Ora News: “Ish-kryeministri kroat, Ivo Sanader dënohet me mbi 4 vjet burg” plus 9 more |
- Ish-kryeministri kroat, Ivo Sanader dënohet me mbi 4 vjet burg
- Dy të ndaluar për sulmin në Suedi
- Mbretëresha e Instagram, Beyonce fiton 1 milion dollarë për një postim
- Elbasan, arrestohen protagonistët e sherrit me armë e sende te forta
- Vajza dilte njëkohësisht me dy djem, ata organizojnë hakmarrjen
- Juncker dhe Tusk dënojnë sulmin terrorist në Stockholm
- Vijojnë protestat kundër Vuçiç, të rinjtë nuk tërhiqen
- Shakira surprizon, sjell këngë duke përqafuar pemën
- Iggy Azalea ka humbur 6kg vetëm për një javë
- Dëshimtarët rrëfejnë tmerrin e përjetuar në Stokholm
| Ish-kryeministri kroat, Ivo Sanader dënohet me mbi 4 vjet burg Posted: 08 Apr 2017 12:14 AM PDT Ish-kryeministri kroat, Ivo Sanader u dënua dje me katër vite e gjysmë burg në shkallën e parë nga një gjykatë e Zagrebit. Ivo Sanader, 63 vjeç, u shpall fajtor për marrjen e më shumë se dy milionë eurove rryshfet, gjatë blerjes nga Ministria e Zhvillimit Rural të një ndërtese me një çmim dy herë më të lartë se vlera e tregut. Dëmi që iu shkaktua shtetit nga kjo blerje u vlerësua 3,5 milionë euro, 2,3 milionë euro prej të cilave i ishin hedhur menjëherë në llogari të vetë kryeministrit, sipas aktakuzës. Ivo Sanader u dënua me rimbursimin e kësaj shume. "Nuk ka asnjë provë, vetëm dëshmi të rreme", theksoi pas gjykimit ish-kryeministri kroat. Dënimi është më i ulët se pesë vjet dhe Sanader nuk do të shkojë në burg deri në vendimin e plotëfuqishëm të gjykatë. /Ata/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Dy të ndaluar për sulmin në Suedi Posted: 08 Apr 2017 12:02 AM PDT Dy persona janë arrestuar pas sulmit që tronditi Suedinë të premten, kur një kamion u fut në rrugën më të populluar tregtare në Stokholm, duke u përplasur në një supermarket. Bilanci i viktimave është 4 të vrarë dhe 5 të plagosur. Kryeministri suedez Stefan Lofven e cilësoi këtë sulm si një akt terrorist ndërkohë që edhe policia dyshon për të njëjtën pistë. Dy persona janë arrestuar pas sulmit, i pari prej tyre me dyshimet se ka kryer një krim terrorist duke vrarë, ndërsa i dyti dyshohet të ketë patur lidhje me personin e parë të arrestuar. Kamioni i përdorur për këtë sulm zotërohej nga një kompani birre, e cila pretendon se mjeti është rrëmbyer në një restorant të afërt, ndërkohë që bënte një dorëzim. I gjithë Stokholmi qendror ishte i bllokuar pas incidentit, ndërkohë që edhe kufinjtë e vendit u përforcuan me kërkesë të kryeministrit. Ky i fundit deklaroi se vendi nuk do të mposhtet kurrë nga terroristët që duan që populli suedez të frikësohet. Vlerat suedeze të demokracisë dhe lirisë nuk do të gërrhyjen nga urretja, vijoi më tej kryeministri. Incidenti ka shkaktuar panik në rradhët e qytetarëve të pranishëm në dyqan në ato çaste. Ata kanë përshkruar momentet e terrorit, teksa disa njerëzit binin në tokë të plagosur e të tjerë vraponin për të shpëtuar. Me këtë ngjarje janë solidarizuar menjëherë Kombet e Bashkuara, që i kanë shprehur keqardhjen Suedisë. Sakaq, edhe liderët europianë kanë dënuar aktin e frikshëm si një sulm mbi gjithë Europën, e cila është tronditur disa herë nga të tilla ndodhi. Shtetet e Bashkuara janë "të zhgënjyera por jo të surprizuara" nga përgjigja e Rusisë për sulmin amerikan mbi një bazë ajrore siriane që dyshohej se magazinonte armë kimike. Të paktën 6 persona raportohen të jenë vrarë në sulmet amerikane me raketa një ditë më parë. Aleati i fortë i Sirisë, Rusia, akuzoi Shtetet e Bashkuara se ka inkurajuar terroristët me këto akte unilaterale, por sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson ka shprehur keqardhjen për këtë reagim. Sipas Tillerson, kjo tregon mbështetjen e vazhdueshme ruse /Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Mbretëresha e Instagram, Beyonce fiton 1 milion dollarë për një postim Posted: 07 Apr 2017 11:53 PM PDT Këngëtarja e popit, Beyonce është shpallur si një nga emrat më të njohur që kanë influencën më të madhe në rrjetin social, Instagram pasi fiton 1 milion dollarë për çdo postim. Shifrat janë të bazuara në disa faktorë, që përfshijnë numrin e ndjekësve dhe mënyrën e përdorimit të këtij rrjeti. "Fakti që publikon pak gjëra, por ekskluzive dhe të kuruara e bën audiencën e saj që të çmendet," – ka thënë Frank Spadafora, shefi i 'D'Marie Analytics', një shoqëri që bën statistikat e rrjeteve sociale. Popullariteti i Beyonce u tregua në fillim të vitit, kur ajo publikoi një foto duke njoftuar se pret dy binjakë, e cila ka thyer rekord me mbi 6 milionë klikime në vetëm 8 orë. /oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Elbasan, arrestohen protagonistët e sherrit me armë e sende te forta Posted: 07 Apr 2017 11:23 PM PDT Katër prej protagonistëve të konfliktit i cili përfundoi me 4 të plagosur dy orë pas mesditës së 7 prillit 2017 në sheshparkimin e një lokali në fshatin Katund i Ri në Elbasan janë arrestuar. Ndërsa është shpallur në kërkim një i pestë. Sherri mes dy grupeve sipas policisë së Elbasanit nisi me fjalë dhe më pas degjeneroi me përdorimin e sendeve të forta dhe më pas me armë nisi duke shkaktuar dy të plagosur me armë zjarri dhe dy me sende të forta. Te arrestuarit Ndërsa mbrëmjen e po 7 prillit policia e Elbasanit informoi për arrestimin e Hajdar Bako (Çopja) (Hysa), 33 vjeç, banues në Elbasan Alfred Gjini, 38 vjeç banues në Elbasan Klevis Gjini, 26 vjeç banues në Elbasan Emiljano Gjini, 22 vjeç banues në Rrogozhinë Policia informoi: “Arrestimi i tyre u bë pasi në sheshparkimin e mjeteve në një lokal në fshatin Katund i Ri, gjatë një konflikti për motive të dobëta i cili ka nisur me sende të forta dhe më pas me armë zjarri. Në konflikt dyshohen të jenë përfshirë shtetasit Hajdar Bako dhe F.G, 25 vjeç njëra palë dhe në palën tjetër janë përfshirë shtetasit Alfred Gjini, Klevis Gjini dhe Emiljano Gjini. Ne vendngjarje jane 17 gezhoja Si pasojë e konfliktit me sende të forta e më pas me armë zjarri janë 2 janë plagosur me armë zjarri dhe 2 shtetas të dëmtuar me sende të forta” Hajdar Bako është plagosur me armë zjarri në krahun e djathtë. Dëmtime të tjera fizike me mjete të forta në kokë kanë marrë shtetasit Alfred Gjini dhe Emiljano Gjini. Cfare u gjet ne vendngjarje? Grupi hetimor, në vendngjarje ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: Një krëhër pistolete model 56 mm me 6 copë fishekë model 56 mm 17 gëzhoja, nga të cilat 16 gëzhoja janë model 54 mm dhe një gëzhojë të kalibrit 9 mm Tre automjete me targa AA 688 DC, AA 528 MC dhe AA 448 KT. Ne kerkim Vijon puna për kapjen e shtetasit F.G, 25 vjeç banues në Elbasan i cili dyshohet të jetë përfshirë në këtë ngjarje. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan thote se vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar nga nenet 76, 25 dhe 278 të Kodit Penal. /oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Vajza dilte njëkohësisht me dy djem, ata organizojnë hakmarrjen Posted: 07 Apr 2017 01:48 PM PDT Kur një djalë zbuloi se e dashura e tij e tradhëtonte, zgjodhi një mënyrë për tu hakmarrë me ndihmën e tjetrit. Njëri shkoi ti propozonte martesë në lokalin ku ajo punonte, ku vajza u emocionua dhe të gjithë filluan të duartrokiste. Por, pa përfunduar propozimin, shfaqet në skenë djali tjetër i cili i thtotë: "Ti kishte dy djem të mirë, por e djallose vetë punën." Ajo turpërohet para të gjithëve, gjë e cila është filmuar, dhe duket se largohet nga restoranti pasi nuk dinte se si të vepronte.
/oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Juncker dhe Tusk dënojnë sulmin terrorist në Stockholm Posted: 07 Apr 2017 01:47 PM PDT Kanë ardhur mënjeherë pas ngjarjes edhe ragimet nga personalitete botërore që dënojnë aktin dhe ngushëllojnë popullin suedez. Kreu i Komisionit Europian Zhan Klod Junker ka shprehur solidaritetin me popullin suedez. "Ne jemi me popullin suedez pas ngjarjes tragjike të Stokholmit. Në emër të Komisionit Europian dua të dërgoj ngushëllimet e mia të sinqerta familjeve të viktimave dhe gjithashtu dua të përgëzoj punën kurajoze të personave që mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes.Një nga vendet më piktoreske të Europës u godit nga ata që dëshirojnë të dëmtojnë mënyrën tonë të jetetsës. Ne qëndrojmë krah për krah me popullin suedez dhe i ofrojmë mbështetje të plotë autoriteteve në Suedi. Një sulm ndaj një vendi anëtar të Bashkimit Europian, është një sulm ndaj të gjithë ne", tha Junker. Presidneti i Këshillit Europian ka ngushëlluar familjarët e viktimave teksa e ka quajtur ngjarjen një sulm të tmerrshëm. "Zemra ime ndodhet në Stokholm këtë pasdite. Mendimet e mia janë për viktimat dhe familjarët e tyre në këtë sulm të tmershëm", shkruan Tusk në twitter. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Vijojnë protestat kundër Vuçiç, të rinjtë nuk tërhiqen Posted: 07 Apr 2017 01:38 PM PDT Protestat kundër fitores së Aleksander Vuçiç në zgjedhet presidenciale vijojnë ende në kryeqytetin serb. Mbi 10 mijë studentë marshuan në rrugët dhe sheshet qendrore të Beogradit në ditën e katërt të protestave kundër asaj që ata e quajnë nisjen e një periudhe diktatoriale në vend. Me pankarta në duar, të rinjtë thërrisnin "Vuçiç është hajdut, Vuçiç ka vjedhur zgjedhjet", duke shprehur hapur frikën e tyre për rritjen e autoritet të tij. "Jemi mbledhur këtu sepse ky regjim çdo ditë e më shumë po fyen inteligjencën tonë. Është shumë e qartë se këto zgjedhje u manipuluan dhe është e qartë se media është e censuruar. Njerëzit jashtë Beogradit nuk janë as në dijeni të kësaj proteste", thotë Miljan, student. "Ne po perpiqemi të bëjmë disa ndryshime në këtë vend, për të përmirësuar diçka, dhe unë mendoj se po ecim edhe pse ngadalë. Deri tani të paktën kemi tërhequr vëmendjen e mediave të huaja, kështu që dicka po bëjmë". Vuçiç, 47 vjeç mori 55.02 për qind të votave në zgjedhjet e të dielës, duke konfirmuar dominimin e tij mbi vendin ballkanik dhe politikat e tij balancuese mes BE dhe Rusisë. Roli i presidnetit në Rusi është kryesisht ceremonial, por ai pritet të mbajë de facto pushtetin përmes kontrollit të partisë së tij progresiste në pushtet. Kjo e fundit pritet të emërojë një aleat besnik të Vuçiç si kryeministër një figure e cila pritet të jetë lehtësisht e kontollueshme nga presidneti i ri. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Shakira surprizon, sjell këngë duke përqafuar pemën Posted: 07 Apr 2017 01:34 PM PDT Këngëtarja kolumbiane, Shakira ka treguar në rrjetin social, Instagram se ka publikuar projektin më të ri muzikor 'Me Enamore.' 40-vjecarja ka arritur ta shpjegojë tekstin e këngës me një nënshkrim te fotoja ku përfaqon pemën: "Jam shumë e lumtur që po ndaj me ju 'Me Enamore'. Kjo këngë tregon një moment të jetës time kur isha aq e dashuruar, sa kam qenë duke ngjitur pemë." Duket se ajo ka zgjedhur që këtë herë të vijë vetëm me tekst, pa bërë një videoklip. Mund të jetë kjo një mënyrë për të kuptuar nëse kënga do të ketë sukses apo jo. /oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Iggy Azalea ka humbur 6kg vetëm për një javë Posted: 07 Apr 2017 01:10 PM PDT Këngëtarja australiane, Iggy Azalea ka treguar se ka humbur 6kg vetëm për një javë, kur po realizonte klipin e saj të fundit 'Mo Bounce.' Aty duket se ajo ka kaluar shumë kohë për të mësuar se si të bëjë kërcimin 'twerk', i cili e ka bërë atë të humbë peshë. "Kam bërë shumë prova në fakt, dhe kam humbur 6kg për një javë duke kërcyer për atë këngë. Unë kam bërë kurse. Unë kam dikë që është shumë e mirë në këtë kërcim, dhe ajo më ndihmoi. Nuk e kisha kuptuar kurrë se sa e lirë duhet të jesh për të realizuar këto gjëra," – ka thënë 26-vjecarja. Së fundmi, Iggy ka njoftuar se albumi i saj i dytë është shtyrë për arsye personale.
/oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Dëshimtarët rrëfejnë tmerrin e përjetuar në Stokholm Posted: 07 Apr 2017 01:01 PM PDT Dëshmitarët që panë nga afër sulmin në Stokholm, kanë rrëfyer për tmerrin e përjetuar. Jan Granoth, ka thënë se ndërkohë që po qëndronte në një dyqan ka dëgjuar zërat e njerëzve të frikësuar. "Isha brenda në një dyqan këpucësh dhe dëgjova diçka. U ktheva me pamje nga jashtë dhe pashë kamionin e madh që kishte shtypur disa persona", ka thënë ai. Një dëshmitare tjetër, Anna përshkruan se si iknin njerëzit që të mos goditeshin nga automjeti. "Pashë qindra njerëz duke vrapuar për ta shpëtuar jetën e tyre. Ishte e tmerrshem", tha ajo. "Ne ishim 100 apo 200 metra larg duke ngrënë drek, kur pamë disa makina të emergjencës radhazi që vinin aty afër. Dola nga lokali dhe e pashë kamionin, dhe një trup të pajetë afër tij. Ishte e mbuluar me një batanije", ka thënë një gazetar për The Sun. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| You are subscribed to email updates from Ora News. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





