“Nevojtore me pagesë (VIDEO)” plus 9 more GazetaBlic |
- Nevojtore me pagesë (VIDEO)
- “Më shumë janë dënuar shqiptarët se serbët për krimet e luftës në Kosovë”
- Aktori amerikan pagoi një vrasës për të hequr qafe Elton Johnin
- Momenti kur Simeone e kupton se ka ndodhur një shpërthim në autobusin e Dortmundit
- Vendet që ju lënë pa frymë (FOTO)
- Çfarë bëjnë çiftet pas seksit?
- Blakaj për Daut Haradinajn: Deklaratë e pamatur e tij
- Superdasma e miliarderit indian, 4 ditë festë (FOTO)
- Kadrijaj me një deklaratë interesante për mocionin!
- Kjo është gjendja e Bartras pas shpërthimit në autobusin e Dortmundit (FOTO)
Posted: 11 Apr 2017 03:37 PM PDT Ka disa nevojtore në vende të ndryshme, shfrytëzimi i të cilave është me pagesë. Përfshirë këtu edhe stacione autobusësh, vende rekreacioni e xhami…vendimi thonë se u morr për të ngritur higjienën. E nevojtarët, diku thonë se nuk janë shumë 20 ose 30 cent sa duhet paguar për këtë shërbim, përderisa disa të tjerë e shohin të pa arsyeshme këtë pagesë. The post Nevojtore me pagesë (VIDEO) appeared first on GazetaBlic. |
“Më shumë janë dënuar shqiptarët se serbët për krimet e luftës në Kosovë” Posted: 11 Apr 2017 03:35 PM PDT Kërkesa për ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi, sipas Bekim Blakaj, është totalisht jo perëndimore, dhe edhe nëse do të kishte prova ndaj tij ato do të duhej të dërgoheshin në Gjykatën Speciale, e jo të kërkohet gjykimi i Haradinjat në Serbi. "Nuk e di cilat janë provat e reja, ne nuk kemi asnjë qasje në ato dosje, por sido qoftë nëse mund të ketë çfarëdo prove, adresa për Serbinë duhet të jete Gjykata Speciale e jo të kërkoj ekstradimin. Serbia mund të gjykoj qytetarët e vetë për krimet e kryera në Kosovë, Kroaci dhe Bosnje mirëpo jo t'i ekstradojnë qytetarët e tjerë në Serbi e ti gjykojnë atje. Shpresoj të mos ndodhë ekstradimi i Haradinajt në Serbi, sepse nuk mund të kryhet një gjykim atje. Krejt kjo shërben për nevoja politike e jo për drejtësi" ka thënë Blakaj në një intervistë në Ballë Për Ballë të Klan Kosovës. Tutje Blakaj ka shprehur pakënaqësi në lidhje me gjykimin e krimeve të luftës të kryera nga serbët në Kosovë, e që sipas tij po ndodhë për shkak të mungesës se bashkëpunimit mes këtyre dy shteteve. Ndërsa sa i përket pajtimit të serbëve dhe shqiptarëve, sipas Blakajt, kjo do të ndodhë kur të dyja shtetet të pranojnë krimet e kryera dhe të njohin viktimat e palës tjetër. "Lëndët që janë proceduar në Trubunalin e Hagës, tregojnë që krimet më të rënda e më të mëdha janë kryer nga serbët e kanë qenë të organizuara nga shteti i Serbisë. Për fat të keq deri tani numrat tregojnë se për krimet e kryera në Kosovë më shumë janë dënuar shqiptarët se sa serbët, duke i përfshirë të gjitha gjykatat Ndër barrierat kryesore është që Serbia nuk e pranon Kosovën si shtet, e si rrjedhojë nuk e pranon asnjë bashkëpunim me organet në Kosovë. Dihet që shumica e kryesve të krimeve gjenden në Serbi, mirëpo nuk janë ekstraduar sepse nuk ka asnjë lloj bashkëpunimi" "Pajtimi i shqiptarëve dhe serbëve mund të vije pas ndërmarrjes së disa hapave konkret. Në rend të parë të vijë në vend drejtësia. Ne e dimë që të gjithë kriminelët kurrë nuk do të mund të dënohet mirëpo të paktën një numër i madh i tyre. Pastaj duhet që secila palë të pranoj krimet që janë bërë, të njihen viktimat nga të gjitha palët, e pastaj pajtimi vjen si një proces shoqëror i cili mund të zgjasë me dekada, por pa u plotësuar këto kushte nuk mund të ndodhë" ka thënë Bekim Blakaj. The post "Më shumë janë dënuar shqiptarët se serbët për krimet e luftës në Kosovë" appeared first on GazetaBlic. |
Aktori amerikan pagoi një vrasës për të hequr qafe Elton Johnin Posted: 11 Apr 2017 03:13 PM PDT "Aktori David Guest ka paguar një vrasës për të vrarë këngëtarin Elton John", – ka zbuluar truproja Imad Handi. Ai ka qenë në krah të David për 6 vjet dhe ka treguar se janë paguar 24 mijë dollarë për të zhdukur Elton John. Sipas deklaratës së 39-vjecarit, u zbulua se një ngjarje e tillë ka ndodhur vetëm se mori një koment ofendues në dasmën e tij me Liza Minnelli, ku Elton vuri në dyshim orientimin e tij seksual. Në 2002, gjatë martesës së tyre, 70-vjecari i tha Lizës se do të donte ti blinte një burrë heteroseksual. Në atë moment, Davidi u nevrikos aq shumë sa donte ta vriste, por fatmirësisht u pendua dhe i kërkoi vrasësit që ti kthente paratë.
The post Aktori amerikan pagoi një vrasës për të hequr qafe Elton Johnin appeared first on GazetaBlic. |
Momenti kur Simeone e kupton se ka ndodhur një shpërthim në autobusin e Dortmundit Posted: 11 Apr 2017 03:10 PM PDT Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka qenë duke mbajtur konferencën për shtyp, para ndeshjes me Leicesterin, në momentin e shpërthimeve në autobusin e Dortmundit. Simeone, derisa po fliste para gazetarëve, mori lajmin për shpërthimin në autobusin e Dortmundit. Sipas medieve spanjolle, ai menjëherë ka ndërprerë seancën, duke hyrë në telefonin e tij për të kuptuar se çfarë po ndodhte në Gjermani. Në fotografitë e mëposhtme, mund të shikoni reagimin e Simeones, kur kupton për shpërthimet në autobusin e Dortmundit. The post Momenti kur Simeone e kupton se ka ndodhur një shpërthim në autobusin e Dortmundit appeared first on GazetaBlic. |
Vendet që ju lënë pa frymë (FOTO) Posted: 11 Apr 2017 03:09 PM PDT Janë disa vende në botë që janë aq të mrekullueshme, sa na lënë me gojë hapur. Më poshtë po ju sjellim disa prej këtyre vendeve, bukuria dhe pamje e të cilëve është mahnitëse, transmeton Klan Kosova. Shihni dhe shijoni ato. Ku i dihet, ndoshta një ditë do t'i vizitoni edhe nga afër, por deri atëherë "udhëtoni" me ne. Ura mbi akullnajën Dachstein, Austri Pika ku shkretëtira Namib "takohet" me Oqeanin Atlantik Ishulli i Skye, Skotlandë Bagan, MyanmarVictoria Peak, Hong KongNorvegjiMali Corcovado në Rio de Janeiro, Brazil Shpella Melissani – Kefalonia, GreqiFjallabaksleid, IslandëKilimanxharo, TanzaniAlpet zviceraneThe post Vendet që ju lënë pa frymë (FOTO) appeared first on GazetaBlic. |
Çfarë bëjnë çiftet pas seksit? Posted: 11 Apr 2017 03:05 PM PDT Gjumë, ushqim, apo pak televizor? Shpesh dashuria pasohet me gjeste që mund ta bëjnë partnerin të ndihet keq. Por cilat janë këto veprime? Le të analizojmë disa prej tyre, të dashura mikesha, për të zbuluar çfarë fshihet në të vërtetë. DËSHIRË PËR VETMI Të mbyllesh në banjë, të shohësh televizor ose të pish një cigare. Me pak fjalë, të izolohesh. Psikologët shpjegojnë se ky nuk është një sinjal negativ, edhe pse mund të keqkuptohet lehtësisht, sidomos kur njëri nga partnerët dëshiron ta zgjasë pak më shumë intimitetin. Këshilla? Nëse ndihesh i ose e përjashtuar, mund ta ftosh partnerin/en të shihni një film bashkë. DËSHIRË PËR NJË FRUTË, ËMBËLSIRË APO NJË PANINE… Nuk ka asgjë për t'u shqetësuar, madje sipas specialistëve, ushqimi ndihmon në përfundimin e plotë të raportit intim. Ushqimi ka të bëjë me një mesazh simbolik, gjest i cili në mënyrë të pandërgjegjshme mbush "zbrazëtinë" që të lë marrëdhënia seksuale. Të ushqehesh bashkë, është metaforë e "konsumimit", që përfaqëson vijimin e aktit seksual. PYETJE Pas dashurisë, ajo çka tradhton shpesh, është ankthi i shpjegimit. Në të vërtetë, të flasësh apo të pyesësh sesi ishte procesi, mund të shndërrohet në një situatë të ndërlikuar, shpesh një sjellje pozitive nga ana e femrave, por që vë në siklet meshkujt. Një tregues i rëndësishëm është se ndjesia e qetësisë krijon një distancë të sikletshme mes partnerëve, ndaj flitet për ta shmangur këtë pjesë e jo për ta vlerësuar me nota aktin. SULM ME FJALË Ndodh, sidomos nëse për njërin nga partnerët raporti nuk ka qenë i kënaqshëm. Agresiviteti është pasojë e një vlerësimi të gabuar ose e një zgjedhjeje të papërshtatshme për të bërë dashuri. Keqkuptimi më i vogël ka të bëjë pikërisht me një pakënaqësi seksuale. Nga ana tjetër, kjo situatë mund të shfaqë edhe një krizë në nivelin e erotizmit të marrëdhënies. Ndaj është e nevojshme që një situatë e tillë të kalohet me qetësi dhe të flitet në çift. NATËN E MIRË! Bëhet fjalë për një zakon të zgjedhur nga miliona çifte në planet. Të kthesh shpinën dhe të flesh gjumë pas një raporti seksual, mund të sjellë keqkuptime dhe "të lëndojë" erotizmin. Por edhe nëse nuk është kështu, sipas specialistëve, një gjest i tillë ndërpret komunikimin dhe partneri mund ta marrë si akt refuzimi. Ndaj, edhe nëse jeni të lodhur, lojës së dashurisë i duhet kushtuar vëmendje. PËRKËDHELJE Të përkëdhelesh, të bësh masazh, të tregosh histori, janë disa prej mënyrave për të zgjatur kontaktin fizik pasi ke bërë dashuri. Është e rrallë, duhet ta pranojmë, por ndodh që dikush mund ta interpretojë këtë sjellje si një gjest të tepruar dhe mbytës. Por psikologët tregojnë se bëhet fjalë për të kundërtën, pasi këto gjeste pasurojnë seksualitetin dhe shmangin rutinën. Ëmbëlsia dhe përkëdheljet ndihmojnë në tejkalimin e pasigurive. FORUMI I MESHKUJVE "Natën!" (F. D) "Rri e shikoj në sy dhe i them sa më shpesh që të mundem se e dashuroj ose nuk flas fare dhe vetëm e përkëdhel." (I.C.) The post Çfarë bëjnë çiftet pas seksit? appeared first on GazetaBlic. |
Blakaj për Daut Haradinajn: Deklaratë e pamatur e tij Posted: 11 Apr 2017 03:05 PM PDT Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare, e ka cilësuar deklaratën e deputetit Daut Haradinaj, si jashtëzakonisht të pamatur, veçanërisht pasi që vjen nga një person që ka një pozicion të tillë. Tutje Blakaj ka konsideruar që kjo deklaratë ka frikësuar komunitetin serb në Kosovë, përderisa, sipas tij, Daut Haradinaj ka folur me një nervozizëm shumë të lartë. "Deklarata e Daut Haradinajt, në lidhje me mundësinë e ekstradimit të vëllait të tij ka qenë një deklaratë jashtëzakonisht e pamatur. Ajo çka më brengos është që ka shfaqur një nervozizëm të lartë, e kjo ka ndikuar tek komuniteti pakicë, veçanërisht ai serb. Shpresoj që nuk do të ketë ndikim të madh, megjithatë është futur një dozë frike tek komuniteti serb, ngaqë e kanë marrë seriozisht deklaratën e tij, sepse pozita e tij si deputet është e lartë. Daut Haradinaj është politikan serioz andaj edhe ishte befasuese kjo deklaratë" ka thënë Blakaj në një intervistë në Ballë Për Ballë të Klan Kosovës. Ndërsa sa i përket Serbisë, ai ka thënë që kjo deklaratë nuk është se ka frikësuar serbët atje megjithatë Beogradi do ta keqpërdorë këtë. "Beogradi zyrtar nuk do ta lëshojë rastin e të mos e keqpërdorin këtë deklaratë, e kjo do të dokumentohet edhe në qarqet ndërkombëtare" deklaroi Bekim Blakaj. The post Blakaj për Daut Haradinajn: Deklaratë e pamatur e tij appeared first on GazetaBlic. |
Superdasma e miliarderit indian, 4 ditë festë (FOTO) Posted: 11 Apr 2017 03:01 PM PDT U cilësua si "dasma e vitit" pasi ishte luksoze në maksimum. Bëhet fjalë për dasmën e Adel Sajan, djali i një manjati indian, me mbretëreshën e bukurisë, Sana Khan. Çifti prenotoi një anije të tërë kroçerë, Costa Fascinosa, për një udhëtim katër ditor nga Barcelona në Spanjë drejt Kanës në Francë. Dasma, e cila filloi më datë 5 prill e deri më 9 prill, kishte një mijë të ftuar përfshirë dhe personazhe të njohur të Bollywood-it. Në këtë dasmë kishte 20 parukierë në dispozicion të të ftuarve, 15 mijë lule të përdorura për dekorin e ambienteve dhe shumë dhurata për miqtë. Nuk kishte si të mungonte dhe torta, e cila ishte 12 kate dhe peshonte 140 kilogram.
The post Superdasma e miliarderit indian, 4 ditë festë (FOTO) appeared first on GazetaBlic. |
Kadrijaj me një deklaratë interesante për mocionin! Posted: 11 Apr 2017 02:59 PM PDT Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, thotë se mocioni për votëbesim të qeverisë i bën mirë popullit të Kosovës. Ajo në Interaktiv të KTV-së ka thënë se qeverisja aktuale është në gjendje të mjerueshme dhe pas shumë dështimeve më mirë është rrëzimi i saj dhe çuarja e vendit në zgjedhje. "Nëse bëjmë përmbledhje të punës së qeverisë shohim se ajo ka bërë veprime të papërgjegjshme dhe është qeveri jollogaridhënëse. Këtë e shohim më së miri në seancat e Kuvendit ku përballja e ministrave me deputetë është e rrallë. Kemi gjendje të keqe në shëndetësi, arsim e zhvillim ekonomik. Jemi në kaos institucional dhe e mira është të shkohet në zgjedhje që të krijohet qeveri e re që i përgjigjet popullit", ka thënë ajo. Kadrijaj ka thënë se janë duke lobuar te secili deputet i partive në pushtet dhe atyre të minoriteteve për të siguruar nënshkrimet e mjaftueshme për të çuar në seancë votimin për rrëzim të qeverisë. "Do të lobojmë te secili deputet në mënyrë që të arrijmë 40 nënshkrime dhe më pas të kemi 61 vota për rrëzim të qeverisë. Nuk kemi rezultat me këtë qeverisje, kemi dështime në çdo sferë. Ky mocion i bën mirë popullit. I shërben popullit që të vendosë se kush do të qeverisë vendin në mandatin e ardhshëm", ka shtuar më tej ajo. Kadrijaj ka mbrojtur deputetin tjetër të AAK-së, Daut Haradinajn, për deklaratat e tij se nëse Ramush Haradinaj ekstradohet në Serbi, mund të ketë luftë. Ajo thotë se deklaratat e tij janë keqinterpretuar. The post Kadrijaj me një deklaratë interesante për mocionin! appeared first on GazetaBlic. |
Kjo është gjendja e Bartras pas shpërthimit në autobusin e Dortmundit (FOTO) Posted: 11 Apr 2017 02:58 PM PDT Borussia Dortmund ka njoftuar se mbrojtësi i saj, Marc Bartra ka pësuar një frakturë në krahun e tij, pas shpërthimit të sotëm te autobusi i tyre. Marc Bartra për momentin është duke u operuar", thuhet në njoftimin e skuadrës gjermane. Kujtojmë se si pasojë e këtij shpërthimi u shty edhe ndeshja ndërmjet Dortmundit dhe Monacos, e cila do të zhvillohet nesër (e mërkurë) nga ora 18:45. The post Kjo është gjendja e Bartras pas shpërthimit në autobusin e Dortmundit (FOTO) appeared first on GazetaBlic. |
You are subscribed to email updates from GazetaBlic. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |