Ora News: “Durrës, 58-vjeçari u vra për 130 mijë lekë të vjetra” plus 9 more

Ora News: “Durrës, 58-vjeçari u vra për 130 mijë lekë të vjetra” plus 9 more


Durrës, 58-vjeçari u vra për 130 mijë lekë të vjetra

Posted: 11 Apr 2017 11:55 PM PDT

Detaje të reja dalin nga vrasja e Agim Arapit në qytetin e Durrësit mbrëmjen e djeshme.

Sipas burimeve të Ora News, 58-vjeçari u vra nga tre personat për një pagesë mujore prej 130 mijë lekësh të vjetra.

Mësohet se konflikti mes viktimës dhe tre autorëve nisi për një pagesë mujore, që më pas degjeneroi në dhunë, duke shkaktuar edhe vdekjen e Agim Arapit.

Policia arrestoi tre autorët

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth ores 19:55 ne lagjen numër 1 të qytetit, bulevardi "Epidam".

Policia ka identifikuar dhe arrestuar tre autorët e dyshuar për vrasjen, vëllezërit Kostandin dhe Kujtim Ekonomi dhe Jurgen Kurtin, dhëndri i Kostandinit.

Ky i fundit është një emër i njohur për policinë dhe mediat. Me 4 prill të 2016, Kurti u akuzua për vrasjen e babait. Ai u arrestua sëbashku me dajën e tij por më pas u la i lirë.

Vrasja në dyqanin ushqimor

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se tre personat janë konfliktuar fizikisht me viktimën në dyqan.

"Palët në konflikt janë goditur me njëri- tjetrin me sende të forta" thote policia.

Si pasojë është plagosur shtetasi Agim Arapi, i cili ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit si pasojë e plagëve të marra.

Nga hetimet papraprake dyshohet se shkak i ngjarjes të ketë qenë nje konflikt pronësie.

Lexo me shume: 

Vrasja ndodhi mbrëmjen e djeshme 11 prill

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Rama publikon foto nga Sheshi “Skënderbej”: Do ndihemi krenarë

Posted: 11 Apr 2017 11:50 PM PDT

Kryeministri Edi Rama ka publikuar  këtë mëngjes në rrjetet sociale pamje nga sheshi "Skënderbej". Ai shprehet se me qendrën e Tiranës të gjithë do të ndihen krenar.

"Mirëmëngjes, dhe me këtë imazh të Sheshit Skënderbej në 2013 dhe sot, ju uroj një ditë të mbarë me bindjen se edhe pak javë do të ndjeheni të gjithë krenarë, pa dallim bindjesh a simpatish politike, për qendrën e kryeqytetit tonë, shtruar me qilimin e gurëve nga të gjitha trojet shqiptare e nga krejt krahinat e Shqipërisë, mbi të cilin në ditët me diell rrjedh uji i shiut i mbledhur në “barkun” e tij. Ky shesh do të jetë kartvizita e bukur e Shqipërisë që duam", shkruan Rama në FB.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Vijojnë protestat kundër Aleksandar Vuçiç

Posted: 11 Apr 2017 11:31 PM PDT

Disa mijëra njerëz kanë protestuar në Beograd kundër politikave të qeverisë dhe fitores së kryeministrit Aleksandar Vuçiç, në zgjedhjet presidenciale.

Për të nëntën ditëme radhë, protestuesit mbrëmë u mblodhën para ndërtesës së qeverisë në Beograd, duke mbajtur parulla në të cilat shkruhej "punëtorët nuk janë skllavë".

Pjesëmarrësit protestuan kundër fitores së Vuçitit në zgjedhjet presidenciale më 2 prill, duke pretenduar se ka pasur parregullësi të mëdha në fushatë.

Zoti Vuçiç, 46 vjeçar, ka fituar 55% të votave dhe ia doli ta siguroj fitoren në rrethin e parë.

Në këtë mënyrë, kryeministri aktual i Serbisë, tash mund ta kontrolloj në tërsëi parlamentin, ku Partia Progresiste e tij e ka shumicën, dhe procesin qeverisës.

Disa kritikë kanë tërhequr vërejtjen se kjo mund ta çoj Serbinë prapa në autokraci, që simbolizohet nga ish-lideri, Sllobodan Millosheviq, gjatë një dekade sa ishte president./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shpërthimet në Dortmund, shënjestra dyshohet ekipi i Borussias

Posted: 11 Apr 2017 11:21 PM PDT

Kreu i policisë në Dortmund tha se tre shpërthimet pranë autobusit të skuadrës së Borussias kishin si shënjestër ekipin. Prokurori i shtetit u shpreh se është gjetur një letër, e cila po hetohet nëse ka lidhje me shënjestrën e sulmeve.

Tre shpërthimet ndodhën mbrëmjen e djeshme, 11 prill, pranë autobusit të ekipit të Borussia Dortmund përpara nisjes së çerekfinales me skuadrën e Monacos.

Nga shpërthimet mbeti i plagosur lojtari Marc Bartra, i cili iu nënshtrua një operacioni pas thyerjes së një kocke në dorën e tij.

Ekipi bëri të ditur përmes rrjeteve sociale se lojtarët e tjerë janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa nga shpërthimi janë thyer xhamat e autobusit.

Ndeshja çerekfinale e Champions League mes Borussia Dortmund dhe Monacos u shty për ditën e sotme në orën 18:45.

Lexo me shume: 

Shpërthimi ndodhi dje perpara nisjes së çerekfinales së Champions League

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Tillerson thirrje Rusisë: Ndaloni mbështetjen ndaj Assad

Posted: 11 Apr 2017 10:19 PM PDT

Sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson i ka bërë thirrje Rusisë që të ndalojë mbështetjen e Presidentit të Sirisë Bashar al-Assad pas sulmit me armë kimike javën e kaluar.

Vizita e Tillerson në Moskë vjen në një situatë të tensionuar. Nga ana e saj Rusia e ka dënuar sulmin amerikan në një bazë ajrore siriane, e cila erdhi si përgjigje ndaj sulmit kimik.

Propozimet për më shumë snaksione ndaj Rusisë kanë qenë të rrefuzuara nga vendet e G7.

Tillerson do të zhvillojë bisedime me ministrin e jashtëm Sergej Lavrov pas paralajmerimit se Rusia rrezikon të bëhet e parëndësishme në Lindjen e Mesme për shkak të mbështetjes së saj për z Assad.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

AI: Kina në krye të listës së vendeve që japin dënime me vdekje

Posted: 11 Apr 2017 01:43 PM PDT

Sipas një raporti të publikuar të hënën nga “Amnesty International”, Kina është vendi me numrin më të madh të dënimeve me vdekje gjatë vitit 2016. Ndërkohë Shtetet e Bashkuara nuk ndodhen më, në pesë vendet e para të këtij klasifikimi.

Për herë të parë gjatë një dekade, pozicioni i Shteteve të Bashkuara u përmirësua me dy vende, duke regjistruar 20 dënime me vdekje, numri më i ulët që prej 1991.

Në total numri i ekzekutimeve në gjithë botën për vitin 2016 llogaritet në 1032 ose 37 për qind më pak se viti 2015.

Zëvendës drejtori për Çështjet Ndërkombëtare në “Amnesty International”, James Lynch tha se shumica e dënimeve me vdekje janë kryer prej pesë vendeve të para në renditjen botërore, Kina, Irani, Arabia Saudite, Iraku dhe Pakistani.

"Amnesty International" po nxit më shumë transparencë në mënyrën sesi përdoren dënimet me vdekje pas daljes së informacioneve të reja për fshehje të rasteve të ekzekutimit.

Këtë vit organizata jo qeveritare për të drejtat e njeriut publikoi një raport lidhur me vendime me vdekje që Kina ka dhënë në mënyrë të fshehtë.

Kina pretendon se sistemi i saj gjyqësor është bërë më transparent. Megjithatë të dhëna të siguruara nga "Amnesty International" bien në kundërshtim me këto pretendime, thotë William Nee kërkues për Kinën i Amnesty International.

Kina zbaton vendime me vdekje më shumë se të gjitha vendet e marra sëbashku dhe shumë prej dënime mungojnë në të dhënat kombëtare të Gjykatës së Lartë Popullore, që i klasifikuar si sekret shtetëror dënimet me vdekje. /VOA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Gruaja e Michael Buble flet për trajtimin e kancerit të djalit 3-vjeçar

Posted: 11 Apr 2017 01:37 PM PDT

Gruaja e këngëtarit Michael Buble ka folur për herë të parë për trajtimin e kancerit të djalit të tyre 3-vjecar. 

"Ai ka qenë i fortë dhe ne kemi vazhduar të inspiruar nga kurajo e tij. Mirënjohja jonë ndaj mjekëve dhe kujdestarëve të tij nuk mund të përshkruhet me fjalë. Ne do të donim të falenderonim mijëra njerëz që kanë dërguar lutjet e tyre dhe dëshirojnë të mira për ne. Ndërsa ne vazhdojmë me këtë udhëtim, jemi të lumtur që kemi dashurinë dhe mbështetjen tuaj," – ka thënë Lusiana Lopitato për mediat amerikane.

Para disa ditësh, Noah ka përfunduar me sukses një trajtim tjetër. Ai u diagnostikua në nëntor me këtë sëmundje, por asnjëherë nuk u bë e ditur se në cilën fazë ishte ai.

/oranews.tv/

 

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Trump ia ‘mbledh’ Kinës: Çështjen e Koresë do ta zgjidhë me apo pa ju!

Posted: 11 Apr 2017 01:36 PM PDT

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka premtuar palës kineze të martën se kushtet e tregtisë me SHBA-të do të jenë "shumë të mira", nëse qoftë se ata arrijnë të zgjidhin krizën e Koresë së Veriut.

Gjatë postimeve në Twitter, Trump u zotua se do ta zgjidhë këtë çështje me apo pa ndihmën e Pekinit.

“I shpjegova Presidentit të Kinës se një marrëveshje e tregtisë me SHBA-në do të jetë shumë më mirë për ta në qoftë se ata të zgjidhin problemin e Koresë së Veriut!", shkruan Trump.

Presidenti amerikan ka shprehur gjithnjë e më shumë shqetësime për aktivitetet bërthamore të Koresë së Veriut, ndërsa ka dërguar në Gadishullin Korean një aeroplanmbajtëse luftarake.

Koreja e Veriut është duke kërkuar telashe. Nëse Kina vendos për të ndihmuar, kjo do të jetë e mirë për ta. Nëse jo, ne do ta zgjidhim problemin edhe pa ta", shkruan Trump.

/Ora News/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Zhvillohet takimi sekret i super-makinave që kushtojnë 60 milionë dollarë

Posted: 11 Apr 2017 01:23 PM PDT

Në një takim sekret është bërë parada e 200 makinave më të shtrenjta në botë, të cilat të gjitha së bashku kushtojnë rreth 60 milionë dollarë. Ngjarja ka ndodhur në Leincestershire të Anglisë dhe morën pjesë makinat më të mira të momentit.

Në rreshtin e parë shiheshin makinat Bugatti, Ferrari, Porsche, McLaren dhe Jaguar. Nga ana tjetër dukej një rend vetëm për Ferrari, të cilët festojnë këtë vit 70-vjetorin e krijimit. Me anë të këtij takimi, janë mbledhur rreth 60 mijë dollarë për tu dhurar për bamirësi.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Punësimi kusht për investitorët, Beqiri: Pikënisje me 50 të punësuar

Posted: 11 Apr 2017 01:16 PM PDT

Viti zgjedhor në prag të sezonit dhe tensionet politike do mund të kenë ndikim negativ për fluksin e turistëve, por edhe për të ruajtur trendin e shëndoshë të ekonomisë të arritur derit më tani. Kështu shprehet Drejtori i Agjensisë Shqiptare të  Zhvillimit të Investimeve, Gent Beqiri. Ai veçon po ashtu se impakti përcillet edhe në nivelin e punësimit. Sipas drejtorit Beqiri, për klasifikimin e investitorëve strategjikë element kyç është edhe punësimi me nivel pikenisje 50 të punësuar.

Viti 2016 u rendit më i miri përsa i përket fluksit të turistëve në Shqipëri. Por 2017 ka disa pengesa të cilat pritet të kenë ndikim negativ.

Zgjedhjet në prag sezoni për Drejtorin e Agjensisë së Zhvillimit të Investimeve, Gent Beqiri, janë një element negative, por edhe pozitiv sepse mund të zgjasin sezonin.

Por lehtësitë e fiskale janë elementë shpresëdhënës.

Gent Beqiri: Ky vit është pak anomal sepse është një vit që ka dhe zgjedhjet dhe është në prag të një sezoni turistik. Do të ketë një ndikim negativ, i stimuluar pastaj dhe me uljen e taksës për sektorin urojmë që të paktën të jetë një vit po aq i mirë sa vitin e kaluar.

Sipas Drejtorit Beqiri, mesazhi i BB ishte i qartë lidhur me tensionet politike dhe klimën e biznesit. Sipas tij, investitorët kanë nevojë për garanci.

Beqiri: Inkurajues sepse shpjegon që ekonomia e Shqipërisë është një nga ekonomitë që po performon më mirë në rajon. Këtë lloj tendence ne duhet ta stimulojmë dhe jo ta frenojmë. Kjo tashmë duhet përkthyer edhe me një klimë shumë të qartë politike pa tension, me zgjedhje sa më të qeta.

Dy janë elementët për klasifikimin si investitor strategjik, niveli i investimit dhe impakti për punësim. Sipas kreut të AIDA, 50 të punësuar është niveli i fiksuar për investitorët.

Beqiri: Çdo investim që përkufizohet në zbatim të ligjit të investimeve strategjike patjetër që ka elementë të fiksuar përsa i përket nivelit të investimeve dhe nivelit të punësimit që si pikënisje ka 50 të punësuar plus.

Të dhënat zyrtare flasin për një regjistrim neto të sipërmarrjeve të huaja në më shumë se 1300 për vitin 2016. Peshën më të madhe e ka mbajtur sektori i energjisë.

/Oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter