Mesazhi.com: “Të lodhur nga varfëria, sytë i kanë kah bamirësit (Video)” plus 6 more

Mesazhi.com: “Të lodhur nga varfëria, sytë i kanë kah bamirësit (Video)” plus 6 more


Të lodhur nga varfëria, sytë i kanë kah bamirësit (Video)

Posted: 01 Apr 2017 11:58 AM PDT

Varfëria në Kosovë sa vjen e shtohet. Aksioni humanitar i realizuar nga shoqata bamirëse "Jetimat e Ballkanit”, shpalos një pjesë të gjendjes së rëndë të shumë familjeve kosovare.

Ato ballafaqohem me skamje çdo ditë. E përveç kësaj shumë prej tyre vuajnë edhe nga sëmundje të ndryshme si pasoi e jetës së rëndë ekonomike.

Në këtë aksion u ndihmuan me gjëra ushqimore dhe higjienike 15 familje nga komuna e Pejës, Istogut dhe Malishevës.

Fillimisht djelmoshat e kësaj shoqate u ndaluan në familjen e Prene Berishës nga fshati Millovanc e Pejës, për të treguar se vlerat humane të shoqatës "Jetimat e Ballkanit", tejkalojnë dallimet fetare, racore, por edhe kombëtare.

Kjo nënë që luan edhe rolin e kryefamiljarës ngase burri i saj nuk jeton më në këtë botë, rrëfen se përveç skamjes së madhe, ballafaqohet edhe me djalin e saj të madh i cili vuan nga një çrregullim psikik.

Më pas aksioni vazhdoi edhe në disa familje tjera të komunitetit romë, për të vazhduar në komunën e Malishevës dhe Istogut.

Në fytyrat e secilit prej tyre mund të vërehet vuajtja e vazhdueshme.

Drejtori i shoqatës "Jetimat e Ballkanit", Halil Kastrati tregon se ky aksion i realizuar në tri komuna u mundësua nga një bashkatdhetar i cili jeton në Gjermani.

Ai falenderoi të gjithë ata që po mundësojnë përmes tyre të rikthejnë buzëqeshjen sado të shkurtë tek këto familje që vazhdojnë të "luftojnë çdo ditë me vdekjen".

Për t'u bindur se si jetojnë këto familje mund ta shikoni videon në vazhdim:

The post Të lodhur nga varfëria, sytë i kanë kah bamirësit (Video) appeared first on Mesazhi.com.

“Srpska” e vendosur për të kundërshtuar Ushtrinë e Kosovës

Posted: 01 Apr 2017 08:42 AM PDT

Kreu i Listës Serbe, Slavko Simiq e ka përsëritur edhe një herë se nuk do ta votojnë ligjin për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri.

Ai ka thënë se nuk do të bien në asnjë presion të presidentit Hashim Thaçi, duke shtuar se nuk do ta shesin besimin ndaj serbëve për një darkë.

"Lista Serbe është një brez me përfaqësues të ri politik. Kur bëhet fjalë për transformimin e FSK-së në Ushtri ne nuk do të biem pre e asnjë presioni apo mekanizmi tjetër. Lisat Serbe nuk do të votojë për këtë ligj", ka thënë Simiq për 'Blicin' e Serbisë.

"Për strukturat tjera politike serbe ne nuk mund të garantojmë, por ne u bëjmë thirrje publikisht atyre që shesin interesim për një darkë,që të mos e bëjnë këtë", është shprehur Simiq.

I pyetur nëse do të mbështeste ligjin për Ushtrinë e Kosovës në pako me Asociacionin ai është përgjigjur negativisht.

"Asociacioni është në pronësi të serbëve që jetojnë në Kosovë, kjo është shumë e rëndësishme për institucionet tona gjë e cila është e përcaktuar me marrëveshjet në Bruksel", ka shtuar kreu i Listës Serbe.

Ky reagim vjen pas deklaratave të Hashim Thaçi se nëse Lista Serbe nuk e përkrah këtë transformim, atëherë Ushtria do të bëhet pa ndryshime kushtetuese.

The post “Srpska” e vendosur për të kundërshtuar Ushtrinë e Kosovës appeared first on Mesazhi.com.

Mustafa: Do ta shkarkoj ministrin Jevtiq, nëse nuk tërhiqet vet

Posted: 01 Apr 2017 08:40 AM PDT

Kryeministri Isa Mustafa i ka kërkuar një ministri serb të kabinetit të tij që të tërhiqet nga posti, nëse nuk dëshiron që të shkarkohet nga vetë ai.

Muajin e kaluar, prokuroria ka ngritur një aktakuzë për keqpërdorim të detyrës ndaj Ministrit për Kthime dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq, prandaj Mustafa ka thënë se nuk dëshiron që në kabinetin e tij të ministrave të ketë anëtarë nën akuzë.

"Është një praktikë që e kemi instaluar në qeverisje që çdo ministër i akuzuar duhet të tërhiqet vetë ose ta shkarkojmë. Ne do të bisedojmë me Listën Serbe për këtë rast. Jo që të bëjmë kompromise por që ta realizojmë qëllimin ashtu siç kemi vepruar me ministrin (Ferid) Agani dhe me zëvendësministrin Gashi që janë tërhequr vetë", tha Mustafa, shkruan Kallxo.com

Ministri Jevtiq akuzohet se kundërligjshëm ia dha veturën në shfrytëzim Radio KIM në Çagllavicë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, më 15 mars, ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër tre të pandehurve Dalibor Jevtic N.S. dhe M.P., njëri prej tyre ministër, ndërkaq, njëri sekretar i përgjithshëm si dhe njëri drejtor i departamentit të administratës dhe financave të kësaj ministrie, pasi që dyshohen se kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë, neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, tre të pandehurit D.J., N.S. dhe M.P., në cilësinë e personave zyrtarë duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i kanë tejkaluar kompetencat dhe autorizimet e tyre me qëllim që të përfitojnë çfarë do dobie për vete apo personin tjetër dhe njëkohësisht ti shkaktojnë dëme Ministrisë përkatëse.

The post Mustafa: Do ta shkarkoj ministrin Jevtiq, nëse nuk tërhiqet vet appeared first on Mesazhi.com.

OSBE pajiset me materiale zgjedhore serbe, Policia e Kosovës më plan operativ për nesër

Posted: 01 Apr 2017 05:21 AM PDT

Misionit të OSBE-së në Kosovë u janë dorëzuar materialet zgjedhore për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen nesër në komunat me shumicë serbe.

Veç kësaj edhe Policia e Kosovës ka hartuar një plan të veçantë operativ, i cili do të zbatohet ditën e nesërme, me qëllim që të garantohet siguria për votim, transmeton lajmi.net

Zëdhënësi i OSBE-së, Senad Saboviq ka thënë për Tanug se Komisioni i Zgjedhjeve në Serbi i ka dorëzuar materialet e plota zgjedhore, të cilat aktualisht janë në Prishtinë.

Qeveria e Kosovës ka vendosur që të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve serbe ne Kosovë, kurse për vëzhgimin e tyre do të përkujdeset misioni i OSBE-së.

The post OSBE pajiset me materiale zgjedhore serbe, Policia e Kosovës më plan operativ për nesër appeared first on Mesazhi.com.

Shqiptarët e Luginës bojkotojnë zgjedhjet presidenciale serbe

Posted: 01 Apr 2017 12:45 AM PDT

Këshilli Kombëtar Shqiptar si dhe partitë politike në Serbi kanë ftuar shqiptarët për bojkot të zgjedhjeve presidenciale. Sipas tyre, kandidatët e mundshëm për president nuk kanë shfaqur aspak interesim për pozitën politike të shqiptarëve.

Zgjedhjet presidenciale, që do të mbahen të dielën në Serbi, nuk do t'i kenë votat e shqiptarëve.

Banorët e Luginës së Preshevës kanë deklaruar se do t'i bojkotojnë këto zgjedhje në shenjë revolte për mosrespektimin e të drejtave të tyre.

Partitë politike në Luginë kanë bërë të ditur se bojkoti nënkupton që asnjë kandidat serb apo program zgjedhor nuk përfshin pozitën politike të shqiptarëve, shkruan "Zëri".

Edhe Këshilli Kombëtar Shqiptar ka ftuar shqiptaret për bojkot të zgjedhjeve presidenciale në Serbi. Ky Këshill ka konstatuar se shqiptarët në mënyrë drastike diskriminohen nga pushteti qendror i Beogradit.

Shaip Kamberi, nga Partia për Veprim Demokratik (PVD), ka thënë se shqiptarët nuk kanë marrë pjesë asnjëherë në këto zgjedhje pasi, sipas tij, si në të kaluarën ashtu dhe tani asnjë interesim as kandidatët, as programet e tyre zgjedhore nuk kanë shfaqur për pozitën politike të shqiptarëve.

Kamberi thotë se as kandidati për president i Serbisë, Nenad Çanak, që ka deklaruar se Kosova nuk është pjesë e Serbisë, nuk do të ketë besimin e shqiptarëve.

The post Shqiptarët e Luginës bojkotojnë zgjedhjet presidenciale serbe appeared first on Mesazhi.com.

Policia vitin e kaluar shkatërroi 17 banda të trafikantëve të drogave në Kosovë

Posted: 01 Apr 2017 12:44 AM PDT

Në Kosovë grupmosha që më së shumti konsumon substanca narkotike është ajo prej 21 deri 35 vjeç, por shteti i Kosovës më shumë është vend tranist i trafikantëve të drogës, sesa vend që ka probleme shumë të mëdha me konsumimin e këtyre barërave ilegale.

Këto informacione i ka dhënë shefi i sektorit për bashkëpunim dhe parandalim në Drejtorinë e Antidrogës, Bajram Nuhiu.

Ai ka folur edhe për operacionet e suksesshme që ka pasur policia e Kosovë kohëve të fundit në kapjen e narkotikëve dhe shkatërrimin e bandave që merren me trafikimin e këtyre substancave.

"Vetëm javën e fundit janë arrestuar 34 persona për trafikim droge – substancave narkotike. Po ashtu janë konfiskuar rreth 160 kilogram të substancave narkotike. Janë konfiskuar 19 mijë euro dhe disa auto-vetura", ka thënë Nuhiu, për 'Ora e Fundit' në Klan Kosova.

"Megjithatë Kosova është vend transit i substancës narkotikë të llojit marihuanë. Një pjesë e vogël mbetet në Kosovë, por sasia më e madhe vetëm kalon nëpër Kosovë. Ajo (marihuana) vjen nga Shqipëria, nëpër Serbi e në vendet e BE-së. Frekuentimi i marihuanës është shtuar, pasi dihet se në Shqipëri ka më shumë prodhim të kësaj substance".

"Ndërsa heroina po ashtu ka kaluar nga Afganistani e nëpër rrugën e Ballkanit, që përfshinë edhe Kosovën".

Nuhiu ka thënë se nuk ka informacione të sakta se grupet kriminale në Kosovë, që merren me këtë aktivitet, kanë lidhje me bizneset e politikën, porse ka siguruar se edhe nëse ka të tilla, kjo s'e ndalon policinë për t'i kapur anëtarët e këtyre grupeve.

"Vitin e kaluar kemi shkatërruar 17 grupe kriminale, ndërsa në këtë tremujor kemi shtatë grupe të shkatërruara. Prapa këtyre grupeve qëndrojnë trafikantë që përfitojnë ilegalisht. Nuk kemi statistika që mund të themi që janë të lidhura me biznesin legal dhe me politikën. Por, policia asnjëherë nuk heziton në luftimin e grupeve të tilla. Jemi të pavarur e të lirë", tha ai.

The post Policia vitin e kaluar shkatërroi 17 banda të trafikantëve të drogave në Kosovë appeared first on Mesazhi.com.

Ferati: Zgjedhjet e parakohshme janë të panevojshme

Posted: 01 Apr 2017 12:43 AM PDT

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sadri Ferati, ka thënë se zgjedhjet e parakohshme janë të panevojshme.

Në një intervistë për 'Epokën e Re', Ferati ka thënë se në zgjedhje të parakohshme mund të shkohet vetëm në situata të jashtëzakonshme e jo sa herë që 'nervozohemi' pasi, sipas tij, humbet kredibiliteti dhe afirmimi i institucioneve para partnerëve ndërkombëtarë.

Megjithatë, ai ka thënë se LDK-ja është e gatshme për zgjedhje kurdo që ato mbahen.

Ferati ka theksuar se koalicioni qeverisës është stabil, por para vetes ka shumë sfida që duhet t'i tejkalojë.

Një prej këtyre sfidave, sipas tij, është çështja e demarkacionit me Malin e Zi.

Ai ka vlerësuar se demarkacioni duhet të shkojë në Kuvend për të marrë një pëegjigje, por jo në mënyrë të ngutshme. Kurse sa i përket transformimit të FSK'së, Ferati ka thënë se partnerët e koalicionit ndajnë mendimin se Kosovës i duhet ushtria.

The post Ferati: Zgjedhjet e parakohshme janë të panevojshme appeared first on Mesazhi.com.