“Monaco – Dortmund, formacionet (Foto)” plus 9 more GazetaBlic |
- Monaco – Dortmund, formacionet (Foto)
- Demarkacioni anulon mbledhjen e Qeverive të Tiranës e Prishtinës!
- Kjo është pasuria e Bujar Nishanit, Edi Ramës dhe Ilir Metës!
- Kjo është pjesa e vaginës suaj për të cilën nuk e keni ditur se ekziston
- Deputetët kërkojnë të shqyrtohet aplikimi për anëtarësim në BE
- Zbulohet varreza masive në Egjipt: Një mijë dhe 10 sarkofagë (FOTO)
- Katër vjet nga marrëveshja e parë Kosovë-Serbi në Bruksel
- Ushqimet që mund t’i hani çdo ditë pa iu shëndoshur
- Qeveria e Kosovës sot paradite mban mbledhje
- Kryeministri Isa Mustafa sot në interpelancë
| Monaco – Dortmund, formacionet (Foto) Posted: 18 Apr 2017 10:43 PM PDT Monaco dhe Borussia Dortmund do të përballen sonte, nga ora 20:45, në kuadër të ndeshjes së kthimit të çerekfinales së Ligës së KampionëveNdeshje e parë mes këtyre dy skuadrave ka përfunduar me fitoren e Monacos, me rezultat 3:2. Këto janë formacionet e mundshme të të dy skuadrave, të publikuara nga e përditshmja sportive katallane, Sport.Express The post Monaco – Dortmund, formacionet (Foto) appeared first on GazetaBlic. |
| Demarkacioni anulon mbledhjen e Qeverive të Tiranës e Prishtinës! Posted: 18 Apr 2017 10:41 PM PDT Mbledhja e dy qeverive, të Kosovës dhe Shqipërisë, nuk do të mbahet më 24 prill, siç është bërë e ditur më herët. Arsyet zyrtare të këtij vendimi, që më tepër se Tirana, është nxitur nga Prishtina, nuk janë bërë të ditura. Por, lajmin e mosmbajtjes së takimit të madh të Vlorës e kanë konfirmuar disa burime për Klan Kosova. "Zyra e kryeministrit ka propozuar një datë tjetër, më të përshtatshme se 24 prilli", ka thënë një burim nga Qeveria e Kosovës, që është deklaruar në kushte anonimiteti. "Arsyetimi ka qenë se bëhet fjalë për agjendë të ngjeshur të kryeministrit", ka thënë ky burim. Klan Kosova ka tentuar gjithë ditën të konfirmojë lajmin nga zyra e Isa Mustafës, po asnjëri nga këshilltarët e tij, as zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi, e as shefja e kabinetit, Vlora Dumoshi, nuk janë deklaruar për këtë çështje. Mosmbajtja e takimit të dy qeverive më 24 prill është konfirmuar edhe nga Tirana. "Jemi në konsultime për ta gjetur një datë tjetër për mbledhjen e dy qeverive", ka thënë një burim nga qeveria shqiptare. "Besoj që ditëve në vazhdim do të jemi në gjendje ta tregojmë datën kur potencialisht mund të mbahet takimi i ri". Një ditë më parë, Klan Kosova ka raportuar se më 24 prill do të ketë një ngjarje tjetër, shumë më e rëndësishme se ajo e mbledhjes së dy qeverivë, që zhvillohet në Vlorë. Këtë ditë, sipas burimeve të televizionit, Kuvendi i Republikës do ta ketë në rend dite miratimin e marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi. Të nesërmen, më 25 prill, pritet prishja e koalicionit qeverisës PDK-LDK, për t'i lënë vend zgjedhjeve të parakohshme, që me gjasë do të mbahen me 28 maj ose 4 qershor. The post Demarkacioni anulon mbledhjen e Qeverive të Tiranës e Prishtinës! appeared first on GazetaBlic. |
| Kjo është pasuria e Bujar Nishanit, Edi Ramës dhe Ilir Metës! Posted: 18 Apr 2017 10:38 PM PDT Pasuria e krerëve të shtetit dhe politikës shqiptare, për vitin 2016, buron kryesisht nga pagat, dietat për udhëtime jashtë vendit, interesat bankare, nga qiratë dhe shitja e apartamenteve. Shqiptarja.com zbardh ekskluzivisht deklaratat e pasurisë, për vitin që lamë pas, të Presidentit të Republikës Bujar Nishani, kryeministrit Edi Rama, kryetarit të Kuvendit Ilir Meta dhe të krerëve të disa prej institucioneve të pavarura më të rëndësishme në vend. Nishani miliona nga qiratë dhe udhëtimet Për vitin 2016, kreu i shtetit Bujar Nishani ka deklaruar pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive rreth 10 mijë USD të ardhura nga dhënie me qira e një apartamenti dhe dyqani në Durrës. Po ashtu, kreu i shtetit deklaron 1 620 USD dhe 4 860 euro dieta për udhëtime në cilësinë e Presidentit, 2 260 238 lekë pagën vjetore si President dhe 102 000 lekë pagë si kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Nishani thotë se i ka mbetur pa shlyer 3 418 476 lekë nga një kredi e marrë për blerje apartamenti, ndërsa bashkëshortja e tij, Odeta Nishani ka marrë një tjetër kredi për shtëpi dhe mobilim shtëpie. Zonja Nishani deklaron 1 576 400 lekë pagë si punonjëse në Bankën e Shqipërisë si dhe 990 USD e 2 370 euro dieta udhëtimesh jashtë vendit. Kreu i shtetit deklaron gjithashtu 9 mijë euro pakësim të një depozite bankare, por nga ana tjetër i janë shtuar dy depozita dhe tre llogari të tjera rrjedhëse. Kryeministri Rama 1.2 mln lekë nga pikturat Shefi i qeverisë Edi Rama, për vitin 2016, deklaron 1 285 665 lekë të ardhura nga krijimtaria artistike, pra nga shitja e pikturave. Rama deklaron 2 021 748 lekë pagën vjetore si kryeministër, 204 000 lekë honorare dhe një shtesë prej 1 043 896 lekësh në llogarinë bankare. Kryeministri thotë se i kanë mbetur edhe 30 mijë euro për të shlyer nga një kredi prej 65 mijë eurosh, me afat dhjetëvjeçar. Ndërkaq, bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama deklaron 78 000 lekë gjendje cash, 3 142 579 lekë të ardhura nga paga dhe puna si eksperte, 814 085 lekë të ardhura nga honorare, 2 069 019 lekë të ardhura nga dhënia me qira i një apartamenti dhe 2 902 lekë interesa bankare. Ndërsa djali i kryeministrit, Gregor Rama deklaron një shtesë prej 2 177 lekësh dhe 14 mijë eurosh në llogari bankare, blerjen e një autoveture tip Audi 400 000 lekë dhe 25 000 euro të ardhura nga shitja e veprave të artit. Kreu i Kuvendit Ilir Meta Në deklaratën e pasurisë së kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, bie në sy shitje e katër apartamenteve banimi nga zonja Monika Kryemadhi. Kjo e fundit deklaron shitjen një apartamenti banimi me sipërfaqe 104.74 m2, për 55.503 euro, shitjen një apartamenti banimi me sipërfaqe 166.2 m2, për 85.088 euro, shitjen një apartamenti banimi me sipërfaqe 108 m2, për 57 885 euro dhe shitjen e një apartamenti banimi, deklaruar më parë, me sipërfaqe 200 m2, në shumën 345 000 euro. Apartamenti i fundit është vetëm 50 për qind në pronësi të deputetes Kryemadhi. Po ashtu, gjatë vitit 2016, kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka likuiduar një kredi për 155 mijë eurosh për blerje apartamenti. Pasuria e 6 mijë zyrtarëve do bëhet publike Parlamenti, disa ditë më parë, ka miratuar disa ndryshime në ligjin për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë. Ndryshimet parashikojnë për herë të parë publikimin on-line të deklaratave të pasurisë të rreth 6 mijë zyrtarëve, duke nisur që nga presidenti, kryeministri, kryetari i Kuvendit, kryeprokurori e deri tek zyrtarët e rangjeve më të ulëta, të cilët janë subjekte deklaruese. Në kuadër të rritjes së saktësisë dhe vërtetësisë së deklarimit të pasurive dhe burimit të krijimit të tyre, është parashikuar deklarimi on-line/ elektronik i pasurisë, me disa kufizime sa i takon të dhënave personale. Deklaratat e pasurisë së krerëve të shtetit dhe politikës Pasuria e Presidentit Bujar Nishani Llogari rrjedhëse, 47 040 lekë. Pasuria e kryeministrit Edi Rama Të ardhura personale, gjendje në llogari bankare, + 1 043 896 lekë. Pasuria e kryetarit të Kuvendit Ilir Meta Pakësim i llogarisë bankare, 1 113 620 lekë. The post Kjo është pasuria e Bujar Nishanit, Edi Ramës dhe Ilir Metës! appeared first on GazetaBlic. |
| Kjo është pjesa e vaginës suaj për të cilën nuk e keni ditur se ekziston Posted: 18 Apr 2017 10:36 PM PDT Është koha për të folur për klitorisin e brendshëm… Edhepse femrat kanë ekzistuar qysh herët gjatë kohës së njerëzimit, duket se ne ende nuk dimë sa duhet pjesët e trupit tonë. Meqenëse shkenca nuk përpiqet të kuptojë se pse orgazmat femërore kanë ndjesi aq të mirë apo pse është e pamundur që një femër të përjetojë orgazmë gjatë seksit, duket se zbulohen gjëra të reja rreth vaginës me pyetje të panumërta si a thua vallë ekziston pika-G? Përderisa e kemi të njohur klitorisin që është derë e plotfuqishme drejt orgazmës, sa prej jush e keni të njohur klitorisin e brendshëm apo internal? Le ta shpjegojmë. Gjatë një diskutimi me seks analistët dhe ekspertët, është zbuluar se klitorisi i brendshëm është shumë më i madh se sa e kemi menduar fillimisht (dhe, të jemi të sinqertë, nuk e kemi kuptuar se pse është i brendshëm, mbi të gjitha). Duke marrë parasysh faktin se ju mund të keni supozuar se klitorisi juaj është aq i vogël dhe vetëm i jashtëm, zbulimet e fundit kanë treguar se në fakt, kjo paraqet një strukturë shumë më të thellë dhe më të madhe se sa ju e mendoni. Përmban mbi 8.000 mbaresa nervore dhe duket se është rreth 0.5 deri 2 cm në gjatësi, që nënkupton se të gjitha këto orgazma janë në fakt orgazma klitorale, nëse flasim teknikisht. Pra, ja ku i morët informatat në lidhje me klitorisin. Sipas sondazhit të madh britanik në lidhje me seksin, supozohet se kënaqësia seksuale dhe epshi mund të zgjasë deri në dy ditë dhe se Britanikët vërtetë shijojnë dhe praktikojnë seksin në vendin e tyre. The post Kjo është pjesa e vaginës suaj për të cilën nuk e keni ditur se ekziston appeared first on GazetaBlic. |
| Deputetët kërkojnë të shqyrtohet aplikimi për anëtarësim në BE Posted: 18 Apr 2017 10:36 PM PDT Kuvendi i Kosovës ka miratuar Programin Kombëtar 2017-2021 për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, në seancën ku fillimisht votimi i këtij dokumenti u sabotua. Pasi herën e parë nuk morri votat e mjaftueshme, kryesuesi i seancës Xhavit Haliti e riktheu atë për herë të dytë në votim, kur në sallë u bënë më shumë se 61 deputetë të pozitës, shkruan sot "Koha Ditore". "Ata që duan të sabotojnë le të vazhdojnë, kur t'u mbushet mendja votoni. Por programi do të zbatohet", ka thënë Haliti në votimin e parë, ku morën pjesë vetëm 55 deputetë. Ai e quajti sinjal jo të mirë mosmiratimin e këtij programi, vetëm dy ditë para mbajtjes së takimit të tretë të komisionit për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Pas votimit të dytë, pro këtij programi votuan 64 deputetë. Teksa ka arsyetuar programin, ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, ka thënë se i njëjti është hartuar në bashkëpunim të ngushtë me institucionet zbatuese dhe përmban masat afatshkurtra njëvjeçare dhe afatmesme pesëvjeçare dhe që kanë për qëllim përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga MSA-ja. Përveç reformave kyç politike dhe ekonomike që kërkon MSA-ja, sipas ministres, Programi parasheh masa konkrete në kuadër të 33 kapitujve të "acquis" (tërësia e ligjeve v.j.) të BE-së. The post Deputetët kërkojnë të shqyrtohet aplikimi për anëtarësim në BE appeared first on GazetaBlic. |
| Zbulohet varreza masive në Egjipt: Një mijë dhe 10 sarkofagë (FOTO) Posted: 18 Apr 2017 10:36 PM PDT Arkeologët në Egjipt kanë gjetur më shumë se 1.000 statuja dhe 10 sarkofagë në varrezën e një sundimtari në pjesën perëndimore të bregut të lumit Nil.Ministria për Antikitete njoftoi se varreza ishte bërë gjatë periudhës së Mbretërisë së Re, prej 1.500 deri 1.000 vjet Para Erës së Re, transmeton AP. Shefi i misionit arkeologjik, Mustafa el Vaziri tha se në një dhomë ishin gjetur statuja të mbretërve nga dinasti të ndryshme. Vaziri theksoi se arkeologët besojnë se do të gjejnë edhe statuja të tjera. The post Zbulohet varreza masive në Egjipt: Një mijë dhe 10 sarkofagë (FOTO) appeared first on GazetaBlic. |
| Katër vjet nga marrëveshja e parë Kosovë-Serbi në Bruksel Posted: 18 Apr 2017 10:28 PM PDT Sot bëhen katër vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së parë mes Kosvës dhe Serbisë, në Bruksel. Hashim Thaçi, atëherë kryeministër i Kosovës, dhe Ivica Daqiq i Serbisë, hodhën firmën në marrëveshjen 15 pikëshe, me qëllim të normalizimit të mardhënieve mes të dy vendeve. Marrëveshja e 19 prillit, ndër të tjera përmban pika që flasin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe shpërbërjen e strukturave paralele në veri. Tre vjet pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje nuk mund të thuhet se ka zbatim. Këto janë pikat e marrëveshjes për të cilat u pajtuan me 19 prill të 2013-ës, Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian. 1. Do të ketë një Asociacion/Komunitet të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Anëtarësimi në të do të jetë i hapur edhe për komunat e tjera, të cilat përmenden në marrëveshje. 2. Komuniteti/Asociacioni do të krijohet përmes statutit. Shpërndarja e tij do të ndodhë vetëm përmes një vendimi të palëve pjesëmarrëse. Garancitë juridike do të sigurohen përmes ligjit në fuqi dhe ligjit kushtetues (përfshirë 2/3 e shumicës së trupit vendimmarrës). 3. Strukturat e Asociacionit/Komunitetit do të themelohen mbi po të njëjtat baza sikurse statuti ekzistues i Asociacionit të Komunave të Kosovës, si për shembull, kryetari, zëvendëskryetari, Asambleja, Këshilli. 4. Në përputhje me kompetencat e dhëna nga Karta Evropiane për Vetëqeverisje Lokale dhe Ligji i Kosovës, komunat pjesëmarrëse do të kenë të drejtë të bashkëpunojnë gjatë ushtrimit të fuqive të tyre kolektive përmes Komunitetit/Asociacionit. Asociacioni/Komuniteti do të ketë qasje të plotë në fushat e zhvillimit ekonomik, arsimit, shëndetësisë, urbanizmit dhe planifikimit rural. 5. Asociacioni/Komuniteti do të ushtrojë edhe përgjegjësi të tjera shtesë, varësisht se si delegohen nga autoritetet qendrore. 6. Komunitetit/Asociacioni do të ketë një rol reprezentimi në autoritetet qendrore dhe për këtë qëllim do të ketë një ulëse në këshillin konsulent të komuniteteve. Në përputhje me këtë, është paraparë një funksion monitorues. 7. Do të ketë një forcë policore në Kosovë, që quhet Policia e Kosovës. Të gjithë policët në veri të Kosovës do të jenë të integruar brenda kornizës së Policisë së Kosovës. Pagat do të jepen vetëm nga Policia e Kosovës (PK). 8. Anëtarëve të strukturave serbe të sigurimit do t'iu ofrohet nga një vend në strukturat ekuivalente kosovare. 9. Do të ketë një komandant Rajonal të Policisë për katër komunat me shumicë serbe (Mitrovica e veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq) . Komandat i këtij rajoni do të jetë një serb i Kosovës, i nominuar nga Ministria e Brendshme, nga një listë që do të sigurohet nga katër kryebashkiakët, në emër të Komunitetit/Asociacionit. Përbërja e PK'së në veri do të reflektojë përbërjen e popullatës së katër komunave. (Do të ketë edhe një komandant tjetër rajonale për komunat e Mitrovicës, Skenderajt dhe Vushtrrisë). Komandanti rajonal i katër komunave në veri do të bashkëpunoj me komandantët e tjerë rajonalë. 10. Autoritetet gjyqësore do të jenë të integruara dhe do të operojnë brenda kornizës ligjore të Kosovës. Gjykata e Apelit në Prishtinë do të krijojë një panel shumica e gjykatësve të t cilit do të jenë serbë të Kosovës, për t'u marrë me të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë. 11. Një sektor i kësaj Gjykate të Apelit, e përbërë nga stafi administrativ dhe gjyqësor, do të qëndrojë përherë në veri të Mitrovicës (Gjykata e Qarkut në Mitrovicë). Shumica e secilit panel të sektori të mësipërm do të përbëhet nga gjykatës serbë të Kosovës. Vendqëndrimi i gjykatësve respektivë do të varet nga natyra e rasteve në të cilat janë të përfshirë. 12. Zgjedhjet komunale në komunat e veriut do të organizohen në vitin 2013, me ndihmën e OSBE'së, në përputhje me ligjin e Kosovës, dhe me standardet ndërkombëtare. 13. Diskutimet lidhur me energjinë dhe telekomin do të intensifikohen nga të dyja palët, dhe do të përfundojnë deri më 15 qershor. 14. Është arritur pajtimi që asnjëra palë të mos e bllokojë, apo inkurajojë të tjerët për të bllokuar progresin e anës tjetër në rrugëtimin drejt BE'së. 15. Me ndihmën e BE, nga të dy palët do të krijohet një Komitet i Implementimit. The post Katër vjet nga marrëveshja e parë Kosovë-Serbi në Bruksel appeared first on GazetaBlic. |
| Ushqimet që mund t’i hani çdo ditë pa iu shëndoshur Posted: 18 Apr 2017 10:27 PM PDT Ka mjaft ushqime, të cilat pasi i hamë shpesh vërejmë ndryshime në trupin tonë, si përshembull disa kilogramë më shumë. Nga ana tjetër, ka edhe ushqime që janë shumë të varfra në kalori, yndyrna dhe karbohidrate, saqë edhe nëse i hamë shpesh, ato prapë nuk na shëndoshin. Mbase nuk janë të preferuarat tuaja dhe nuk kanë shijen më të mirë të mundshme, por ato janë të shëndetshme dhe me shumë pak kalori. Mos prisni të gjeni në këtë listë tortë me çokollata dhe ëmbëlsira të kësaj natyre, ama pak çokollatë të zezë mund të ia lejoni vetes. Sipas dietologëve, ushqimet e mëposhtme, nëse nuk i shtoni kripë, sheqer dhe vaj, mund ti hani për disa ditë radhazi dhe do të shihni që masa juaj do të ketë ndryshuar për mirë. Hidhini një sy listës së ushqimeve që nuk iu shëndoshin: Patate të ziera Vezë të ziera Tërshëre Perime të ziera Bishtajore Mollë Agrume Peshk Mish i bardhë Djathë pa yndyrë Perime të ziera Kokoshka The post Ushqimet që mund t'i hani çdo ditë pa iu shëndoshur appeared first on GazetaBlic. |
| Qeveria e Kosovës sot paradite mban mbledhje Posted: 18 Apr 2017 10:25 PM PDT Qeveria e Kosovës do të mbaj sot mbledhjen e saj të rregullt. Sipas njoftimit, mbledhja do të mbahet nga ora 09:00 në objektin e qeverisë. The post Qeveria e Kosovës sot paradite mban mbledhje appeared first on GazetaBlic. |
| Kryeministri Isa Mustafa sot në interpelancë Posted: 18 Apr 2017 10:16 PM PDT Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancën e radhës në të cilën do të paraqiten në interpelancë kryeministri Isa Mustafa dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci. Pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, do të paraqitet në interpelancë kryeministri Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj-Bujupi, e mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, për çështjen e shfrytëzimit e thëngjillit dhe minierën e Sibovcit. Më pas, para deputetëve, në një interpelancë tjetër lidhje me Kontratën e privatizimit të Kompanisë së Distribuimit të Energjisë Elektrike, do të jetë ministri Blerand Stavileci, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues. Në këtë seancë, pritet të mbahen edhe dy debate parlamentare: njëri, sipas kërkesës së deputetes Teuta Haxhiu, mbështetur edhe nga nëntë deputetë të tjerë nënshkrues, në lidhje me zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe debati parlamentar, sipas kërkesës së deputetëve Bekim Haxhiu dhe Xhevahire Izmaku, të mbështetur edhe nga tetë deputetë të tjerë nënshkrues, në lidhje me shkeljen e të drejtave të punëtorëve në Kosovë. The post Kryeministri Isa Mustafa sot në interpelancë appeared first on GazetaBlic. |
| You are subscribed to email updates from GazetaBlic. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





