“Nuk kallëzoi drogën, Prokuroria, akuzë shoferit për gjysmë ton hashash” plus 9 more 24 ore lajme

“Nuk kallëzoi drogën, Prokuroria, akuzë shoferit për gjysmë ton hashash” plus 9 more 24 ore lajme


Nuk kallëzoi drogën, Prokuroria, akuzë shoferit për gjysmë ton hashash

Posted: 18 Apr 2017 07:45 AM PDT

Shfryhet buja e dosjes së mëse 500 kilogramëve hashash me të pandehur Lutfi Shabanin i njohur ndryshe si Ben Çami. Me kërkesë të organit te akuzës, një vit më parë gjykata vendosi ndaj Shabanit "arrest me burg" për dyshimet se kishte organizuar trafikimin e ngarkesës me drogë nga Shqipëria drejt Turqisë. Por tashmë ky qëndrim ...

Jehona e vizitës së Gabriel

Posted: 18 Apr 2017 07:39 AM PDT

Minimi i shtetit ligjor në Shqipëri nuk është në interesin e BE-së. Me këtë fjali e përmbledh "Deutsche Welle" mesazhin e përcjellë prej ministrit të Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, në Tiranë. Ndalesa e tij në Shqipëri erdhi në një moment kur kriza politike është shumëplanëshe, kur Reforma në Drejtësi është e penguar dhe kur zgjedhja ...

Alfred Peza: Po hetohem si gazetar

Posted: 18 Apr 2017 07:36 AM PDT

Deputeti socialist, Alfred Peza reagoi ndaj vendimit të prokurorisë për të vendosur nën sekuestro aksionet e bashkëshortes në një bankë të nivelit të dytë si pjesë e hetimit për pasurinë e tij. Nga hyrja e Kryesisë së Kuvendit, Peza tha se nuk po hetohet si deputet. "Tashmë edhe nga organi i Prokurorisë është provuar se ...

Nishani: Dialog dhe kompromis. Gjermania, avokatja e madhe e Shqipërisë

Posted: 18 Apr 2017 07:27 AM PDT

Presidenti Nishani tha sot se vetëm nëpërmjet dialogut mund të arrihet një kompromis. I pyetur në lidhje me deklarimet e ministrit të Jashtëm gjerman, Nishani tha se Gjermania është avokatja e Shqipërisë dhe se qytetarët shqiptarë meritojnë të njëjtat standarde si në Gjermani apo Francë. "Ne nuk mund ta shkëpusim asnjëherë aktivitetin politik dhe qëndrimet ...

Komisionet e Vettingut, PS, LSI e PDIU japin emrat, sot seanca

Posted: 18 Apr 2017 07:21 AM PDT

Tre partitë e mazhorancës PS, LSI dhe PDIU, paraqitën sot emrat e kandidatëve për komisionet e Vettingut me 12 dhe 6 anëtarë, që duhet të votohen në seancën e pasdites në Kuvend. Partia Socialiste ka propozuar për në komisionin me 12 anëtarë emrat e deputetëve, Ulsi Manja, Bashkim Fino, Pandeli Majko dhe Evis Kushi. Ndërsa ...

Mungesa e demokracisë, rrezikon sigurinë e Maqedonisë

Posted: 18 Apr 2017 07:13 AM PDT

Maqedonia është në një krizë të thellë politike dhe siguria në vend është e brishtë pikërisht për shkak të krizës tre vjeçare që e ka mbërthyer vendin. Madje para një jave Drejtori për Siguri Publike në Maqedoni, Mitko Çavkov ka thënë se Maqedonia do të forcoj radhët e policisë për t'iu përgjigjur në kohë çdo ...

Zaev – Bildt: Proceset demokratike janë të patjetërsueshme për përparimin e Maqedonisë

Posted: 18 Apr 2017 06:33 AM PDT

Pas takimit me diplomatin suedez, Carl Bildt, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ka deklaruar se do të çbllokohen proceset sipas Kushtetutës dhe se do të zgjidhet kryetari i Kuvendit, njofton Telegrafi Maqedoni.  Bashkëbiseduesit kanë konstatuar se proceset demokratike janë të patjetërsueshme për përparimin e Maqedonisë. Zaevi është zotuar edhe për krijimin e shpejtë të Qeverisë ...

Kosova bëhet gati që të pajiset me helikopterë

Posted: 18 Apr 2017 06:26 AM PDT

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka caktuar një ekip ndërministror i cili ka punuar në identifikimin e nevojave shtetërore dhe krijimin e kushteve për blerjen e helikopterëve, për t'ju përgjigjur nevojave të Republikës së Kosovës. Në takimin e mbajtur sot, ku ishin të pranishëm zëvendëskryeministri i parë, Hajredin Kuçi, ministrat Haki Demolli, Imet ...

Delawie: Miratimi i Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale hap konkret kundër korrupsionit

Posted: 18 Apr 2017 06:22 AM PDT

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie e ka mirëpritur miratimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale. Delawie shkruan se Kuvendi i Kosovës me miratimin e këtij Ligji ka bërë hap konkret në luftimin e korrupsionit. "Me kalimin e ligjit mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, Kuvendi mori hap konkret në luftimin e korrupsionit…",shkruan Delawie, ...

Kërcënon Vulin: Shqipëria vetëm me luftë mund të bashkohet me Kosovën

Posted: 18 Apr 2017 06:16 AM PDT

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Aleksandar Vulin ka thënë se kryeministri shqiptar, Edi Rama me deklaratat e tij po i bën shantazh BE-së dhe po provokon një luftë në Ballkan. Rama deklaroi se në qoftë se BE-ja nuk i hap dyert për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor nuk përjashtohet mundësia e bashkimit të vendit të ...