“Nëse keni lindur mes viteve 1950 dhe 1980, duhet ta lexoni këtë patjetër” plus 9 more GazetaBlic

“Nëse keni lindur mes viteve 1950 dhe 1980, duhet ta lexoni këtë patjetër” plus 9 more GazetaBlic


Nëse keni lindur mes viteve 1950 dhe 1980, duhet ta lexoni këtë patjetër

Posted: 02 Apr 2017 10:49 PM PDT

1.Kur bridhnim në biçikletë nuk mbanim kokore.

2.Pinim ujë nga tubi i çezmës, dhe jo nga shishja me ujë mineral.

3.Kalonim orë të tëra duke ndërtuar karroca me kuzhineta dhe fatlumët që kishin pranë shtëpisë rrugë të rrëpirta, lëshoheshin, dhe në gjysmë të rrugës kujtoheshin që nuk kishin frena. Pas shumë përplasjesh, me mure e shkurre, mësuam të zgjodhnim problemin. Po, përplaseshim me shkurre, dhe jo me makina…

4. Dilnim të luanim, me të vetmin detyrim që të ktheheshim para se të perëndonte dielli. Nuk kishim celularë, kështu askush nuk na gjente dot… e pamendueshme.

5.Priteshim, thyenim ndonjë kockë, humbnim ndonjë dhëmb, dhe askush nuk denonconte për këta incidente. Faji nuk ishte i askujt, faji ishte i yni.

6.Hanim bukë me vaj, bukë me gjalpë, pinim ujë me sheqer dhe nuk kishim asnjëherë probleme me mbipeshën, sepse ishim gjithmonë në lëvizje duke luajtur.

7.Kur na binte në dorë ndonjë pije, e ndanim më katërsh. Pinim nga e njëjta shishe dhe askush nuk vdiste prej kësaj.

8.Nuk kishim playstation, nintendo 64, xbox, videolojëra, televizion kabllor me 99 kanale, dolby surround, celularë, kompjuterë, internet… por në vend të kësaj, kishim shumë miq.

9. Dilnim, shëtisnim me biçikletë ose ecnim në këmbë deri tek shtëpia e shokut, i binim ziles, ose thjeshtë hynim pa trokitur, ai ishte aty dhe ne ia nismim lojës.

10.Po! Dilnim atje përjashtë! Në botën mizore! Pa një roje. Si ia bënim? Sajonim lojëra me shkopinj dhe topa, krijonim skuadra për të bërë një lojë. Jo të gjithë zgjidheshin për të luajtur, dhe ata që nuk zgjidheshin, nuk është se shkonin tek psikologu për të trajtuar traumën…

11.Disa studentë nuk ishin të shkëlqyer si të tjerët, dhe kur humbisnin një vit e përsërisnin. Askush nuk shkonte tek psikologu, askush nuk vuante nga probleme të vëmendjes apo hiperaktivitetit. Thjeshtë bënte pak pushim dhe përsëriste vitin.Kishim liri, dështime, suksese, përgjegjësi… dhe mësonim t'i kontrollonim.

The post Nëse keni lindur mes viteve 1950 dhe 1980, duhet ta lexoni këtë patjetër appeared first on GazetaBlic.

PS shkon e vetme në zgjedhjet e Kavajës, as LSI nuk dërgon komisionerë

Posted: 02 Apr 2017 10:41 PM PDT

As LSI-ja, ashtu si opozita që tashmë i ka bojkotuar zgjedhjet në Kavajë, nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale atje, ndaj dhe nuk ka dërguar as komisionerë për të administruar procesin.

Kjo ka bërë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nëpërmjet zëdhënëses Drilona Hoxhaj t’i bëjë thirrje LSI-së, njesoj si PD-së e PR-së se mund t’i sjellin propozimet e tyre për komisionerë në zgjedhje edhe një ditë pasi afati ka kaluar, pra, më 3 prill, sot.

Deklarata e KQZ

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me vendimin nr. 94, datë 27.03.2017, në zbatim të Kodit Zgjedhor, ka përcaktuar si afatin për dorëzimin e propozimeve të partive politike për anëtarë të KZAZ-së nr. 42, që do të administrojë zgjedhjet e pjesshme për kryetar të bashkisë Kavajë, datën 2 prill 2017.

Të drejtën për propozuar anëtarë të KZAZ-së nr. 42, e kanë Partia Demokratike, Partia Socialiste, Partia Republikane dhe Lëvizja Socialiste për Intergim.

Pavarësisht se afati përfundimtar për paraqitjen e propozimeve për anëtarë të KZAZ-së nr. 42, është ditë e dielë, por ditë pune për Administratën e KQZ-së, deri tani këtë detyrim ligjor e ka përmbushur vetëm Partia Socialiste.

Mospërmbushja e këtij detyrimi ligjor nga partitë politike sjell si pasojë mos respektimin e afatit ligjor për ngritjen e KZAZ-së nr 42, afat i cili në bazë të nenit 29 pika 6 e Kodit Zgjedhor, është 10 ditë nga data e nxjerrjes së dekretit të Presidentit, për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme, afat që përkon me datën 3 prill 2017.

Afatet proceduriale për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kavajë, janë afate të shkurtuara dhe mos respektimi i tyre vështirëson punën për organizimin dhe administrimin e procesit zgjedhor të datës 7 maj.

KQZ i bën apel Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Republikane, të sjellin propozimet e tyre për anëtarë të KZAZ-së nr. 42, Kavajë, brenda datës 3 prill 2017.

The post PS shkon e vetme në zgjedhjet e Kavajës, as LSI nuk dërgon komisionerë appeared first on GazetaBlic.

Film dokumentar në 36 -vjetorin e rënies së dëshmorit, Sherif Frangu

Posted: 02 Apr 2017 10:38 PM PDT

Shoqata e Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit, për nder të përvjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Sherif Frangu, do të shfaq filmin dokumentar. "Premiera e filmit dokumentar për dëshmorin e kombit, Sherif Frangu, i vrarë nga policia speciale e Beogradit në demonstratën e 3 prillit 1981 në Ferizaj.

Premiera e filmit dokumentar do të bëhet në Kino ABC në Prishtinë, duke filluar nga ora 14:00.

The post Film dokumentar në 36 -vjetorin e rënies së dëshmorit, Sherif Frangu appeared first on GazetaBlic.

Shkëmbi në formë të elefantit, një skulpturë natyrore në Islandë (Foto)

Posted: 02 Apr 2017 10:34 PM PDT

Nëse dëshironi që të shihni diçka të mrekullueshme, atëherë shkëmbi elefant është vendi ideal për ju.

Ky shkëmb është me të vërtetë një skulpturë mahnitëse natyrore, shkruan lajmi.net.

Ai gjendet në ishullin Heimaey, në arkipelagun e Vestmannaeyjar, në Islandë.

Ky ishull është i banuar me 4,500 banorë në një sipërfaqe prej 5,2 kilometra katrorë, transmeton GazetaBlic.com

Vërtetë e mrekullueshme se si natyra ka arritur që t krijojë një shkëm të tillë, që aq shumë i ngjanë elefantit.

Për më shumë shikoni këto foto:

The post Shkëmbi në formë të elefantit, një skulpturë natyrore në Islandë (Foto) appeared first on GazetaBlic.

Horoskopi për ditën e hënë

Posted: 02 Apr 2017 10:34 PM PDT

Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Është i ditur fakti që jeni shumë kokëfortë dhe që doni gjithmonë të komandoni. Megjithatë, mund të ndeshni me persona që janë dinakë. Në vend që të krijoni pakënaqësi, mund të tentoni të bashkëpunoni dhe mund të arrini rezultate të shkëlqyera.

Demi

Nis një javë e cila do të çojë drejt një ndryshimi të rëndësishëm. Mos u druani të nisni një rrugë të re. Mundohuni të gjeni disa pika referimi dhe do të jeni të gatshëm të vlerësoheni dhe të shfaqni veten.

Binjakët

Prania e Hënës në shenjën tuaj ju bën kureshtarë dhe të fortë, sidomos për sa i përket disa përballjeve profesionale, të cilat kanë shtuar tensionet. Në dashuri duhet t'i qartësoni më mirë gjërat, pasi ka një konfuzion të madh ose më shumë se një lidhje.

Gaforrja

Në dashuri nuk duhet të nxitoheni, sidomos ndaj partnerit tuaj. Ky është një moment shumë premtues, por vetëm nëse do arrini të gjeni kompromisin në çift. Propozime të mira do merrni në punë, të cilat duhet t'i vlerësoni seriozisht.

Luani

Kohëve të fundit duhet jeni shumë të kujdesshëm ndaj imazhit tuaj, sidomos nëse keni mundësi që t'iu rritet përgjegjësia në punë. Gjithsesi mos lejoni që t'iu pushtojë ankthi, duke ndikuar në zgjedhjet tuaja.

Virgjëresha

Mund të çoni përpara disa transaksione të rëndësishme për karrierën tuaj. Megjithatë bëni kujdes ndaj vendimeve që do të merrni, pasi ndryshime shumë drastike mund të kërkojnë kohë, para se të japin rezultate të kënaqshme, sidomos në dashuri.

Peshorja

Do të ketë disa debate të cilat duhet t'i sheshoni. Ju tregoheni gjithmonë në mënyrë diplomatike në këto situata, por nuk duhet të merrni një pozicion shumë statik, pasi rrezikoni që të ngjallni reagime. Ndryshime të rëndësishme priten edhe në dashuri, mes tyre edhe takime të rastësishme që mund të shndërrohen në diçka më shumë dhe që do ju dhurojnë emocione të forta.

Akrepi

Jeni shumë të tensionuar dhe kjo gjë mund t'iu bëjë tejet agresiv, sidomos në punë. Mundohuni për aq sa është e mundur që të ruani gjakftohtësinë. Nga ana tjetër e dini mirë që nuk do ju mungojë intuita dh do të arrini të gjeni zgjidhje të shkëlqyera.

Shigjetari

Bashkëpunëtorët tuaj do ju shohin shumë të heshtur dhe rezervuar, ndoshta sepse ka disa limite që duhet t'i respektoni në mënyrë absolute. Gjithsesi, mbyllja juaj në raport me të tjerët, mund të ndikojë në një rënie tuaj emocionale. Bëni kujdes.

Bricjapi

Kohët e fundit jeni treguar tej mase të kujdesshëm, aq sa mund të humbni mundësi të jashtëzakonshme në dashuri ose në karrierë. Kushtojini më shumë kujdes ambientit që ju rrethon, pasi një takim i papritur mund të rizgjojë ndjenjat tuaja.

Ujori

Do të ndiheni të lodhur nga rutina juaj dhe gjithë çfarë dëshironi të bëni është që të ndryshoni jetën tuaj dhe pikat tuaja të referimit. Keni qenë gjithmonë aktiv dhe dinamik, ndaj në këtë periudhë duhet të organizoni më mirë strategjinë tuaja, pasi në të kundërt rrezikoni shumë që të humbni.

Peshqit

Para jush do të shfaqet një ditë kaotike, e cila do të jetë e mbushur me takime të shumta, marrëveshje dhe transaksione të larmishme. Do të jeni të rraskapitur, por entuziazmi do ju lejojë që të paktën në mbrëmje të rigjeni qetësinë dhe harmoninë.

The post Horoskopi për ditën e hënë appeared first on GazetaBlic.

Moti deri të premten, bien temperaturat

Posted: 02 Apr 2017 10:33 PM PDT

Mot me diell dhe me vranësira do të përfshihet vendi gjatë këtyre pesë ditëve, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas IHMK-së, vranësirat nga orët e vona të ditës së hënë dhe në vazhdimësi do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit mesatar, kurse vende-vende reshjet do të jenë në formë rrebeshi.

Temperaturat do të shënojnë rënie të lehta në vlerat e maksimaleve, duke filluar nga dita e hënë për të vazhduar deri ditën e premte.

Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 13-20 gradë Celsius, gjatë gjithë javës.

"Shtypja atmosferike do të mbetet në vlerat e normales me kushte për tu ngritur nga pjesa e dytë e javës. Do të fryjë erë nga jugperëndimi deri të enjten, ndërsa më tej era do ta ndërroj kahun nga verilindja ku shpejtësia e saj mund të arrijë deri 11 m/s", thuhet në njoftimin e IHMK-së.

The post Moti deri të premten, bien temperaturat appeared first on GazetaBlic.

Tusk sot në Shkup, takon Ivanovin

Posted: 02 Apr 2017 10:31 PM PDT

Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk sot do të arrijë për vizitë në Maqedoni. Ai do të takojë presidentin Gjorge Ivanov.

Në agjendën e Tusk nuk parashihen takime me përfaqësues të partive politike. Pavarësisht vizitës së Tusk, Simonida Kacarska nga Institutit për politikë evropiane, nuk pret zgjidhje të shpejtë të krizës, duke shtuar se mesazhet kyçe u dhanë gjatë vizitës së Federika Mogerinit dhe Johanes Hanit, por që atëherë asgjë nuk ka ndryshuar. Sipas saj, hap përpara është funksionimi normal i Kuvendit.

 Me siguri do të bëhet fjalë për krizën politike, por lidhur me ndarjen e kompetencave në suazat e institucioneve evropiane, mendoj se kulmin e presionit apo ndikimit të tyre ne e përjetuam gjatë vizitës së Mogerinit e më pas edhe të Hanit. Mendoj se takimi me Tusk në fokus do ta ketë çështjen e emigrantëve, do të përsëritet nevoja për tejkalimin e krizës politike përmes dhënies së mandatit LSDM-së për formimin e Qeverisë sepse ky është qëndrimi të cilin e dëgjuam nga vendet- anëtare të BE-së. Mirëpo, nuk do të thosha që kjo do të jetë çështja kyçe e diskutimit – tha Simonida Kacarska nga Instituti për politikë evropiane.

Kacarska thotë se ndërkombëtarët akoma shpresojnë që Ivanov mund ta ndryshojë vendimin për mandatin njëjtë siç vepro me tërheqjen nga vendimi për faljen e politikanëve.

 Gjorge Ivanov 10 ditë më parë nuk pranoi të takojë eurokomesarin për zgjerim Johanes Han dhe eurodeputetët Kukan, Vajgëll dhe Flekenshtajn.

The post Tusk sot në Shkup, takon Ivanovin appeared first on GazetaBlic.

10 vjet nga shqyrtimi i planit të Ahtisarit në KS të OKB-së

Posted: 02 Apr 2017 10:20 PM PDT

Para dhjetë vitesh filloi shqyrtimi i planit të Ahtisaarit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Pas dyerve të mbyllura më 3 prill 2007, ishte dëgjuar i dërguari special për Kosovën, Marti Ahtisari duke shpalosur planin që pritet t’i jap Kosovës një pavarësi të mbikëqyrur.

Ishte planifikuar që edhe Fatmir Sejdiu të merrte fjalën por pas protestave të Serbisë dhe Rusisë u vendos që ai të mos flas dhe fjalimin e tij ta lexoj PSSP-ja Joachim Ruecker.

Kryeministri nacionalist i Serbisë, Vosjlav Kostunica, kundërshtoi planin dhe kërkoi negociata dhe kryenegociatorë të ri. Shtete perëndimore si ShBA, Britania e Madhe, Franca po përkrahin planin e Ahtisaarit.

 Sipas Ahtissarit dhe ekipit të tij synimi i propozimit të gjithanshëm për marrëveshjen mbi statusin e Kosovës është të përcaktojë kërkesat e nevojshme për një Kosovë të ardhshme që është e mundshme, e mbështeteshe dhe e stabilizuar. Ai përfshin masa të hollësishme për të siguruar inkurajimin dhe mbrojtjen e të drejtave të bashkësive the anëtarëve të tyre, decentralizimin efektiv të qeverisë dhe ruajtjen e mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e fetare. Për më tepër, Marrëveshja përshkruan masa kushtetuese, ekonomike dhe sigurie, të cilat së bashku synojnë të kontribuojnë në zhvillimin a një Kosove shumë-etnike, demokratike dhe të lulëzuar. Një element i rëndësishëm i Marrëveshjes është manadati që i jepet një prezence ndërkombëtare civile dhe ushtarake në Kosovë për të mbikqyrur zbatimin e Marrëveshjes dhe për të ndihmuar autoritetet kompetente Kosovare në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në gjithë Kosovën. Dispozitat e Marrëveshjes do të kenë përparësi mbi të gjitha dispozitat e tjera ligjore në Kosovë.

 Elementët kryesore të marrëveshjes:

Kosova do të jetë një shoqëri shumë-etnike, që e qeveris veten në mënyrë demokratike dhe me respekt të plotë për rendin ligjor, nivelin më të lartë të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të pranuara nga bota ndërkombëtare, dhe që nxit ekzistencën paqësore dhe të lulëzuar të gjithë banorëve të saj.

 Kosova do të ketë të drejtë të diskutojë dhe të miratojë marrëveshje ndërkombëtare, duke përfshirë të drejtën për të kërkuar anëtarësi në organizata ndërkombëtare.

 Mbrojtja dhe përkrahja e të drejtave të anëtarëve të bashkësive është një element qendror i Marrëveshjes. Marrëveshja përcakton aspektet kyçe që do të mbrohen, duke përfshirë kulturën, gjuhën, edukimin dhe simbolet. Ajo gjithashtu përshkruan mekanizma specifike të përfaqësimit të anëtarëve të bashkësive jo-Shqiptare të Kosovës në institucionet publike kryesore për të ruajtur dhe përkrahur pjesëmarrjen e tyre efektive dhe aktive në jetën publike. Për të mbrojtur të drejtat e bashkësive Kosovare jo-Shqiptare në procesin legjislativ, Marrëveshja gjithashtu lejon që disa ligje të caktuara mund të hyjnë në fuqi vetëm nëse një shumicë e anëtarëve Kosovarë jo-Shqiptare të Asamblesë Kosovare janë dakord me miratimin e tyre.

 Elementet e Marrëveshjes për mbrojtjen dhe nxitjen e trashëgimisë fetare e kulturore do të sigurojnë ekzistenceën a papenguar e të patrazuar të Kishës Ortodokse Serbe (KOS) në Kosovë. Më shumë se dyzet vende kyçe fetare e kulturore do të rrethohen nga Zona Mbrojtëse për të parandaluar zhvillime apo ndërtime të dëmshme tregtare dhe industriale, dhe për të ruajtur dinjitetin kulturor të këtyre vendeve. Marrëveshja gjithashtu garanton sigurinë fizike të përforcuar për vende të zgjedhura dhe te rrezikuara nga çfarëdo incidenti/sulmi ne pronën e KOS-it ne Kosove. KOS the organizata e saj e brendshme do të njihen haptazi nga autoritetet Kosovare dhe do t'i njihet e drejta a paprekshmërisë së pronës, liria nga taksimi dhe privilegje doganore, sikurse te cdo organizatës fetare ne bote.

 Të gjithë refugjatët dhe personat e shpërngulur brenda Kosovës do të kenë të drejtë të kthehen dhe të marrin sërish pasuritë dhe pronat e tyre personale. Marrëveshja gjithashtu u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të bashkëpunojnë plotësisht me Komisionin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për të zgjidhur fatin e personave të zhdukur.

  Një Forcë Kosovare Sigurimi (FKS) e re dhe shume-etnike to të krijohet brenda një viti. Do të ketë një maksimum prej 2,500 anëtarësh aktivë dhe 800 rezervistë. Marrëveshja kërkon që Korpusi i Mbrojtjes së Kosovës (KMK) që ekziston sot do të shpërndahet brenda një viti.

 Duke pranuar faktin që përmbushja e përgjegjësive të Kosovës sipas Marrëveshjes kërkon një diapazon të gjerë aktivitetesh komplekse dhe të vështira, Marrëveshja përcakton një prani ndërkombëtare në të ardhmen për të mbikqyrur dhe përkrahur përpjekjet e duhura të autoriteteve Kosovare. Kjo prani përfshin tre komponentë kryesorë:

 Një Përfaqësues Ndërkombëtar Civil (PNC), gjithashtu i njohur si Përfaqësuesi i Posaçëm i BE, do të emërohet nga një Grup Drejtues Ndërkombëtar (GDN), i cili përfshin aktorët kryesore ndërkombëtare. PCN do të ketë autoritetin më të lartë mbikqyrës mbi zbatimin e Marrëveshjes. Për dallim nga PSSP-ja, ky përfaqësues do te ketë autoritetin të i zëvendësoj te gjithë ata përfaqësues institucional te cilit, sipas komunitetit ndërkombëtar, vepron kundër pakos se Ahtisarit dhe implementimit te legjislacionit qe del nga ky.

 Sapo Marrëveshja të hyjë në fuqi, do të ketë një periudhë tranzicioni prej 120 ditësh, gjatë së cilës mandati eksistues i UNMIK-ut do të mbesë i pandryshuar. Megjithatë, për të siguruar mbikëqyrjen e menjëhershme të zbatimit të Marrëveshjes nga Kosova, PNC do të ketë autoritet për të monitoruar këtë zbatim dhe për të bërë rekomandime tek UNMIK për veprime që duhen marrë për të siguruar respektimin e Marrëveshjes.

 Gjatë periudhës së tranzicionit, Asambleja Kosovare, në konsultime me PNC, do të ketë përgjegjësinë të aprovojë një Kushtetutë dhe legjislacionin e nevojshëm për zbatimin e Marrëveshjes. Kushtetuta dhe legjislacioni i ri do të hyjnë në fuqi menjëherë pas përfundimit të periudhës së tranzicionit.

 Brenda nëntë muajve nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes, zgjedhje të përgjithshme dhe lokale duhet të mbahen.

The post 10 vjet nga shqyrtimi i planit të Ahtisarit në KS të OKB-së appeared first on GazetaBlic.

Hoxhaj e Shala raportojnë sot para Komisionit për Stabilizim Asocim

Posted: 02 Apr 2017 10:18 PM PDT

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj dhe ministri për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, Ferat Shala sot raportojnë para Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim.

Sipas njoftimit nga Kuvendi i Kosovës gjatë raportimit mediat do të lejohen të marrin vetëm pamje, ndërsa më pas Hoxhaj e Shala do të japin deklaratë për mediat.

The post Hoxhaj e Shala raportojnë sot para Komisionit për Stabilizim Asocim appeared first on GazetaBlic.

Kur Lulzim Basha ishte 17 vjeç dhe takonte Ibrahim Rrugovën (Foto)

Posted: 02 Apr 2017 10:18 PM PDT

Një foto e 26 viteve më parë është publikuar ditën e sotme, ku kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha shfaqet pranë ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Fotoja e rrallë është realizuar në Holandë në vitin 1991, kur Basham ishte gjimnazist.

Në atë kohë Basha, vetëm 17 vjeç ndodhej në një vizitë në Holandë, ku edhe është takuar me Rugovën.

The post Kur Lulzim Basha ishte 17 vjeç dhe takonte Ibrahim Rrugovën (Foto) appeared first on GazetaBlic.