Mesazhi.com: “Thaçi: Deklaratat kërcënuese të politikanëve rrezikojnë të ardhmen” plus 9 more |
- Thaçi: Deklaratat kërcënuese të politikanëve rrezikojnë të ardhmen
- Pavarësisht kërkesës së McCain, Qeveria respekton rezolutën për pezullimin e dialogut
- Spanja arreston programerin rus të përfshirë në sulmet kibernetike ndaj Shba-ve
- Donatori anonim ia bën befasi banesën e re familjes Mehmedi (Video)
- “Srpska” bëhet parti, kërkesë bëjnë edhe Simiq dhe Jabllanoviq
- McCain viziton Serbinë, diskuton me Vuçiqin për Kosovën
- Edhe këtë vit pa ushtri
- SHBA, ky burre me ngjyre akuzohet padrejtesisht per perdhunim, por videoja deshmon te kunderten
- “Gjithë njerëzimi ka nevojë për mëshirën e Islamit”
- ISIS merr përgjegjësinë për dy sulmet në kisha në Egjipt
| Thaçi: Deklaratat kërcënuese të politikanëve rrezikojnë të ardhmen Posted: 10 Apr 2017 11:19 AM PDT Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj i cili kishte deklaruar se nëse lider i Aleancës ekstradohet në Serbi, atëherë do të kishte luftë. Thaçi ka thënë se këto deklarata kundër etnive minoritare në Kosovë janë të papranueshme, duke shtuar se e rrezikojnë të ardhmen e të gjithëve. Ndaj deklaratave të Haradinajt kanë reagur edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie dhe zyra e BE-së në Kosovë.Thaçi ka reaguar edhe në një status në facebook, ku ka thënë se deklaratat e tilla bllokojnë dialogun për normalizmin e marrëdhënieve. The post Thaçi: Deklaratat kërcënuese të politikanëve rrezikojnë të ardhmen appeared first on Mesazhi.com. |
| Pavarësisht kërkesës së McCain, Qeveria respekton rezolutën për pezullimin e dialogut Posted: 10 Apr 2017 11:15 AM PDT Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka thënë se përderisa rezoluta e Kuvendit të Kosovës për pezullimin e dialogut me Serbinë është në fuqi, Qeveria e Kosovës do e respektojë atë plotësisht, ashtu siç është respektuar prej ditës së parë që është miratuar. Tahiri në një deklaratë për Indeksonline, ka thënë se pavarësisht shtyrjes së vendimit për Ramush Haradinaj, ata do jenë serioz në respektimin e rezolutës për pezullimin e dialogut. "Qeveria e Republikës së Kosovës do ta respektojë plotësisht këtë rezolutë ashtu siç e kemi respektuar prej ditës së parë prej që është miratuar kjo rezolutë. Sigurisht që kjo rezolutë ka efektet e veta në kuptimin që Serbia ka qenë gjithmonë e papërgjegjshme. Përderisa në njërën anë bën dialog me Kosovën në anën tjetër bën veprime destruktive që tregojnë që nuk punon në frymën e dialogut për fqinjësi të mirë. Pavarësisht që si do të sillet Serbia, ne gjithë këto 6 vite jemi treguar serioz në këtë dialog dhe tani do të jemi po ashtu serioz në respektimin e rezolutës për pezullim të dialogut", ka thënë Tahiri. Sa i përket deklaratave të senatori amerikan, John McCain, se dialogu duhet të vazhdojë, Tahiri thotë se kjo tregon se sa i rëndësishëm është ky dialog, megjithatë, ajo thotë se respektimi i rezolutës së Kuvendit të Kosovës është obligim i Qeverisë. "Deklarata e senatori McCain tregon se sa i rëndësishëm është ky dialog i Brukeslit për paqen dhe stabilitetin në rajon. Ne vazhdimisht si Qeveri kur e kemi pranuar dialogun dhe gjatë procesit të arritjes së marrëveshjeve dhe zbatimit të tyre, gjithmonë e kemi bërë të qartë se ky është një proces që po ndihmon fqinjësinë e mirë dhe duhet të rrumbullakohet me njohjen reciproke të dy shteteve. Edhe senatori në këtë rast ka potencuar rëndësinë e këtij dialogu për të dyja shtetet, sepse dialogu po ndihmon edhe për përparimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian. Në anën tjetër që ne si Qeveri e Kosovës kemi obligim institucional për të respektuar rezolutën e Kuvendit të Kosovës. Pra këto janë obligime tona institucionale", ka shtuar më tej ajo. Një muaj më parë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar një rezolutë me anë të së cilës kërkohet lirimi i pakusht i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, e po ashtu parashihej pezullimi i dialogut deri në lirimin e tij. The post Pavarësisht kërkesës së McCain, Qeveria respekton rezolutën për pezullimin e dialogut appeared first on Mesazhi.com. |
| Spanja arreston programerin rus të përfshirë në sulmet kibernetike ndaj Shba-ve Posted: 10 Apr 2017 05:15 AM PDT Policia spanjolle ka arrestuar një programues rus, i dyshuar për përfshirje në sulmet kibernetike ndaj zgjedhjeve amerikane. Lajmi njoftohet nga raportime të medieve spanjolle, të cilat e identifikojnë rusin si Pyotr Levashov, i arrestuar më 7 prill në Barcelonë, që është rikthyer në paraburgim. Një burim anonim nga institucionet e drejtësisë tha për agjencinë e lajmeve "AFP" se Levash ishte subjekt i një kërkese ekstradimi nga Shtetet e Bashkuara. Kërkesa pritet të shqyrtohet nga Gjykata Penale Kombëtare e Spanjës, shtoi më tej agjencia. "El Confidencial", një faqe interneti spanjolle, njofton se urdhërarresti për Levashovin është lëshuar nga autoritetet amerikane për shkak të dyshimeve se ai është përfshirë në sulmet kibernetike që ndihmuan fushatën e Donald Trumpit. Disa ekspertë të kibernetikësh, përfshi Brian Krebs, e kanë lidhur gjithashtu Levashovin me një kryemafioz rus të dërgimit të shumëfishtë dhe pa dallim të mesazheve "spam", i cili përdor pseudonimin Peter Severa. The post Spanja arreston programerin rus të përfshirë në sulmet kibernetike ndaj Shba-ve appeared first on Mesazhi.com. |
| Donatori anonim ia bën befasi banesën e re familjes Mehmedi (Video) Posted: 10 Apr 2017 02:08 AM PDT Familja 4 anëtarësh e Shyqyri Mehmedit nga Ferizaj, tani e tutje do të jetojë në banesën e re dhe mjaft komfore, të cilën ua bëri befasi një qytetar që dëshiron të ngelë anonim. Halil Kastrati, drejtor i shoqatës bamirëse "Jetimat e Ballkanit", ka thënë për Ekonomia Online, se këtë familje e kanë ndihmuar disa herë dhe se ka jetuar në një shtëpi që nuk i ka plotësuar kushtet elementare për jetesë. Kastrati tregon se këtë banesë që ka kushtuar 41 mijë euro e ka mundësuar një qytetar i cili ka dashur të mbetet anonim. "Posa e kemi paraqitur këtë rast menjëherë na është ofruar një qytetar i cili ka dhuruar paratë e duhura dhe ne më pas e kemi ble banesën dhe ua kemi bërë surprizë familjes Mehmedi, e cila ka jetuar vetëm me një social dhe në kushte mjaftë të rënda. Shpeshherë donatorët dëshirojnë të mbesin anonim, sikurse edhe në këtë rast", ka thënë ai. Bashkëshortja e Shyqyrisë rrëfen momente prekëse nga e kaluara e jetës së tyre. Për më tepër ajo thotë se edhe djalin e vetëm e kanë të sëmurë. Megjithatë, ajo thotë se tani e tutje do ta kenë më të lehtë jetën, ngase banesa e blerë i plotëson të gjitha kushtet. "Zoti i shpërbleftë të gjithë ata që na kanë ndihmuar. Posaçërisht donatorin edhe pse nuk e dimë se kush është. Po ashtu falënderojmë edhe Halilin që na ka ndihmuar vazhdimisht. Kemi jetuar në kushte të rënda edhe djalin e kemi të sëmurë. Por tash falë këtyre bamirësve ne do të jetojmë një jetë normale", tha ajo. Ajo me lot në sy thotë se asnjëherë nuk ka besuar se një ditë do të bëhej me banesë të tillë dhe tanimë çdo gjë i duket si ëndërr. Banesa është 89 metra katrorë dhe komplet e mobiluar. Kastrati ka bërë të ditur se edhe në ditët dhe javët në vazhdim do të vazhdojnë të zgjedhin problemin e banimit për disa familje që jetojnë në varfëri të skajshme.
The post Donatori anonim ia bën befasi banesën e re familjes Mehmedi (Video) appeared first on Mesazhi.com. |
| “Srpska” bëhet parti, kërkesë bëjnë edhe Simiq dhe Jabllanoviq Posted: 10 Apr 2017 12:01 AM PDT Kryetari i iniciativës qytetare "Srpska", Sllavko Simiq, ka bërë kërkesë në KQZ për riregjistrimin e Listës Serbe si parti politike me nënshkrimin e 1.650 qytetarëve, në mesin e të cilëve ka deputetë, përfaqësues të Qeverisë e kryetarë të komunave. Për anëtarin e KQZ-së, Nenad Rikallo, Jabllanoviqin e ndihmoi Isa Mustafa për ta marrë "Srpska"-n. Lista Serbe e cila në zgjedhjet për pushtetin lokal në nëntorin e vitit 2013 si dhe në zgjedhjet nacionale një vit më vonë, të shpallura nga ish-presidentja Atifete Jahjaga, ka marrë pjesë si iniciativë qytetare me emrin lista "Srpska", tani do të shndërrohet në parti politike dhe në zgjedhjet e sivjetme do të garojë si e tillë, pasi që kreu i saj, Sllavko Simiqi, ka bërë kërkesë në KQZ për riregjistrimin e Listës Serbe si parti politike me nënshkrimin e 1.650 qytetarëve, në mesin e të cilëve ka deputetë, përfaqësues të Qeverisë, kryetarë të komunave e të tjerë. Një kërkesë të njëjtë e ka bërë edhe kryetari tjetër i "Srpska"-s, Aleksandër Jabllanoviq, i cili ka paraqitur kërkesën me 570 nënshkrime. The post "Srpska" bëhet parti, kërkesë bëjnë edhe Simiq dhe Jabllanoviq appeared first on Mesazhi.com. |
| McCain viziton Serbinë, diskuton me Vuçiqin për Kosovën Posted: 10 Apr 2017 12:00 AM PDT Senatori amerikan, John McCain do të arrijë sot në Beograd ku do të takohet me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq. Vuçiç tha se me McCain do të diskutojnë mbi situatën në Serbi dhe Kosovë, transmeton Klan Kosova. The post McCain viziton Serbinë, diskuton me Vuçiqin për Kosovën appeared first on Mesazhi.com. |
| Posted: 09 Apr 2017 11:59 PM PDT Ndërrimi i misionit të FSK-së në ushtri tani është i lidhur ngushtë me shpejtësinë e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. E sipas njohësve të proceseve politike dhe juridike në vend, as njëra e as tjetra nuk pritet të ndodhin brenda pak muajve, siç paralajmëroi presidenti Thaçi në fjalimin e tij në Koshare ditën e djeshme, shkruan "Zëri". Bashkërendimi me NATO-n, SHBA-në dhe BE-në dhe aprovimi i tyre, sipas analistëve kosovarë, është i domosdoshëm. E për "aventurën" e presidentit Thaçi ka edhe të tillë që ia kërkojnë dorëheqjen si akt moral. Në anën tjetër, opozita kosovare edhe njëherë ka thënë se Kosova ka humbur mjaft kohë në kompletimin e sektorit të sigurisë. Sipas tyre, është e papranueshme që të pritet në "përjetësi" amini i një force politike e cila lidershipin e ka në Beograd. Kurse, i ka bërë thirrje Qeverisë dhe Kuvendit që mos t'i pranojë më aventurat e presidentit Thaçi. The post Edhe këtë vit pa ushtri appeared first on Mesazhi.com. |
| SHBA, ky burre me ngjyre akuzohet padrejtesisht per perdhunim, por videoja deshmon te kunderten Posted: 09 Apr 2017 12:21 PM PDT Një ngjarje që ka trondit publikun amerikan është transmetuar sot edhe në mediat online, ku një shofer me ngjyrë, që besohet se ishte mysliman, është akuzuar rrejshëm se ka dashur të përdhunojë pasagjeren. Shoferi, identiteti i të cilit mbetet i panjohur, ka dalur sot me deklaratë në youtube ku shpjegon se kompania Uber, të cilës edhe i përket, e ka shpërblyer atë me dhurata për ruajtjen e gjakftohësisë. Gruaja e cila e kishte akuzuar për përdhunim kishte tentuar të përfitojë, por cdo gjë kishte qenë e regjistruar në video. Më pas në video tregohej ku shoferi kishte ruajtur qetësinë pavarësisht fyerjeve raciste që u ishin bërë nga pasagjerja. /MESAZHI/ The post SHBA, ky burre me ngjyre akuzohet padrejtesisht per perdhunim, por videoja deshmon te kunderten appeared first on Mesazhi.com. |
| “Gjithë njerëzimi ka nevojë për mëshirën e Islamit” Posted: 09 Apr 2017 11:00 AM PDT Kryetari i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, Mehmet Görmez, ka thënë se civilizimi Islam po kalon përmes një proces të vështirë dhe më pas ka shtuar: “Rinia duhet të përpiqet për ringritjen në këmbë të këtij civilizimi të shenjtë, i cili do të jetë shpëtim dhe mëshirë përsëri për njerëzimin”, raporton Anadolu Agency (AA). Kreu i Çështjeve Fetare të Turqisë, Görmez, ka marrë pjesë në ligjëratën e zhvilluar në Xhaminë e Kaltër në Stamboll, gjatë namazit të sabahut në kuadër të takimeve të shoqatës Cihannüma (Gjithësia e Universit). Gjatë këtij programi janë kënduar pjesë nga Kur’an-i Kerim dhe Görmez ka mbajtur një ligjërate. Ndërsa pas namazit është mbajtur edhe një lutje. Görmez ka folur për virtytet e namazit të sabahut dhe më pas ka thënë se ai është shumë i rëndësishëm për besimtarin. Duke vënë në dukje se çdo agim është një ringjallje për besimtarin, Görmez në vijim të fjalës së tij ka shtuar: “Namazi është bisedë me Allahun. Është takim me të. Fatiha është dialog me Allahun. Namazi është takim 5 herë në ditë me Allahun. Rini, asnjëherë mos e shtyni namazin. Koha më e bukur e adhurimit është rinia”. Görmez ka thënë se çdo besimtar ka një marrëveshje me Allahun dhe më pas ka shtuar: “Të nderuar të rinj. Çdo lindje dhe rilindje gjatë agimeve kalojeni në prani të Allahut. Kur ne lindim na këndojnë në vesh ezanin dhe kjo bëhet në mënyrë që çdo lindje dhe rilindje e jona të bëhet me ezan gjatë gjithë jetës tonë. Zoti mos na privojë nga kjo begati”. Ai ka vënë në dukje se xhami të mëdha si Xhamia e Kaltër, Bejazit dhe Sulejmanie, përjetojnë mërgim gjatë namazeve të sabahut për shkak se nuk ndodhen në lagje me banesa. “Pejgamberi ynë thotë në hadithet e tij, ‘Nëse ju do të dinit dobitë dhe rëndësinë e faljes së namazit të sabahut përpara Allahut në unitet dhe bashkëri, do të shkonit zvarrë kur nuk do të kishit fuqi’. Por ne të cilëve Allahu na ka dhënë fuqinë, të mos e privojmë veten nga kjo begati e madhe”, tha Görmez në vijim të fjalës së tij. Görmez duke thënë se umeti i Islamit është duke kaluar përmes një periudhe shumë të vështirë dhe një sprove të madhe, në vijim shtoi: “Të dashur vëllezër. Ne si umeti Islam jemi duke kaluar përmes një periudhe shumë të vështirë. Nga njëra anë shumë miq dhe vëllezër tanë në Afrikë humbin jetën për shkak të mungesës së ushqimit. Ndërkohë që ne jemi duke falur namazin e sabahut këtu, në rrugët, brigjet dhe fushat e Kenias dhe Somalisë, shumë fëmijë dhe të rritur janë duke kërkuar për një kafshatë bukë dhe një pikë ujë. E gjithë bota është në dijeni të kësaj. Nga ana tjetër pamë javën e shkuar dëgjuam vajtimin e fëmijëve të pafajshëm në Idlib. Shumë muslimanë në Halep, Mosul, Damask, Jemen, Libi dhe Arakan, janë në gjendje shumë të vështirë. Civilizimi Islam është duke kaluar përmes një periudhe shumë të vështirë. Ndërsa ajo që i takon të rinjve tanë, janë përpjekjet e tyre për ringritjen e këtij civilizimi të shenjtë i cili është shpresë dhe mëshirë për të gjithë njerëzimin. Të gjithë ne duhet të punojmë në çdo moment për të ringritur në këmbë civilizimin Islam. I gjithë njerëzimi ka nevojë për mëshirën e Islamit. I gjithë universi ka nevojë për mëshirën e Islamit. Në këtë kontekst, çdo i ri ka detyrën e tij. Të gjithë duhet të punojmë me gjithë forcën tonë”. The post “Gjithë njerëzimi ka nevojë për mëshirën e Islamit” appeared first on Mesazhi.com. |
| ISIS merr përgjegjësinë për dy sulmet në kisha në Egjipt Posted: 09 Apr 2017 10:59 AM PDT Të paktën 11 persona humbën jetën në shpërthimin e fuqishëm që ndodhi përpara kishës në qytetin Aleksandria të Egjiptit disa orë pas sulmit të ngjashëm në veri të vendit ku mbetën të vrarë të paktën 25 persona, raporton Anadolu Agency (AA). Përgjegjësia për të dy sulmet që kanë ndodhur, kur të krishterët shënojnë festën e hyrjes së Jezu Krishtit në Jerusalem është marrë përsipër nga anëtarët e organizatës terroriste ISIS. “Njëmbëdhjetë persona humbën jetën ndërsa 35 janë plagosur në sulmin me bombë në qytetin Aleksandria”, bëri të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë të Egjiptit, Khaled Mujahed. Një zyrtar i paemëruar i policisë egjiptiane tha se në mesin e të vrarëve janë edhe tre pjesëtarë të forcave të sigurisë. Gjatë shpërthimit në kishë ndodhej edhe papa i Kishës Ortodokse Kopte Tawadros II, i cili nuk është i plagosur, njoftojnë mediat lokale. Shpërthimit i parapriu sulmi me bombë në Kishën kopte të Shën Gjorgjit në qytetin Tanta në veri të Egjiptit në të cilën humbën jetën të paktën 25 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. The post ISIS merr përgjegjësinë për dy sulmet në kisha në Egjipt appeared first on Mesazhi.com. |
| You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |









