Nëse themi që të "emërojmë dhe të turpërohemi" është shumë e rëndësishme, të gjithë me kujdes të shikojmë në grupacionet tona politike. Tani për tani për socialdemokratët është e lehtë, sepse "djemtë e këqij" janë në anën tjetër – tha Knut Flekenshtajn.

Gjatë vizitës së fundit komisioneri evropian, Johanes Han dhe eurodeputetët Vajlg, Kukan dhe Flekenshtajn, u takuan me liderët e partive politike, por jo edhe me presidentin Ivanov. Nga zyra e tij thanë që terminin për takim ua lënë anëtarëve të nismës "Për Maqedoni të përbashkët." Mesazhet që i dërguan zyrtarët evropianë deri tek Ivanov ishin që ta respektojë rezultatin e zgjedhjeve dhe ta ndryshojë vendimin e tij, të lejojë që të vazhdojnë proceset demokratike për formimin e menjëhershëm të Qeverisë./Alsat/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

“Vendimet e vështira”, para apo pas zgjedhjeve?

Posted: 01 Apr 2017 11:31 PM PDT

Liderët politikë dhe institucionalë të Kosovë kanë marrë mesazhe të qarta nga zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit për çështje evropiane dhe euro-aziatike, Hoyt Brian Yee, se çështjet e rëndësishme që janë në proces, duhet të përfundojnë, thonë njohësit e zhvillimeve politike në vend.

Çështjet e rëndësishme, për të cilat duhet të merren vendimet, siç thonë ata, janë: ratifikimi i marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe sqarimi i çështjes së transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës.

Por, megjithëkëtë, ata besojnë që, duke u bazuar në qëndrimet e partive politike dhe gjendjen e krijuar në skenën politike, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pavarësisht pikëpamjeve që ka shprehur diplomati amerikan Yee, se zgjedhjet e parakohshme "do të kenë si efekt vonimin e vendimeve të vështira".

Analisti i çështjeve politike, Ilir Ibrahimi, thotë për Radion Evropa e Lirë se pozicionimi dhe qëndrimet e partive politike rreth këtyre tri çështjeve, nuk japin shumë shpresa se mund të arrihet një konsensus politik për tejkalimin e kundërshtive.

"Partitë politike kanë marrë qëndrime të ashpra dhe të qëndrueshme, në secilën nga këto pika, dhe nuk besoj që do të arrijnë ta tejkalojnë vetveten për të arritur një marrëveshje, e cila do të mund t'i kalonte këto tri çështje dhe të prisnin për orarin, cili parashihet në vitin 2018, të zgjedhjeve, sidomos partitë opozitare”.

“Ato gjithmonë do të jenë të interesuara të shkojnë në zgjedhje të parakohshme. Mirëpo, këtë po e vërejmë tani edhe nga partitë në pushtet. Prandaj, po besoj që kushtet dhe sentimenti politik është gjithmonë duke u pjekur për të shkuar në zgjedhje të parakohshme", thotë Ibrahimi.

Analisti Ibrahimi, shton se megjithatë, mesazhi i diplomatit amerikan Yee, nuk ishte i prerë lidhur me zgjedhjet eventuale.

Mendim të ngjashëm ka edhe analisti Imer Mushkolaj. Duke folur për Radion Evropa e lirë, ai thekson se e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës është që të përfundojnë çështjet e rëndësishme që janë në proces.

"Besoj që mesazhet e zyrtarit amerikan ishin të qarta. Por, pavarësisht kësaj, fushata e partive po vazhdon – sidomos e liderit të Partisë Demokratike të Kosovës – dhe konsideroj që ata do të përpiqen që gjatë muajit të ardhshëm të provojnë ta kalojnë Demarkacionin, si dhe të provojnë – pasi është kthyer Lista serbe në institucione – që të punojnë në themelimin e Asociacionit, respektivisht për miratimin e statutit të Asociacionit. Pastaj, megjithatë, të vendosin që të shkojnë në zgjedhje", thekson Mushkolaj.

Ai shton se edhe për çështjen e Ushtrisë së Kosovës, mesazhet tashmë janë të qarta që të punohet që kjo të realizohet brenda këtij viti.

Sipas tij, në rast se çështjet e rëndësishme nuk mund të kryhen brenda pak kohësh, zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë.

"Nëse nuk kryhet, natyrisht që nuk e besoj që do të mbahen zgjedhjet e parakohshme, për shkak se janë disa obligime që janë marrë nga partnerët e koalicionit. Ky koalicion është themeluar apo krijuar, pikërisht me idenë që të kalohen disa të ashtuquajtura çështje të mëdha dhe këto, për të cilat po bisedojmë, natyrisht se janë çështje të mëdha, të cilat duhet të votohen në Parlament", vlerëson Mushkolaj.

Por, analisti Ibrahimi shpreh mendimin se zgjedhjet e parakohshme duken të pashmangshme. Në të kundërtën, sipas tij,çështjet për të cilat është kërkuar zgjidhje nga diplomati amerikan Yee, do të mund të zgjidheshin vetëm në rast se në zgjedhje do të shkohej sipas orarit, në vitin 2018.

"Nëse do të kishim një mandat të plotë deri në vitin 2018, atëherë nuk është edhe e pamundur që të tria këto çështje të kalojnë, sepse, në fund të fundit, partitë politike bëjnë kompromise dhe pazare me njëra-tjetrën. Nëse bëhet kompromis me një çështje, atëherë merret me një çështje tjetër dhe këtu duke e përfshirë edhe Listën Serbe, e cila i ka interesat e veta”.

“Atëherë, nëse me të vërtetë nuk do të kemi zgjedhje këtë vit, por presim deri në vitin 2018, atëherë është një mundësi që me anë të kompromiseve të ndryshme, të arrihet që të paktën disa nga këto çështje të mund të kalohen nga parlamenti", shton Ibrahimi.

Sido që të jetë, kthimi i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, pritet të sjellë një dinamikë të re në proceset që ndërlidhen me votat e tyre, sidomos lidhur me krijimin e Asociacionit, si dhe ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Përgatitjet për zgjedhjet, sot mblidhet Asambleja e PS

Posted: 01 Apr 2017 11:13 PM PDT

Partia Socialiste do të mbledhë sot Asamblenë Kombëtar, në të cilën do të diskutohet për përgatitjen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 18 qershorit.

Ndërsa në 29 prill pritet të mblidhet edhe Kongresi.

Ndërkohë që kontrata e koalicionit qeverisës PS-LSI ka përfunduar ditën e djeshme, Ilir Meta nuk ka marrë ende një vendim për fatin e këtij koalicioni.

Afati përfundimtar i regjistrimit të koalicioneve për zgjedhjet e 18 qershorit është data 18 prilli.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Serbia zgjedh sot Presidentin e ri, 90 qendra votimi në Kosovë

Posted: 01 Apr 2017 10:56 PM PDT

Qytetarët e Serbisë do t’i drejtohen sot kutive të votmit për të zgjedhur presidentin e tyre të ri. 

Kutitë e votimit do të jenë të hapura nga ora 7:00 deri në ora 20:00 dhe qytetarët do të shprehin vullnetin e tyre. 

Në listat zgjedhore në këtë shtet janë 6.724.949 votues dhe këta kanë mundësi të votojnë në 8.396 qendra votimi. 

Qendra votimi shteti serb i ka hapur edhe jashtë Serbisë për 11.590 votues me shtetësi serbe.

Në Kosovë, Serbia ka hapur 90 qendra votimi dhe të drejtë vote kanë 105.929 votues.

Në këtë gare marrin pjesë 11 kandidatë, ku më favoritë janë kryeministri aktual Aleksandër Vuçiç, ultranacionalisti Vojslav Sheshel dhe Vuk Jeremiç.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Të paktën 254 të vdekur nga përmbytjet në Kolumbi

Posted: 01 Apr 2017 10:44 PM PDT

Forcat e sigurisë në Kolumbi thonë se janë në kërkim të qindra njerëzve të zhdukur nga rrëshqitja që lanë të paktën 254 persona të vdekur.

Në operacionin e shpëtimit janë përfshirë rreth 1100 forca të ushtrisë dhe të policisë.

Shirat e mëdha përmbytën qytetin MoCoa në jug perëndim të vendit, duke detyruar banorët të largohen nga shtëpitë e tyre.

Në një deklaratë ushtria tha se ka pasur të paktën 400 persona të plagposur dhe mbi 200 të zhdukur

Grupet e shpëtimit po punojnë gjithashtu që të ndihmojnë anëtarët e familjeve që të kontaktojnë me njëra-tjetrën.

Ndërkohë mes të zhdukurve ka edhe fëmijë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

“Me 50 mijë vetë jo Kosovën, por Europën shkatërrojmë”

Posted: 01 Apr 2017 10:25 PM PDT

Prokuroria italiane ka marrë dje në pyetje shtetasin kosovar Arjan Babaj i arrestuar dy ditë më parë si anëtar i një celule terroriste xhihadiste që po organizonin hedhjen në erë të urës Rialto në qytetin e Venecias.

Arjan Babaj 28 vjeç, më i madhi në moshë i kësaj celule të përbërë nga 4 kosovarë, konsiderohet strategu e guida e tyre shpirtërore. I marrë në pyeje në burgun e Venecias, 28 vjeçari kosovar nuk ka pranuar të flasë para prokurorëve. Gjatë ditës së sotme pritet të merret në pyetje në burgun e Bellunos Fisnik Bekaj, 25 vjeç dhe në burgun e Trevizos Dake Haziraj 26 vjeç.

Akuza ndaj tyre është përkrahje e propagandës xhihadiste e pjesëmarrje në organizim me qëllim terrorizëm ndërkombëtar.

Ndërkohë policia italiane ka bërë publike biseda të tjera të përgjuara mes anëtarëve të kësaj celule ku shprehen qartë qëllime e tyre terroriste.

Në orën 3 të natës më datë 7 mars 2017 Arjan Babaj bisedon me anëtarët e celulës së tij e shprehet ; “Për myslimanët është një detyrim të shkatërrojnë kishat e t’i kthejnë në xhami. Ne këtu jemi vetëm 5 veta. thotë ai. Por jashtë mund të jenë 50 mijë të tjerë. E me 50 mijë persona a e di çfarë bën? Jo Kosovën, por Europën shkatërron! Nëse të gjithë myslimanët do të ndiqnin besnikërisht konceptet e fesë së tyre, Europa do të ishte zhdukur.”

Në bazën e tyre në apartamentin prej 35 metra katror në lagjen San Marco të Venecias më datë 2 mars 2017 , kosovarët bisedojnë mbi ngjarjet e fundit në Turqi. Më i vogli i grupit në moshë minorene dhe i konsideruar nga hetuesit italianë si më i radikalizuar i grupit shprehet ; “Jam shumë i kënaqur për c’ka ndodhi në Turqi, tani duhet të bëjmë dicka në San Marco”. Fisnik Bekaj përpiqet të shpjegoj se Italia nuk ka gisht në këtë mes e se nuk po lufton kundër ISIS, por Arjan Babaj e kundërshton e thotë ; “Ka të bëj dhe Italia, dhe Italia ka çuar ushtarë e mjete në mënyrë jo direkte pasi është pjesë e OKB ku marrin pjesë të gjithë shtetet:”

Më datë 22 mars 2017 pas sulmit terrorist në parlamentin e Londrës, anëtarët e celulës xhihadiste kosovare mblidhen në bazën e  tyre e bisedojnë. Dake Hazizaj shprehet; “E patë çfarë ndodhi në Londër? I vranë 2 ose 3 vetë e u plagosën 12-13 të tjerë, E bëri njëri me mjekër.” Fisnik Bekaj përgjigjet; “Sa mirë ja ka bërë”.

Përgjimet telefonike vërtetojnë se grupi i kosovarëve ishte i gatshëm të nisej drejt Sirisë. Arjan Babaj jepte orientime operative se si mund të mbërrinin në vendet e luftës. “E kam studiuar mirë thotë ai, fillmisht mbërrin në Egjipt, nga Egjipti është e thjeshtë pasi ka mjaft korridore për të mbërritur në fushë betejë. Por në Egjipt është e vështirë të mbërrish duke u nisur nga Kosova.”

4 kosovarët e arrestuar frekuentonin 3.4  herë në javë palestrën në qëndër të Venecias. Në banesën e tyre u gjetën dhe mjaft video stërvitje të ushtarëve të ISIS.

Lexo më shumë

Shkatërrohet celula xhihadiste, arrestohen 4 kosovarë, një i mitur

"Fitojmë parajsën nëse hedhim në erë urën", përgjimet që arrestuan kosovarët

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Rama mbyll Amarcord, lajmëron krijimin e qeverisë teknike

Posted: 01 Apr 2017 01:33 PM PDT

1 prillit, ditës së gënjeshtrave, nuk mund ti qëndronte indiferent as kryeministri Edi Rama.

Na faqen e tij në fb, ai ka njoftuar mbrëmjen e sotme mbylljen e rubrikës Amarcord, me pretekstin se sapo ka përfunduar përgatitja e qeverisë teknike.

Se çfarë ka të vërtetë në gjithë këtë mbetet për tu parë në ditët në vijim.

Postimi në fb

AMARCORD
Të dashur miq, ky i sotmi është edicioni i fundit i rubrikës Amarcord! Sepse sapo ka përfunduar përgatitja për krijimin e qeverisë teknike dhe kjo rubrikë do të mbyllet, bashkë me këtë faqe!
Lamtumirë!!!….
(Sot, gjithkush mund të thurrë një rrenë, me lezet për të tromaksur një çast miqtë me hilaritet 😂 Helbete, dita e rrenave është dhe nuk bëhet qameti! Po sa për rrenat e çdo dite tjetër, mos e çani kokën. Nuk ka çadër që i’a fsheh mërzinë dhe i’a mbron rrenës statujën, prej diellit të së vërtetës 😀 Siç e thotë Konica diku, ngaqë statuja nuk ish as mermeri as bronxi, po prej hallve, ngjau një gjë e mërzitur. Dhe hallva nisi të shkrijë nën rrezet e diellit 😂)

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Rama: Kërkesat e shqiptarëve s’kanë lidhje me Shqipërinë e Madhe

Posted: 01 Apr 2017 01:21 PM PDT

Në një intervistë të dhënë për Francë 24, kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe situatën në Maqedoni dhe akuzat e Rusisë se po rindez flakën e Shqipërisë së Madhe.

Rama u shpreh se shqiptarët e Maqedonisë nuk kërkojnë as më shumë dhe as më pak se garantimin e të drejtave të tyre si qytetarë të atij shteti përmes respektimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Kryeministri korrigjoi edhe gazetaren franceze e cila iu referua shqiptarëve atje si minoritet, duke u shprehur se nuk minoritet shqiptar ne Maqedoni, por etnitet shtetfromues dhe paqësor.

 Gazetarja: A nuk po e rindizni ju kështu flakën e Shqipërisë së Madhe, në fakt kjo është akuza që ju bëjnë rusët dhe a keni frikë se mos po nxisni rrezikun e një lufte ne rajon?

Rama: Së pari në Maqedoni nuk ka një minoritet, ka një entitet shqiptar që bashkë me entitetin maqedonas krijojnë shtetin e Maqedonisë. Ka më shumë se 35% shqiptarë në Maqedoni, pra nuk është një minoritet dhe e vetmja gjë që shiptarët e Maqedonisë kërkojnë është respektimi i Marrëveshjes së Ohrit e nënshkruar nën udhëheqjen euroamerikane dhe të gëzojnë liri dhe të drejta të barabarta si qytetarë. Kjo është e thjeshtë, nuk ka lidhje me Shqipërinë e Madhe sepse ne duam një Europë të Madhe dhe jo një Shqipëri të Madhe në Europë.

/Oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Protesta e opozitës, Rama: Asgjë dramatike, vettingu nuk po gëlltitet

Posted: 01 Apr 2017 01:05 PM PDT

Mungesë komunikimi por asgjë dramatike. Kështu e ka cilësuar protestën disa ditore të opozitës kryeministri Edi Rama në një intervistë të dhënë për Francë 24 gjatë vizitës së tij në shtetin francez, e cila u transmetua mbrëmjen e sotme.

Rama: Unë mund t'ju them vetëm se jemi demokraci e re dhe kemi ende për të mësuar dhe për të ngritur instrumente për një komunikim normal midis njerëzve dhe partive politike, por asgjë dramatike.

Duke folur për reformën në drejtësi, Rama tha se është paradoksale sesi një qeveri pozicionohet pro saj dhe opozita kundër.

Rama: Në fakt është disi paradoksale rrallë ndodh që një qeveri të përcaktohet për një reformë radikale në drejtësi shumë të rëndësishme siç e thatë dhe ju të lidhur me korrupsionin në nivele të larta dhe opozita të jetë kundër. Është një reformë që e kemi nisur në harmoni me misionin e drejtësisë së BE dhe atë të SHBA të mbështetur me shumë ekspertë dhe eksperienca në gjirin e BE për reforma të tilla në vende të tjera që kanë dalë nga komunizmi dhe pasi kemi bërë ndryshime edhe në Kushtetutë për një drejtësi të pavarur në Shqipëri kemi ardhur tek pjesa më e vështirë për tu gëlltitur për fat të keq nga disa, vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Mbi akuzat e opozitës se përmes kesaj reforme synon kapjen e drejtësisë, ai u shpreh:

Rama: Jo, nuk besoj se BE dhe SHBA si partner strategjikë të Shqipërisë do të kishin pranuar një reformë apo cilëndoqoftë që do të vinte dorë mbi drejtësinë, pastaj me ndryshimet në Kushtetutë dhe në legjislacion opozita zgjedh 50% për komisionet e kontrollit që janë një filtër shumë-shumë i imët për gjyqtarët dhe prokurorët që duhet të justifikojnë veprimet e dënueshme që kanë bërë gjatë karrierës së tyre. Është një strukturë shqiptare me një monitorim të gjyqtarëve dhe prokurorëve europianë dhe amerikanë.

I pyetur për shkarkimin e katër Ministrave në prag të zgjedhjeve dhe nivelin e lartë të korrupsionit, Rama deklaroi:

Rama: Së pari duhet t'ju them se në Shqipëri jemi të gjithë të akuzuar prandaj kemi nevojë për një drejtësi të vërtetë për ti dhënë fund një politike të bazuar në shpifje dhe në akuza që vjen disi nga e kaluara pasi kemi pak që kemi dalë nga një sistem ku opozita nuk ekzistonte, ku ishim vetëm ne dhe armiku. Kjo armiqësi në debatin politik është një problem që duhet të zgjidhet përmes një kulture politike, të dilogut me opozitën. Nga ana tjetër Ministrat nuk janë pushuar për akuzat, por për një riformatim. Dua t'ju them se sa për TI ne kemi bërë hapa shumë të konsiderueshëm por nuk mjafton.

/Oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter