Ora News: “Lojtarja e rugby vdes gjatë një ndeshje përgatitore” plus 9 more |
- Lojtarja e rugby vdes gjatë një ndeshje përgatitore
- Macron kritikon unionin: BE të reformohet ose do përballet me “Frexit”
- Rama për 1 Majin: Punësuam 79096 shqiptarë, 38 mijë vende pune të lira
- Sot 1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve
- Matteo Renzi rimerr Partinë Demokratike me mbi 70% të votave
- Ahmeti: Kthim pas nuk ka, proçeset të ecin përpara
- Kuzhinierja nudo përgatit recetën LIVE në emision
- Deputeti i Bundestagut: Kosovën duhet ta përfshijë “Sindroma Sanader”
- Arrestohen 46 persona për sulmin në xhaminë në Medina
- Zoran Zaev nuk tërhiqet, do të krijohet qeveria e re
| Lojtarja e rugby vdes gjatë një ndeshje përgatitore Posted: 30 Apr 2017 11:52 PM PDT Një lojtare e rugby ka vdekur pas një dëmtimi në kokë gjatë një ndeshje përgatitore në Exeter, Britani e Madhe. Lily Partridge pasi kishte pësuar një goditje në kokë kishte shprehur shqetësimin se nuk po ndihej mirë dhe u rrëzua në tokë vetëm pas pesë minutash. Ky ishte dëmtimi i tretë që 23-vjeçarja ka pësuar brenda 9 muajve. Kapitenia e skuadrës, Katie Lunnonnë e pa Lily të largohej nga fusha dhe shkoi të fliste me të. "E pashë që po ecte gjatë vijës anësore dhe shkova për të parë nëse ishte në rregull. Ajo tha se kishte pak dhimbje koke por nuk e kisha menduar kurrë që diçka e tillë do të ndodhte."-ka thënë Katie një deklartë.
/oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Macron kritikon unionin: BE të reformohet ose do përballet me “Frexit” Posted: 30 Apr 2017 11:45 PM PDT Kandidati për President të Francës, Emmanuel Macron, deklaron se Bashkimi Evropian duhet të reformohet ose do të përballet me mundësinë e largimit të Francës nga Unioni. Në një intervistë për BBC, ai tha se është pro-evropian dhe se mbron idenë evropiane, duke besuar se është jashtëzakonisht e rëndësishme për popullin francez dhe vendin e tij në globalizim. "Por, në të njëjtën kohë, duhet të përballemi me situatën, t'i dëgjojmë njerëzit, të dëgjojmë faktin se ata janë shumë të zemëruar që BE nuk është më e qëndrueshme", tha Macron. Kandidat i qendrës, do të përballet në balotazhin e 7 majit me kandidaten e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen. Kjo e fundit ka arritur sukses me retorikën anti-BE dhe ka premtuar se do të mbajë referendum për anëtarësinë e Francës në bllok. Për momentin, Macron udhëheq në sondazhe dhe është favorit për të marrë drejtimin e pallatit "Elysee". /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Rama për 1 Majin: Punësuam 79096 shqiptarë, 38 mijë vende pune të lira Posted: 30 Apr 2017 11:25 PM PDT Në ditën ndërkombëtare të punëtorëve, kryeministri Edi Rama ka bërë një bilanc të punësimit të qytetarëve shqiptarë përgjatë mandatit të tij qeverisës. Sipas Ramës, në 3 vitet e fundit janë punësuar 79096 punëkërkues vetëm nga zyrat e punës, ndërkohë që aktualisht janë dhe 38 mijë vende të lira në dispozicion. Rama: 'MIRËMËNGJES dhe ju uroj 1 Maj të mbarë me këtë imazh të kësaj menaxhereje punësuar në një nga hotelet më të mira në Tiranë përmes Zyrave të Punës. Iden Petraj besoi tek Shërbimi ynë Kombëtar i Punësimit ku aplikoi dhe mori ofertën e përshtatshme vetëm një javë më pas. Në 3 vitet e fundit janë punësuar 79096 punëkërkues vetëm nga zyrat e punës, ndërkohë që aktualisht janë dhe 38 mijë vende të lira në dispozicion.Por shumë më shumë mbetet ende për tu bërë për punësimin. Dhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot. Prandaj përpara për Shqipërinë që duam' /Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Sot 1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve Posted: 30 Apr 2017 11:13 PM PDT Në shumë vende të botës përkujtohet më 1 maj dita e punëtorëve. Dita e Punës, ose Festa e Punëtorëve, është një festë që festohet më 1 Maj të çdo viti, e cila synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale dhe vështrimin ekonomik-social të punëtorëve. Në Shqipëri ditë e punëtorëve organizohet ndryshe nga vendet e botës. Shqiptarët festojnë në vend që të protestojnë. Dita e Punëtorëve është e njohur në shumë vende të botës, por jo në të gjitha. Më saktësisht, ajo i referohet kujtimit të protestave të punëtorëve që synonin një të drejtë të madhe dhe që konsistonte ne orarin e punës, në 8 orë. Këto protesta çuan në nxjerrjen e një ligji që u miratua në 1866 në Illinois (SHBA). Ndërkohë, kongresi i Internacionales së parë kërkoi që ligje të ngjashme të miratohen dhe në Evropë. Origjina e kësaj feste daton nga manifestimi i organizuar në Shtetet e Bashkuara nga Kalorësit e Punës (Knights of Labor), një shoqatë e themeluar në 1869) në Nju Jork, 5 shtator 1882. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Matteo Renzi rimerr Partinë Demokratike me mbi 70% të votave Posted: 30 Apr 2017 11:07 PM PDT Janë zhvilluar në Itali zgjedhjet primare të Partisë Demokratike italiane. Rreth 2 milionë përkrahës të kësaj force politike kanë votuar për zgjedhjen e kreu të ri të PD. Me mbi 70 % të votave, ish-kryeministri italian Matteo Renzi është rizgjedhur në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të forcës më të rëndësishme të së majtës italiane duke mundur dy rivalë të fuqishëm, Andrea Orlandon, aktualisht Ministër i Drejtësisë në qeverinë e Paolo Gentilonit, e Michele Emiliano, Guvernator i rajonit të Puglias. “Sot kemi arritur një gjë të jashtëzakonshme. Një përgjegjësi të jashtëzakonshme! Demokracia është mundësia për të zgjedhur e faleminderit të gjithëve”, ka deklaruar menjëherë pas rezultatit të votimeve ish-kryeministri Renzi. “PD nuk është një parti personale, e këtë e dëshmon numri i 2 milionë zgjedhësve që kanë votuar sot. PD nuk është një njeri i vetëm që komandon por një komunitet i tërë. Raporti me popullin e dallon forcën tonë politike nga të gjithë të tjerat. Të gjithë flasin për populizëm, por alternativa nuk është në sallonin e pritjes, por tek populli. Sot nis një histori totalisht e re për PD, nis historia e një partie të re drejt së ardhmes. Do të përpiqemi të bëjmë një koalicion të madh me qytetarët e jo me partitë që nuk prezantojnë as vetveten. Kemi detyrën historike të mos e lëmë Italinë në kënetë. Mos keni frikë nga demokracia, nga votimi, nga primaret” ka përfunduar ai. Matteo Renzi ka marrë për herë të parë drejtimin e Partisë Demokratike më 15 dhjetor të 2013 e më 17 shkurt të 2014, pas mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së Enrico Lettas, ngarkohet nga Presidenti Napoletano me detyrën e Kryeministrit të qeverisë së re italiane. Më 5 dhjetor të 2016, Matteo Renzi, jep dorëheqjen nga posti i Kryeministrit për shkak të humbjes në referendumin mbi reformën kushtetuese. Partia Demokratike italiane hyn në një krizë të thellë, duke u përçarë në dy grupime të mëdha pro e kundër Renzit. Më 19 shkurt të 2017, si rrjedhojë e kritikave e polemikave të shumta ndaj tij, Matteo Renzi jep dorëheqjen dhe nga kreu drejtues i PD, duke i hapur rrugë kështu fazës së zgjedhjeve primare të kësaj force politike e përgatisjes së mbajtjes së Kongresit i cili do të zyrtarizojë dhe liderin e saj të ri. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Ahmeti: Kthim pas nuk ka, proçeset të ecin përpara Posted: 30 Apr 2017 10:55 PM PDT "Republikës së Maqedonisë në këtë situatë më së shumti i duhet stabiliteti, i duhet që proceset të zhvillohen në rrugë të mbarë, i duhet që institucionet të funksionojnë. Sigurisht që kthim pas nuk ka të gjitha këto zhvillime, nëse ne nuk vetëdijesohemi sigurisht që i dobësojmë të gjithë qytetarët e RM-së. Të pranohet ky realitet i ri, zgjedhja e kryetarit të parlamentit të mbështetet edhe nga to forca që kontestojnë zgjedhjen e zotit Xhaferi si kryetar të Parlamentit, sepse zgjedhja është bë në rrugë ligjore dhe legjitime", deklaroi kreu i BDI-së Ali Ahmeti, pas takimit Zёvendёs/ndihmës sekretarin e shtetit pёr Evropё dhe Euro-Azi Hojt Brajan Ji. Ahmeti gjithashtu tha se është në komunikim me VMRO-në sepse janë forca politike të një vendi. Ndërkohë i pyetur se nëse Veljanoski thërret vazhdimin e seancës, deputetët e BDI-së do të marrin pjesë apo jo, u shpreh i prerë se Veljanoski nuk ka të drejtë morale e as ligjore të thirrë seancë, sepse nuk ka shumicë parlamentare, dhe se duhet të pranoj realitetin se tanimë Talat Xhaferi është kryetar i ri i Kuvendit./Alsat M/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Kuzhinierja nudo përgatit recetën LIVE në emision Posted: 30 Apr 2017 01:53 PM PDT ” Kuzhina e zhveshur “, emisioni ku prezantuesja e njohur me emrin Jenny Skordamalja e cila punon në stacionin televiziv amerikan lokal në Miami, gatuan receta Live për të gjithë shikuesit e saj. Por jo të gjithë e kanë mendjen çfarë ajo gatuan … Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Deputeti i Bundestagut: Kosovën duhet ta përfshijë “Sindroma Sanader” Posted: 30 Apr 2017 01:50 PM PDT Deputeti i Bundestagut Josip Juratovic thotë se Kuvendi i Kosovës duhet ta ratifikojë Demarkacionin me Malin e Zi. Çështje tjetër sipas tij është luftimi i korrupsionit. Deputeti gjerman tha se edhe Kosovën duhet ta përfshijë sindroma Sanader. Ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi është kusht për liberalizimin e vizave. Kështu ka thënë deputeti i Bundestagut, njëhkohësisht nënkryetar i Komisionit Parlamentar për Çështje Europiane, Josip Juratovic. “Deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet që sa më parë të ratifikojnë demarkacionin”, ka theksuar ai. Në pyetjen se pse Kroacia dhe Sllovenia në rrugëtimin e tyre drejt BE-së nuk e kanë pasur kusht ratifikimin e kufirit ndërmjet këtyre dy shteteve me gjithë problemet rreth kufirit, Juratovic ka thënë se Komisioni Evropian e ka pranuar marrëveshjen paraprake kroato-sllovene që kjo çështje të dërgohet në Gjykatët e Arbitrazhit. Çështje tjetër sipas Juratovic është se krahas luftimit të korrupsionit klasa politike duhet t’u krijojë mirëqenie ekonomike qytetarëve të Kosovës. Ai thotë se edhe Kosovën duhet ta përfshijë sindromi Sanader. “Nuk them se patjetër duhet të arrestohen kryeministrat, por se duhet të arrestohen zyrtarë të lartë të korruptuar kjo është e padiskutueshme dhe njëra nga kushtet tjera që duhet plotësuar sa i përket përafrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian”, ka thënë ndër të tjera Juratovic. /Rtk/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Arrestohen 46 persona për sulmin në xhaminë në Medina Posted: 30 Apr 2017 01:44 PM PDT Autoritetet saudite kanë raportuar se kanë arrestuar 46 persona, nën dyshimin se kanë lidhje me një sulm vetëvrasës vitin e kaluar në qytetin e Medinës. Në mesin e të arrestuarve janë 32 shtetas sauditë dhe 14 shtetas të huaj, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve SPA, duke cituar një deklaratë të zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme, Mansour al-Turki. "Hetimet kanë zbuluar se personat e arrestuar ishin drejtpërdrejt të përfshirë në sulmin që kishte për cak besimtarët në xhamin e profetit", ka thënë al-Turki. Në korrik të vitit të kaluar, katër policë u vranë në një sulm vetëvrasës pranë Xhamisë së Profetit, në perëndim të qytetit Media. Ky sulm shkaktoi zemërim në mbarë botën islame, pasi ai ndodhi pranë xhamisë në vendin e dytë më të shenjtë të islamit. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Zoran Zaev nuk tërhiqet, do të krijohet qeveria e re Posted: 30 Apr 2017 01:39 PM PDT Kryhen arrestimet e para në Maqedoni të dielën (30.04) pas uzurpimit të dhunshëm të Parlamentit të Maqedonisë para pak ditësh. Në Shkup janë arrestuar gjashtë persona, ndër ta edhe një funksionar i Shërbimit Informativ të Maqedonisë, shkruan agjencia gjermane e lajmeve, dpa. Ministria e Brendshme e Maqedonisë publikoi edhe listën e 15 personave të shpallur në kërkim, të cilët akuzohen si organizatorë dhe sulmues brenda parlamentit të vendit. Gjatë uzurpimit të Parlamentit të Maqedonisë u lënduan 109 persona, ndër ta edhe tre deputetë. Zaev: Qeveria do të formohet Me këtë mësymje, përkrahësit e kreut të deritanishëm të qeverisë, Nikola Gruevski kërkonin të pengonin krijmin e një qeverie me opozitarët social-demokratë në krye, në koalicion me partinë shqiptare. Ministria e Brendshme ka fajësuar policinë, se ka ndërhyrë shumë vonë, me porosi të partisë së Gruevskit, VMRO. Mes turmës që hyri në parlament ishin edhe disa huliganë të maskuar, e pjesërisht të armatosur, gjë që u pa si një shenjë e lidhjeve me shërbimin informativ. Kreu i opozitës, Zoran Zaev ndërkohë ka bërë të ditur se do të ecet përpara me krijimin e qeverisë së re. Qeveria e re do të krijohet “së afërmi në përputhje me ligjin dhe kushtetutën”, ka thënë për mediat të dielën, kreu socialdemokrat. Ai e cilësoi të ligjshme edhe zgjedhjen e Talat Xhaferit në krye të parlamentit. /Dw/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| You are subscribed to email updates from Ora News. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |






